Vlerat thelbesore te BE-se

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Themelet e Evropës së bashkuar u vunë mbi idetë dhe vlerat fundamentale,të cilave shtetet anëtare u përmbahen dhe të cilat i kanë jetësuar institucionet operative të Komunitetit. Këto vlera të pranuara fundamentale përfshijnë sigurimin e paqes së përhershme, unitetit, barazisë, lirisë, sigurisë dhe solidaritetit.Qëllimet e deklaruara të UE-së janë mbrojtja e parimeve të lirisë, demokracisë dhe zbatimit të ligjit, të cilat i ndajnë të gjitha shtetet anëtare (neni 6(1) UE). Së bashku me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, këto parime janë përforcuar në Traktatin e UE-së. Nëse bëhet shkelja e këtyre parimeve, për herë të parë janë parashikuar klauzola për masat që duhen marrë (nenet 7 dhe 8 UE). Praktikisht, kjo do të thotë se, nëse kryetarët e shteteve dhe qeverive që veprojnë sipas propozimit të një të tretës së shteteve anëtare ose sipas propozimit të Komisionit, dhe pas marrjes së pëlqimit nga Parlamenti Evropian, deklarojnë se ka ndodhur shkelje e vazhdueshme e parimeve themelore të UE-së, atëherë Këshilli, me anë të mazhorancës së kualifikuar, mund të pezullojë disa nga të drejtat që pasojnë si rezultat i zbatimit të Traktatit të UE-së dhe Traktatit të KE-së në shtetin anëtar në fjalë, duke përfshirë të drejtat votuese në Këshill. Megjithatë, Këshilli doemos duhet të ketë konsideratë të veçantë për pasojat e mundshme të një vendimi të tillë për të drejtat dhe detyrimet e personave fizikë dhe juridikë. Nga ana tjetër, obligimet ndaj shtetit anëtar në fjalë – sipas Traktatit të UE-së dhe Traktatit të KE-së – vazhdojnë të jenë të detyrueshme.

• UNIONI EVROPIAN - GARANTUES I PAQES

Nuk ekziston forcë shtytëse më e madhe për unifikimin Evropian se dëshira për
paqe. Këtë shekull, në Evropë janë zhvillur dy luftëra botërore mes vendeve, të cilat tani janë shtetet anëtare të Komunitetit Evropian. Prandaj, politika për Evropën, njëkohësisht nënkupton politikë për paqe, dhe themelimi i Komunitetit, paralelisht krijoi bërthamën e kornizës paqesore në Evropë, gjë që e bën të pamundur luftën midis shteteve anëtare të Komunitetit. Fakti që vërteton këtë është paqeja që më tepër se 40 vjet mbizotëron në Evropë.

• UNITETI DHE BARAZIA - TEMA Qث PثRSثRITEN

Uniteti është temë që përsëritet. Problemet e ditëve të sotme mund të kapërcehen vetëm nëse shtetet Evropiane lëvizin përpara, drejt rrugës që i shpie në unitetin e tyre. Qëndrimi i shumë njerëzve është se pa integrimin Evropian, pa Unionin Evropian, nuk do të ishte e mundur të sigurohet paqa (as në Evropë e as në tërë botën), demokracia, ligji dhe drejtësia, prosperiteti
ekonomik dhe siguria sociale, dhe ato nuk do të mund të garantoheshin për ardhmëri. Papunësia, zhvillimi joadekuat dhe ndotja e mjedisit, që moti nuk janë vetëm probleme nacionale; as që mund të zgjidhen në nivel nacional. Sistemi stabil ekonomik mund të krijohet vetëm në kontekst të komunitetit, kurse politika ndërkombëtare ekonomike e cila përmirëson performancën e ekonomisë Evropiane dhe kontribuon në drejtësinë sociale, mund të garantohet vetëm me anë të përpjekjeve të përbashkëta Evropiane. Pa kohezion të brendshëm, Evropa nuk mund të kërkojë pavarësinë e vet politike dhe ekonomike nga pjesa tjetër e botës, nuk mund të fitojë ndikimin e vet në botë dhe as të rikthejnë rolin e vet në politikën botërore. Uniteti mund të mbijetojë vetëm aty ku barazia është ligj. Asnjë banor i Komunitetit,nuk duhet të trajtohet me padrejtësi dhe nuk guxon të diskriminohet për shkak të nacionalitetit që i përket. Duhet doemos të ndalohet trajtimi diskriminues në bazë të gjinisë, racës, origjinës etnike, fesë ose besimit, paaftësisë, moshës ose orientimit seksual. Të gjithë banorët e Komunitetit janë të barabartë para ligjit. Kur bëhet fjalë për shtetet anëtare, parimi i barazisë do të thotë se asnjë shtet nuk ka epërsi mbi ndonjë shtet tjetër, kurse diferencat natyrale siç janë madhësia, popullsia dhe strukturat e ndryshueshme duhet të trajtohen vetëm në pajtim me parimin e barazisë.

• LIRITث FUNDAMENTALE


Liria është rezultat i drejtpërdrejtë i paqes, unitetit dhe barazisë. Formimi i një entiteti më të madh i cili i lidh 15 shtete, menjëherë mundëson lirinë e lëvizjes
përtej kufijve shtetërorë. Kjo nënkupton lirinë e lëvizjes së forcës punëtore, lirinë e krijimit, lirinë e ofrimit të shërbimeve, levizjen e lirë të mallërave dhe levizjet e lira të kapitalit. Këto liri fundamentale të Traktateve themeluese, garantojnë lirinë e marrjes së vendimeve të biznesmenëve, lirinë e puntorëve për të zgjedhur vendin ku do të punojnë dhe lirinë e konsumatorëve në zgjedhjen e llojeve më të ndryshme të prodhimeve. Konkurrenca e lirë u mundëson biznesmenëve t’ia ofrojnë mallërat dhe shërbimet e tyre një qarku shumë më të gjerë të konsumatorëve potencialë. Punëtorët mund të kërkojnë punë në tërë territorin e UE-së dhe të ndërrojnë vendin e punës sipas dëshirës dhe interesave. Nga oferta shumë e madhe e mallërave, që vjen si rezultat i konkurrencës së shtuar, konsumatorët mund të zgjedhin prodhimet më të lira dhe më të mira.

• PARIMI I SOLIDARITETIT

Solidariteti është liria e domosdoshme neutralizuese, pasi që zbatimi i nxituar i
lirisë është gjithnjë në shpinë të të tjerëve. Prandaj, nëse korniza e Komunitetit duhet të qëndrojë, ajo duhet gjithnjë ta pranojë solidaritetin e anëtarëve të vet si parim fundamental, dhe të ndajë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë midis anëtarëve të vet, edhe përparësitë, d.m.th. prosperitetin,
edhe përgjegjësitë.

• RESPEKTIMI I IDENTITETIT NACIONAL

Identitetet nacionale të shteteve anëtare respektohen (neni 6(3) UE). Qëllimi nuk është që shtetet anëtare të ‘shkrihen’ në BE, por më tepër të kontribuojnë
me veçoritë e tyre kualitative. Pikërisht kjo llojllojshmëri e karakteristikave dhe
identiteteve nacionale ia huazon UE-së autoritetin e vet moral, i cili shërben për beneficionet e tërë Komunitetit.

• NEVOJA PثR SIGURI

Së fundi, të gjitha këto vlera fundamentale varen nga siguria. Në të kaluarën e afërt, në një periudhë të lëvizjeve dhe ndryshimeve — dhe një periudhë në të cilën duhej ballafaquar me shumë sfida të panjohura — siguria është bërë nevojë elementare, të cilën Komuniteti duhet domosdo ta realizojë. Të gjitha veprimet e institucioneve të Komunitetit, duhet të kenë parasysh se njerëzit dhe kompanitë kërkojnë qëndrueshmëri, vijueshmëri dhe besueshmëri, kur bëhet fjalë për sigurinë e vendit të punës, kushtet e përgjithshme ekonomike
dhe për sigurinë sociale.
 
Last edited by a moderator:
Pe: Vlerat fundamentale te BE-se

Ne fakt desha e hedh disa mendime ne lidhje me BE.
Ajo qe ka bere pershtypje ne lidhje me aspektet e organizmit dhe funksionimit te organeve te BE, qe mungon struktura kryesore e udheheqjes ose me mire mungon organi i cili do te legjitimohej nga popujt e evropes per te vendosur per fatet e tyre. Ne fakt sipas ligjeve te BE organi me i larte dmth ai qe peshon me shume nga ana juridike dhe istitucionale eshte Komisioni evropian dhe ne aspektin politik organi me i rendesishem eshte PE, po ta shikojme me kujdes ket organizem se si funksionon do shohim se veton per te gjitha ligjet ne BE e ka KE, cka nga ana e rendesise objektive te gjitha deget e organeve te tjera do i bente te pavlefshme. Ne fakt ke edhe nje fakt tjeter qe eshte i rendesishme qe flitet per demokratizimin e BE, ne fakt kjo eshte nje fars totale pasi vetem demokraci nuk mund te quhet funksionimi dhe menyra e ndarjes se "pushteteve" qe i kane bere evropianet, pasi, demokrazia vepron mbi bazen e perfaqesueve dhe keta te fundit percaktojne dhe miratojne ligje per te perfaqesuarit qe ne rastin e BE kjo e drejta i eshte dhene PE por KE evropian po te doje hedh poshte te gjitha amendamentet, direktivat, rakomandimet, dhe ligjet ne pergjithesi. Fakt tjeter eshte edhe kultura qe ne aspektin teknik eshte me pak i rendesishem por jeton akoma shume e gjalle ne aspektin folklorik dhe ndjenja eshte e larte per cdo evropian dmth ndjenja e perkatesise fetare, dhe kombetare.
 
Pe: Vlerat fundamentale te BE-se

Organi me i rendesishem duhet te jete Parliamenti pasi ai zgjidhet drejtperdrejte nga qytetaret Evropiane dhe jo Komisioni. Ne fillim parliamenti nuk ka pasur shume pushtet por ama nepermjet Traktatit te Berlinit nje rritje ne pushtet vihet re. Per shembull nga Traktati u shtua procedura e bashke-vendimit ku Parliamenti ka te drejten te bashkepunoje me Keshillin Evropian mbi ceshtje te ndryshme politike, si mbi agrikulturen dhe buxhetin Evropian. Nga funksione konsultative qe ka pasur ne te shkuaren, tani i jane shtuar funksione legjislative kshu qe mund te ngjasoj pak me Kongresin e US pasi mund te ngadalsoj dhe parandaloj ligje qe propozon Komisioni kshu qe dhe ky eshte pushtet me vete.
Sa per deklarimin qe EU s'esht institucion demokratik varet per cfar lloj demokracie flitet dhe mund te hidhet si argument qe EU vepron si nje demokraci consosiationale.
 
Pare nga pikepamja e Traktatit te Lisbones, Parlamenti ka aq vlera ligjore sa ç'i lejojne traktatet kushtetuese perkatese dhe agenda midis istitucioneve.

Gure gure behet mure... me tutje Kala!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top