Vizatimi 3D, arti i manipulimit viziv te mendjes ( Alessandro Diddi )

Didi

C'est la vie.
Nuk eshte thjeshte vullneti per te kapur lapsin dhe per te derdhur nje talent rutinor vizatimi,
megjithese ky novator kumton modestish se "E gjithe cfare ju duhet eshte nje laps dhe dicka
per te nxjerre ne pah, dhe ju mund te krijoni me te vertete prekjen magjike". Kesaj s'mund ti
jete kryekeput keshtu, jo vetem nje laps e trandjea e nje fillese. Sikurse as pershkimi prej nje
dakordesie qe zgjon brenda vetes per nje rrekje talenti ne zgjim. Eshte shume me shume, eshte
ngasje per tu afruar teknikave te reja, sic eshte vizatimi 3D, ngulmi per te manipuluar momente dhe
detaje te ndryshme te zakonshme ne nje projektim vizatimor mbreslenes. Eshte thirrja kushtruese
per ta nderkallur brendin tende ne nje menyre komunikimi estetik te allasojte, tjeterqysh ngase
armata e artisteve komunikon me artdashesin. Kur artisti, Alessandro Diddi, ve laps ne leter, veprat
e tij marin jete.
E vecanta dhe ajo qe e ben kete akt artdeshmues nje joshje dhe afrimitet, eshte finesa dhe
delikatesa e manipulimit te imazheve reale me vizatimet. Vizatimet 3D jane arritur nga nje
mashtrim i mendjes, duke perdorur hije dhe kende per t'i dhene atyre nje jete te vetiake dhe
te beje 'kercimin brofes ne faqen e vijuese'.

Duke u afruar ne dakordesine e asaj qe arti i tij meriton, Alessandro Diddi shton:
"Une dua qe vizatimet e mia te vene ne dijeni te gjithe, se mesazhi eshte se syri
mund te genjej mendjen dhe te beje qe ju te besoni se ka dimensione qe nuk jane
me te vertete aty".

Duke perdorur duart e veta dhe objekte per te bere vizatimet te paraqiten edhe me shume
jetesore, ai mer pjese ne kete loje manipulimi viziv ne trajtesa te ndryshme, si per te na bindur
se cka ne mendjen tone eshte qellese perceptimi, perjetimi dhe perfshirje, nen urdheresen e shikimit.
Ne nje fare menyre ne vazhdojme te jemi te manipuluar nga ajo qe syri na jep, shpesh duke
ndikuar dhe sendertuar trubullt pikpamjet, reagimet dhe perfshirjen ne kontakt fizik me realitetin.

Ndersa shfleton kete parakalim objektesh dhe lojerash vizive, te bie ne sy se si ai fut vetveten
gjithsekund ne rol. Dhe eshte pikerisht kjo qe e ben me te besueshem aktin dhe me kercenues
renin pre e manipulimit.

Kete e percjellim ne rastin konkret kur lapsin dhe doren e tij e terheqin dy burra, me gjithe force.
Per te vazhduar kete loje arti viziv dhe loje me dimensionet dhe kontaktin fizik, me gjarprin,
i cili zgjaton ne perpjekjet per te dale nga kuadrati i bardhe i fletes se vizatimit.

Nje tjeter tregon gishtat e artistit te cilat zgjatojne jashte kuadrit fizik duke mbetur brenda fletes se vizatimit, e transformuar, e kapur ne metamorfoze, pikerisht prej kthetrave te tendosura dhe kercenuese.

Duke shtuar ne lidhje me marredheniet dhe shikuesit, me ate mase qe konsumon kete lloj arti Alessandro, eshte i mendimit dhe tejcon rrefenjen ne nje kuader vertetesie dhe transparence, duke shtuar se kur
njerezit shikojn vizatimet e tij, ata mbesin te shtangur. Nje moment befasie e ngrin kete mundesi komunikimi, ne te gjithe marredheniet me artin, edhe kesaj here, kundruesi kerkon me ngulm shtegun per te depertuar ne teresine e perjetimit, per te jetuar castin. Kjo qasje eshte perpjekje e tyre per te kapur fillin e se vertetes, per te perjashtuar vetveten nga kjo loje manipuluese vizuale, dhe per tu bere njesh me kumtin, duke e pranuar ta pershkoje ate.

Ata e pranojne vullnetarisht renien ne kete gracke. Pjesmerren kryekeput ne kete loje dimensionesh, shkujdesje e lapsit ne percaktimin korrekt te objekteve, dhe ashtu te pafat ne kete ngulm per te zbuluar trukun, u mbetet vete te argetohen, te shijone kete mashtrim te mendjes nga syri.

Kur ju e kuptoni mekanizmin e projektimit "anamorphic", ti e kupton se nuk ka dicka jashte normales, perkundrazi. Gjithcka te duket e vertete dhe perjetuese, reale dhe dinamike, vepruese dhe e gjalle.
Fundja vendos te besh nje marreveshje me veten ne kete loje trajtesash dhe te kesaj menyre komunikimi estetik.

Qellimi im, thote piktori, eshte gjithmone per te krijuar dicka te re dhe origjinale, te cilat njerezit do
te duan te shikojne dhe te ndjehen te intriguar nga kjo loje, nga kjo perfshirje. Thjesht duke u
perpjekur qe te kombinohen dy pasionet e mia, skicat dhe figurat, vazhdon Alessandro, une kam
qene ne gjendje dhe besoj, se ja kam dal te vij ndryshe ne kete ballafaqim, ne kete kontakt me
me admiruesit e ketij lloj arti.

Edhe pse nuk ka asnje mesazh, perpjekjet per te lexuar punet e mia, shton artisti, une nuk mendoj
se eshte e rendesishme qe njerezit te kuptojne, se ajo nuk eshte e nevojshme per te konsumuar ne
sasi te madhe te burimeve per te arritur dicka interesante. Ata argetohen, perfshihen, shtangen,
debatojne dhe ikin me nje ngarkese perjetimi dhe trullosje. Me modesti ai perfund se:
"E gjithe cfare ju duhet eshte nje laps dhe dicka per te nxjerre ne pah, dhe ju mund te
krijoje me te vertete prekjen magjike".


620x415xl43-alessandro-diddi-130710184100_big.jpg.pagespeed.ic.BJP1bqCl6_.jpg


alessandrodiddi6s.jpg

Alessandro-Diddi-anamorphic-illustrations-1-600x494.jpg


537a97293e328d6160b6507c6a22ba15.jpg


Drawings-by-Alessandro-Diddi_01i-@-GenCept-650x877.jpg

amazing-3d-drawing-alessandro-diddi-03.jpg

alessandro-diddi-drawings2.jpg




- KohaJone

P.S:
Kerkoj falje per perkthimin e artikullit qe nuk eshte i bere ashtu sic duhet por nuk arrita te gjeja artikullin origjinal dhe ta perktheja vet.:)
 
Last edited by a moderator:
521x480xl43-alessandro-diddi-130710184001_big.jpg.pagespeed.ic.lH9Bnn23ZD.jpg


l43-alessandro-diddi-130710184008_big.jpg


l43-alessandro-diddi-130710184035_big.jpg


l43-alessandro-diddi-130710184041_big.jpg


3d-pencil-drawings-alessandro-diddi-3.jpg

Reo1n_p__ztN0zGZ8V__lXgyPP8zu3XRClw5anvsdY4XGdXtIh.jpg

unbelievably-intricate-and-awesome-3d-drawings_640x483_a795.jpg


unbelievably-intricate-and-awesome-3d-drawings_640x526_d95b.jpg


Dessins-3D-crayon-a-papier-2.jpg
 

Attachments

  • 3d-pencil-drawings-alessandro-diddi-3.jpg
    3d-pencil-drawings-alessandro-diddi-3.jpg
    124.5 KB · Shikime: 0
  • Reo1n_p__ztN0zGZ8V__lXgyPP8zu3XRClw5anvsdY4XGdXtIh.jpg
    Reo1n_p__ztN0zGZ8V__lXgyPP8zu3XRClw5anvsdY4XGdXtIh.jpg
    4.2 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vizatimi 3D, arti i manipulimit viziv te mendjes

sa te bukura :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top