Votoni Krijimet e Marsit..!

Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pershendetje miq te dashur
Ja ku erdhi dhe muaji Mars per krijimet letrare ..
Duke ju falenderuar per dergimet tuaja,mbeshtetjen dhe pjesemarrjen,po fillojme me prezantimin e krijimeve qe na kane ardhur ne adresen tone.
Krijimet tuaja per muajin Mars vijojne si me poshte.



1-Bisede me henen

Dielli zgjati gishterinjte e te keputi gjerdanin e diamanteve, te cilet u shperndane ....te mbeshtolli , te futi ne grushtin e tij per te hedhur pas kraheve ... Ti udhetove, udheton cdo dite duke u rikthyer ne qiellin e erret me gjerdanin tend plot diamante te shperndare neper hapesire... Diku poshte teje reflektohet qielli mbi toke, nje hapesire e vogel per ty me ngjyren e shtepise tende,aty ne mesin e tij shume shpirtera ne ankth, mes uijt te etur...mes dallgeve te tij pa asnje drite .. oh jo !!! Drita kam vetem dy : te tenden dhe ate te shpreses, qe ju jep ate force .... Hene e bukur -rreze arte ; perse njerezit sjane te barabarte?
Perse te ikim te ndiqemi , te braktisim..
Hap marshor neper toke; trena te ter te nisur per diku me mire..
Perse moj hene e zbehte kush mundet te bej dicka te tille i ngjan aq gjendje e lehte?Diku ... dikur nje femer qe ti se ke pare sepse ndodhi kur dielli kishte dal , nje femer qe mund te jete , mund te behet nene, babain me femijen me nje klecke rrezon ne balte nga frika mos prekte kufirin, nga deshira ti shuante ate driten e shpreses!! E karvani ecen ne driten tende plot madheshti e nis nje epoke ku edhe dimri pati meshire... beri cmundi ti lehtesoj dimri i shkrete , smori fryme per muaj te tere e lotet i mbajti ne kraharor si e si ti ndihmoje.. e lajmet vazhdojne te thuhen, te shkruhen erdhen perseri ... u nisen vagone te tjere ... njerez qe memedheu iu be gjeme e njohja nisi te leviz me kembe..Sa mbeten te pavarre te humbur e te rene... sa te tjere te shperndar ...ah ajo drita e dyte si nje llampe vaji e vjeter ne nje cep qe drita si ka me lezet..... Harrova te te pyes ..ullinjte mbajten sivjet??
- ti qesh....
Perse me perqesh ??
Duhet vaj per ate llampe , duhet drite , duhesh edhe ti te heqesh dore nga gjerdani yt i shperndare rreth teje.. jepju ndonje diamante mbase nese do kene per prone nje yll do harrojne te shesin kepucet me kilometrazhin me te larte te zhytur ne gjak
te larte te llucur ne gjak ..
O hene ti qe udheton cdo dite per tu bere mbreteresh per cdo nate , hidh nje veshtrim mbi vellezerit qe udhetim te larget kane marre e beju ti per to shpresa e gjalle!




2-Rrezet e shpreses..


Sa here qe rrezet e mengjesit e ndajne qiellin ne mes dhe i drejtohen tokes ,ne emer te shpreses per pak drite...ne ndricohemi..
... here nen shoqerin e shirave,here te vrensirave,e here te diellit kuqalosh, arrijne tek ne ,besojme qe do kemi pak drite shprese me shume .....
Dhe me plogeshti apo gezim,zbresim mengjeseve nga krevatet,duke shikuar perulesisht nga dritarja,per tu thene ketyre rrezeve drite;- Miremengjesi!
Fikum driten artificiale,hapim perdet,kanatat dhe shijome imazhin tone ne nje paqyre muri ,dollapi apo tualeti,ku dhe marrim imazhin tone te fytyres ,qe do na shoqeroje gjate ketyre rrezeve drite,deri ne mbremjen e ardhshme.
E keshtu drita e mengjesit,na ndricone mendjen,fizikun,rrugen,shikimin,
Ndricon pa zhurem,ne heshtje dhe embelsisht.
Te mendosh qe ndricon fytyrat e aq shume qenieve njerzore ,ne te njejten kohe qe ndricon mua dhe ty,..
Dhe te mendosh qe asnjehere nuk ankohet,per punen qe bene.
Mesa duket rrjedhjet e universit nga larte jane shume bujare,fisnike dhe te qeta.
Ushqejne token,qenien njerzore,te mirin te keqin,te varferin dhe te pasurin.
Durojne kontensimin e rrymave te ajrit,duke i depertuar dhunshem apo me butesi ne ditet me diell,apo me shi,per te ardhur ne shpresen e shikimit njerzor.
Jane kaq bujare,kaq te vendosura per te dhene shprese tek qeniet njerzore,per te dhene buzeqeshje,per te ndricuar,,,per te dhene pak shprese mbi nje errsire nate,,per te dhene pak drite lules ne cepin e rruges,nderteses se vjeter,pak me tej,rruges me kalldrem apo me gur,pemes se prer apo asaj qe mban jeshillek,femijes qe sapo u rrezua duke lozur,apo nje tjetri qe vrapon per te perqafuar nenen e ti.Ndricon germat ne nje biblotek te vjeter ku nje zonje kerkon titullin e deshiruar per te lexuar...
Sa bujare dhe shprese dhenese kjo drita qiellore.Sikur dhe ne njerzit ti ngjanim pak me shume,te benim mire pa pritur falenderime,pa pritur kusure shperblimesh.Sikur te mesonim te ndriconim veten e tjetrin me pak shpres dhe miresi me shume,,,sikur dhe pak me shume,sikur dhe pak...




3-Mos e vrisni shpresen..


Thone qe shpresa vdes e fundit...
por un them se vdes perpara ti.

Sepse ti je kshu dhe ske per te ndryshuar kurre...
Nuk pranon realitetin,
nuk do ti pershtatesh botes,
nuk i respekton rregullat,
nuk i pranon keshillat dhe ste intereson nese len njeri mbrapa.
Perkundrazi, nese mundesh rrezon te tjeret qe te jesh gjithmon nje shkall me siper.
Zgjohesh me bindjen se nje dit do kesh boten ne dore dhe
bie ne gjum i sigurt qe do te qendroj afer sepse pa ty do te isha askushi...
sepse ti je djelli kurse un hija e henes.

Dhe nderkoh un prisja... ushqeja shpresat e mia perdit me genjeshtra.
Bindja veten perpara pasqyres se dashuria ime do te ndryshonte.
Duhej vetem koh... ndoshta jo sot... jo neser por ku i dihet pasneser cfare ndodh.

Ne fund te fundit te dy na mbante gjall shpresa...
Te dy kerkonim lumturine, ti boten kurse un my happy ending.

Dhe sic shpresoja erdhi dita e ending me gjith happy-n bashk
kur i dhash fund shpresave...
bashk me ty.




4-Far away...

Sa do doja t'i arratisesha,
jetës, zhurmës & lodhjes.
Të iki në rrugë pa kthim,
në një tokë të largët.
Të mbyll sytë e të udhëtoj
E përhumbur nëpër ëndërr.
Të jetoj në zemrën e pafre’
Nën qiellin blu pa re.
Të jetoj,
Pa prekje por me frymë kujtimesh.
Ku asgjë nuk flitet por ndjenjat thuren
Nën zë,
Dua të strukem në madhështinë e heshtjes,
Ku të mund të përqafoj paqen.




5-Fort e dashura e imja Agnes!


Fort e dashur Agnes postieri si cdo cdo mengjes ne oren 10:00 AM ishte i perpikte dhe me solli letren tende.
Letren e 28 tenden. Ky muaji mban 29 dite dhe me duket se i eshte dhene ne menyre te padrejte shkurtit ndaj vendosa te shkruaj une. Fort e dashura ime e di sa i dashuron letrat, sa dashuron edhe kur me perkedheli te them Agnes ndersa te puthja hunden.
Kam lexuar cdo leter tenden te gjitha kishin njollen e buzeve te tua dhe parfumin tend te preferuar.
Lexo cdo shkronja ndersa hiri i puros konsumohej mbi to. Perpiva cdo germe ndersa pastaj perfundonin te gjitha ne goten e pijes
ku i vija flaken. Cpo me ben keshtu Agnes? Ti je nje zonjushe, sduhet te me torturosh keshtu.
Zonjushat nuk tundin varesen ne qafe dhe hedhin floket pas qafe pa perkujdesje, nuk te ngjiten ne preher
kur ka njerez rreth e rrotull nuk kafshojne kur ti je ne telefon ne bisede serioze me shefin.
Fort e dashura Agnes zonjushat nuk heqin kepucet dhee kercejne me kembe ne shi ndersa te gjithe shohin,
nuk pijne te dehen sa nuk i mbajne me kembet dhe nje i huaj duhet ti shoqeroje ne shtepi.
Malli djeg e imja Agnes. Djeg sikur cigaren e djegur qe gabimisht ve akoma mes gishtave. Kam mall kur floket e tu binin mbi kraharorin tim e une lehte te perkedhelja e te formoja gersheta te vegjel. Por une jam nje bastard Agnes, jam i pashpirte per nje shpirt si ty. Une jam bisha dhe ti e bukura. Une jam nje egoist i pashoq. Ndersa ti me shkruan letrat une marr femren e rradhes qe te cmendet nen duart e mia e pastaj gjithcka aty te perfundoje.
Fort e dashura e imja Agnes kur postieri te vije serish do thuash me cfare monstre jam dashuruar mos shpreso me ne mua,une nuk ndryshoj.
Mos prit me telefonata nga une eshte e kote te them qe edhe numrin tend e hodha me tufen e zarfeve ne goten qe ndizej
Mos prit qe dashuri te bejme akoma ne vaske kur ferkoja lekuren e njome dhe ti me syte e perhumbur me vije duart ne qafe.
Sdua femren qe degjon muzike jazz dhe me sy hapur enderron per floke sheqeri kur jemi duke kaluar prane nje parku
femijesh e une jam i detyruar te ndaloj makinen. Sdua as femren qe ka cadren e kuqe per bore, ate te tejduksme per shi
dhe nje tjeter te verdhe pse i pelqen ngjyra. Dreqin per cfare i don aq shume cadra??
Une jam mire Agnes, jam me mire se sa kur isha ne shoqerine e cmendurise tende
Me urre, zonjushat, te gjitha arrijne ne piken ku me urrejne sepse jam aq i ashper e harbut e pa ndjenja.
Fort e dashura mbase jo e imja por e dashur do ngeleshn gjithmone po te shkruaj sepse ti i adhuron letrat.
....Postieri kesaj rradhe mungoi dy minuta , ishte ora 09:58 AM kur me tha me ze , une nuk heq dore nga ty sepse
shpresoj akoma ne raportin tone te dates 1 mars, epo fort e dashura ime Agnes une kam shpresuar te hiqje dore deri kur sot postieri me beri ate deklarate. E di qe te pelqen tmerresisht shume kur bej tring tek dera e ti me kemishen time veshur me hidhesh ne qafe duke me ve kembet ne bel, ndaj cpret Agnes, une do vij para letres, pritme!


Keto ishin krijimet tuaja,,
Lexime,komentime sa me te kendshme!!


Mos harroni tema per muajin qe vjen eshte;

-Prill-Memorie (fjoll kujtimesh)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

Pesa pesa me pelqeu shum
Pse smund te di se kush eshte autori qe tani?
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

Pesa pesa me pelqeu shum
Pse smund te di se kush eshte autori qe tani?

Bej apel te ta dergoje me rep veten hahah

P.S. erdha une qe ne jete vetem dy here kam votuar dhe hic sme pelqen te votoj, ketu u infektova hahah, ok ika te lexoj tani :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

Bej apel te ta dergoje me rep veten hahah

P.S. erdha une qe ne jete vetem dy here kam votuar dhe hic sme pelqen te votoj, ketu u infektova hahah, ok ika te lexoj tani :p

ishalla nuk eshte nainjoni qe kam shajt thuj lol
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

Hahah

Ok une i lexova, se pari duke u nisur nga vetja qe nese bej ndonje krijim e sma pelqejne prekem shume prandaj dhe votoj me gjysme zemer, dua te them qe vetem nese nuk ua pelqejme shkrimet sdmth qe sjane te bukura por eshte ceshtje shijesh individuale :)
E dyta, me pelqeu 1shi, fryma romantike qe i ka dhene shkrimit, por dhe eshte inspiruar aq shume sa qe duke dashur te shprehe cdo ndjenje eshte humbur ne mendimet e veta :), pastaj me pelqeu 4, e shkurter dhe nje deshire qe me fliste mua he tamam dhe une dua kshu dhe perderisa lexoja 5en dhe gjeta disa gabime te vockla thash u vendos do votoj 4shin, por duke lexuar duke lexuar ajo 5a ishte aq e dashur, reflektonte aq shume ndjenja pavaresisht gabimeve me shkriu :), keshtu qe po votoj 5en :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

Kam pershtypjen se pesa do boj standing ovation :D
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

Ju falenderoj shume per votat dhe fjalet e mira! :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

nivel jo shume i larte kete here...me pak pertese votova te dyten.
Suksese!
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

Ju falenderoj shume per votat dhe fjalet e mira! :)

Une gjithmone e kam dite qe ti je nje pen e pazbuluar,duhej vetem te kishe nje shtyse qe te dali talenti jot ne pah :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

Seriozisht ti?!!! Apo ja fut kot

Shiko nuk i thyen Averi rregullat e konkursit,duke vetdeklaruar veten shkrimtare gjate sondazhit ..ahhahaha :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

Une gjithmone e kam dite qe ti je nje pen e pazbuluar,duhej vetem te kishe nje shtyse qe te dali talenti jot ne pah :p

Fleminderit shume Nev qe nuk e humbe kurre durimin. :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

Fleminderit shume Nev qe nuk e humbe kurre durimin. :p

Aver me behet qejfi,qe pjesemarrja jote e pare ne kete konkurs,mesa duket po pagzohet me emrin tend ne fund te muajit!!
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

Aver me behet qejfi,qe pjesemarrja jote e pare ne kete konkurs,mesa duket po pagzohet me emrin tend ne fund te muajit!!

Ishte e sigurte qe do te ndodhte Nev, prandaj edhe nuk merrja pjese.

Le te fitojne edhe te tjeret ndonje medalje se une e kam murin full per veti!
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

Ishte e sigurte qe do te ndodhte Nev, prandaj edhe nuk merrja pjese.

Le te fitojne edhe te tjeret ndonje medalje se une e kam murin full per veti!

Duhet te besh perpara Aver ,ju jeni i lindur per te shkruajtur!
Duhet ta fitoni letersin disa muaji,qe te varni edhe nje medalje nga letersia ne mure..:p
Por mos u dekurajoni,fillimi i mbare gjysma e punes!
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

Duhet te besh perpara Aver ,ju jeni i lindur per te shkruajtur!
Duhet ta fitoni letersin disa muaji,qe te varni edhe nje medalje nga letersia ne mure..:p
Por mos u dekurajoni,fillimi i mbare gjysma e punes!

I ke fjalet mjalte Nev. Faleminderit edhe nje here (6 falenderime ne 15 minuta) :)

Tani po ja jap nje vote edhe une shkrimit numer 5, duke i kerkuar ndjese qe ja mora lavdine per pak minuta :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

Aver :falet::falet::falet: brv te qofte!!

Me pelqeu 1 dhe 4

Por sdi, sdi ia te shohim me tutje kush jep goditjen finale :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

Me fal por ky i dashuri i Agneses pse e ben vajzen dhe veten te vuaj keshtu..Na preku dhe ne kot si koti, Lol
Veten e gjej vetem tek 4-tra sidomos kete periudhe, por me fali emocion 5-sa.

Te bukura te gjitha:)
Suksese
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

Hahah

Ok une i lexova, se pari duke u nisur nga vetja qe nese bej ndonje krijim e sma pelqejne prekem shume prandaj dhe votoj me gjysme zemer, dua te them qe vetem nese nuk ua pelqejme shkrimet sdmth qe sjane te bukura por eshte ceshtje shijesh individuale :)
E dyta, me pelqeu 1shi, fryma romantike qe i ka dhene shkrimit, por dhe eshte inspiruar aq shume sa qe duke dashur te shprehe cdo ndjenje eshte humbur ne mendimet e veta :), pastaj me pelqeu 4, e shkurter dhe nje deshire qe me fliste mua he tamam dhe une dua kshu dhe perderisa lexoja 5en dhe gjeta disa gabime te vockla thash u vendos do votoj 4shin, por duke lexuar duke lexuar ajo 5a ishte aq e dashur, reflektonte aq shume ndjenja pavaresisht gabimeve me shkriu :), keshtu qe po votoj 5en :)

kim-kardashian-bored.gif
 

Attachments

  • kim-kardashian-bored.gif
    kim-kardashian-bored.gif
    1.1 MB · Shikime: 0
  • kim-kardashian-bored.gif
    kim-kardashian-bored.gif
    1.1 MB · Shikime: 0
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

kjo letra per agnesen ka ngjashmeri edhe me krijime tjera...kshu letrash gjenden rendom:p
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

5 ka kaq shume nga une....shume fare
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

Ju lumt shpirti atyre qe shkruan kete muaj shperthyes.

I lexova te terat dhe akoma se ndava mendjen per vote megjithate per te pesten me duhet t'i them dy pershtypje (kuptojini si pershtypje):kapele:

Pershtypja e pare: "si cdo mengjes ne oren 10:00 AM" nese ishte mengjese pse do duhej te ishte dhe AM? Nejse une nuk se kam lexuar shume letra shqipe por disi kjo AM mu duk risi ne letershkrimet shqipe!
Pershtypje e dyte: "puroja" shume rralle haset ne letrat shqipe por rinia kan evoluar dhe pijne edhe Puro.:kapele:
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

Njera nga shkrimet me duket se e kam rilexuar diku vec me disa ndryshime,rregullime... Vota ime per 4-en e thjeshte nuk te lodh shume ne lexim dhe sepse momentalisht ajo me shpreh..Arratisja!
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

Si jeni njerez te mire :))
Si ju kam dashamiresit e letersis..
Uroj te jini mire dhe te frymzuar..!!

A ka me ndonje vote?
Mos na harroni,jeni ju me komentet dhe votat tuaja,qe jepni jete dhe gjallerei konkursit tone!
 
Titulli: Votoni Krijimet e Marsit..!

1. Monoton .
3. Depresion
4. Eshte kot dmth ,do e vleresoja vetem nese do e shkruante ndonje i/e burgosur qe ska mundesi ta realizoj do e vleresoja ,ndryshe per cdo njeri te lire duket si shprehje deshperimi dhe une se kam qejf kete gje per sa kohe mundesite per ta bere dicka ekzistojne .
5. krijim me shprehje arrogance te tepruar (kete me la mua pershtypje)

Votova 2 ,per te vetmen arsye sepse pash qe i thur lavde natyres (perpos qellimit te shkrimit) meqenese te gjithe jane mesuar te urrejne token qe na mban dhe ta shajne diellin qe i djeg lekuren sa here vet e teprojne me qendrimin posht rrezeve te tij

Urime 5-es per fitoren :p
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top