Vllaznia-Tirana 0-1, Muzaka ndez miqte e zhyt shkodranet

AjSi

...
V.I.P
Ky është paralajmërimi më i qartë se Vllaznia mund të përjetojë sezonin më të keq në historinë e saj pasi dergjet ne vend te fundit. Fitorja e dyte radhazi e Tiranes e ngjit ne vendin e 4-t

Images.ashx


Tirana fitoi minimalisht 0-1 me Vllazninë në “Loro Boriçi” në ndeshjen hapëse të javës së 9-të të Kategorisë Superiore. Golin e vetëm të takimit e shënoi mesfushori Gjergji Muzaka në minutën e 28-të pas nje gabimi te mbrojtesit Doci.

Nje ndeshje qe pervec golit dhe 2-3 rasteve nuk percolli tek tifozet ndonje emocion te vecante, edhe pse luanin dy nga skuadrat me te njohura te futbollit shqiptar. Vllaznia dominoi në aspektin e zotërimit të hapësirës territoriale, por Tirana ishte me e qartë taktikisht. Kapiteni i skuadrës shkodrane, Vioresin Sinanin, edhe në këtë takim nuk e gjeti rrugën e rrjetës. Ne teresi skuadra shkodrane ka vuajtur ne finalizim, duke mos arritur per asnje moment te gezonin tifozet ne Loro Borici.
Për Vllazninë (7 pikë në 9 ndeshje), kjo ishte humbja e parë në Shkodër dhe e gjashta sezonale. Nente herë kampionët e Shqipërisë janë zhytur totalisht në një krizë të gjithanshme identiteti dhe sportive. Dështimi me Tiranën është paralajmërimi më i qartë se Vllaznia, që edhe pse ka zëvendësuar Hasan Likën me Roland Luçin, mund të përjetojë sezonin më të keq në historinë e saj futbollistike, pasi dergjet prej javësh në dy vendet e fundit të Superliores. Fitorja e dyte radhazi e Tiranen nen drejtimin e Alban Tafajt, i ka ngjitur bardheblute ne vendin e 4 me 14 pike.
Sa për statistikat mund te thuhet se dy skuadrat kanë zhvilluar deri tani midis tyre 153 ndeshje. Bilanci: 71 fitore Tirana, 35 barazime, 47 fitore Vllaznia. Golat: 218-178 për Tiranën. Në 30 ndeshjet e zhvilluara nga sezoni 1999-2000, dominimi i Tiranës është i qartë: 22 fitore Tirana, 5 barazime, 3 fitore Vllaznia. Golat 60-29 për Tiranën.


Kategoria Superiore
Java e 9-te
E premte
Vllaznia-Tirana 0-1
E shtune
14:00 Apolonia - Flamurtari
14:00 Dinamo - Gramozi
14:00 Shkumbin - Laci
Te dielen
13:00 Kastrioti - Besa
14:00 Teuta - Skenderbeu

Burimi:Ikbin
 
E kemi startu icik si keq me duket po gjithsesi kam shume shpresa qe do te ngjitemi edhe njehere ne vendet e para..Vlaznia dihet eshte skuadra me e mire e futbollit shqiptar..!! :D
12807_200884_VLlaznia.gif

:kercim:
 
Vllaznia nuk po i dhuron tifozave tvet buzqeshjen dhe gzimin qe meritojn.

Uroj qe kjo gjenje shume e dobet e klubit te marri fund sa me pare. Kjo eshte asgja krahasu me humjen me Lacin. E pabesushme
 
He pra edhe per mu hera e pare qe e shof ne kyt nivel kaq t ult..se kisha pa najhere ne ven te fundit
po thuj ishalla ka mundsi hala me u permiresu..mu sma mush menjen as ky trajneri i ri vl
 
He pra edhe per mu hera e pare qe e shof ne kyt nivel kaq t ult..se kisha pa najhere ne ven te fundit
po thuj ishalla ka mundsi hala me u permiresu..mu sma mush menjen as ky trajneri i ri vl

Nuk asht faji i tranjeir gjithmon mar. Ka tbajn me lojtart dhe menazhimin e klubit. Fushaj ja ka nxi jeten, sic duket ka hum lek me ket krizen, sidomos te Colosseo shum pak xhiro ka e mos po i shet neshjet. Manej lojtart jan shum kaprico, tan diten kafesh jan nven qe me ken tu ba stervitje. Shemulli ma i keq, Sukaj, prej nji lojtar me pretendime per me kalu ne Seria A apo bundesligen gjermane perfunon ne kategorine e dyte turke sepse nuk punojn per me majt pozicionin e tyne.

Ca me than mar, don zoti e sbin nkategori tdy per si ja kan nis.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top