Viti 2019-Resume

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Meqe jemi ne fund te vitit, pashe 1 poster ne fb qe thoshte:

What did 2019 teach you? dhe e hapa 1 teme per tu shprehur, e shfryer, ose per tu gezuar s'e di.

Cfare ju dha viti 2019?
Cfare realizuat?
Cfare ju morri?
I kishit vene synime vetes te cilat nuk i arritet?
Cfare ju mesoi?
Me pak fjale, si shkoi ky vit?


67284493.jpg
 

Attachments

  • 67284493.jpg
    67284493.jpg
    59.7 KB · Shikime: 0
  • 67284493.jpg
    67284493.jpg
    59.7 KB · Shikime: 0
Mjesi Soulinaaa. :)
Per vitin qe po mbyllim,drejt me thene per mua ishte i mrekullueshem,i qete me nuanca deti , qielli dhe nje diell qe me ngrohi shpirtin,mendjen dhe trupin.
 
2019 per mua ishte me pak i vrullshem se 2018ta. I qete. Pa synime te medha, pervec vazhduemesise se asaj qe arrita ne 2018te.

Kapa ca projekte ne vere shyqyr ?

Mbylla ato lende qe i pata vene synim vetes.


Fatkeqesisht nuk arrita te pervetesoj gjuhen ne nivel akademik, dhe ky eshte nje deshtim i vertete.

Njekohesisht nuk rashe asnje kg qe doja te bija.

Ndersa muaji i fundit dhe termeti qe ra me beri te kuptoj sa e dua vendin tim. Gjithmone i kam urryer patriotizmat. Malli per vendin me merrte sepse kisha kujtime me njerezit, jo per guret kot. Kte punen e atdheut e kam pare si nje vendim qe nuk jam pyetur une. Aty u linda. Ama perjetimi qe kam patur afro 10 dite me beri te njihja me mire vetveten. Perjetim qe s'kishte lidhje me familjaret sepse ata ishin shume mire dhe te qete komplet. Ama vec me faktin se ajo fatkeqesi i ndodhi Shqiperise!
 
Cfare ju dha viti 2019?
Cfare realizuat?
Cfare ju morri?
I kishit vene synime vetes te cilat nuk i arritet?
Cfare ju mesoi?
Me pak fjale, si shkoi ky vit?

Asgje qe se kisha
Asgje qe se doja
Asgje qe sme perkiste
Jo, asnje synim , jetoj cfare vjen e leshoj cfare do te iki
Shumcka...kryesorja ishte - Mos nenvlereso intuiten dhe mos i jep ze fjaleve boshe!
Mund te kish shkuar e me mire...por sigurisht e me keq!
 
Meqe jemi ne fund te vitit, pashe 1 poster ne fb qe thoshte:

What did 2019 teach you? dhe e hapa 1 teme per tu shprehur, e shfryer, ose per tu gezuar s'e di.

Cfare ju dha viti 2019?
Cfare realizuat?
Cfare ju morri?
I kishit vene synime vetes te cilat nuk i arritet?
Cfare ju mesoi?
Me pak fjale, si shkoi ky vit?

Viti 2019 ishte nje vit jo pak i rendesishem per mua. Arrita aty ku planifikoja kahere. Do doja qe cdo vit te ishte i permbushur si ky por e di se per mua eshte e pamundur te ndodhe kjo.
Megjithate mes gjithe atyre te mirash qe mora kete vit me mesoi se duhet te jem jo aq shume i sigurte ne veten sidomos me ngjitjet ne male. Nje gabim i vogel, qe me kushtoi, munde te jete shume i rende.

Por kete vit kam bere edhe plane te ardshme. Don kohe dhe do ju tregoje pas 4 vitesh nese do arrije.
 
Hmmm 2019
- ndrova nje shtepi
- ndrova nje pune e nje kolektiv pune
- kam po te njejtin vizion per te ardhmen
- vendosa te iki 6 ose 12 muaj veres tjeter, ne Afrik
- u ktheva ne Shqiperi
- rikujtova flashback me shume se 8 vjet ne disa 8 dite
- nuk arrita tek varrezat e gjysherve
- mora vesh se Ai del me nje vajze tjeter, vetem 11 vjece me e re... yey!
- nuk kam me makine
- adhuroj trenin
- jam permisuar ne snowboard
- jam edhe me pragmatike se perpara
- sme ben me kush e di ca pershtypje
- perallat per ekcellence dhe qualitet me duken peralla per te fjetur kalamajt duke u perballur me disa fenomene qe vetem kete nuk tregonin
- hyra ne salle, e me shume se nje here
- i vertetova vetes qe une ja dal, e do ja dal perhere, ne nje menyre ose tjetren
- miqte, me mire pak ( me pak se gishtat e nje dore) se sa pa vlere
- familja ime ka qene me plot shendet, gje qe me gezon e uroj te mbesi keshtu

Per te tjerat, duke pare e duke bere....

Si konkluzion nje vit qe kaloj shpejt, por jo me ndonje gje ekstraordinare per ta mbajtur mend.
 
Dhe une qe mendova se tema do gurgullonte me komente vuu se i thone 12 muaj jete ?
 
2019?
Oooo sa keq me ka nis.
Ne ditet e para te Janarit mora e-mailin qe cdo dokument indetifikues i te gjiithe familjes kishte humb.
Por se prisha zemren,madje as leket nuk ja kerkova home-officit pas.
Njeriu me fat,eshte me fat gjithmone.Brenda marsit u pajisem te gjithe prape me dokumentat.
Lavdi Zotit me nje shendet te mire te familjes dhe me nje pune stabel,por jo e duhur dhe prape jo e planifikuar kete vit per te leviz,viti po mbyllet mire.
Duke qene se vjet nuk pata mundesine qe te kenaqja familjen time,veren qe sapo lame,i realizuam plot nje muaj pushime ne 4 shtete te ndryshme.
Pas larjes se disa borxheve te vogla,mbyllem nje vit te jetuar mire dhe me disa kursime menjane.
E vetja gje qe nuk ja arrita ishte te cmallesha me mamin dhe vellain.
Por ua kushtova veren femijeve.Mund te iki ne cdo kohe per pak dite afer saj.
Dmth mos te zgjatem ne detaje,2019 ishte nje vit pa shume zhvillime por i qete shume per mua dhe familjen.
 
Un jam hala tu ba punime kshuqe shihena vitin tjetër se për 2019 nuk ja dal ??
 
Me pak fjale: ekonomi e dobet, politike pa skrupuj, nivel intelektual ne renie, sikur mos te mjaftonte edhe nje termet 6.4 magnituda.
 
Mua me ecin punet vaj kshu qe skam ankesa
Viti qe vjen do jete nje sfide...
 
Viti 2019 nuk po zgjatem shume,ishte nje vit plot shpresa ne fillim por pastaj filluan sfidat e veshtira perseri ,por ne krahasim me vitin e kaluar ishte pak me mire .Endrrat ne sirtare mbase na realizohen kete vit te ardhshem?,por ajo qe ka rendsi me shume per mua eshte shendeti i familjareve keshtu qe jam e bekuar qe i kam mire te gjithe.
 
per vitin 2020 kushedi c'rezume do bejme keshtu si e ka nis ky. ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top