Vuçiq ‘shokon’ Ballkanin, ja çka thotë për profetin Muhamed!

legjenda

Tetova
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka shokuar opinionin, me një tekst autorial të publikuar në gazetën “Alo” të Serbisë. Ai në mënyrë origjinale është vendosur në mbrojtje të muslimanëve, duke cituar profetin Muhamed

“Asnjë ndarje në të mirë dhe të këqij nuk është e pranueshme. Arabi nuk ka përparësi ndaj jo-arabëve, e as jo-arabi ndaj arabëve. I bardhi nuk është më i mirë se zezaku e as zezaku më mi mirë se i bardhi. E vetmja gjë që është e rëndësishme është devotshmëria dhe kualiteti personal. Ngjyra dhe besimi nuk luajnë kurrfarë roli. Të gjithë qeniet njerëzore janë pasardhës të Ademit dhe Ademi me të vërtetë është paraardhës i tyre”, është citati i përdorur nga Vuçiç, i cili më tutje vazhdon:

“Këto janë fjalët e profetit Muhamed të shqiptuara shumë para 26 gushtit të vitit 1789 dhe Deklaratës për të drejtat e njeriut dhe qytetarit, e cila në mënyrë thelbësore e ka proklamuar të njëjtë- se “njerëzit lindin dhe jetojnë të lirë dhe të barabartë”.

Në bazë të fjalëve të profetit Muhamed, Vuçiç konstaton se para tre ditëve në Paris nuk janë përplasur islami dhe vlerat civilizuese që burojnë nga Revolucioni francez, por e kundërta, se të premten më 13 nëntor 2015, të gjitha religjionet dhe të gjitha vlerat kanë qenë viktimë e terrorit të pakuptimtë, që nuk ka lidhje me asnjë fe.

“Dëshirojmë të kuptohemi dhe të punojmë me fqinjët, boshnjakët dhe muslimanët, dhe gjithë të tjerët. Të punojmë, të rritemi, të mos frikësohemi nga asgjë, dhe të mundësojmë që nga ne askush më të mos frikësohet. Ky, fundja, është ideali i të gjitha religjioneve. Edhe Bibla edhe Kurani e vlerësojnë jetën dhe punën në të njëjtën masë sikurse të gjitha deklaratat për të drejtat e njeriut, barazinë, lirinë dhe pavarësinë, të krijuara në fund të shekullit 18, në kohë e krijimit të rendit të ri”, thekson Vuçiç.zeri.info
 
Titulli: Vuçiq ‘shokon’ Ballkanin, ja çka thotë për profetin Muhamed!

Deklarate politike !
 
Titulli: Vuçiq ‘shokon’ Ballkanin, ja çka thotë për profetin Muhamed!

Kurse ne e kemi shitur b****thën, e tani s'guxohemi të dëgjohemi,
kurse ky s'i jep përgjegjësi askujt. Bile bile disa kërkojnë të japin përgjegjësi
pse në një vend flamuri s'është ulur sa duhet, tjetri pyet pse edhe çka TV-ja
ka transmetuar gjatë ndodhisë. Mu si në kohën e xhaxhit.
Athua more, kur do të shërohemi nga kjo frikë që na ka hyrë në palcë???
 
Titulli: Vuçiq ‘shokon’ Ballkanin, ja çka thotë për profetin Muhamed!

Kush merret me deklaratat e tij,...

O legjendar na sill ato fotot bombastike te CECES
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top