VV: Prishtina ka vendosur për ndryshim

Love

βeℓℓe â๓e
Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë një konferencë për media, menjëherë pas orës 19:00, kanë thënë se qytetarët e Prishtinës tashmë kanë vendosur për ndryshime në Prishtinë.

vv-konferenc-031113.jpg


Dardan Sejdiu, shefi shtabit zgjedhor të VV në Prishtinë ka thënë se ata mund të konstatojnë se Prishtina ka vendosur. Sipas tij, në vitin 2009 në orën 15 e 30 kanë votuar 47 e 337 qytetarë në Prishtinë, ndërsa në vitin 2013 në orën 15:00, gjysmë orë më herët, kanë votuar 61 e 971 qytetarë të Prishtinës, që i bie 15 mijë më shumë.

“Në total në ora 19:00, pra në mbylljet të vendvotimeve në vitin 2009 kanë votuar 70 mijë e 61 qytetarë dhe sot në orën 17:00, dy orë para mbylljes së procesit në Prishtinë kanë votuar 74 mijë e 21 qytetarë, pra dy orë para se të përfundoj procesi i votimit ne jemi me numra, sesa për ditën e njëjtë katër vite më herët, kemi dallim, kemi vendim të qytetarëve të Prishtinës për ndryshim. Dalja e tyre në zgjedhje në vitin 2013, më 3 nëntor simbolizon vendimin për ndryshime për një alternativ e cila duhet të vij në këtë vend, e cila tashmë duket se qytetari i Prishtinës ka vendosur. Dalja në votime e qytetarë të Prishtinës është sinjali më i qartë që ky qytet dhe ky vend ka vendosur të ndryshoi”, ka thënë Sejdiu.

Dardan Mulliqi ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë treguar një gatishmëri të madhe për të qenë prezent në votime.

Ai ka thënë se shoqëria civile dhe KQZ kanë njoftuar se këto janë zgjedhje rekorde me numër të pjesëmarrjes krahasuar në tri palë zgjedhjet e fundit.

Sipas tij, pjesëmarrja e jashtëzakonshme e qytetarëve në këto zgjedhje është sinjal i qartë se kjo pjesëmarrje e lartë, kjo gatishmëri e qytetarëve, është gatishmëri për të filluar ndryshimet në Kosovë dhe që për VV është e qartë se ndryshimet në Kosovë do të ndodhin dhe po ndodhin aktualisht.

“Pra, pjesëmarrja e lartë e qytetarëve është dëshmia më e qartë, më e mirë, më e drejte se këtu pjesëmarrje janë për ndryshime. Më lejoni të them se gjatë ditës së sotme ajo çka ka ngjarë në Kosovë më këto zgjedhje është pak a shumë i njëjtit lloj i tentimit për keqpërdorime, por është zvogëluar sasia, për arsye, të cilat unë do t`i them. Deri më tani ne kemi dorëzuar mbi 100 ankesa në PZAP, të cilat kanë të bëjnë më çështje të ndryshme, të njëjta sikur kanë qenë në zgjedhjet e tanishme dhe ajo që vërtet në këto ankesa, është se jemi subjekti i cili nuk kemi marrë asnjë ankesë deri më tani nga subjektet tjera. Ajo që vërehet në këto zgjedhje është pakënaqësia e madhe e subjektit politik VV-së, pakënaqësia më e madhe e komisionarëve të vëzhguesve të VV dhe presioni publik dhe së fundi edhe pakënaqësia në vendvotim i ka zmbrapsur të gjithë ata që kanë pasur dëshirë, vullnet dhe përpjekje konkrete për të manipuluar këtë proces zgjedhore”, ka thënë Mulliqi.

Zyrtarë të Vetëvendosjes kanë thënë se për rezultate preliminare të zgjedhjeve të së dielës do të njoftojnë gjatë orëve të ardhshme.
Kosovapress
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top