Vjedhin per te ushqyher te varfrit!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
“Robin Hudët” plaçkisin në Greqi

Anarkistët grekë, ditë më parë, e kanë vjedhur një supermarket dhe i kanë dhënë ushqimet falas protestuesve që kundërshtonin çmimet e larta të konsumit.Rreth 20 njerëz të paarmatosur, shumica prej tyre me kapela të zeza mbi kokë, kanë kryer të enjten një plaçkitje në qytetin verior të Selanikut, ka thënë policia lokale.

Mediat lokale i kanë etiketuar plaçkitësit si "Robin Hudët", duke marrë parasysh edhe protestat e tyre të ngjashme me ato që kishin ndodhur në të kaluarën.

Ata marrin vetëm pako me pasta, orizi dhe kartonë me qumësht, të cilat i vendosin në mes të rrugës që njerëzit të vinë e t’i marrin ato, ka thënë një zyrtar policor.

"Ata asnjëherë nuk kanë vjedhur para apo lënduar ndonjë njeri. Ata kërkojnë nga njerëzit të qëndrojnë të qetë por përdorin taktikën e pritës, duke kërcyer mbi tavolinat e parave", ka thënë ai.

"Kur ata sulmojnë pa kapela, njerëzit çuditen kur shohin se shumica prej tyre janë femra", ka përfunduar zyrtari. telegrafi
 
Eh cte ben tv-ja
 
Nje levizje jo e keqe edhe pse mendoj se ka menyra te tjera per te ndihmuar te tjeret ,te vjedhesh nuk eshte asnjeher zgjidhja e duhur.
 
Une e thashe Tv ben shume pune por me duket se e moret shume tragjikisht kete teme nuk e ben per te ushqyer njeri jo mos u genjeni thjesht duhet te terheqesh vemendjen e audiences ka disa menyra qe mund ta besh dhe nje nga menyrat ishte dhe kjo.... :)
 
Shume mire kane bere
e admiroj nje veprim te tille
 
Jo ngel tek mendimi im qe nuk eshte zgjidhje te vjedhesh!
Duhet te ket dhe alternativa te tjera pervec agresivitetit dhe dhunes!
 
Jo ngel tek mendimi im qe nuk eshte zgjidhje te vjedhesh!
Duhet te ket dhe alternativa te tjera pervec agresivitetit dhe dhunes!

sweet ka vjedhje dhe vjedhje,kjo eshte perhapur kaq shume sa neper super marketa asnje punetor nuk kundershton dhe keta nuk rembejne me dhune dhe agrisivitet.
pervec ketyre kane mbeshtetjen e popullit te thjeshte qe duartrokasin neper S/M.
 
vjedhja osht aksion i keq dhe nuk duhet justifikuar por e ka ni por n'ket rast sps kuptoj shum mir qa dmth mu rrit qmimet e mos mu rrit rrogat kshtu qe ne nje far menyre i mbeshtes kta tipa, kuptohet duhet me gjet ni zgjedhje kti problemit sps nuk shkohet parpara n'ket menyr...gjithmon kom mbeshtet Robin Hood sps ka pas teper padrejtsi, teper njerz qe rritshin pasunin e tyne mbi t'varferit (qe boheshin gjithmon ma t'varfer) por perseris me bindje t'thell qe aksjonet e kqija nuk justifikohen e vjedhja hyn n'ket kategori, kuptohet qe ka vjedhje e vjedhje amo...
 
Redaktimi i fundit:
Okey bledi une e kuptoj qe kta nuk vjedhin per veten e tyre...por per nje fakt te mire.... Por besoj qe duhet te jet dhe nje menyre tjeter per te zgjidhur kete problem:(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top