Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Miresevini ne konkursin letrar per 2015
Keto jane krjimet per muajin shkurt me temen The Notebook vs teme e lire.

1)Me duaj
Une kam nevoj qe ai te me doj-i pershperiti ajo henes ne nje nate dimri..
Vazhdoj ngadal hapat neper yjesin e dimrit,neper rrugen e qumshtit duke kerkuar pranveren..
Ne cdo yll qe takonte ,pasi e pershendeste nder te tjera i thoshte..-une kam nevoj qe ai te me doj...
..bashkarisht ashtu neper tufa yjesh neper rrugen e qumshtit trokiti agimi pranveror e qielli u be blu e dielli e pushtoj dhe detin qe reflektonte qiellin poshte tij..
..ajo u gjend mes rrezesh dhe ujit te detit,..plot e mbushur me ajrin pranveror..
Por dic i calonte ne shpirt,,dhe ktheu koken nga dallget e embla e te fresketa pranverore , u pershperit-une kam nevoje qe ai te me doj...
dhe notoj ne bregun tjeter te nje oqeani,,pyje dhe shira tropikale i lageshtiten trupin..por ajo ndjehej that..dhe me syte drejt gjetheve te lagshta nga shirat tropikale ,trokiste ne cdo njeren prej tyre dhe u pershperiste -une kam nevoj qe ai te me doj...
..ra qetesi,dic ndjeu ne sup nje perkdhelje ,nje e puthur i hapi syte -dhe afer vetes degjoj-dhe une e dashura ime kam nevoj te me duash ti...

2)Te dua luledele
E di qe te dua?
Natyrisht qe e di.
Ashtu si une ty
Ti me ndjen mua.
Por ti se di
Qe te dua,
Si bukuria e nje luledele
Perkedhelur nga era,
Ti nuk je si lulet e tjera.
Te dua ne flatrat e eres
Nje shiroku te embel,
Te qete,
Te hareshem
Plot jete.
Ti….
Natyrshem luledele
Energjike,
Capkene
Lozonjare si kotele.

Shiko nje perrua,
Shikoje….. ja aty,
Dhe mendo e perfytyro mua
Qe te dua ty…….
Ja keshtu,
Rreze dielli te bien mbi sy,
I sheh pikat e ujit?
Shuajne etjen tende
Sa here mendoj per ty.
Ti….luledelja ime
E shkujdesur, lozonjare
Rritu, lulezo`,
Pikat e ujit
Te puthin petalet
Apo ndoshta je ti valle
Qe puth ato?
Buzeqesh, ngrohu, shperthe,
Hidh shtat ne zemren time,
E embla luledele,
I njeh buzeqeshjet qe lindin vetvetiu
Dhe i pertyp ne goje
Se te ishin karamele?
Ja ashtu je ti per mua,
Embelsia,
Esenca,
Oksigjeni,
Te dua luledele
Te dua.

3)Dhurata ime

Si per cudi,sot dielli shkelqen ndryshe, me duket sikur vetem per mua shkelqen…Ndoshta sepse sot une e shoh me tjeter sy…Ka dite qe ndjehem e rraskapitur,e lodhur nga cdo gje..Por ne mengjes kur zgjohem,sec frymzohem per nje dite te re,me shpres te re, endrra te reja dhe me nje falenderim te madh… Shikoj rreth vetes dhe kuptoj se jam shume me fat…Ndoshta nuk jam shume e zonja te shprehem,por e di cfare ndjej, kam nje pershtypje se fjalet nuk e thone dot ate qe e thote zemra…Shikoj me kujdes dhe me syrin tim sikur vjedhurazi e shikoj,dhe shoh sa e lumtur qe jam…Ndoshta perse e kam ate prane,ose sepse e vleresoj qe e kam ate pran…ose ose thjesht qe jam e lumtur me ate qe kam…Eshte si nje dhurat e shtrenjt per jeten time, e kam krah qe mbeshtetem sa here qe ndjej nevoje,me kap doren sa here qe e ndjej veten se bie,me keshillon kur shpesh gjendem ne nje udhekryq….Me mbush jeten me pozitivitet dhe harmoni, vetem kur me buzeqeshe, e kuptoj sa me fat qe jam..E falenderoj Zotin per kete…Shume

4) Dashuri ne kohe te shkuar
Dikur kur nuk kishte internet, kur nuk kishte as telefona celular…dikur kur dashuria ishte ndjenjë e ndaluar! Dikur kur të caktoje një takim dashurie ishte katrahurë më vehte.
Në atë kohë unë isha student, plot energji, plot shpresë dhe dëshirë për jetë. Atëherë unë rash në dashuri për të parën herë…por dashuri të vërtetë, jo asi dashuriçkash çfarë gjen sot…dashuri për një natë! Kjo ishte dashuri e përjetëshme!
Banonin që të dy në qendrën e studentëve, ajo në konviktin nr.2, unë në numrin 4 (ishim përballë njëri tjetrit). Ajo student e vitit të II-të, unë isha në vitin e I-rë!
I shkruaja letra çdo ditë, por kurrë asnjë nuk ia dërgova…nuk kisha guxim! I mbaja nën jastëkun tim, i ruaja aty sepse më inspironin për jetë, më jipnin fuqi. Flinja gjumë me ninulat e atyre letrave.
Qëndroja me orë në dritaren time, me shpresën se mos vallë edhe ajo do të paraqitej në dritaren e saj, dhe së paku kështu të mund ta shikoja nga larg. Sa herë e kyqte dritën në darkë unë vështroja siluetën e saj duke lëvizur nëpër dhomë. Sa shumë kisha dëshirë të isha aty me te…ta përqafoja, ta ledhatoja dhe ta puthja me shume afsh dhe dashuri! Por…këto ishin vetëm dëshira që nuk bëheshin dot realitet.
Një ditë gjersa përjashta po binte shi, unë i ulur afër dritares po shikoja se mos silueta e saj paraqitej në dritaren karshi…Në pritje e sipër mora lapsin dhe fillova të shkruaj letrën e radhës me bindjen se këtë letër do të ia dërgoja që ajo ta kuptonte më në fund se unë isha i dashuruar në te. E çava me lot, e derdha tërë talentin tim dhe tërë dashurinë që ndjeja për te, në atë letër. اdo shkronjë ishtë një ndjenjë, çdo fjalë një dëshirë dhe çdo rrjeshtë një shpresë! Letrën e palosa mirë e mirë, i hodha parfum që të mos i vinte era djers, sepse djerësija tepër derisa po e shkruaja.
Disa ditë në vijim qëndova para hyrjes së konviktit nr.2 me shpresën se një ditë do të mbidhja fuqinë e duhur që këtë letër të ia dorëzoja…por kaluan ditë, muaj dhe vite dhe unë sot e atë ditë letrën nuk e dorëzova, letrën që edhe sot e kësaj dite e ruaj me shumë dashuri. Edhepse disa herë, derisa ajo i afrohej hyrjes provova të mbledh guximin që ti afrohem, kurrë nuk arrijta ta bëja këtë.
Sot ajo është e martuar me tjetrin, ka dhe fëmijë, kurse unë akoma e mbaj letrën time të dashurisë që kurrë nuk shkoi ne destinacion, letrën që tashmë është zverdhur nga koha ashtu sikur jam zverdhur edhe unë.

5)ME thuaj si
Si mundem te shkruaj per ty, kur...
....Ti per mua je...
…. Me shume se miliarda fjale te kompozuara ,
…. Me shume se arome lulesh,
…. Me shume se tinguj violine,
…. Me shume se shperthimi I sythave,
…. Me shume se ushtima e ujvares se veres,
…. Me shume se perplasja e dallgeve te detit,
…. Me shume se infinit bulzash shiu qe rreshqasin nga qielli,
……Me shume se freskia e veses,
…. Me shume se dremitja e nje femije,
…. Me shume se tik taku I nje zemre,
…. Me shume se nje perqafim I heshtur,
…. Me shume se nje buzeqeshje e brendshme,
…. Me shume se nje shpirt qe merr fryme,
…. Me shume se nje dashuri e perjetshme,
…. Me shume se e gjithe BOTA e vendosur mbi duart e mia!

6)Ah sikur
A sikur ..
Sikur te takoheshim vetem per nje cast
ndoshta do te ishim deri ne vdekje bashke.
Sikur,te mendonim vetem per ne te dy
Bota atehere nuk do kishte sy.
Do te doja te te kisha afer,
e do te flisja ngadale
qe ti te mos ikje
te me shikoje pa ndal...
C’behet keshtu me ne!
pse endrra u shu,
nje dashuri e sapo filluar
humbi u be re

Ju kujtoj qe mund te votoni deri me date 28 shkurt.
Gjithashtu po ne kete teme mund te komentoni, kritikoni apo lavderoni ndonje shkrim.
Falenderoj te gjithe shkrimtaret e forumit virtual.
Bashke shihemi serish ne mars me temen 'Qielli ne dhomen time'
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Shume te bukura krijimet,

Do vecoja 4 ka shume ndjenje,ka shume pasion ..e bukur shume.

Por vota ime shkon per krijimin 2 me Luledele,eshte aq i embel,spontan,dhe ka brishtesi ne rrjeshta qe buron natyrshem...

Gjithashtu 5 ka nje aromatizim metaforash ,endrrash e bukur..:)

Suksese te gjithe pjesemarrsve!!
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Votova per nr 2. E bukur.

Suksese te gjitheve.
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

I lexova qe ne mengjes por harrova te shkruaja, Lol....

Jane te 6-ta shkrime te ndjera padyshim. Por vetem nje me duket krijim i mirefillte letrar. Suksese te gjitheve! :)

p.s. Akoma vazhdon Q-a te perdoret ne vend te C-se.. :p..
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Po shumica dallohen kush i ka shkruar L O L. Me pelqyen 3, 4 dhe 5.

Por meqe nr. 5 eshte me familjare si menyre shkrimi, votova ate :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Po shumica dallohen kush i ka shkruar L O L. Me pelqyen 3, 4 dhe 5.

Por meqe nr. 5 eshte me familjare si menyre shkrimi, votova ate :D

Normalisht kriter votimi eshte ajo qe ti mendon se e meriton e jo ajo qe te duket familjare :D
Sidoqofte ne kete rast familjariteti yt perputhet me nje krijim qe e meriton jo vetem voten tende por edhe timen bashke.
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Normalisht kriter votimi eshte ajo qe ti mendon se e meriton e jo ajo qe te duket familjare :D
Sidoqofte ne kete rast familjariteti yt perputhet me nje krijim qe e meriton jo vetem voten tende por edhe timen bashke.

Flm qe me shpjegove kriterin e perzgjedhjes :p

Normalisht kush me duket me e njohur, e lexoj me shpesh dhe automatikisht i bie qe preferoj ta lexoj me teper ate menyre te shprehuri :D
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Kur mora konkursin ne duar vetem dicka doja qe votat te mos jepen me miqesi sic u dhane vjet.
Ju lutem jepni voten sic e kerkon edhe tema, votoni krijimin me te bukur
Duke harruardy fjalite e para dua te them jam shume krenare per te gjithe ju per shkrimet qe keni sjelle, jane vertete fantastike :)

Le te fitoje me i bukuri ;)
 
Amin...hahaha...
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

skam votuar ende...me pelqejn shume dy, por do shoh edhe pak....dhe do votoj
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Sote i lexova mir e mir :p e 1 dhe e 3 sikur i ndijeva me shum afer............ vota me von:respekt:
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Ju rikujtoj qe sonte eshte mundesia e fundit per te votuar :)
Do nxjerrim dhe emrat e autoreve te ketyre shkrimeve fantastike
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Dhe fituesi per kete muaj shkurt me temen "The Notebook" eshteeeeeee Levo :)
me krijimin e tij Te dua luledele.
Krijimet ishin perkatesisht :
1)- Nevertiti me "Me duaj"
3)-Dhurata ime -Princesha
4)-Ylli me "Dashuri ne kohe te shkuar"
5)-"Me thuaj si "nga Souli
dhe 6)-"Ah sikur "nga Arfenilla

Do doja te thoja dy fjale.
Me vjen keq qe krijimet e yllit dhe princeshes kane marre vetem nga nje vote
dhe perkatesisht kane votuar krijimet e veta lol gjithsesi
desha te dilja ketu qe ishin vertete te bukura dhe nuk meritonin te rrinin aq pas dore.

Ju uroj te gjitheve suksese e flm per pjesmarrjen.
Bashke do shihemi muajin tjeter me temen "Qielli ne dhomen time vs Teme e lire"
Urime Levo ia vlen te jesh ti fituesi :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Urime Levoy!
E merituar!:)

PO e i shohim votat se jane publike, s'ke pse e permend qe Ylli dhe Princesha kane marre voten e tyre. :p
Gjthss, konkursi ne pergjithsi ka pas shume pak votime perher, nuk eshte risi, dhe s'ka asgje te keqe te mos marresh asnje vote. Rendesi ka pjesmarrja :)..

Suksese ne muajin e ardhshem :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Po thash mos e le dhuraten time pa hiq, prandaj..hahahhaa...:lulet:
 
Epo une harroj ti permend ne fundvit sic beni ju te fotomania :p lol
Y
Rendesi ka pjesmarrja dhe te vleresohen jo vetem nga vete krijuesit :)
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Po thash mos e le dhuraten time pa hiq, prandaj..hahahhaa...:lulet:

Princeshe, them te drejten shkrimi yt me pelqeu, dhe ishte nje dic e paster e shkruar nga dora vet ::cool:: Menyren e votimit tend per shkrimin tend e shof, jo si nje dicka te keqe por si nje dicka shume pozitive. Pra ke vota yte shof nje lloj protestimi, apo menyre protestimi, lidhur me ate se sa lexon ky popull.

Pra, krejtesisht eshte e pafalshme qe ne 6 shkrime (secila me e bukur se tjetra) te biejne 7 vota. Pra, kjo dukuni, mjafte e shtuar ne popullin tone, nuk se ka nevoje vetem per menyre protestimi, por ka nevoje per ulurime te madhe.

Perfundimisht munde te them:

AQ SA LEXOJME AQ KEM!!
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Urime Levoy!

Komenti im:

Derisa nga nje numer kaq i madh anetaresh vetem 7 nga ta marrin mundin ti votojne punimet tona edhepse ndoshta ka me shume qe i kane lexuar...nuk mbetet gje tjeter pervecse te votojme vetvehten nese askush tjeter nuk e merr mundin te klikoj tek nje nga punimet. Mua si nje nga autoret, me duket shume denigruese ky nenvleresim kaq i madh i penave te forumit.

Edhepse kisha premtuar se do marr pjese ne konkursin e cdo muaji, me duket me me mend te shkruaj per vehten time dhe ti publikoj aty ku pena poetike cmohet me shume se ketu.

Suksese te tjereve....
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

O Ylli une te kam thene cdo krijim eshte i mirepritur :))

Dhe e rithem krijimet tuaja sduhet te mjaftoheshin vetem me voten vetjake
sSepse ishin te bukura :). Po kshu ka ndodh rendom dhe vitin qe shkoi
Tashi ti nese don dergo krijim. Nese jo eshte cdo gje me deshire

Jo te gjithe e kane pasion letersine ndaj ska as vota. Keshtu i duruari i fituari.
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Nick....E di sa anetare ka forumi yne...me mija...dhe 7 votojne...dhe e duan letersine? Mjer ne si popull. Po te ishte te votonin per fotot e Kallashit apo Shkendijes do ishin me qindra
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Krijimi i pare asnje vote ? Qfare te komentoj me teper!?
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Tamam Yellow....cfare te komentohet...
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

ore po krijimet kan 2 jave pse nuk votuat??
Lol
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Me kete nivel nese do te postoja une nje krijova pershtypjen se konkurentet e tjere sdo te merrnin asnje vote :)
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

ore po krijimet kan 2 jave pse nuk votuat??
Lol

Une tani e pash kte temen
Ato pak here qe hy ne forum, nuk kaloj te kontrolloj cdo nenforum, keshtu qe ju si staf, duhet ti jepni me shume rendsi ktyre tema krijuese. Sygjeroj qe ti ngjisni diku ne homepage te forumit :)
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Po konkurset kane dhe nenforum tyren o Yell. Ndersa ajo me i vdne ne faqe tpare eshte sh mir ama ate mund ta bej vec wxp dhe ai nuk ka qene rrotull kte kohe :)

Meqe ra fjala esht hap fotomania. Mund te votoni andej :).

P.s. ky muaj iku. Mbaj medn muajin e pare ne letersi tgjithbkishin marre 5-6 vota une vec 1 lool. Po kto per qef jane pse merziteni kot :p
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Poeto,Yell,dergoni ndonje rrjesht,per kenaqsin tone..:))

Sa per votat,mos cani koke votoni diskutoni ahhahaha vec mos harroni dergoni e krijime :))

Ska rendeis vota,rrjeshtat,ndjenjat dhe sensualiteti i vargjeve me aq sa arrijme ne shijen e thjeshte,te larget letrare nuk vlersohet me vota.
kretikohet ne fakte duke qen se kjo e fundit ben me cilsor shkrimtaret ne rrjeshtat e tyre :)
Por qe ,ne s"jemi niveli letrar qe mund te merret kritika me ne :) :p

Ndaj,thjeshte,embel,disa vargje spontane te ndjera bejne ndryshimin,,kete kriter te gjitha krijimet me siper e kishin bollshem :))
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Shkurt,The Notebook)

Yell si dashese e poezise pse sme dergon asnje krijim ?:(
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top