Wizzair” dhe kompani tjera filluan me shitjen e biletave

“Wizzair” dhe kompani tjera filluan me shitjen e biletave

“Wizzair” dhe kompani tjera filluan me shitjen e biletave
on: April 30, 2020In: Lajme nga Maqedonia
Print Email
Edhe përkundër thirrjes së Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve që qytetarët të përmbahen dhe të mos blejnë bileta për udhëtime, aviokompanitë që fluturojnë nga aeroportet e Maqedonisë së Veriut tanimë kanë filluar shitjen e tyre.
Në faqet e internetit të disa kompanive mund të rezervohen bileta për udhëtime që mund të realizohen edhe në fillim të majit, derisa numri më i madh është për qershor, përcjell INA.
bank , kredit, credit , insrance, life insurance,best insurance, auto insurance , versicherungen , leben versicherung, .

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dje bëri thirrje që qytetarët të mos nguten në rezervimin e biletave, sepse nuk ka ndonjë vendim se kur do të hapen aeroportet.
Megjithatë e para kompani e njohur “WizzAir” po shet bileta për fluturimet për periudhën pas 17 majit, kur për disa destinacione fluturimet kushtojnë me çmim edhe prej 609 denarë apo 10 euro për një drejtim. Hyn në faqen e www.wizzair.mk
“Croatia Airlines” po shet bileta nga Shkupi për në Zagreb për fluturimet e planifikuara pas 1 qershorit. “Air Serbia” po ofron fluturime nga Shkupi për në Beograd, që mund të realizohen siç thuhet pas 9 majit.
Aviobileta ka nxjerrë në shitje online edhe “Austria Airlines” për periudhën pas 21 majit për destinacionin Shkup – Vjenë.
Komisioni Evropian pritet që në fillim të muajit maj të nxjerrë rregulloren dhe vendimin për hapjen e aeroporteve dhe fluturimeve. Bëhet fjalë për një pako me rregulla që duhet të zbatohen në mënyrë strikte nga aeroportet, kompanitë dhe udhëtarët.
(INA)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top