WEF: Shqiperia, rruget me te mira ne Ballkan

legjenda

Tetova
Forumi Ekonomik Botëror (WEF) e renditi Shqipërinë si vendin me infrastrukturën më të mirë rrugore në Ballkanin Perëndimor.

Në raportin e fundit të konkurrueshmërisë globale, Forumi Ekonomik e vlerëson cilësinë e rrugëve në Shqipëri me notën 4.3, nga 7 që është vlerësimi maksimal.



Sipas raportit, të gjitha vendet e tjera të rajonit, përfshirë edhe Serbinë, kanë një cilësi më të dobët rrugësh sesa Shqipëria, e vlerësohen me nota që luhaten nga 3 deri në 3.7, shkruan Tch.

Të dhënat historike të raportit tregojnë se, Shqipëria është një nga vendet me përmirësimin më të madh të infrastrukturës rrugore në dekadën e fundit. Në vitin 2008 ajo renditej e 114-a në botë për nga cilësia e rrugëve. Por, brenda 5 vitesh kërceu në vendin e 59, ndërsa aktualisht renditet e 57-a në botë.

Por, ndonëse është e para e klasës në rajon, krahasuar me vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian, Shqipëria vazhdon të mbetet prapa. Sipas Forumit Ekonomik, në ekonomitë e zhvilluara të BE-së, cilësia e rrugëve vlerësohet mesatarisht me notën 5.6, që do të thotë se Shqipërisë do t’i duhet të investojë ende miliarda euro për të ndërtuar një rrjet rrugor modern, i cili ndihmon ekonominë.

Paralelisht, të dhënat tregojnë se në aspektet e tjera të infrastrukturës, veçanërisht atë hekurudhor dhe transportin ajror, Shqipëria renditet në 30 vendet e fundit në botë.



Read more
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top