Violinistja franceze ka gjallëruar kështjellën

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Violinistja franceze ka gjallëruar kështjellën shumëshekullore në natën e tretë të festivalit ndërkombëtar “Takimet muzikore mes dy botëve”

Ka ardhur nga Franca për të sjellë “Sonatat e djallit”, aty ku takimet muzikore nuk kanë kufij. Por kjo nuk është arsyeja e vetme që e ka shtyrë violinisten Louise Chisson të pranojë ftesën e ardhur nga shoqata franko-shqiptare “Argjiro”. Ajo ka një lidhje më të hershme me Shqipërinë, nga e cila do të varej karriera e saj. Tingujt e parë të violinës Louise i mësoi nga artisti i njohur Robert Papavrami, duke qenë një nga nxënëset e tij. Në natën e tretë të festivalit ndërkombëtar “Takimet muzikore mes dy botëve”, artistja është shoqëruar nga pianistja shqiptare Silva Skënderi. Në kështjellën shumëshekullore të Gjirokastrës, tingujt e violinës e kanë bërë edhe më të këndshme mbrëmjen e shkuar. “ثshtë hera e parë që vij në Shqipëri dhe jam shumë e lumtur që mora pjesë në këtë festival dhe më në fund të shoh këtë vend kaq të bukur e me njerëz mikpritës. Kam dëgjuar shumë për vendin tuaj nga profesori im Robert Papavrami dhe jam e lumtur që Ilda Mara më ftoi të luaj në këtë kala kaq mbresëlënëse”, u shpreh pas koncertit 21-vjeçarja Louise Chisson. Në këtë koncert violinistja franceze interpretoi “Devil's Trill Sonata”, “Ciaconna”, “Der Erlkِnig”, “Scherzo-Tarantela”, “Mazurka”, “Koha e 3-të”, etj. Violinistja franceze Louise Chisson, e lindur në Bordo të Francës. Ka nisur studimet e violinës në moshën tre vjeçe e gjysmë me mjeshtrin e madh Robert Papavrami, në shkollën e tij “Qendra Pierre Rode de Gradignan”, afër Bordosë, në shtator 1992. Në vitin 2000 ajo interpretoi koncertin Nr. 5, të Vieuxtemps me Orkestrën Simfonike Evropiane, nën drejtimin e Kristian Florta, në Bordo të Francës. Që prej vitit 2002 ajo vazhdon të japë recitale në skena të rëndësishme të Francës. Në gusht 1998 ajo u pranua në Konkursin e 32-të Ndërkombëtar të Violinës “Tibor Varga” në Zvicër, në moshën 11-vjeçare. Një vit më parë ajo fitoi çmimin e madh të të gjitha kategorive në Konkursin e 8-të Ndërkombëtar të Instrumentistëve të Rinj në Lilë. Ndërsa gjashtë vite më vonë, në Bolonjë të Italisë, fitoi çmimin e madh të konkursit të violinës “Alfredo Zanella”. E mësuar me skenën që në moshë të vogël, ajo ka dhënë një numër të madh koncertesh recitale me orkestrën e Normandisë, solistët Moske-Montpelier, orkestrën e Dhomës së Moskës nën drejtimin e Kostandin Orbelianit, Orkestrën Kombëtare të Lituanisë, Orkestrën Kombëtare të Ukrainës, si dhe në shumë festivale si soliste në Monako, Montpelier, Porto-Vechio dhe Barcelonë. Ndërkaq, pjesa e dytë e koncertit “Takimi muzikor mes dy botëve” vijoi me grupin “Bilbilenjtë e Progonatit” (Tepelenë), të cilët përcollën tek publiku traditën e iso-polifonisë së Labërisë me këngë patriotike, historike etj. Ndërthurja e tingujve të violinës me polifoninë e grupit “Bilbilenjtë e Progonatit” i dhuruan publikut një natë të veçantë, ku dy botët u ndërthurën natyrshëm në kështjellën e qytetit të Gjirokastrës. Festivali Ndërkombëtar “Takimi muzikor mes dy botëve”, i cili po zhvillohet prej katër ditësh në Kalanë e Gjirokastrës, organizohet nga shoqata franko-shqiptare “Argjiro”, nën drejtimin e Ilda Marës, me mbështetjen e deputetit të Gjirokastrës, Genc Ruli dhe ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango.



Korrieri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top