Votoni Krijimet e Majit!

Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pershendetje miq te dashur
Ja ku erdhi dhe muaji maj per krijimet letrare ..
Duke ju falenderuar per dergimet tuaja,mbeshtetjen dhe pjesemarrjen,po fillojme me prezantimin e krijimeve qe na kane ardhur ne adresen tone.
Krijimet tuaja per muajin Prill vijojne si me poshte.





2-Mik!


A po ndihesh vetëm sot or mik?
Dhoma e zbrazur a të trishton?
Po do të qendroj me ty e mos t’ik?
Vetminë në djall ta dergojmë!

Një copëz letër a e do?
Ta mbushesh me urrjejte e trishtim.
Nga makthet të çlirohesh një here e mirë.
Gjakun ndër vena mos ta kesh më armik!

A do ti themi bashkë dy fjalë?
Heshtjen ta vrasim pa meshirë,
Me fjalë të embla porsi mjaltë,
Ta shfarrosim nga rrënjët krejt merzinë.

Qetesinë ta jap nese e do,
ti mbyllësh sytë e kujtimet të vijnë,
Ne livadhe të shtrihesh e të pushosh,
Ne qiell të endesh si shpirt i lire!




3-Bashkëudhëtarë !



Sërisht sot në këtë rruge po kaloj,
njësoj si dje sytë nga ty po i çoj
Në ate rrugë prap i lënduar,
mes mijëra luftërave për të mbijetuar.
një leckë të ndyrë mban në duar,
Zotëri,- xhami juaj duhet pastruar!
E zgjatë dorën njëzetë lekë duke kërkuar
them me vete, kjo ditë keq na ka filluar.
E kështu nis dhe dita jote, I lënduar duke kërkuar
shpesh duke të të shtyrë e poshtëruar.
Kërkoj të të afrohem të të them ndonjë fjalë,
cdo mëngjes jemi bashkëudhëtar
As dita ime sështë për tu lavdëruar
njësoj si ti dhe unë shpesh ndihem e lënduar.
Kaloj pranë teje me pamundësinë për të të ndihmuar
E vetmja gjë që mendoj, sot , të dy qenkemi bashkëudhëtarë të mjeruar.



4-Tango 180 grade !


Pas nje nate te gjate dhe mungese.. me ne fund mengjesi erdhi dhe pse per shume njerez do te thoshte agimi i nje dite tjeter te lodhshme, per ate eshte nisja e nje vallezimi te gjate deri ne perendim... Rrezet qe prekin trupin e saj i japin jete dhe e bejne te drejtohet ne hapesir drejt atij...
Ai zgjat duart, njeren e vendos ne belin e saj dhe me tjetren koken lart ja ngre. E keshtu nis vallezimi tek shikohen ne sy... hapat e tij lehte plot hir e melodi, plot drite e madheshti kur me duar te zjarrta trupin ja prek... floket ja perkedhel duke e ngrohur deri ne shpirt dhe vallezon duke ju afruar cdo cast e me shume...gjithmone e me i zjarrte ...Ajo, delikate dhe me finese... me shikimin e fiksuar mbi ate rrezaton imazhin e tij , buzeqesh me cdo qelize...
Gjithcka ishte e shkruar te ndodhte keshtu...mbante mbiemrin e tij dhe cdo agim i kujtonte se duhet te ishte me te deri ne perendim...Ajo zgjohej dhe i afrohej me bukurine, ngrohtesine e saj pasi per nje vallezim duhen dy... e ndjente pranine ne cdo centimeter te saj dhe nuk mund te mos kthehej drejt tij per ta pare ne sy ashtu sic dames i ka hije... Nuk mund te mos ndihej mbretereshe e llojit te saj !
Ritmi vazhdon... ne embelsi ai qe perkedhel nen ritem e ajo qe djeresit nga energjia qe nxjerr nga cdo pore.... Krahet e tij e mbajne i japin force e karikojne te levize ne skene ..ajo vibron me cdo petal tek ai, shkelqen mbi to duke i puthur nje nga nje dhe muzika ndryshon nis te ulet... te ik diku larg...e ai qe me duar mban shtrenguar ate qe zgjatet me trup e qaf drejt tij pasi nuk do qe te ndahen .. ritmin te mos ndaloj por duart e tij rreshqasin nga beli; shkelqimi i syve te tij humbet pak ngrohtesine, e ndjen larg, iken me hapa te lehte duke rreshqitur kembet e ajo , ajo ndihet e pafuqishme per te bere ndonje gje ..me sy e ndjek deri sa e shikon te kaloje malin diku ne hapsire duke marre nga pas doren qe tek ajo kish lene. Ajo zemerohet, mbetet aq keq aty mes pistes se vallzimit e koken ul.. vare dhe mbetet ashtu mes gezimit dhe dhimbjes se ikjes ; mes kohes se gjate te plote te nje nate qe i duhet ta pres nderkohe qe koha ecen avash.. shume avash deri ne mengjes kur me lot prej vese fytyren lan.. Zbukurohet nga drita e mengjesit ,merr jet e rri ne pritje aty ne pisten e vallzimit, e vogla , ku plot bukuri me emrin luledielli te prese dashurin e saj diellin perendi per vallezimin e rradhes !





5-Lulet e pastorit Kent !


Lulet ne formen e diellit ishin rreshtuar aq bukur. Ishin lule orkide te preferuarat e pastorit Kent. Ne fshatin tone ku miza behej buall ishte bere kerdia. Jojo Mary Susana dhe Irma preferonin ta quanin tragjedi, dicka e papare dhe e padegjuar, dhe ne fakt ishte e tille. Zakonisht thuhej se cudia me e madhe zgjaste 3 dite por ketu ishte vete vendi i cudirave ndaj kishte plot nje jave dhe gojat nuk mbylleshin.
Ndersa po beja gershetin e madh te flokeve ta lidhja pas koke po mendoje me vete fjalet e fundit qe me tha pastori Kent. Sic e do tradita shkonim ne kishe cdo te djele, une, im shoq dhe gruaja e tij besnike. Nuk kishim qene kurre shoqe e as do ishim, por pastori..ah pastori. Ishte nje burre i pashem, floket pak te thinjura tek pjesa e siperme e vesheve dhe rrudhat qe sapo kishin filluar te formoheshin. Ne rrjeshtin e pare pervec burrit tim gjindeshin vetem femra te dedikuara per pak sharm te pastorit.
Nuk ishin lulet qe ai i dhuronte cdo njeres prej nesh pasi mbaronte mesha, as kur organizohej festa tradicionale e fshatit dhe fshehurazi ndersa beja petullat me recel te preferuarat e tij me largonte floket pas veshit dhe thosh, akoma kane te njejten shije Marilen. Skuqesha si adoleshente sikur atehere. Ehh po une dhe pastori dikur ne adoleshence kishim pasur nje histori dashuri, si cdo histori edhe e jona mbaroi , ska rendesi nese ai tek dera e kishes me jepte lulen me te bukura apo me perkedhelte doren pak me gjate sec duhej ndersa me drejtohej duke me thene 'moter Marilen jeta eshte e mbushur me sfida'.
Bera gershetin gati dhe kemishen e nates dhe fika ambazhurin , sonte sme flihej as me hahej. Im shoq me vuri kemben tek gjuri dhe ky ishte sinjali i qarte qe donte te humbeshim te dy. Jo sonte Mark- i thashe me ze te prere, jo sonte peshperita pastaj sikur ia thoja vetes. Terhoqi batanijet me inate dhe me la zbuluar. Ne fshat murmuritej se pastori Kent kishte tradhetuar te shoqen me gruan e shokut te ngushte.
Murmuritej qe naten kur fshati desh u permbys dhe te gjithe vraponin per te shpetuar e dashura e shokut dhe pastori kishin ngelur te dy te bllokuar tek bodrumi i sigurise.
I ftohti beri qe te bashkoheshin me shume per te fituar temperature trupore dhe ia aty fituan dhe pak adrenaline e epsh. Ne cdo shtepi kishte nga nje orkide te pastori Kent qe ekzaktesisht zevendesonte te vjetren e te tharen cdo te djele. Une e kisha tek komedina e vogel ku mbaja dhe ambazhurin e zbehur, perkedhela me duar pak petalet qe nga thatesira u shkermoqen. E dija qe ne cepet e buzeve ne menyre te mekur mu shfaq nje buzeqeshje sepse ato orkide ketu sdo viheshin me.
Im shoq filloi te gerhiste sic e donte zakoni, shpatullat e gjera leviznin sa lart poshte dhe atehere terhoqa pak cepin e batanijes te mbulohesha. Murmuritej edhe qe nga xhelozia e teper shoku i ngushte e kish vrare pastorin Kent. Tronditesha cdo here qe degjoja te tilla peshperima. E para qe ma tha ish Mary e cila vrapoi me nje fryme dhe me dha lajmin, sikur do me jepte nje sihariq dhe kjo dicka te shemtuar. Batanija levizte cdo here me frymarrjen bezdisese te tim shoqi.
Mjekur ligjor, o te pakten ai qe quhej mjek ligjor sepse ne te vertete ishte thjeshte mjeku i lagjes qe kishte mbaruar ate te flamosur shkolle vetem per infermieri thosh qe vdekja ishte bere per shkak te nguljes se thikes ne stomak. Thika ishte ajo qe perdore per te ndaren hostien te djelen dhe dikush djallezisht e kishte perdorur per te bere nje krim.
Dhe ky dikush duhej te ishte shoku i ngushte i pastorit Kent sepse gruaja e tradhetonte me kete te fundit qe Zoti e meshirofte. Sa keq qe shoku i ngushte i pastori Kent ishte im shoq , dhe une shkaku i nje vrasje. Zemra u trondit kur im shoq u kollit, po sikur vertete te jem duke fjetur me nje vrases, ia sonte qe groposem pastorin ky don trupin tim. Te jete aq i pandjeshem? Te jete aq mizor? Tri here ngulje me thike ne stomak?
Ktheva koken nga tavani dhe pesheretiva duke mbyllur syte, ah lulet e pastori Kent kushedi nese ajo fara qe ne mbollem ate dite tek bodrumi do merrte jete apo jo, sepse une tim shoq se kam tradhetuar asnjehere..ky ishte betimi per fjalet e parapergatitura qe une e pastori Kent beme, para se nje drite nga larg te shuhej e te ndizej. Lulet orkidea sdo kompozonin me buzeqeshje tek cepet e buzeve te grave te fshatit, thonin qe pastori qe do vinte ishte i martuar mjaft besnik dhe urrente orkidene.


6-Tash ma nuk jena!

Kjo dite e brishte po me hedh tek ti,
Pikat e shiut ne sy me jane ngri.
Pranvera ka ardhur ne perqafimin tone,
E lulet me ngjyra mallshem po vallzojne.
Shetita dje me nje trandafil,
Kapem ylberin neper meditim.
Mu kujtuan puthjet e tua, qe mbi rete e qiellit do jene duke pushuar.
Tash ma nuk jena, Na me keto lule,
Plot arome dhe diell ato ndricojne.
Dashurise se merguar.
Po m’duket sikur i kendojne.





Keto ishin krijimet tuaja,,
Lexime,komentime sa me te kendshme!!

Mos harroni tema per muajin qe vjen eshte;

-Qershor-Qyteti im.!


Mire u lexfshim!!
Flm per dergimet







Shkrimi numer ; 1-Me shkruaj! -Rezultoj diku ne nje faqe autorsie ne F_B.
Prandaj shkrimi u fshi nga konkursi;
Ju kerkoj ndjese nga ana ime per mos kontrollimin e shkrimeve, me me perpikmeri ne ; google.
Para hapjes se konkursit.
Kalofshi mire.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Votoni Krijimet e Majit!

E gjeta Vangjel, e gjeta!
 
Titulli: Votoni Krijimet e Majit!

2 - mik!

Kushdo qe e ka shkruar i lumte.
Ju pergezoj edhe ju tjereve per krijimet. Te gjitha te bukura.
 
Titulli: Votoni Krijimet e Majit!

5. .. quhet pjesa e temthave ( floket e thinjur mbi veshe)
 
Titulli: Votoni Krijimet e Majit!

Duhet te fillojme me kritika tani :D
Ke te shajme te paren?
 
Titulli: Votoni Krijimet e Majit!

Epo ne kemi poet ktej nga anet tona..:))
Ajde suksese te gjitheve!

O Endrra e bukur ,na dergo ndonje rrjesht nga ata tut ti.
E duku ,se ke humbur krejt!!
Te pershendes e dashur! :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e Majit!

Te gjitha shume te bukura ! Meritojne pergezime te fuqishme autoret .
Me ngjajne shume origjinale dhe te pasura .
 
Titulli: Votoni Krijimet e Majit!

Erdhi mesi muajit? BOh. kam humbur sensin e kohes ..
Pergezime te tereve.
Mik-vota! Me mik po ja japim :p, (Shaka) Me pelqeu shume!
 
Titulli: Votoni Krijimet e Majit!

Hmmmmmmmmmm :)

Te pakten shkrimet sjane aq hipokrite sa anetaret, nga dalin vras mendjen shkrime aq te mire
thelle-thelle jeni thesare me vete

Tani per krijimet nuk e di, 1-shi me pelqeu
2-po se po
dhe e fundit kendshem si shi pranveror :D
 
Titulli: Votoni Krijimet e Majit!

kritikat jane me te bukura se keto pelqimet :D
 
Titulli: Votoni Krijimet e Majit!

Me pelqyen 1shi dhe 2shi...jam shum n'pozicion t'veshtire tani, sdi ke te zgjedh :p
3shi me lodhi...uar uar uar ne çdo fjale, s'kishte te mbaruar! 5en pertoj ta lexoj. 6ta snuk!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Votoni Krijimet e Majit!

Kush ka ber lemsh moj korbe :D
 
Titulli: Votoni Krijimet e Majit!

E pa pare e para
 
Titulli: Votoni Krijimet e Majit!

Pesa me rrembeu
 
Titulli: Votoni Krijimet e Majit!

Bukur jo keq,e dyta me pelqen shum.


Suksesee!
 
Titulli: Votoni Krijimet e Majit!

Fillo njehere Fly ti,se te kam qef kur fillon e shkruan me nota kritike :p

ta prish un ty seksi? mua me kan mar qe me kan mar inat, le te me marin dhe pse i shaj :p

1: Brumin e ka shum te mire, ka ndjenje aty po duket qe si ka rene nje here siper me sy per ta permirsuar ne dukje.
Gjithsesi mua me pelqen dhe pse do doja ta shihja me lart

2: Ne pergjithesi duket mire por kur perpiqesh te perdoresh dhe germen (ë) duhet ta perdoresh ne te gjithe poezine se duket si gjysmak

3: Lexova kritiken e Legally_Sweet ne faqen e pare: 3shi me lodhi...uar uar uar ne çdo fjale. eshte e kot ti shtoj gje, megjithese mendoj se pertej ketyre rreshtave ky antar mund te sjelli shume me teper, duket qe "lexon" dhe mbase "shkruan"

4: Me ben te humbas ne rreshta por jo per mire, njesoj si te besh nje xhiro se ske cfar ben jo se ben xhiro se te pelqen te ecesh. Sme ngjall gje.

5: Per mua eshte me e mira por do ja gjej ndonje gabim qofte dhe ne 1 presje.

6: Sikur e kane detyruar te mari pjese.

un jam per: 1, 2, 5. Me teper per 1, mbase i jap kurajo te permirsohet "estetikisht"
 
Titulli: Votoni Krijimet e Majit!

6: Sikur e kane detyruar te mari pjese.

Kete me percolli dhe mua 6-ta. Sh e ftohte dhe artificiale.

Ndersa per 5-sen do thoja : Mu duk sikur po lexoja nje copez te shkeputur nga ndonje roman. I lumte sh e ka shkruar!
 
Titulli: Votoni Krijimet e Majit!

Numri 1 eshte autentik shkrim i antarit??? e sigurt?

ath paskemi nje shkrimtare brenda nesh...urime
 
Titulli: Votoni Krijimet e Majit!

Pershendetje Te nderuar antar/e!
Kerkoj ndjese nga ana ime,pasi nuk kam kontrolluar shkrimet me kerkim ne google.
Qe te vertetoja brenda mundesive(pak ose shume) autorsin e shkrimeve;
Nisur dhe me iden qe ishtin autentike te antarve tane.

Prandaj pas komentit te Monikes,bera nje kerkim;
Shkrimi numer 1-Rezulton diku ne nje faqe autorsie ne F_B.
Prandaj shkrimi do largohet nga konkursi;

Duke kerkuar dhe njehere ndjese,ju pershendes !
Kalofshi mire.
 
Titulli: Votoni Krijimet e Majit!

Un votova 5 si me e mira qe eshte.

Sa per 1, sdo tregohet autori per te shmangur "debatet" :)
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top