Violina Qe Shuna Urine

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Ndërkohë që rrëshqitjet e këndshme të tingujve të saj në violinë të lënë pa fjalë me lojën muzikore, të ardhurat që mblidhen ushqejnë të uriturit në botë

Ajo mban emrin e një princeshe ilire dhe aktivitetet e saj më të fundit i shkojnë për shtat një anagrame të tillë. Rruga e artit të saj ka qenë një sukses në rritje, së bashku me rrugën e konsolidimit e profilit human.

Nuk janë të pakta performancat virtuoze të artistes me famë ndërkombëtare, Anyla Kraja, por ndryshe nga shumë të tjerë, telat e violinës së saj largojnë urinë. Tingujt që vibrojnë nga telat e violinës së saj kanë një qëllim përtej muzikës, çka e tregon mirë edhe sipërmarrja e saj më e fundit. Prej disa vitesh artistja bashkëpunon me FAO-n, një nga organizmat kryesore të OKB-së, që lufton kundër urisë në botë. Mbështetjen e projekteve të “FAO-Telefood” e ka realizuar nëpërmjet CD-së së saj “Heart Strings”, si dhe një sërë koncertesh në gjithë botën. Jo më kot muzika e saj është cilësuar si jehonë e zemrës njerëzore. Artistja shprehet se singëllin ia dedikon “Heart Strings”, të gjithë njerëzve që e duan jetën dhe e që, në sajë të muzikës, duhen edhe më shumë”. Duke përqafuar këtë çështje, artistja 40 për qind e të ardhurave nga shitja e CD-së “Heart Strings” shkojnë për të uriturit. Por sesi ka lindur ky bashkëpunim dhe kjo ofertë për artisten, ajo nuk ngurron ta rrëfejë si më poshtë: “Menjëherë pas çmimit internacional “Ciociaria 2004”, pata një ftesë si violiniste për të ekzekutuar gjatë Ditës Ndërkombëtare të Ushqimit që organizohet çdo 16 tetor në selinë qendrore të FAO-s, në Romë, ftesë që e pranova me kënaqësi. Në këtë rast u njoha dhe u trondita shumë me atë që është realiteti më tragjik dhe më i dhimbshëm i rruzullit: uria në botë. اdo ditë në botë vdesin 30.000 njerëz nga uria dhe nga ky kontingjent, 80 për qind janë fëmijë nën moshën 5-vjeçare. Ishin këto shifra, që vunë në krizë totale ekzistencën time si artiste dhe që zgjuan dëshirën e fortë për të bërë diçka konkrete. Pas një reflektimi të thellë, u dedikova CD-në time “Heart Strings”, që në atë moment po dilte në treg në shërbim të kësaj çështjeje. Ky ishte edhe reagimi im më spontan. Më vonë çdo gjë u konsolidua në një platformë më të organizuar edhe nëpërmjet shpirtit të përbashkët që gjeta për mbështetjen e kësaj çështjeje edhe nga bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë, si pianistja Fabiana Biasini, menaxherja ime etj.”, përfundon Kraja. Lidhja e saj me telat e violinës është krijuar qëkur ishte 6 vjeçe, saqë tashmë duket se janë aq të bashkuara, sa nuk ndahen dot nga njëra-tjetra, madje as në aktivitet sociale të artistes. Edhe pse prej vitesh jeton në Itali, brumin e ka marrë në Tiranë, përçuar përtej Adriatikut në festivalet më prestigjioze të botës. Dhe rolin e ambasadores së kulturës e kryen më mirë Kraja, falë postit të momentit. Anyla është presidente e shoqërisë artistike “NamArt”, e cila promovon kulturën dhe artin shqiptar në Itali dhe Evropë. Artistja shqiptare përfaqëson atë plejadë artistësh, që pasi u larguan nga Shqipëria kërkuan perfeksionimin e tyre profesional drejt një karriere dinjitoze. Dhe kjo është fitorja më e madhe për një artist, sidomos kur jeton dhe militon jashtë kufijve të atdheut që e ka rritur, për të lartësuar gjithmonë dhe më shumë imazhin e popullit të tij. Aktivitetin e Krajës, mjaft domethënës në Itali, e dëshmon edhe fakti që ajo, nëpërmjet tingullit të violinës, i ka dhënë drite diçkaje që deri dje ka qenë në letargji, duke inauguruar rihapjen e Teatrit të Monte Vibios në Umbria, i ashtuquajtur edhe “Teatri më i vogël në botë”, sepse ka 99 vende; auditoriumin e ri “Santa Chiara” në Romë dhe sallonin e muzikës së dhomës në pallatin “Sforza” në Genzano.





Korrieri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top