Votues i frikësuar

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Jeton Muçollari

Për votuesit e rinj dua të them, se, edhe para viteve 90'-të, ekzistonin dhomat e fshehta, me perde të patejdukshme, zakonisht me ngjyrë të kuqe, penë e bojë shkrimi blu, por ishin krejt formale dhe të pa nevojshme. Fleta e votimit nuk përmbante kandidatë alternativë, ndaj hidhej në kuti ashtu si ishte e shkruar, pa as një lloj shënje a shënimi. Ndonjë që tentonte të hynte në dhomën e fshehtë, dëshironte të nxirrte fletën e votimit të pavlefshme dhe jo se do kish mundësi të zgjidhte kandidat tjetër. Një formë proteste e hapur kundër regjimit, por dhe çmenduri njëkohësisht, se kishe të prenotuar qelinë e burgut. Dhoma e fshehtë kthehej në dhomën e kotësisë, frikës dhe tmerrit.
Po tani pas 20 vjetësh c'farë ka ndryshuar?
Dhoma e fshehtë është më e thjeshtë, një copë kartoni apo material pak më I fortë përthyrë në tre anë, vendset mbi tavolinë, që jo rrallë herë sekserët e partive mundoheshinn të shihin "klientët" nëse votoin sipas fjalës së dhënë, më vonë presion I hapur ndaj tyre. Tentime janë bërë edhe tek fletët e votimitit për t'u vënë shenja të caktuara për votuesit e lëkundur, fletë fiktive që hidheshin në kuti në mënyra të ndryshme, listat e fryra, numurimi votave jo I rregullt e mjaft anomali të tjera në zgjedhjet ndër vite.
Duket se një pjesë e këtyre defekteve janë eleminuar, nga zgjedhje në zgjedhje. Arritja e stanarteve ende jo të plota, kanë erdhur jo shumë nga dëshira e madhe e partive, se sa nga presioni ndërkombëtar, dhe ai europinan në veçanti. Tshmë partite mundohen të gjejnë mënyra të tjera më të sofistikuara për të përfituar vota të padrejta.
Në media kemi dëgjuar të flitet se partia në pushtet po përdor forma të ndryshme presioni mbi punonjësit e administrates, mësuesit, mjekët etj. Shpërndarjen falas e kuponave të "letres së njoftimit" nga sekserët e partiesë e lehtësira të tjera në këmbim të votes. Krahas këtyre dhe sindromi I humbjes së vendit të punës, në votimin ndryshe, qëndron si shpata e demokleut mbi kokë. Por dhe opozita nuk mbetet mbrapa me sekserët e shumtë në bazë. çdo kandidat ka një mori njerëzish që e mbështesin, kjo jo se janë antarë të devotshëm të partiesë apo simpantizantë të zellshëm por lehtësisht mund të kuptohet se administrata e ardhëshme do të jetë e përbërë nga këto fytyra ose miqtë e tyre, kjo si shpërblim I kontributit të dhënë në zgjedhje. Dhe merre me mend se ç'farë qeverisje do të jetë kur nuk mund të zbatohet kriteri I profesionalizmit nëpërmjet konkurimit për administratën e re lokale.
Sekserët e shumtë janë shpërndarë gjithandej në miq, shokë, të njohur e të panjohur, mundohen të marrin prej tyre fjalën (votën), nga varet fitorja e kanditatit dhe njëkohësisht e ardhmja e jetes së tyre sipas premtimit apo marëveshjes gojore me ta. E gjithë kjo strukturë I ngjan rrjetës së merimangës në përhapje e funksion. Në pamundësi të kundërshtosh me ligjin që nuk e lejon deklarimin e votes e cila automatikisht do të thoshte se ti je kundër alternatives së "mikut" detyrohesh e thua: "dakort ty do ta jap votën". Mirëpo miku nuk mjaftohet me kaq, por vazhdon: "duhet të na bësh për vete dhe ndonjë votues tjetër". Dhe ti s'ke ç'bën, me vetulla ngysur e frikë të pashpjeguar, thua: "dakord, do mundohem". Madje në disa raste të përmënd mikun që ai ka hulumtuar me shumë kujdes e saktësi. Edhe kur e di se ai nuk do të votonte kurrë për alternativën që të propozohet çuditërisht pranon e thua: "dakort do mundohem". Votuesi I thjeshtë për të mos u prishur me "mikun" që I vjen në derë apo për të mos iu rrezikuar vendi I punës, më keq akoma për t'ju rojtur ndonjë incidenti të paidentifikuar para dhe pas fushatës, detyrohet të japë votën paraprake (fjalën) për të dy apo më shumë kandidatët konkurues. Kjo bën që kandidati të gëzohet para kohe, me këto eksipolle lokale të sekserëve dhe zhgënjimi pas votimit të jetë e më I madh e të shoqërohet me furtunë të fortë erërash duke rrëzuar "miqtë" e votës fiktive. Votuesi që nuk di se sa e c'forcë ka kjo "erë" ndodhet në dilemë të madhe në vënien e kryqit në fletën e votimit. Ndosha votuesi I dëshpëruar do të donte t'I bojkotonte zgjedhjet duke mos shkuar fare tek qëndra e votimit, mirëpo kjo do e identifikonte lehtësisht dhe zyrat e pritjes në bashki e komunë do ishin të mbyllura për të, nga fituesi, ndërsa nga humbësi do merrte lehtësisht ndëshkimin. Kjo është një nga arsyet përse në Shqipëri numuri I votuesve është kaq I lartë edhe pse të pakënaqur me qeverisjen qëndrore e lokale dhe standartin e jetesës.
Dilema personale për të votuar kandidatin apo alternativën më të mirë shuhet, pasi me veprimin që je duke kryer në dhomëne fshehtë, mendon që të marrësh sa më pak sanksione, apo t'I ruhesh incidenteve të mundëshme, të humbasish më pak miq e shokë, pse jo dhe një eufori e tejskajshme lind kur kalon nëpërmënd premtimet ekstreme të kanditatit nga sekseri "mik". Më e keqja ndodh që edhe kur ke votuar për alternativën e duhur të jesh I ndëshkuarë nga ai apo mbështetësit besnikë duke shfrytëzuar ndonjë fjalë e thënë pa takt në ndonjë vend thithur nga servilet partiakë të momentit, ngurimin gjatë bisedës me "mikun", apo lexojnë kuturu mimikën tënde të hutuarë parazgjedhore. Persekutim që vazhdon nga zgjedhje në zgjedhje duke e bërë votën makth dhe votimin ankth të tejzgjatur.
Kjo dilemë duket se do të vazhdojë për sa kohë vendi I punës nuk është I sigurtë, nuk zbatohen kriteret e duhura në emërime e punësime klienteliste, drejtësia të jetë e cënuar, të kemi varfëri ekstreme e ndihma ekonomike përdoret si presion kafshate, apo dhe "blerje" vote të pandershme, me lekë të fituara në mënyra të errta e të paligjshme. Vetëm kur zgjedhjet do të bëhen vërtet të lira, të fshehta, e të drejta do të jemi në fillimin e demokracisë reale në Shqipëri.
 
Pe: Votues i frikësuar

ska nevoj per frik votini ke tju doj zemra
 
Pe: Votues i frikësuar

Vota eshte e fshehte :p dhe pse une disa votime do i kem te fotografuara :p ..me kane dhene fjalen por shume besim s'kam :D
 
Pe: Votues i frikësuar

she she pse me ti cfar punon kshu e
 
Pe: Votues i frikësuar

Jo s'punoj,per fat te keq po bej ca kohe pa pune :/ ,por mbas zgjedhjeve te shohim,e kisha fjalen qe po bej fushat ne rrethin tim shoqeror per te votuar per x parti :p
 
Pe: Votues i frikësuar

po te jesh me ps te vrava
 
Pe: Votues i frikësuar

Ida mos bej propagande,se e dim me ke je ti :p
shkundeni voten njerez!
 
Pe: Votues i frikësuar

Jo s'punoj,per fat te keq po bej ca kohe pa pune :/ ,por mbas zgjedhjeve te shohim,e kisha fjalen qe po bej fushat ne rrethin tim shoqeror per te votuar per x parti :p

ishalla gjen punen pa voto nga te jete interesi se kshu eshte ber sot
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top