Vjehrrat jane shkaku kryesor

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Vjehrrat jane shkaku kryesor qe burrat ndahen nga grate

E Hene, 21 Korrik 2008


TIRANE - Padite e divorceve kane mbipopulluar Gjykaten e Tiranes. Arsyet jane nga me te ndryshmet por faji kryesor mbetet mbi bashkeshortet dhe te afermit e tyre. Ne nje interviste te dhene per gazeten "Koha Jone", psikologia Valbona Treska, tregon arsyet kryesore te divorceve ne vendin tone, pergjegjesite e femijes, zgjidhja problemit ushqimor etj, te cilat ajo i ka hasur gjate punes 3 vjecare te saj ne rastet e panumerta te ndarjeve.

Kush jane shkaqet te cilat kane shpene shume familje te ndahen?

Vjehrrat e bashkeshorteve jane shkaku kryesor i cili ka shpene ne divorcin e pjeses me te madhe te cifteve, kryesisht per ato familje jetojne me familjen e bashkeshortit. Vjehrrat jane ato qe kundershtojne nga nje ane nuset e tyre dhe nga ana tjeter jane nuset qe sqarojne pozicionin e tyre karshi vjehrrave. Ndersa meshkujt ndodhen para zgjedhjes se nenes apo te bashkeshortes. I njejti ndikim eshte edhe ai kur ne mes te nje familjeje hyn motra e bashkeshortit. Nje tjeter shkak i shtohet edhe gjendja ekonomike, pasi kryefamiljari eshte i cakorduar dhe i papergjegjshem per familjen e tij, per anen financiare, psiko-emocionale te femijes dhe kryesisht i pavemendshem ndaj bashkeshortes. Martesa kthehet ne nje shkaterrim kryesisht per familjet e reja qe krijohen.

Kush eshte iniciatori i divorcit?

Nga te dyja anet. Femra vjen ne gjykate dhe kerkon qe te divorcohet ne nje moment qe nuk mban me dhe ka humbur forcen e saj ne familje. Nje rol te rendesishem luan dhe emigracioni, qe ka shkaterruar familjen. Kur burri ndodhet ne emigrim ai s'ka me lidhje me gruan dhe me femijen. Ai sjelle vetem te ardhura ardhura, por s'ka kontakte me femijen.

Kush jane grupmoshat te cilat jane me te prekura per t'u divorcuar?

Zakonisht jane ato te moshes 28 vjec deri ne 45 vjec. Zakonisht ne divorc shkojne te gjithe ciftet qe jane martuar me mbleseri, te cilat pas shume kohesh martese thone po une cfare dua me kete kur se dua. Gjithashtu ne divorc shkojne te gjitha ciftet te cilat jane martuar shume te vegjel.

Pasi divorcit si zgjidhet ceshtja e pensionit ushqimor per femijet ?

Kur vjen puna te pensioni ushqimor baballaret bejne lufte qe pensioni ushqimor te jete sa me i ulet pasi e shohin sikur keto leke nuk do i marre femija por ish gruaja.


Marre nga koha jone
 
Divorcet, 2 familje ndahen ne 24 ore

E Hene, 21 Korrik 2008


TIRANE - Divorcet jane kthyer ne nje nga fenomenet me rritje te madhe ne kryeqytet. Kerkese padite e depozituara nga ana e familjareve jane shtuar ndjeshem kohet e fundit ne Gjykaten e Tiranes. Burime nga ky institucion kane bere te ditur se, cdo dite ndahen 2 cifte ne kete gjykate, per shkaqe nga me te ndryshmet. Sipas tyre, shkaqet kryesore jane, ekonomia familjare e varfer, tradhtia, si dhe shkuarja ne emigracion e bashkeshorteve, qe sjell ne ftohjen e marredhenieve dhe me pas ndarjen. Nga te dhane e marra nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane, mesohet se cdo dite regjistrohet nga nje ceshtje e tille qe do te thote nje zgjidhje martese cdo dite, nje familje shkaterrohet apo nje cift i ndare cdo 24 ore. Kjo sjell dhe probleme te renda sociale ne vendin tone. Por ky fenomen ka filluar te ndihet dhe ne rrethe te tjera te vendit ku me pare dhe nuk njihej. Qytetet me ndarjet e cifteve me te medha pas Tiranes, jane Durresi, Fieri, Korca etj. Por problemi me i madh duket se eshte kryeqyteti, pasi dhe perqendrimi i popullsise ketu eshte me i madh se ne rrethet e tjera.

Burimet nga Gjykata e Faktit ka rezultuar se nga janari e deri me sot jane regjistruar gjithsej 1549 padi per zgjidhje martese. Ndersa sipas statistikave te mbledhura ne kete gjykate jane pranuar 426 ceshtje te tilla dhe kane perfunduar se gjykuari 655 padive te te njejtit lloj. Nderkohe qe nga te gjitha kerkese padite e regjistruara asnjera prej tyre nuk eshte zgjidhur me pajtim nga cifti. Aktualisht ne kete gjykate ndodhen 239 kerkesa per divorc. Perpara gjykates dhe psikologeve mbetet i njejti problem per shkakun e ketyre divorceve, te afermit e bashkeshortit qe jetojne me ciftin ne banese. Sipas tyre, vjehrra apo vjehrri jane shkaqet qe ciftet e reja, hyjne ne konflikt me njeri-tjetrin. Kjo gje con ata deri ne gjykate, ku dorezojne kerkesat per ndarjen. Burimet nga gjykata kane bere te ditur se si shkaqe te ndarjeve te kurorave nuk perjashtohet as gjendja ekonomike, emigracioni si dhe martesat me mbleseri apo ne moshe te vogel. Keto te fundit sjellin dhe mos shkuarjen mire te bashkeshorteve te cilet me pas, duke mos e pare jetesen normale ndahen. Nje pjese e madhe e kerkesave per divorc jane depozituar nga vete bashkeshortet, ndersa nje numer me te vogel zene ato te meshkujve. Duket se jane keto te fundit qe dhunohen me teper dhe qe vendosin te marrin hapin e pare drejt ndarjes.

Nderkohe ne baze te te dhenave marre nga kjo gjykate kryesisht te divorcuarit i perkasin moshave 28 vjec deri ne 45 vjec. Ndersa pjesa me e madhe e cifteve te divorcuara kane pasur edhe femije. Nese me pare nena ishte pergjegjesia tani nuk eshte me. Per te vendosur se kush do ta mbaje femijen vleresohen kushtet psikoemocionale per rritjen e femijes, kushtet ekonomike. Te gjitha keto pasqyrohen ne nepermjet nje raporti ne gjykate duke percaktuar se kush eshte favorizues per te mbajtur femijen. Ushtrimi i pergjegjesise kalon te nena, pasi eshte nena ajo qe i rri afer. Nga ana e tij bashkeshorti eshte i idese qe duhet ta rrise gruaja femijen. Ka pasur raste qe femija i ka laura babait perkujdesje, kjo per shkak te lidhjeve te forta qe kane pasur. Sipas ceshtjeve te trajtuara ne gjykate shume baballare kane pasur konflikte duke ja lene nenes femijen. Nuk kane munguar as rastet kur femijet i kane kaluar edhe baballareve. Pergjegjesia e femijes ka kaluar ne varesi te lidhjes se femijes me prinderit. Nuk kane munguar as raste kur femijet jane ndare midis prinderve. Por ne disa dhjetera raste te tjera, femijet kane qene dhe faktor qe ka mbajtur te bashkuar familjen dhe pse marredheniet mes burrit dhe gruas kane qene ne nivelin zero. Avokatet qe merren me keto ceshtje tregojne se bashkeshortet sakrifikojne duke jetuar bashke vetem per shkak te femijeve. Por jeten e bejne te ndare sapo dalin jashte deres se shtepise. Redinalda Caushaj



Rregullat

Per te bere nje divorc pala paditese e cila ne kete rast eshte nje nga bashkeshortet paraqet ne gjykate, nje kerkese ku objekt eshte bashkeshorti tjeter. Pas caktimit ne gjykate te nje date per nisjen e ketij procesi gjyqesor pales se paditur i dergohet nje flete thirrje.



Pajtimi

Gjate realizimit te seances se para nese shihet se ka mundesi pajtimi mes ciftit qe keroon te ndahet ju caktohet nje kohe e cila varion nga dy muaj, tre ose nje vit. Nese pas kesaj kohe ata nuk paraqiten ne gjykate do te thote qe cifti eshte pajtuar.
 
Per mua keto jan vetem perralla Qenka vjerra shkaku nese din ta mbashe vjerren mir normale qe edhe ajo do te mabj mire nese e trajton keq edhe ajo te njejten menyre do ta shperblej
Une kam 10 daja dmth 10 nuse daje gjyshja ime te 10 i ka trajtuare mir edhe sote e kesaj dite te njejten gje ben eshte 75 vj Te njejten edhe nuset se nese nuset u sidhnin keq me gjyshin ose gjyshen edhe gjyshja ime naften do tja bente prandaj i lejme keto sepse nese din ta mbashe personin athere nuk te behet asnje shak te ndahesh ky eshte opinioni ime :)
 
mire qe e ditke ti shpirti i njerit ;)
 
Per mua keto jan vetem perralla Qenka vjerra shkaku nese din ta mbashe vjerren mir normale qe edhe ajo do te mabj mire nese e trajton keq edhe ajo te njejten menyre do ta shperblej
Une kam 10 daja dmth 10 nuse daje gjyshja ime te 10 i ka trajtuare mir edhe sote e kesaj dite te njejten gje ben eshte 75 vj Te njejten edhe nuset se nese nuset u sidhnin keq me gjyshin ose gjyshen edhe gjyshja ime naften do tja bente prandaj i lejme keto sepse nese din ta mbashe personin athere nuk te behet asnje shak te ndahesh ky eshte opinioni ime :)


Moj e dashur po ne fillim duhet te jete vjehrra e mire moj pastaj nuset se ke shkuar ke vjehrra nuk te ka ardhur ,ti i ben respektin si mama e burrit qe e ke ,ndersa ajo te ka nuse per djalin e vet ,gjyshja jote le t'ja bente naften po pastaj kur te plakej ndonje dite mos te kerkonte t'i sherbenin ..........
aman se ka ca vjehrra qe pupu mos te rrafshin per pjese .........bllah
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top