Viti i rëndë i Preshevës

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
763904hartaluginaprshvbujanovc1A11.jpg

ثshtë thënë dikur moti se njeriu i duron vuajtjet ngase edhe është kriujar me tipare mbrojtëse, nga vetë Zoti, në përballimin e ekzaminencave më ekstreme që mundë ti sjellë ndonjë tutorizëm e që interpelativiteti frustrativ i nxjerr në ballë të organizmave të sotit, deri edhe në ato shtetërore.

Nuk është thënë kot se pikërisht Serbia është ajo e cila shqiptarëve ua kacavjerrë “legjitimitetin” e masakruesëve ndaj vetë serbëve të saj në një tokë “të tyre”, tokë ku djepi “i saj” sa here që “përkundet” kthehet mbrapshtë.



Shkruan: Orhan Rexhepi

Istitucionet komunale në Preshevë e Bujanoc me asgjë nuk kanë dëshmuar se nuk janë pjesë fiktive e një Serbie të tillë !!!

Dhe po kjo Serbi …

26 Dhjetor 2008, rreth orës 1,00. Xhandarmëri shumë, dymijë deri tremijë. Fillon kidnapimi. Orët e hershme të mëngjezit shumë të ftohtë, okupohen tetë lokacione, futen në shtatëmbëdhjetë objekte, fillon brutalitet çnjerëzorë mbi familjet MEMISHI, HAJDARI, HASANI, SAHITI, SADIKU dhe FAZLIU. Preshevë, Raincë e Miratoc. PثSOJNث FثMIJثT, rrëmbehen Agushi, Fatoni, Ahmeti, Nazifi, Sameti, Ferati, Kamberi, Selimoni, Burimi.

INKUIZICIONI “MODERN” zgjatë 4, 5, 6, 7 orë dhe sigurisht nuk ndalet…

26 Dhjetor 2008, rreth ores 8,00. Në Vranjë, kryekidnapuesi Ivica Daçiq dhe zëvendës-kryekidnapuesi Milan Markoviq. Me vrap pas tij kryetari i komunës së Preshevës, atëherë Nader Sadiku, kryetari i Kuvendit komunal të Preshevës, atëherë Ragmi Mustafa . . . Mungon Riza Halimi, përgaditet për Nju Jork, te familja e tij.

26 Dhjetor 2008, rreth ores 13,00. “vdekja i pret”. Rruga për në Beograd, një mal përtej Nishit, dërmohen së rrahuri. Kërcënohen me likuidim.

26 Dhjetor 2008, mbrëmje. Rrahen e rrahen, tash në Beograd. Deklaratat janë të përgatitura e të imponuara fund e krye.

27 Dhjetor 2008. Hutia nuk është jetime. Familjarët e mbetur nëpër shtëpitë e tyre, disa nëpër kasolle, pse jo edhe nëpër shtalla, presin tu drejtohet dikush. “Udhëheqësit” nuk guxojnë, kanë marrë urdhëra nga kryekidnapuesi.

28, 29, 30, Dhjetor 2008. . . Pritja e kotë. Familjarët presin. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, atëherë Ragmi Mustafa, nuk thirrë një Seancë të jashtëzakonshme, nuk guxon. Tashmë edhe popullata fillon të shqetësohet. Fillon largimi i të rinjëve nga Lugina e Preshevës, pjestarë të ish- UاK-së dhe ish-UاPMB-së, por edhe të tjerë!

Janari 2009. Fillohet me protesta. Megjithatë diçka e mirë ndodhë. E para protestë, e dyta, e treta, e katërta . “Udhëheqësit” dalin para kamerave . . .

25 Janar 2009. Më në fund mblidhet Kuvendi i Luginës së Preshevës. “Kushtëzohet” Serbia, pas tri ditësh rikthehet heshtja.

Janar, Shkurt 2009. Rrënqethja vazhdon. Familjarë të të burgosurve tregojnë, brutalitet i paparë e i padëgjuar ndaj djemëve. Thyhen Hundat, mbyllen pamjet e syve, thyhen dhëmbët, thjeshtë thyhen kokat, gjakosen muret.

Shkurt, Mars 2009. Mjerimi nuk ndalet. Vizitat në burgun qendror të Beogradit vazhdojnë. Familjet e të burgosurve janë të varfëra, ato presin!!! Nga “udhëheqësit” assesi jo, ata ruajnë pozicionet e tyre, me çdo kusht.

25 Mars 2009. Kontinuiteti shqiptarë i esatpashizmit. Kësaj radhe Beogradi, jo Parisi. Riza Halimi dhe Jonuz Musliu nënshkruajnë për Trupin Koordinues serb. S’ka gjë, e dijnë se çfar do të ndodhë një ditë më vonë.

26 Mars 2009, vetëm një ditë më vonë. Burgjet serbe janë të errëta. Fakte nuk ka fare. Vazhdohet paraburgimi edhe për tre muaj. Riza Halimi, Ragmi Mustafa, Jonuz Musliu, kanë harruar se dikush është në burgun e Beogradit. Përgatiten për ripozicionime.

Prill, Maj 2009. Farsa e zakonshme. Prishet një koalicion, kërkohet shkaku, Trupi Koordinues apo posti i Kryetarit të Komunës, më pas na del kjo e dyta. Formohet një koalicion tjetër. Tash na del në skenë edhe Skender Destani.

6 Qershor 2009. Skenarët e zakonshëm serb. Në Lluçan sulmon “dikush” xhandarmërinë serbe. Dy ditë më vonë Tadiq flet për terroristët shqiptarë!

25 Qershor 2009. “AKTAKUZA” ngritet. Nuk ka as edhe një fakt argumentues. Nuk ka as edhe një serb, rom apo ndonjë tjetër të vrarë në periudhën kohore Qershor-Tetor 1999 në Gjilan. Në Preshevë fillon e pastaj vazhdon ndërrimi i drejtorëve. Seancat shkojnë njëra pas tjetrës. Kryetari i Kuvendit komunal të Preshevës, tash Skender Destani, nuk pranon të futet اثSHTJA e DJEMثVE në këtë Kuvend. Këshilltarët vendosin ndryshe.

14 Korrik 2009, herët në mëngjes, indikacion i qartë. Ndërtesa disakatëshe në jug të Preshevës. Eksplodon diçka rëndë. Plagosen dy fëmijë. Asnjë nga banuesit serb nuk ndodhet aty. Hiç më larg se tri orë më vonë në Preshevë, Norçë, Geraj dhe Miratoc. Përsëri xhandarmëri shumë. Tash merret me vehte Qenan Mehmeti.

17 Korrik 2009, deri diku vetëdijësohet Kuvendi komunal në Preshevë. Merren kërkesa të forta. Kushtëzime të pa-afatizuara. Pas tri ditësh përsëri heshtje.

2 Gusht 2009, përsëri Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë. Bisedime mes Beogradit e Preshevës. Lugina e Preshevës Rajon i veçantë. Heshtja përsëri nuk mungon. Historia vazhdon të ndodhë.

Gushti 2009, nëpër Gjilan e kanë lehtë, patriotizmi vlon nëpër kafenetë e saja.

23 Shtator 2009, Gjyqi i Qarkut në Beograd. Fillon Procesi Gjyqësor kundër nëntë të kidnapuarëve më 26 Dhjetor 2008 dhe në mungesë, kundër tetë të tjerëve. Zëvendës-prokurori Miroljub Viktoroviq e lexon aktakuzën. Prokuroria për Krime Lufte e Republikës së Serbisë i ngarkon ata se kanë kryer KRIME LUFTE, gjatë procesit hetimor ndaj 51, në Aktakuzë ndaj 59 dhe së fundi ndaj 80 serbëve, në mesin e tyre ndonjë romi e edhe ndonjë shqiptari spiun.

Këto “KRIME LUFTE” sipas tyre i paskan kryer nga mesi i Qershorit e deri në fund të Tetorit të vitit 1999 në qytetin e Gjilanit, derisa më 9, përkatësisht 10 Qershor 1999, është nënshkruar Marëveshja e Kumanovës më të cilën edhe ka përfunduar LUFTA, marëveshje të cilën e ka nënshkruar edhe vetë Serbia.

16 Shtator 2009, Shaipi, Belgzimi dhe unë. Vizita e parë. Ata shajnë institucionet lokale të Preshevës. Institucione që flejnë, nuk bëjnë gjë.

Derisa ne assesi nuk jemi në hap me kohën ajo ecën para neve. Nuk kapemi dot me të. Thjeshtë nuk dijmë të hedhim HAPIN. Mësojmë vonë për ta hedhur atë. Kundër vehtes bëhemi të hershëm, nuk pritojmë fare. Beogradi e din mirë këtë. E ka pra aq të lehtë ta bëjë të vehten. Nëntë djemtë tanë, tashmë e dijnë shumë mirë gjithë këtë. Ajo e cila po i mban ata atje, fatkeqësisht me ndihmën tonë të madhe, është GثNJESHTRA, RRENA…

- RRENA e MADHE
23 Shtator 2009. Gjyqi i qarkut në Beograd. Fillon. Prokuroria e thotë të veten. “Masakra” ndaj serbëve. Ata “nuk gënjejnë”.

- ILIRIA FLET
24 Shtator 2009. Djemtë tanë fillojnë të flasin në gjuhën tonë, dhe ta rrënon trurin ajo thënia;
SHQIP FLET GURI N’VEND T’ VET’
TASH TREMIJ’ E MA SHUM’ VJET


- BEOGRADI I MJERث
24, 25, 28, 29, 30 Shtator 2009, Krenaria nuk mungon. Fillon me Agushin, pastaj me Fatonin e deri te Burimi. Të pafajshëm, të paluhatshëm. Beogradi të del i vogël para tyre.

- E VثRTETA I
24, 25, 28 Shtator 2009. Agushi e thotë të tijën.Nuk hamendet fare. E vërteta menjëherë ngjitet në shesh.

- E VثRTETA II
28 Shtator 2009. Fatoni shkurtë, qartë. Foshnja njëmuajshe nuk din të flasë. Ajo qanë në temperaturën -5, -10. Mërdhihet. E vërteta flet, nuk ka shans të shmanget, ajo ka ndodhur.

- E VثRTETA III
28, 29 Shtator 2009. Edhe Ahmeti thotë DIاKA. Tyta e revoles në kokën e tij. Ai e tha atë e cila duhej të thuhej. Revolja nuk kishte bërë punë fare.

- E VثRTETA IV
29, 30 Shtator 2009. Nazifi. اdo gjë e qartë. Malltretimi, pasojat. Mezi flet. Mezi mbahet në këmbë. Ndërpritet gjyqi. Mjeku detyrohet të thotë të vërtetën.

- E VثRTETA V
30 Shtator 2009. Sameti. I thyer në kokë, në dhëmbë. Por ama i padorëzuar. Nuk mbetet prapa të tjerëve aspak.

- E VثRTETA VI
30 Shtator 2009. Ferati. As edhe vetë organet serbe nuk e dine pse e kanë marrë me vete! Edhe kjo është e vërtetë e hidhur.

- E VثRTETA VII VIII IX
30, 31 Shtator 2009. Kamberi, Selimoni, Burimi. Folin pak por bindshëm. Nuk ishin njohur më pare fare. Beogradi i njoftoi mes vete. Edhe një e vërtetë ndër të shumtat.

- RRENA II III
2 Tetor 2009. Dy “dëshmitarë”, serb që të dy. “Masakrat”janë bërë në Gjilan, ata nga Vitia. Kanë dëgjuar, nuk kanë parë. Kot së koti.

- RRENA IV
3, 4 Tetor 2009. Edhe dy të tjerë. Prap serb. Por këta nga Gjilani. Njëri prej tyre “kujtohet”… para dhjetë vjetësh. Mbrojtja pyet: Cila është data sot? Përgjigja: I nënti, muaji i pestë. Na kthen pesë muaj prapa. Ama dëshmitarë se!!!

- “RRENA” V
5 Tetor 2009. Edhe ky nga Gjilani. Thotë se ka qenë në Konvikt. Nuk e kanë malltretuar fare. I sheh fotografitë e që të nëntëve. Thotë, asnjërin nuk e kam pare në Gjilan. Prokuroria KAPET në dëshmitarin e vetë.

- RRENA VI
2, 3 Nëntor 2009. Tash të mbrojturit. C1, rome nga Gjilani. “E përdhunuar”. Shpejtë e lehtë shtrihet nga mbrojtja. Edhe djemtë koordinohen fort.

- RRENA VII
4, 5 Nëntor 2009. Romja tjetër, C2. Fillon të lexojë diçka, “të vërtetën” e saj sigurisht. Mbrojtja reagon ashpër. Pasojnë dënimet.

- VIZITA
6 Nëntor 2009. Unë, Alifeti e Selamiu. Takojmë ndaras të gjithë. Nga dhjetë minuta secilin. Të FORTث, me bindje të plotë. E dijnë se Presheva ka njerëz të mire por edhe të këqinjë. Përshëndesin ata të parët.

18 Nëntor 2009. Fëmijët shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci i çojnë në Beograd. Takojnë Boris Tadiqin. Takojnë edhe Milan Markoviqin. Ragmi Mustafa së bashku me një të tijin. Riza Halimi aplaudon. Ai “harron” se NثNTث ndodhen në Beograd, tashmë një vit. Ai “harron” se ata janë në BURG. Ai “harron” se ata kanë fëmijë. “Harron” se po ky Tadiq dhe po ky Markoviq i kanë kidnapuar më të dashurit e këtyre fëmijëve. Fatkeqësia vazhdon, esatpashizmi nuk ndalet!!!

- RRENA VIII
7 e 8 Dhjetor 2009, përsëri dëshmitarja C2. Tenton të gënjejë por nuk ia del dot.

- RRENA IX X
9 Dhjetor 2009, ia fillojnë të mbrojturit serb, A1 tërhiqet, A2 dështon gjatë identifikimit.

- RRENA XI XII XIII
10 Dhjetor 2009, A3 dhe A4 dështojnë gjithashtu, A5 tërhiqet. Rikthehet C2, ajo përmes fotove “identifikon” tre nga djemtë tanë por edhe gjashtë të tjerë që nuk kanë lidhje me rastin.

- RRENA XIV
17 Dhjetor 2009, një “dëshmitarë” serb nga Kamenica. Ai flet për Kfor-in amerikan në Kamenicë derisa atje ka vepruar Kfor-i rus!

- TASH GJYKATSJA RRENث
17 Dhjetor 2009, gjykatsja thotë se dy dëshmitarët e mbrojtjes, të nacionalitetit rom nga Gjilani nuk kanë ardhur. Më vonë del e vërteta se ata nuk janë ftuar fare !!!

- RRENA XV apo XVI
18 Dhjetor 2009, “dëshmitari” B2 i paparalmëruar fare. Llomotitë, llomotitë e asgjë nuk thotë.

- PRISHTINA BثN BEOGRADI S’BثN
18 Dhjetor 2009, kërkohet mbrojtja në liri. Avokatët arsyetojnë me rastin e serbëve të Novobërdës të cilët Gjyqi i Prishtinës i liron të mbohen në liri. Trupi gjykues i Gjyqit të qarkut në Beograd kundërshton pa as edhe një arsyetim.

- اUDIA
18 Dhjetor 2009, mbrojtja kërkon ekspertizë psikiatrike pë C1 dhe C2, gjykata pranon.

- “S’KA GAJLE”
18 Dhjetor 2009, kryetarja e Trupit gjykues Snezhana Nikoliq Garotiq thotë se gjyqi do të vazhdojë në 1 Shkurt 2010.

Në pritje, “shqiptari nga Presheva”. Dëshmitari i mbrojtur, tash dëshmitarë bashkëpuntorë “Bozhur 50”. Nëse është i vetëm, dhe si duket është? Fatkeqësia e kontinuitetit, ky është i dyti. Në 1982 kishte qenë i pari, në fakt e parja. Së shpejti do të mësojmë emrin e të dytit, të parës ia dijmë.
Institucionet komunale nuk japin gjë. U duhen për xhepat e tyre. POPULLI, megjithatë POPULLI është ai që jep. Por populli e ka edhe pjesën tjetër! Vazhdon të shkojë flakë “patriotizmi” nëpër kafenetë e Gjilanit. Ka boll lekë, nuk vjen as edhe një nga andej.
Perëndia është AJO, e cila i definon ngjarjet, ndodhitë, si ato të mëdhatë edhe ato të voglat, derisa ne detyrohemi të jemi pjesë e këtyre ngjarjeve, ndodhive, me apo pa dashje.

ME DASHJE PثR Tث KEQ,
Fatkeqësisht.

PA DASHJE PثR Tث MIRث.
Fatkeqësisht.

Por ka edhe nga ata që nuk janë ndalur kurrë sepse e mira nuk vjen vetëvetiu, sepse e drejta duhet të dale në shesh detyrimisht. E këta, së bashku me të burgosurit, familjet e tyre si dhe me njerëzit e mirë nuk do të ndalen deri në fund. Nuk ka thënë kot Dhimitër Pasko,

DHE PLORI MU NDRYSHK
HAMBARI MU MYSHK
PO AMA SHPRESA S’MU VYSHK

26 Dhjetor 2009, Koprracët në pushtet. Kryetari i Komunës së Preshevës, tash Ragmi Mustafa, Kryetari Kuvendit komunal të Preshevë,s tash Skender Destani dhe deputeti në parlamentin serb, gjithnjë Riza Halimi, duhet të kryejnë punën e vet. Mbrojtja po vepron mirë.

AGUSHI, FATONI, AHMETI, NAZIFI, SAMETI, FERATI, KAMBERI, SELIMONI, BURIMI.

U kidnapuan.
Janë të Burgosur.
Janë para gjyqit serb.

POR AMA, JANث EDHE QYTETARث Tث KOMUNثS Sث PRESHEVثS, QYTETARث SHQIPTARث.

(Orhan Rexhepi është i përzgjedhur nga vetë të burgosurit për përcjelljen e rastit të tyre)

I nderuari vëlla, e nderuar motër merre këte për Obligim që ta shpërndashë atje gjithkund ku flitet shqipja.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top