“Vrasja e shekullit”/ Rinis gjykimi për Izet Haxhinë

okkk-2.png

“Vrasja e shekullit”/ Rinis gjykimi për Izet Haxhinë, për vrasjen e Azem Hajdarit kërkohet si dëshmitar Berisha e familja Haklaj. Për herë të parë shfaqet dhe Zenel Neza.



Rinis gjykimi i çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar të thirren si dëshmitarë Sali Berisha, Jaho Mulosmani dhe Ylli Rakipi. Sot Izet Haxhia nuk ka shkuar në sallën e gjyqit, por është përfaqësuar nga avokati i tij.


TIRANË- Nis nga e para gjykimi për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që të marrë edhe njëherë në pyetje të gjithë dëshmitarët e vrasjes së ndodhur më 12 shtator të vitit 1998, jashtë selisë së Partisë Demokratike.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë kërkuar që të japin dëshminë e tyre ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, gazetari Ylli Rakipi, shoku i ngushtë i Fatmir Haklajt Jaho Mulosmani. Po ashtu kërkohet edhe dëshmia e dy motrave të familjes Haklaj, Aishes dhe Zylfies dhe vëllait Muharrem. Ndërkohë që për herë të parë do të merret edhe fjala e truprojës së Hajdarit, i cili u shpëtoi plumbave, Zenel Neza. Përveç tyre kërkohet edhe fjala e ish-ministrit Genc Pollo, ish-kreu i PD-së, Vili Minarolli dhe ish-truproja e Sali Berishës, Sali Lusha.

Në seancën që u zhvillua ditën e sotme, Izet Haxhia zgjodhi të mos ishte i pranishëm, duke u përfaqësuar nga avokati i tij Idajet Beqiri. Seanca e radhës është caktuar që të zhvillohet më 2 tetor, në orën 10:00 për t’u dhënë kohë edhe dëshmitarëve të japin versionin e tyre të ngjarjes.


Edhe vetë Haxhia ka dëshmuar për hetuesit e SPAK, nga e para gjithë çfarë ndodhi në mbrëmjen e 22 viteve më parë duke dëshmuar sipas avokatit Beqiri për 27 krime të Berishës, mes tyre dhe vrasjen e Shkëlqim Haklajt.

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia është rikthyer me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998. Sipas Haxhisë, ai nuk ka pasur lidhje me atentatin, ndërsa i dënuar është edhe vëllai i tij, Ismeti. Dëshmitarët kanë pretenduar se ishte Haxhia personi që e nxiti deputetin Hajdati që të dilte jashtë selisë dhe të përballej me Fatmir Haklajn.

(A.B)/Dosja.al
 
Sa u be ky qe eshte ekstraduar?
Dhe vetem fjale asgje konkrete
 
Sa u be ky qe eshte ekstraduar?
Dhe vetem fjale asgje konkrete

Jo vetem fjale, jo... Edhe nje fushate kercenuese e JASHTEZAKONSHME ndaj tij dhe familjes se tij. I perplasen edhe makinen kur po shkonte ne prokurori per te dhene deshmi.

Nuk eshte e lehte per asnje prokuror dhe per asnje avokat qe te merret me nje ceshtje ku i akuzuari e ka shpallur veten armik te Berishes.
 
Bah kisha 2 vjet pa ardh ne Shqiperi dhe ndodhi kjo vrasje.... kurre skam prit me aq ankth te marr avjonin ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top