Vuçiç nuk pranon të takojë Thaçin sot në Bruksel

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Vuçiç nuk pranon të takojë Thaçin sot në Bruksel

9E8D2499-4479-4C17-9718-12A5EB861CCB_w1023_r1_s-768x432.jpg


Presidenti i Serbisë, Aleksanadër Vuçiç nuk ka pranuar të takojë sot presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel. Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq tha se sot nuk do të ketë takim, ndërkaq kur do të mbahet takimi i radhës, ai theksoi se nuk e di këtë gjë.

Shkak për këtë vendim, sipas Gjuriqit, ishte përgjigja e autoriteteve të Prishtinës drejtuar Vuçiçit në lidhje me kërkesën e tij për të vizituar pjesën veriore dhe ndalesën për të vizituar edhe liqenin e Ujmanit.

Gjuriç tha se për shkak të kërcënimeve dhe gënjeshtrave të palës shqiptare, Vuçiç nuk do të takohet me Thaçin. Ai tha Prishtina nuk i ka lejuar vizitën Vuçiçit në Kosovë dhe po ashtu, sipas tij, se kishte kërcënime ndaj presidentit Vuçiq dhe vajzës së tij 16 vjeçare, por nuk ka sqaruar më tepër se për çfarë bëhet fjalë.

Sot, presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, po qëndrojnë në Bruksel, ku ishte paraparë të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Në Bruksel, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha para se të shkonte në takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së Federica Mogherini se procesi definitivisht po hyn në një fazë të re për të arritur deri te një marrëveshje historike të paqes.

“Ky proces i dialogut, negociatave paqësore besoj se do të shënojë progres për Kosovën dhe Serbinë dhe stabilitetin në rajon”, theksoi Thaçi, i cili nuk e kishte ende informacionin se takimi ishte anuluar.

“Jam i vetëdijshëm se do të kemi pengesa për të ecur përpara, por jam i bindur se do të kemi përparim. Kjo gjendje e konfliktit të ngrirë është e paqëndrueshme, duhet të ecim përpara drejt paqes përfundimtare, drejt të ardhmes euro-atlantike të Kosovës, por edhe të ardhmes evropiane të Serbisë, që nënkupton më pak hapësira për ideologji jo perëndimore në Ballkan”, tha Thaçi.

“Në fund, definitivisht, ky dialog dhe marrëveshja përfundimtare ka kuptim kur të ndodhë njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë që nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, nënvizoi presidenti i Kosovës.


(gazeta-Shqip.com)
 
اështja e Kosovës, kryeministrja serbe: Mos na e vini në provë durimin

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç përmes një deklarate iu lut Bashkësisë ndërkombëtare të mos “testojë” durimin e Serbisë dhe as mirëkuptimin e saj kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës, por ta kuptojë seriozitetin e situatës dhe të sillet në përputhje më të.

Kryeministrja serbe theksoi se nevojitet durim i madh për të biseduar me përfaqësuesit aktual të shqiptarëve të cilët sipas saj janë të papërgjegjshëm, të paparashikueshëm dhe nuk respektojnë marrëveshjet e arritura.

Deklarata e kryeministres serbe bëhet menjëherë pasi Presidenti Aleksandër Vuçiç anuloi takimin në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Autoritetet serbe thanë shkak për këtë ishte përgjigja e autoriteteve të Prishtinës drejtuar Vuçiçit në lidhje me kërkesën e tij për të vizituar pjesën veriore të Kosovës dhe ndalesën për të vizituar edhe liqenin e Ujmanit.


(gazeta-Shqip.com)
 
Sa i mallkuar eshte ky Ballkan!
 
Sa i mallkuar eshte ky Ballkan!

Ballkani s'është i mallkueshëm, se të gjithë të tjerët që s'kanë punë
me shkijet u rehatuen, vetëm neve na mbeti punë akoma me ta....;
ndoshta mundesh me thënë: kush na mallkoi neve, që kemi punë me ta qe
1000 vjet e më tepër....;shkofshin në dreç të mallkuarë! :djalli:

Me shkije mos paç punë...
 

nese ska pranu te shkoje ne Bruksel, ateher edhe le ta harroj kerkesen e padrejt per shkembim trojesh...


Keshtu pra te marrim nje permbyllje te mrekullueshme me qendrimin se: Sduam shkembim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top