Victor Hugo

Morena

...Δʝɛя...
Victor Marie Hugo lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.
Vitet e para të jetës i kaloi në shumë vende të ndryshme i detyruar me familjen për shkak të punës së babait i cili ishte një gjeneral në fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetësh në Korsikë ; 2 në Paris dhe disa vjet në Italinë Jugore ai nisi shkollën në Spanjë dhe më vonë e vazhdoi në Paris.

Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i "Odet" të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeçar, një vepër nën influencën e shkollës klasike. Në letërsinë franceze tashme kishte filluar të përhapej romantizmi, ku Hygoi bazaur në këtë botoi pjesën e dyte të "Odet". Gjatë viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shumë vepra të cilat ia rriten shumë reputacionin, dhe më pak prej këtyre arritjeve ai u be pjesëtar i akademisë franceze në moshën 39 vjeçare. Romani "Notre Dame de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s´amusë" nga e cila Verdi mori subjektin për operën e tij Rigo, patën një sukses të madh.

Gjatë viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak, dhe u mor me politike, fillimisht si përkrahës i monarkisë së Lui Filipit me ide të zjarrta napoleoniane. Më vonë ai shfaq dhe mbështet Lui Napoleonin si president, por nuk përkrahu Napoleonin III, dhe kjo i kushtoi atij dëbimin nga Franca. Megjithatë vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme, gjatë kësaj kohë shkroi dhe romanin "Te mjerët" e cila e beri të njohur edhe jashtë Francës "Punëtoret e detit", "Njeriu që qesh" etj.

Me rënien e perandorisë Hygoi u kthye në Paris dhe beri një tentative pa sukses pjesërisht në pjesën politike të Francës. Vitet në vazhdim e deri në vdekje i kaloi në Paris. Në vitin 1881 u emërua senator i përhershëm. Vdiq më 22 maj 1885 dhe u varros me një ceremoni madhështore në Paris.

Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vlerësua në radhe të parë si poet, por edhe këtu ai i theu rregullat kryesore, thelbësore në të cilat bazohej letërsia franceze e asaj kohë. Stili i tij epik dhe lirika e tij janë të paarritshme. Ai do të ngelet përherë një nga shkrimtaret më të ndritur e të lavdishëm të Francës.

Jashtë Francës Viktor Hygo njihet kryesisht për prozat e tij tërësisht romantike, ai dashuronte antitezën, dhe kjo e çonte atë në ekzagjerim dhe krijon karikatura groteske. Krijimet e tij janë të gjalla dhe shumë të goditura, shpesh herë romanet e tij janë me detaje teknike dhe me përshkrime të tepruara. Viktor Hygoit i mungonte sensi i masës dhe kjo duket e qarte në idetë e tij të egzagjuara, si dhe mungesën e humorit në të gjithë veprat (përafërsisht). Në këtë aspekt ai nuk ishte kurrë lider në politike. Radhitet në një nga shkrimtaret që të prek shpirtin kur lexon veprat e tij.

Ai diti të qëndronte larg nga modelet melankolike dhe të vetmuara që karakterizonin poetet e kohës, duke ditur të pranoje peripecitë jo gjithmonë të lumtura të jetës së tije për ti bere eksperienca thelbësore dhe të mbledhi vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human.

Shkrimet e tij harritën të mbulonin të gjitha gjinitë letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik e social, duke ngjallur konsensus në të gjithë Evropën
------------------------------
Të mjerët" (Fragment) Viktor Hygo


Krah për krah nëpër terr me të panjohurin

Kozeta nuk ishte trembur fare.
Njeriu i foli. Ai fliste me zë të rëndë dhe pothuajse të ulët.
-Bija ime, kjo që po mbani ju, është shumë e rëndë.

Kozeta ngriti kokën dhe u përgjigj:
-Po, zotëri.
-Ma jepni mua, - vazhdoi njeriu. – Do t’jua mbaj unë.
Kozeta e lëshoi kovën. Njeriu filloi të ecte pranë saj.
-Me të vërtetë qenka shuë e rëndë, - tha ai nëpër dhëmbë. Pastaj shtoi:
-Vogëlushe, sa vjeç je?
-Jam tetë vjeç, zotëri.
-Dhe po vjen që larg kështu?
-Po vija nga burimi në pyll.
-Po a është larg vendi ku po vete?
-Do një çerek ore të mirë prej këtu.
Njeriu ndenji një hop pa folur, pastaj tha befas.
-S’paske nënë?
-Nuk e di, - u përgjigj fëmija.
Para se njeriu të kishte kohë të merrte përsëri fjalën, ajo shtoi:
-Nuk besoj. Të tjerët kanë nënë. Unë nuk kam.
Dhe pas një heshtjeje, ajo filloi përsëri:
-Më thotë mendja se s’kam pasur kurrë nënë.
Njeriu qëndroi në vend, lëshoi kovën përtokë, u përkul dhe vuri duart mbi të dyja supet e fëmijës, duke u përpjekur ta vështronte dhe të shihte fytyrën e saj në terr. Fytyra e thatë dhe eimët e Kozetës vizatohej vagët në dritën e zbehtë të qiellit.
-Si ta thonë emrin? – tha njeriu.
-Kozetë.
Njeriu u hodh përpjetë, sikur ta kishte dredur korenti elektrik. Vështroi akoma; pastaj i hoqi duart nga supet e Kozetës, rrëmbeu kovën dhe filloi përsëri të ecte.
Pas një hopi ai e pyeti:
-Ku banon ti, vogëlushe?
-Në Monfermej, në qoftë se e dini.
-Atje po vemë tani?
-Po, zotëri.
Heshti dhe një hop, pastaj filloi përsëri:
-Kush të paska dërguar kështu, në këtë orë, të marrësh ujë në pyll?
-Zonja Tenardie.
Njeriu ia ktheu me në zë që, megjithëse ai përpiqej ta bënte të dukej moskokëçarës, kishte një të dridhur të pazakontë.
-E çfarë bën kjo zonja Tenardie?
-ثshtë zonja ime, - tha fëmija. – Ka një han.
-Paska han? – tha njeriu. – Eh, pra, unë do të vete të fle sonte atje. Shpjermë.
-Atje po shkojmë, - tha fëmija.
Njeriu ecte mjaft shpejt. Kozeta i vinte pas, pa ndonjë vështirësi. Tani ajo nuk e ndiente më lodhjen. Kohë më kohë ajo ngrinte sytë drejt këtij njeriu me njëfarë qetësie dhe lehtësimi që nuk mund të shprehen... Ajo ndiente në veten e saj diçka që përngjiste me shpresën dhe gëzimin.
Kaluan kështu disa minuta. Njeriu filloi përsëri:
-Nuk ka ndonjë shërbëtore te zonja Tenardie?
-Jo, zotëri.
-Po ti, vetëm je?
-Po, zotëri.
Pati përsëri edhe një ndërprerje. Kozeta ngriti zërin:
_Desha të them që ka dy vajza të vogla.
-ا’vajza të vogla?
-Ponina dhe Zelma.
Kështu i thjeshtësonte fëmija emrat romaneskë,që i kishte aq për zemër Tenerdieja.
-ا’janë këto Ponina dhe Zelma?
-Janë zonjoshat e zonjës Tenardie, si të thuash bijat esaj.
-Dhe ç’bëjnë ato?
-Oh! – tha fëmija, - ato kanë kukulla të bukura, gjëra të veshura me ar, plot gjëra të bukura. Ato luajnë dhe kënaqen.
-Gjithë ditën?
-Po, zotëri.
-Po ti?
-Unë? Unë punoj.
-Gjithë ditën?
Fëmija ngriti sytë e saj të mëdhenj, ku bulonte një lot, që nuk shihej, se qe natë, dhe u përgjigj ngadalë:
-Po, zotëri.
Ajo vazhdoi pasi heshti një hop:
-Herë-herë, kur kam mbaruar punët dhe kur më lejojnë, edhe unë argëtohem.
-Si argëtohesh?
-Ashtu, si mundem. Më lënë e s’më thonë gjë. Por unë nuk kam shumë lodra. Ponina dhe Zelma nuk duan që unë të luaj me kukullate tyre. Kam vetëm një shpatë prej plumbi, jo të gjatë se kaq.
Fëmija tregoi gishtin e saj tëvogël.
-Dhe që nuk pret?
-Posi, zotëri, - tha fëmija, ajo pret sallatën dhe kokat e mizave.
Arritën në fshat. Kozeta e udhëhoqi të huajin nëpër rrugë. Ata kaluan përpara furrës, por Kozetës as që i shkoi ndër mend për bukën që duhej të merrte. Njeriu nuk po i bënte më pyetje dhe ruante tani një heshtje të zymtë. Kur lanë prapa kishën, njeriu, duke parë të gjitha ato dyqanka të ngritura në shesh,e pyeti Kozetën:
-Panair u bëka këtu?
-Po, zotëri, janë Krishtlindjet.
Tek po arrinin te hani, Kozeta i preku krahun, ashtu si me druajtje.
-Zotëri?
-ا’është, bija ime?
-Erdhëm afër shtëpisë.
-E pastaj?
-Tani, ju lutem, do të ma lini mua ta marr kovën.
-Pse?
-Spse, po e pa zonja se ma ka mbajtur dikush tjetër, do të më rrahë.
Njeriu ia dorëzoi kovën. Pas një hopi ata u ndodhën te porta e hanit

(Nuk po arrija ta gjeja temen keshtu bashkojini)
 
Pe: Victor Hugo

Lule mbi varr

Menate, neser kur te zbardhet fush’ e shkrete,
Do nisem. Se me pret, e di qe jam vonuar;
Do shkonj nga pylli dhe mali i perpjete;
Me teper s’mund te pres lark teje i merguar.

Do te bares me syte ne kujtimet kridhur
Pa par’ asgje, pa djer’ asnje shamate;
I vetem, i panjohur, krrusur, duarlidhur,
Vrerosur, edhe dita do te behet nate.

S’kam per te par’ as perendimin ar e zjarr
As lundrat me pelhura tutje ne lugine,
Dhe kur t’arrinj, me gjunje do te ve mi varr
Nje tufe lule borsilok e trendeline.

------------------------------------------
Ajo ish kembezbathur

Ajo ish kembezbathur, floket derdhur menjane,
Mes luleve te varura po rrinte ne vetmi,
Andej kur po kaloja mu duk se pashe nje zane,
Edhe i thashe: "Me mua ne fusha do vish ti?"

Ajo atehere me hodhi veshtrimin e fshehtesise
Qe i mbetet bukurise, me drita dhe me hije.
Edhe une i thashe: "Tani eshte muaji i dashurise,
Me mua a do vish te veme ne korie?"

Kembet ajo i fshiu buze lumit me blerime
Dhe per te dyten here me pa vasha sydrite.
Kjo shtojzovalle e bukur pastaj ra ne mendime,
Thelle, ne pyll sa embel kendonin zogjte ate dite!

Sa bukur perkedhelte bregun ujet e gjelber!
Permes kallamishtes vasha atehere shpejt m'u qas,
E bukur dhe e lumtur, e trembur dhe e eger,
Ashtu flokeleshuar, fytyre e sy plot gaz.

-------------------------------------------
Fjala e Fundit

Ndërgjegjja njerëzore ka vdekur; n’aheng zhyer,
Ai shkryhet mbi të; kjo kufomë i pëlqen;
Ndonjëherë, gjithë gaz, sygjak e i ndërkryer
Ngre dorën e i bie së vdekurës qe s’ndjen.

Korrupsioni i sjell të ardhura gjyqtarit.
Kur sheh ç’bëjnë klerikët njeriu e humbet,
Gërmojnë e gjejnë qesen në arën e poçarit;
Krishtin që shiti Juda, Siburi prapë e shet!

“Qesari mbretëron. Vet Zoti i lavdëruar
E zgjodhi,-thonë ata.- Popull falju me shpirt!”
Teksa me duart mbyllur shkojnë duke kënduar,
Duket nëpër gishtërinj floriri si u ndrit!

Oh! Gjersa të qëndroj në fron ky horr nga princat,
Me bekimin e papës perandor,-maskaraj,-
Në njërën dorë sqeptrin, në dorën tjetër pincat,
Karli i Madh prej Mandrinit që e gdhendi satanaj;

Gjersa të bëjë pallë duke bluar me dhëmbë
Besë, nder e virtyt, zulmin tënd, o atdhe,
Si derri në batak i zhytur kokë e këmbë
Sa kohë që të jetë ky turp i zi mbi dhe;

Edhe sikur të arrinte poshtërsia në jetë
Sa që ta adhuronin atë që ndjell ndot,
Edhe sikur Anglia e Amerika vetë
T’i thoshin mërgimtarit: “Shko se nuk të mbajmë dot!”

Dhe si fletë e këputur të vërtiteshin ne erë,
Edhe të na mohonin të gjithë gjer në fund,
Dhe sikur mërgimtari të endej derë më derë,
Arratisur, pa i zënë këmbët dhe asgjëkund;

Dhe sikur shkretëtira, ku rrallë shkel njeriu,
T’i zbonte të përzënt e t’ua mbyllte çdo shtek;
Dhe sikur varri i zi të çahej prej vetiu
E të vdekurit jashtë t’i hidhte brek me brek

Jo! S’do përkulem unë! Pa një ankim ne gojë,
Zinë thellë në shpirt, po i qetë e krenar!
Ne syrgjyn zemra ime do të ju përqafojë,
Liri flamuri im! Mëmëdhe,-o alltar!

O shokë të syrgjynit, i falem kultit tuaj;
Republika, o shokë, na lidh e na bashkon.
اdo gjë që shajnë e shkelin - nder e lavdi e quaj
Dhe damkën unë i vë dhunës që triumfon.

Hakmarrja do të jem e atdheut të gjorë,
Zëri që hedh mallkimin! Goja që thotë: Jo!
Kur lëvrin të tregojnë, Qesar, larot, me dorë,
Birucën – do të them – që po të pret shiko!

Përpara tradhtisë dhe atyre që iu shtruan,
Do të kryqëzoj duart, ballin lart, plot zemërim.
Besnikëri e hidhur ndaj së drejtës që vuan
Shtylla ime ti bëhu, gëzimi e krahu im!

Po! Sa të jetë aty, o Francë, Francë e shtrenjtë,
O nënë e adhuruar që të dua me zjarr,
Do të me qaj syri për ty o tokë e shenjtë, -
Fole e jetës sime dhe i gjyshërve varr!

S’do t’i shoh ato anë ku mendja ime rendën,
O Francë! Veç detyrës, çdo gjë do të harroj.
Me shokët në arrati kam për të ngulur tendën,
Do rri në dhe të huaj, po skllav, jo, nuk rroj!

Do vuaj, do duroj pa u penduar kurrë,
Pa shikuar tjerët në qëndrojnë apo jo,
Në u përkul ndokush që e pandehnim më burrë,
Në ikshin shumë veta që nuk u ka hie kjo.

Një mijë po të mbeten, do mbetem edhe vetë;
Edhe njëqind të bëhen, nuk tundem, jo që aty.
I dhjeti të jem po qe se mbeten dhjetë:
E ne mbet vec një, - do jem vec unë ai!

----------------------------------------------------
Mbi kupen tende

Meqë mbi kupën tënde kam puqur buzët sot,
Meqë ballin e zbehtë te duart tua e sjell,
Meqë nga shpirti yt ndonjëherë jam mbushur plot
Me frymë të ëmbël, një parfum me hije i pështjell,

Meqë kam dëgjuar fjalë, që m´i thoshe aq shpesh,
Ku zemra misterioze derdhej si puhi,
Meqë kam parë si qan, kam parë si buzëqesh,
Gojën tënde mbi timen, sytë e tu mbi të mitë,

Meqë kam parë sa herë të më shkrepë mbi ballë
Një rreze të yllit tënd, që me mjegulla u mbulua,
Kam parë të më bjerë mbi shkulma e mbi valë
Një fletë trëndafili, që u shkul nga ditët tua,

Ahere u them viteve që ikin me të shpejtë:
- Kaloni pa pushim! Unë nuk do plakem kurrë!
Ikni me ato gjethe të vyshkura krejt,
Në shpirt kam një lule, që askush s´mund ta shkulë!

Poçen, ku pi, s´mund ta derdhni, duke u vërsulur,
Kur me krahun tuaj e flakni me rrëmbim,
Shpirti im ka zjarr më shumë nga ç´keni ju pluhur!
E dashuri më shumë nga ç´keni ju harrim!
 
Pe: Victor Hugo

93 -Eoman

Pjesa I

Ne det..


Le Bois De La Saudraie

Në ditët e fundit të majit 1793, njëri nga batalionet pariziane të sjellura në Bretagne nga Santerre kërkonte në pyllin e frikshëm të Saudraie në Astillأƒ©. Nuk ishin më shumë se treqind, sepse batalioni ishte pothuaj shfarosur nga kjo luftë e ashpër. Ishte epoka ku, pas Argonne, Jemmapes dhe Valmy, nga batalioni i parë i Parisit, që ishte me gjashtëqind vullnetarë, mbeteshin vetëm njëzet e shtatë burra, nga i dyti tridhjetë e tre, dhe nga i treti pesëdhjetë e shtatë. Kohë luftërash epike.
Batalionet e dërguara nga Paris në Vendأƒ©e numëronin nëntëqind e dymbëdhjetë burra. çdo batalion kishte tre topa. Ato kishin qenë vënë mjaft shpejt në punë. Më 25 prill, duke qenë se Gohier ishte ministër i drejtësisë dhe Bouchotte ministër i luftës, seksioni i Këshillës-së-Mirë kishte parashtruar të dërgonin batalione vullnetarësh në Vendأƒ©e ; anëtari i komunës Lubin kishte bërë raportin ; më 1 maj, Santerre ishte gati për të nisur dymbëdhjetë mijë ushtarë, tridhjetë bateri artilerie dhe një batalion topçinjsh.
Këto batalione, të bëra kaq shpejt, qenë aq mirë të bëra, saqë ato shërbejnë sot si modele ; është sipas mënyrës së tyre të përbërjes kjo që formohen kompanitë e linjës ; ato kanë ndryshuar raportin e dikurshëm ndërmjet numrit të ushtarëve dhe numrit të nënoficerëve.
Më 28 prill, komuna e Parisit u kishte dhënë vullnetarëve të Santerre këtë urdhër : As falje, as mëshirë. Nga fundi i majit, ndër dymbëdhjetë mijë të nisur nga Parisi, tetë mijë kishin vdekur.
Batalioni që merrej me pyllin e Saudraie bënte shumë kujdes. Nuk kishte ngutje. Shikohej njëkohësisht djathtas dhe majtas, para dhe prapa ; Klأƒ©ber ka thënë : Ushtari ka një sy pas shpine. U bë njëfarë kohe që ecej. Sa mund të ishte ora ? Në ç'kohë të ditës ishim ? Pati qenë e vështirë për ta thënë këtë, sepse ka gjithmonë një lloj mbrëmje në këto shkurrnaja kaq të egra, dhe në këtë pyll nuk bën asnjëherë aq dritë.
Pylli i Saudraie ishte tragjik. ثshtë në këtë zabel kjo që, qysh në muajin nëntor 1792, lufta civile kishte filluar krimet e saj ; Mousqueton, çalamani mizor, kishte dalur nga këto dendësi kobzeza ; sasia e vrasjeve që ishin kryer këtu i bënte kuajt të rrinin urtë. Ska vend më të përbindshëm.
Ushtarët rraseshin aty me kujdes. çdo gjë ishte në lule ; përreth vetes kishte një rrethim degësh nga ku binte freskia e hijshme e gjetheve ; rrezet e diellit shponin andej-këndej këto errësira të gjelbërta ; përtokë, luleshpata, irisi i kënetave, narcizi, gjerroklla, kjo lule e vogël që lajmëron kohën e bukur, safrani pranveror, qëndisnin dhe thurnin një qilim të thellë bimësie ku gëlonin gjithfarë lloj formash të buta, që nga ajo që ngjan me vezët e krimbave e deri tek ajo që ngjan me yllin. Ushtarët përparonin hap pas hapi, në heshtje, duke hapur ngadalë shkurret. Zogjtë cicëronin përsipër bajonetave.
Saudraie ishte një nga ato shkurrnaja ku dikur, në kohë të qeta, ishte bërë Houiche-ba, që është gjuetia e zogjve gjatë natës ; tani aty bëhej gjueti njerëzish.
Zabeli ishte plot mështekna, ahe dhe lisa ; toka e sheshtë ; myshqet dhe bari i dendur zbusnin zhurmën e njerëzve në ecje ; asnjë shteg, ose shtigje përnjëherë të humbura ; beronja, kumbulla të egra, fier, shkoza, ferra të larta ; e pamundur të shihej një njeri dhjetë hapa para.
Nganjëherë kalonte në gjethnajë një çafkë apo një pulë uji që tregonte afërsinë e kënetave. Ecnim. Shkonim drejt aventurës, të shqetësuar dhe duke u frikur të gjenim atë çka kërkonim.
Herë pas here takonim gjurmë fushimi, vende të djegura, bar të shkelur, shkopinj në kryq, degë të përgjakura. Atje ishte bërë supa, thënë mesha, lidhur plagët. Por ata që kishin kaluar ishin zhdukur. Ku ishin ata ? Ndoshta larg. Ndoshta fare pranë, të fshehur, gishtin në këmbëz. Pylli dukej i shkretë. Batalioni dyfishonte kujdesin. Vetmi, pra mosbesim. Nuk shihnim askënd ; një arsye më tepër për t'iu frikësuar dikujt. Kishim të bënim me një pyll me emër të keq.
Grackat ishin të mundshme.
Tridhjetë granatues, të shkëputur në vrojtues dhe të komanduar nga një serxhent, ecnin përpara në një largësi mjaft të madhe nga pjesa tjetër e trupës. Shitësja e batalionit i shoqëronte. Shitëset u bashkoheshin me dëshirë pararojave. Ka rreziqe, por të paktën shihet diçka. Kureshtja është një nga format e trimërisë femërore.
Befas ushtarët e kësaj trupe të vogël patën atë rrënqethje të njohur nga gjuetarët e cila tregon që kanë gjetur strofkën. Ishte dëgjuar një si lloj fryme në qendër të një zabeli të shpeshtë, dhe dukej që sapo ishte parë një lëvizje nëpër gjethe. Ushtarët i bënë njëri-tjetrit shenjë.
Në hapësirën e përgjimit dhe të kërkimit të besuar ndaj vrojtuesve, oficerët nuk kanë nevojë të përzihen ; ajo çka duhet bërë bëhet vetë.
Në më pak se një minutë pika ku ishin ndjerë lëvizje qe rrethuar ; një rreth pushkësh të mbushura që krijuar menjëherë ; qendra e errët e zabelit qe vënë nën shenjëstër nga të gjitha anët, dhe ushtarët, gishtin mbi këmbëz, syrin mbi vendin e dyshimtë, nuk prisnin më shumë për ta bërë batare sesa urdhërin e serxhentit.
Megjithatë, shitësja qe bërë kureshtare për të shikuar përmes shkurreve, dhe në momentin ku serxhenti do të thërriste : Zjarr ! kjo grua thirri : Ndal !
Dhe duke u kthyer drejt ushtarëve : - Mos qëlloni, shokë !
Dhe ajo nxitoi në zabel. E ndoqëm pas.
Në fakt, aty ishte dikush.
Thellë në gëmusha, në qoshe të njërës prej atyre lirishtave të vogla të rrumbullakta që bëhen në pyll nga djegiet e rrënjëve të drurëve për të bërë qymyr, në një lloj vrime degësh, si një dhomë gjethesh, e hapur paksa si një skutë, një grua ishte ulur mbi myshqe, duke patur në gji një fëmijë që thithte dhe mbi gjunjët e saj preheshin dy koka bjonde të dy fëmijëve të saj që flinin.
Kjo ishte gracka.
- çfarë bëni këtu, ju ? thirri shitësja.
Gruaja ngriti kokën.
Shitësja shtoi si e tërbuar :
- Ju kanë lënë mendtë që jeni futur këtu !
Dhe vazhdoi :
- Edhe pak më shumë, dhe ju do të ishit asgjësuar !
Dhe, duke iu drejtuar ushtarëve, shitësja shtoi :
- Eshtë një grua.
- Pardine, ne e shohim mirë ! tha një granatues.
Shitësja vazhdoi :
- Të vish në pyll për tu masakruar ! Cfarë marrëzie !
Gruaja e çoroditur, e hutuar, e ngurtësuar, vështronte përreth saj, siç përmes një ëndrre, ato pushkë, ato shpata, ato bajoneta, ato fytyra të egërsuara.
Të dy fëmijët u zgjuan dhe qanë.
- Kam uri, tha njëri.
- Kam frikë, tha tjetri.
I vogli vazhdonte të thithte.
Shitësja i drejtoi atij fjalën.
- Ti je ai që ka të drejtë, i tha ajo atij.
E ëma ishte e lebetitur.
Serxhenti i thirri :
- Mos kini frikë, ne jemi batalioni i Kapuç-Kuqve.
Gruaja u drodh nga koka tek këmbët. Ajo e vështroi sergjentin, në fytyrën e ashpër të të cilit nuk shihej tjetër përveçse vetullat, mustaqet dhe dy xixa që ishin dy sytë.
- Batalioni i Kryqit të Kuq, shtoi shitësja.
Dhe serxhenti vazhdoi :
- Kush je ti, zonjë ?
Gruaja shikonte e tmerruar. Ajo ishte e hequr, e re, e zbehtë, në zhele ; në kokë mbante kapuçin e trashë të fshatareve bretone dhe mbulesën e leshtë të lidhur në qafë me një lidhëse. Ajo linte të shihej gjiri i saj lakuriq me një shpërfillje femre. Këmbët e saj, pa çorape as nallane, rridhnin gjak.
- Eshtë një e varfër, tha serxhenti.
Dhe shitësja përsëri me zërin e saj ushtarak dhe femëror, të butë megjithatë :
- Si quheni ju ?
Gruaja mërmëriti në një belbëzim pothuaj të pakuptueshëm :
- Michelle Flأƒ©chard.
Ndërkohë shitësja përkëdhelte me dorën e saj të madhe kokën e vogël të bebes.
- çfarë moshe ka vogëlushi ? pyeti ajo.
E ëma nuk kuptoi. Shitësja ngulmoi.
- Po ju pyes moshën e këtij.
- Ah ! tha e ëma, tetëmbëdhjetë muaj.
- Eshtë i rritur, tha shitësja. Nuk duhet më të marrë gji. Duhet ta heqësh nga gjiri. Ne do t'i japim supë.
E ëma fillonte për t'i ardhur zemra. Të dy të vegjëlit që ishin zgjuar ishin më tepër kureshtarë sesa të frikësuar. Atyre u pëlqenin puplat.
- Ah ! tha e ëma, ato kanë uri.
Dhe ajo shtoi :
- Nuk kam më qumësht.
- Do tu japim për të ngrënë, thirri serxhenti, edhe ty gjithashtu. Por kjo nuk është e gjitha. Cilat janë bindjet e tua politike ?
Gruaja e vështroi serxhentin dhe nuk u përgjigj.
- E dëgjon pyetjen time ?
Ajo belbëzoi :
- Kam qenë mbyllur në manastir mjaft herët, por jam martuar, nuk jam fetare. Motrat më kanë mësuar të flas frëngjisht. Fshatin e kanë djegur. Ne kemi ikur aq shpejt saqë nuk kam patur kohë të vë nallanet.
- Po të kërkoj bindjet e tua politike ?
- Nuk e di këtë.
Serxhenti vazhdoi :
- Ngaqë ka spiune rrotull. Spiunet pushkatohen, ti e di këtë. Pa të shohim. Fol. Ti nuk je endacake ? Cili është atdheu yt ?
Ajo vazhdoi ta shikonte atë sikur nuk e kuptonte. Serxhenti përsëriti :
- Cili është atdheu yt ?
Nuk e di, tha ajo.
- Qysh kështu, ti nuk e di cili është atdheu yt ?
- Ah ! vendi im. Po, në fakt.
- Eh mirë, cili është vendi yt ?
Gruaja u përgjigj :
- Eshtë çifligu i Siscoignard, në famullinë Azأƒ©.
Tani qe rradha e serxhentit për të qenë i habitur, ai qëndroi pak si i menduar, pastaj tha :
- Ti po thoje ?
- Siscoignard.
- Kjo nuk është një atdhe.
- Eshtë vendi im.
Dhe gruaja, pas një çasti refleksioni, shtoi :
- E kuptoj, zotëri. Ju jeni nga Franca, unë nga Bretanja.
- Po, edhe ?
- Këto nuk janë i njëjti vend.
- Po ky është i njëjti atdhe ! bërtiti serxhenti.
Gruaja u mjaftua të përgjigjet :
- Jam nga Siscoignard.
- Eh mirë, nga Siscoignard, lëshoi serxhenti. Që andej është familja jote ?
- Po.
- Me se merret ajo ?
- Kan vdekur të gjithë. Nuk kam askënd.
- Serxhenti, që ishte pak i gojës, vazhdoi pyetjet.
- Kemi prindër, ta marrë djalli ! Ose kemi patur. Kush je ti ? Fol.
Gruaja e dëgjoi, e tmerruar, këtë أ¢â‚¬“ kemi patur أ¢â‚¬“ që ngjante më shumë me një çirrje shtaze sesa një fjalë njerëzore.
Shitësja ndjeu nevojën të ndërhynte. Ajo u vu përsëri të përkëdhelte fëmijën që thithte gji, dhe i dha një pëllëmbë të vogël mbi faqe dy të tjerëve.
- Si quhet bebja ? pyeti ajo ; është një vajzë apo jo ?
E ëma u përgjigj ; Georgette.
Po i madhi ? sepse ky është një burrë, ky kërriç.
- Renأƒ©-Jean.
- Po i vogli ? sepse edhe ai është një burrë, dhe bullafiq madje !
- Gros-Alain, tha e ëma.
- Janë të mirë, këta vogëlushë, tha shitësja ; të paktën duken si persona.
Megjithatë, serxhenti ngulmonte.
- Fol pra, zonjë. A ke shtëpi ?
- E kisha një.
- Ku kështu ?
- Në Azأƒ©.
- E përse nuk je në shtëpinë tënde ?
- Sepse ma kanë djegur.
- Kush kështu ?
- Nuk e di. Një betejë.
- Nga po vjen ?
- Nga andej.
- Ku po shkon ?
- Nuk e di.
- Arritëm më në fund. Kush je ti ?
- Nuk e di.
- Ti nuk e di kush je ?
- Ne jemi njerëz që po ia mbathim.
- Nga cila anë je ti ?
- Nuk e di.
- Je me blutë ? Me të bardhët ? Me kë je ti ?
- Jam me fëmijët e mi.
Pati një heshtje. Shitësja tha :
- Unë nuk kam fëmijë. Nuk kam patur kohë.
Serxhenti filloi përsëri.
- Po prindërit e tu ! Pa ta shohim, zonjë, pa na njih pak me prindërit e tu. Unë quhem Radoub ; jam serxhent, jam nga rruga Cherche-Midi, babai dhe nëna ime ishin që andej, pra mund të flas për prindërit e mi. Na fol për të tutë. Na thuaj ç'ishin prindërit e tu.
- Ishin Flأƒ©chard. Ja e gjitha.
- Po, Flأƒ©chard janë Flأƒ©chard, siç Radoub janë Radoub. Por kemi një gjendje. Cila ishte gjendja e prindërve të tu ? ç'bënin ato ? ç'bëjnë ? çfarë fleshardonin, Flأƒ©chard-ët e tu ?
-----------

Kenga e atyre qe ikin pertej detit

Atdhe lamtumire!
Vala shfryn si egersire.
Atdhe lamtumire,
Kaltersi!

Lamtumire, kopsht, pjergull e shtepi,
Lamtumire o lule te arta mbi avlli!

Atdhe lamtumire!
Pyll e livadh, qiell i dlire!
Atdhe, lamtumire,
Kaltersi!

Atdhe lamtumire!
Vala shfryn si egersire.
Atdhe lamtumire,
Kaltersi!

Lamtumire e vluar ballefarfuri,
Era eshte e forte, qielli eshte i zi.
Atdhe lamtumire,
O Lize, Mari, Elvire!
Atdhe lamtumire,
Kaltersi!

Atdhe lamtumire!
Vala shfryn si egersire,
Atdhe, lamtumire,
Kaltersi!

Syri yne i mbushur ne lot e ne zi,
Shkon nga vala me e zeze te shorti me i zi.

Atdhe, lamtumire,
Per ty them zemerngrire.
Atdhe, lamtumire,
Kaltersi!
---------------
 
Pe: Victor Hugo

Hygo, republikani dhe dashnori i madh

Luan Rama

Në fillim ishte Të mjerët, (Les Misérables), pastaj Shën Mëria e Parisit, (Notre Dame de Paris), më vonë ne lexuam Viti ‘93 dhe Njeriu që qesh, e kështu me radhë. Në botën tonë të adoleshencës, personazhet e shkrimtarit Viktor Hygo, (Victor Hugo), shtoheshin pareshtur dhe ngjizeshin në imagjinatën tonë për të mbetur të pashlyera. Mbaj mend gjithnjë kur në kinemanë verore “17 nëntori”, shikonim filmin Të mjerët dhe zbulonim portretet e Zhan Valzhanit, Kozetës, Fantinës, Mariusit, imazhet e Revolucionit francez dhe të kopshteve të Luksemburgut, katakombet e Parisit dhe më pas, Kuazimodon dhe Esmeraldën në sheshin e “Notre Dame de Paris”. Nga dritarja e shtëpisë ngjitur kinemasë, për ditë me rradhë, në orët e vona të mbrëmjes, vazhdoja të dëgjoja të njëjtat dialogje të atij filmi dhe unë imagjinoja të njëjtat skena që kisha parë disa ditë më parë, edhe pse dialogjet nuk i kuptoja. Këmbanat e katedrales mitike vazhdonin të ushtonin…

523027_10150923540592210_182132672209_9839034_1918005822_n.jpg


Kur erdha në Paris, pas godinës së ambasadës, zgjatej avenyja “Victor Hugo” dhe në hyrjen e një ndërtese, një pllakë e vendosur tregonte se pikërisht atje kishte jetuar Viktor Hygo. Aty dhe kishte vdekur. Madje dhe ambasadori i mëparshëm shqiptar, Misto Treska, i cili kishte punuar dy hapa larg asaj banese dhe e kishte shqipëruar atë shkrimtar, duke filluar me kryeveprën e tij, Të mjerët. Ai ecte kështu në gjurmët e Sami Frashëri, përkthyesit e parë të Hygosë. Kështu niste për mua ky itinerar i jetës së Hygoit, i cili do të më çonte në disa nga vendet mitike të këtij shkrimtari të madh, në shtëpitë ku ai kishte jetuar, në Place Royale apo Place de Vosges, (ku sot është dhe Shtëpia Muze), apo në rrugët ku ai kishte përjetuar revolucionet dhe dashuritë e tij të panumërta: Rue Vaugirard, Rue Clichy, Rue de Paradis, Rue de Dragon e gjer nën kupolën e Panteonit. Gjurmët e tij ishin ngado në Paris, pasi jeta e tij, që nga lindja në Rue Feuillantines e gjer në vdekje, kishte kapur pothuaj ngjarjet më të mëdha të atij shekulli. Një shekull tronditës brenda një njeriu.

Të shumtë janë ata që njohin veprën e tij, të paktë janë ata që njohin itinerarin e jetës së tij. Cili ishte ky njeri dhe ç’shpirt kishte ai? اfarë i dha ai Francës dhe botës? Cili është mesazhi i tij për kohën tonë dhe shekujt që vijnë?

I ati i Viktor Hygosë kishte qenë një gjeneral i Bonapartit dhe deri në rininë e tij, Hygo ishte një monarkist. Ai kishte një adhurim për Napoleonin, i cili padyshim hodhi bazat e shtetit modern francez. Një ditë para se të vinte hiri i Napoleonit nga ishulli i Shën Helenës në Francë, ai shkroi poezinë Kthimi i Perandorit. Të nesërmen, në 15 dhjetor 1840, Parisi pothuaj ishte boshatisur. Perandori e kishte lënë me testament që trupin e tij ta varrosnin buzë Senës. Dhe në atë ditë të ftohtë, atë e sollën drejt kishës në Hotelin e Invalidëve. “Topi qëllon njëherësh në tre drejtime të ndryshme të horizontit, – shkruante Hygo për atë ditë historike, – Karroja që tërheq arkivolin e tij më së fundi shfaqet. Dielli, i cili deri atëherë ishte fshehur, tashmë u shfaq edhe ai. Nga larg, në sfondin gri dhe të kuq të pemëve të Champs Elysées, përmes statujave të mëdha e të bardha që u ngjajnë fantomave, pikaset lëvizja e ngadaltë e një mali të florinjtë. Janë shkëlqime të shndritshme që duken mbi gjithë sipërfaqen e karros, herë si yje e herë si vetëtima. Një zhaurimë e mbështjell gjithë këtë spektakël. Dukej sikur ajo karro tërhiqte pas vetes brohoritjen e një qyteti…”

Gjashtëmbëdhjetë kuaj tërhiqnin atë arkivol, të kryesuar nga një kalë i vetmuar e i bardhë, që ishte si vetë kali i betejës së Napoleonit. Strategun e madh e të lavdishëm të Francës, po e çonin drejt banesës së tij të fundit.

Poema e tij Kthimi i Perandorit, pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe njerëzit e kërkonin ngado nëpër librari. Jo shumë vonë pas kësaj ngjarje, pena e Hygosë do të bëhej e njohur. Ai botoi fillimisht poezi, novela e romane, pjesë teatrale, si Hernani, që u kthye në një ngjarje tronditëse për teatrin francez, e po kështu Këngët e muzgut, Dita e fundit e një të dënuari,Marion Delorme etj. A nuk kishte thënë ai që adoleshent se do të bëhej një shkrimtar i madh? “Ose do të bëhem si Shatobriani, ose hiç? – shkruante ai në ditarin e tij. Më vonë Hygo do të shpallej anëtar i “Chambre de Pairs”, ku ishin fisnikët e mëdhenj dhe autoriteti moral i monarkisë, edhe pse ai vetë atë kohë po bëhej tashmë republikan. Por ngjarja më e madhe për të ishte kur do të pranohej në Akademinë Franceze, në Quai Conti, edhe pse katër herë me radhë ai kishte tentuar, por nuk kishte mundur dot të hynte në të. Historianë të vegjël dhe shkrimtarë që s’do t’u dëgjohej më emri, zinin vendin e tij. Por kur ai u pranua, Shatobriani (Chateaubriand), i shkroi: “Ju nuk i detyroheni askujt për këtë nder. ثshtë vetë talenti juaj dhe jeni ju vetë, ai që e keni vendosur kurorën mbi kokën tuaj”. Në fjalën e tij në Akademi, ku kishin ardhur ta dëgjonin princat e Orleanëve, zonja Thiers dhe ajka e Parisit, veç Adelës dhe diku më tutje të dashurës së tij Zhylietë, (Juliette Drouet), Hygo do të pikaste dhe kolegun e tij të madh, Honoré de Balzac.

Pikërisht në këto vite Hygo do të përjetonte dhe ngjarjet e Revolucionit grek. Bëmat e suljotëve trima si Marko Boçari, Xhavella, Kanaris etj., e frymëzuan për poemat e tij të botuara në vëllimin poetik Orientales:



Beteja vendin kish pushtuar dhe zërat thërrisnin:

Mbrohu nga kjo hordhi e poshtër!

O hije e Boçarit! Grekërit e tu janë të pafat!…



Zhylieta

Në jetën e Hygosë, letërsia, politika dhe dashuria ngërthejnë thelbin e ekzistencës dhe të vlerës së tij. Dhe dashuria nuk zë vend të pakët, se në rrugët e Parisit, Hygoja ka bredhur si një nga dashnorët më të mëdhenj të atij shekulli. Dashuria e Hygosë për Zhyliet Drue, ishte një nga himnet më të bukura të dashurisë, e kthyer tashmë në një legjendë. Një lidhje 50 vjeçare, plot ekstazë, ngjarje, drama, dëshpërime e mërgime dhe më së fundi një jetë të përbashkët, atëherë kur gruaja e shkrimtarit, Adele Faucher, (Hygo), nuk ishte më. Madje vitet e fundit, Adela e kishte pranuar atë si pjesëtare të familjes dhe e kishte marrë pranë tyre. Ajo ishte e pranishme ngado. Dashuria kishte fituar mbi xhelozinë dhe mërinë e hershme.

Zhylieta kishte qenë aktore dhe luante në teatrot pariziane, në Odeon apo në teatrin e “Porte de Saint-Martin”, kur ajo ishte njohur me Hygonë. Kjo kishte ndodhur gjatë leximit të një pjese teatrale, Lucrecia Borgia, e cila do të vihej në skenë. Me 16 shkurt të vitit 1833, ai ngjiti shkallët e dhomës së saj dhe e mbuloi me të puthura. “Të dashurosh është më shumë sesa të jetosh”, - shkruante ai.

Si të gjitha gratë e dashuruara, edhe ajo mendonte se ai do ta linte Adelën dhe do të martohej me të, por kjo s’do të ndodhte. Jeta tragjike e fëmijëve të tij do ta mbante Hygonë të lidhur gjithnjë pranë familjes, edhe pse ai si natyrë ishte një i dashnor i madh. Kur shkroi dramën mjaft të njohur Hernani, Hygo kërkoi që roli kryesor t’i jepej Zhyljetës dhe se në të kundërtën ai do e tërhiqte pjesën, por gazetat do ta kritikonin rolin e saj në skenë. Ajo që e largoi atë nga ai rol ishte në fakt vetë Adela, e cila nga xhelozia, i shkroi drejtorit të teatrit që mos ta pranonte më interpretimin e Zhyljetës. Dhe ashtu ndodhi. E fyer dhe e thyer si aktore, Zhylieta do të tërhiqej nga bota e teatrit për t’iu kushtuar më pas njeriut pas të cilit ishte dashuruar: “Kam zinë e një roli të bukur që tashmë më ka vdekur përgjithmonë…” – i shkruante ajo Viktorit. Por dhe Viktori do të vuante nga dashuria e gruas së tij, Adelë, me shokun e tij më të ngushtë, kritikun e njohur, Saint-Beuve. Një miqësi u prish, ndërkohë që Adela do të vazhdonte bredhjet e saj të fshehta dhe dashuritë me Beuve, herë në karroca, hotele apo kthina të fshehta të Parisit. Sidoqoftë, në një mënyrë të heshtur ata e lanë të lirë njëri-tjetrin.

Letërkëmbimi i Hygosë me Zhylietën është një nga letërkëmbimet më poetike që ekzistojnë në historitë e dashurive njerëzore. Vetëm ajo i ka dërguar rreth njëzet mijë letra, deri në ditën kur do të vdiste. Shpesh e quante “I gjalli më sublim i kësaj toke që kurrë nuk kam parë ndonjëherë”, ndërsa ai e thërriste: “Engjëlli im i mjerë e i panjohur”. Dymijë letra të botuara kohët e fundit, ku përgjërohet pasioni dhe mendimi, ku flitet për ëndrrat dhe ëmbëlsinë e jetës, për vdekjen dhe ringjalljen, për tradhtinë dhe besnikërinë e përjetshme dhe ku ajo i shkruante për “ballin e tij qiellor”, (“le front celeste”)… “Të dua si një grua e devotshme, e gatshme të japë jetën me shenjën më të vogël”… Hygo e thërriste shkurtimisht “Zhuzhu”, ndërsa ajo “Toto”. Ajo ëndërronte të kishte një fëmijë me të. Atje, në “Rrugën e Parajsës”, krevati i Zhylietës ishte në një sfond të kuq dhe ngjyrë ari. Gjithçka ishte romancë, poezi, erotikë. “Qielli për ne është këtu, në këtë dhomë, në këtë shtrat”…Në netët e vona, nën hijen e një qiriu, atje në Place Royale, ku Viktori shkruante romanet dhe poemat e tij, ai nuk harronte të shkruante dhe letrat e dashurisë:“Zhylietë…do të punoj për të dy! Pasioni për ty më djeg të gjithin. Dua të më duash! Dua të jesh e bukur! Dua që të jesh e lumtur…Po, ti do të jesh!”[1]…Kështu, Zhylieta përjetonte çdo hap të Hygosë, çdo shkrim të tij, çdo roman që ai botonte. Madje jo rrallë ajo e ndihmonte në mbledhjen e të dhënave historike që atij i duheshin për një roman të caktuar. Ajo ishte e dashura e tij dhe bashkëpunëtore njëkohësisht.



Në mbrojtje të Republikës

Shtëpitë e Hygosë në Place des Vosges” dhe “Place Royale” janë dy nga vendet ku jeta e Hygosë përjetoi ngjarje të mëdha historike që kalonte jo vetëm Franca, por e gjithë Europa. Së pari, revolucionin e vitit 1830 e më pas disa revolucione e revolta të mëdha. Gjatë gjithë jetës së tij, Viktor Hygo përjetoi ngjarje të stuhishme historike. Kur në qershor të vitit 1848, revolucioni shpërtheu përsëri, tashmë Franca ishte Republikë dhe ai ishte i zgjedhur deputet. Ndërkohë që ishte në Parlament, miqtë e tij erdhën dhe i thanë:

- Sheshi Royale është djegur!

- Po familja ime?

- Ajo është në siguri.

Hygo i drejtohej Lamartinit:

- ا’po ndodh kështu?

- E ka marrë lumi! – ia ktheu ai.

- ا’do të thotë kjo?

- Për një çerek ore Asambleja do të pushtohet.

- Po trupat tanë?

- Gjithçka ka mbaruar!

Një gjeneral iu afrua dhe shtoi:

- Sapo më njoftuan. Familja juaj është në siguri, por shtëpia është djegur.

Ndërkohë, në shtëpinë e Hygosë, njerëzit që nuk e dinin se kush ishte Viktor Hygo dhe që bërtisnin se ai ishte një reaksionar, kërkonin ta digjnin, por dikush i kishte ndaluar sapo kishin hyrë drejt sallonit të shtëpisë, duke u kërkuar të mos preknin asgjë. Ishte “një revoltë e popullit kundër vetvetes”, do të shkruante më pas Hygoi, i cili ishte për mbrojtjen e Republikës së vendosur tashmë dhe jo për një tjetër aventurë republikane. Në fakt, Hygo kishte qenë pro revolucionit të vitit 1830, po kështu dhe pro revolucionit të shkurtit të vitit 1848, por tashmë, ai ishte kundër një gjakderdhjeje të re, përderisa populli kishte fituar të drejtën e votës. Për të vendosur qetësinë, qeveria “Constituante” kishte caktuar 60 komisarë. Një nga ata ishte dhe Hygo. Më 24 qershor, i paarmatosur, ai shkoi drejt barrikadave, duke iu drejtuar kryengritësve:

“Mjaft fëmijët e mi. Kjo luftë është vrasëse!”

Por njëri nga ata qëlloi drejt këmbëve të tij. Donte ta ndalonte.

- Do të vritesh! – i tha dikush që e njohu.

- Unë pikërisht për këtë kam ardhur! – ishte përgjigjur Hygo.

Trimëria e tij kishte bërë efekt dhe njerëzit e armatosur ishin larguar.

Një ditë më vonë, ai i dërgonte një letër urgjente të dashurës së tij, Zhylietë Drue: “Tri ditë e net i kam kaluar rrugëve, pa fjetur, duke dremitur nganjëherë në kalldrëm. ثshtë lufta e tmerrshme e vëllait kundër vëllait që më së fundi mbaroi. Dhe unë jam gjallë, por shkatërrimi është i madh…” Në një letër tjetër ai i shkruante me nxitim: “Ku je? Po bredh që prej dy ditësh dhe po të kërkoj pa mundur të vij gjer te ty. Jam këtu me një mandat për të vendosur rendin, paqen, pajtimin. Franca do të shpëtojë!”. [2]

Barrikadat ishin ngado dhe njerëzit ishin ende të armatosur. Ngado qëllohej, por këto mesa dukej ishin shkrepjet e fundit. Po atë ditë, ai arriti të çajë drejt rrugës Saint-Anastasse ku banonte Zhyljeta. Ishte ngjitur lart, por nuk e kishte gjetur atje. Atëherë i la një letër, ku i shkruante: “Ji e qetë. Gjithçka mbaroi. Nuk ka më rrezik dhe mos ki frikë. Të dua!”

Kur rendi u vendos, Hygo u trondit nga reaksioni i pushtetit ndaj atyre që kishin ngritur krye. Ekzekutime pa masë, burgime dhe arrestime të mijëra e mijëra njerëzve e zhgënjyen shpresën e tij. Francën e kishin pushtuar ethet e terrorit. Madje dhe gazetat ishin mbyllur. Kjo gjë e bëri Hygoin të revoltohej dhe të kërkonte që t’i jepej fund kësaj gjakderdhjeje. Madje, ai u kërkoi gjeneralëve që t’i linin të lira gazetat. Si mund të kuptohej një Republikë pa shtypin e lirë? Që nga kjo kohë, ai do të bëhej një aleat vetëm i të majtëve.



Një mërgim i gjatë

Në Place des Vosges, pranë Bastijës, në një grup ndërtesash të stilit fiorentinas, shtëpia muze e Hygosë ka gjithnjë njerëz, veçanërisht të huaj, të cilët janë kureshtarë të njohin jetën e shkrimtarit dhe bëmat e tij. Cili ishte ky njeri? Cilat ishin ëndrrat dhe lufta e tij? Vallë a kishte mundur Hygo ta shikonte vdekjen drejt në sy, apo i ishte trembur asaj? Pikërisht nga kjo shtëpi ai ishte larguar me nxitim në fund të dhjetorit të vitit 1851, drejt një mërgimi të gjatë që do të vazhdonte 19 vjet. Një jetë larg Francës. Atë vit, populli përsëri kishte dalë në rrugë. Louis Bonaparte kishte shpërndarë Asamblenë Parlamentare dhe ngado kishin filluar ndjekjet mbi njerëzit e opozitës dhe socialistët. Ndërkohë, shkrimtarin dhe deputetin Hygo e kërkonin kudo. Më 2 dhjetor, një përfaqësues i popullit shkonte në shtëpinë e tij. Një djalosh 32-vjeçar e njoftoi për një grusht shteti. Lajmet ishin të rënda. Tetëmbëdhjetë deputetë ishin arrestuar në shtëpitë e tyre dhe i kishin flakur në burg. Një grup deputetësh republikanë kishin lënë të takoheshin të nesërmen në mëngjes në 4, Cité Gaillard. Parisi ishte pushtuar nga ushtria. Asambleja gjithashtu. I tronditur, Viktori kishte dalë në qytet për të matur pulsin e asaj çka po ndodhte. Disa njerëz e njohën dhe iu afruan.

- ا’duhet bërë? – e pyetën ata.

- Grisni afishet e grushtit të shtetit dhe thërrisni “Rroftë Kushtetuta”.

- Po nëse ata qëllojnë?

- Rrëmbeni armët![3]

Turma ishte gati ta ndjekë, por ajo ishte e pa armatosur. Ai e dinte se gjakderdhja nuk ishte e largët. Në një mbledhje deputetësh, Hygo përgatiti tekstin drejtuar popullit: «Louis Bonaparte është një tradhëtar. Ai është i jashtëligjshëm dhe duhet të largohet brënda pesë orëve! Poshtë Louis Bonaparte!»…Dhe turma brohoriste pas thirrjes së tij. Por ndërkohë ai kërkoi të largohej, pasi duhej të takonte gruan, Adelën dhe fëmijët e tij. Po kështu dhe Zhyljetën…ndoshta dhe Leoninë. Në rrugë, ai pikasi një omnibus të Bastijës që punonte akoma dhe i hipi për të shkuar në shtëpinë e tij. Kur iu afrua shtëpisë, një nga të njohurit e lajmëroi: «Policia është në shtëpinë tuaj. Po ju kërkojnë!» E vetmja mundësi ishte të takonte Zhyljetën, e cila do ta fshihte në apartamentin e saj e më pas në një apartament tjetër, te zonja Montferrat. Jeta e tij ishte në rrezik. Një ditë më vonë, ai kishte kohë vetëm për të përqafuar gruan. Pak më vonë, Zhyjeta e shoqëronte me karrocë, e cila u detyrua të ndalonte para turmës që kishte mbushur Sheshin e Republikës. Ngado kishte ushtarë dhe njerëz të trëmbur. Ushtarët nuk donin ta lejonin të kalonte, por Hygo zbriti nga karroca dhe duke u treguar shallin e deputetit, u tha: «Ushtarë, shikoheni këtë shall. Ky është simboli i ligjit, është përfaqësimi i Asamblesë. Atje ku është ky shall, është e drejta. Pra ky shall u tregon të drejtën. Lui Bonaparti po ju çon drejt krimit. Ai po vret Republikën. Atëherë mbrojeni atë!”

Zhyljeta që kishte zbritur pas tij, kërkonte ta qetësonte dhe ta tërhiqte që të largoheshin, por ushtarët, të hutuar nga guximi i deputetit qëndronin të heshtur. Karroca kaloi… Në kujtimet e saj, të botuar kohët e fundit nën titullin Souvenirs, ato ditë Zhyljeta përshkruante këtë cast historik: “Viktori përkulet nga dritarja dhe u thërret atyre se janë të varfër, të poshtër dhe vrasësa. “Pushkatomëni dhe mua që të mos kem më turp të shoh këtë popull të padenjë që e le veten ta turpërojnë e që nuk është i zoti të protestojë”. Unë përpiqem ta ndaloj, ti vë dorën në gojë, por nuk mundem. Por ndodhi mrekullia sepse fjalët e tij nuk u dëgjuan të gjitha. Zoti i kishte goditur ata njerëz të verbuar të etur për dhunë e gjak.”[4]

Atë ditë, në një kafene ku ishin mbledhur republikanët, drejtuesit e tyre po hartonin një proklamatë. Shpejt, Hygo e nënshkroi atë bashkë me të tjerët. Ngado ushtonte Marsejeza. Por Hygosë i duhej të fshihej. Ai mund të arrestohej nga çasti në çast. Aleksandër Dyma dhe aktori Bocage kishin shkuar me nxitim te Adela për ta njoftuar se disa njerëz ishin rekrutuar për të vrarë Hygonë. Në mbrëmje ai u fsheh në Rue Richelieu. Ndërkohë, ministri i Brëndshëm kishte nxjerrë një urdhëresë të posaçme kundër tij: “Nëse kapet Viktor Hygo, bëni ç’të doni me të…”! Mesazhi ishte i qartë. Ai duhej ekzekutuar.

Të nesërmen në mëngjes, Zhyljeta shkoi ta takonte, por nuk e gjeti atje. Shumë të njohur i thonë Hygosë se duhej të ikte sa më parë nga Franca. Pasi brodhi në barrikadat e Les Halles, në Saint-Eustache, në Rue Cadran apo në Rue Saint-Denis, ku pikasi mjaft të vrarë, Hygo e kuptoi se kauza e tyre kishte humbur. “Pashë vrasjen, krimin, vdekjen…Pashë atë shi të vdekjes së verbët”, do të shkruante me dhimbje ai. Në mëngjesin e 4 dhjetorit, Zhyljeta e kishte gjetur me një fytyrë të bardhë meiti. “ثshtë i zbehtë, por jo i pashpresë”, shkruante ajo në ditarin e saj.

Përmes ca miqve, ajo i siguroi një pasaportë të mikut të saj, tipografit Lanvin. I maskuar dhe përmes trenit, më 11 dhjetor 1851, Hygo më së fundi mori udhët e ekzilit drejt Brukselit e më pas drejt brigjeve të ftohta të Anglisë. Zhyljeta ishte atje në stacionin e trenit.

I madhi Hygo linte me dhimbje Francën dhe Republikën për të cilën luftoi. Shumë vite pas atij mërgimi të gjatë, ai do të kthehej në Paris po në atë stacion, ku një popull i tërë e priste me brohorima: Ishte dita e 5 shtatorit të vitit 1870.



Dashnori i madh

Hygo ishte një qenie e dashuruar përjetësisht. Dashuria ishte droga e tij, ku ai përhumbej dhe e ndiente veten plotësisht. Një nga dashnoret e njohura të Hygosë ishte dhe Leonie Briand, e cila atë kohë banonte në 12, Rue Laferrière. Në fakt, Hygo e dashuronte edhe atë, në mënyrën e tij, por ja që fjalët nganjëherë ishin të njëjta me ato që i shkruante Zhyljetës. Të gjitha gratë për të ishin poetike dhe zgjonin veçse vargje tek ai. Por gratë janë dhe xheloze. Madje kur fliste për Zhyljetën, Leonia e quante atë “plaka”, meqë ajo ishte gati 10 vjeç më e madhe se ajo. Kështu, që ta largonte Zhyljetën nga krahët e Hygosë, një ditë Leonia i mblodhi gjithë letrat që i kishte dërguar poeti i dashur dhe të lidhura në një pako ia dërgoi Zhyljetës, shoqëruar me një letër. Leonie i shkruante se ajo kishte qenë dhe ishte dashnorja e Hygosë që prej 17 vjetësh.

Këto letra ishin një bombë e vërtetë për Zhyljetën. E plagosur dhe e zhgënjyer nga i dashuri i saj i përgjëruar, ajo i la një letër lamtumire dhe e braktisi Parisin menjëherë. Si mund të jetonte më? Por Viktori nuk donte që ta humbiste atë dhe i lutej që mos ta braktiste. Madje u vu në kërkim të saj, duke pyetur ndër miqtë dhe të afërmit e saj. Ngado kërkonte një gjurmë të ekzistencës së saj. Kur mori vesh se ajo ishte në Brest të Bretanjës, ai i shkroi menjëherë: “Po të flas para Zotit. Të thërras ashtu siç i thirret Jetës. Shpëtomë nga dëshpërimi! Ktheu! Të dashuroj!”… Dhe si shumë e shumë gra të tjera, edhe ajo do të kthehej.

Atë ditë Viktori e priste në stacionin e trenit dhe ajo iu hodh në gjoks. Ai e vendosi atë në një apartament në Rue Sycomores. Përsëri në ekstazë, si të çmendur. Dhe ajo që i shkruante:“اfarë furie që sapo kaluam së bashku në shtrat. Do ishte e ëmbël dhe sikur të vdisnim!”.

Në mëngjes, kur u zgjua, ajo gjeti një letër që ai i kishte lënë para se të largohej: “Isha i vdekur. Tashmë jam gjallë. Ti je gjaku i zemrës time, drita e syve jeta e jetës time…engjëlli im!”

Megjithatë, ajo kërkoi ta vërë në provë. Por pavarësisht nga provat, Leonia do të mbetej përsëri në zemrën e tij. Në korrik të vitit 1845, i fshehur në një apartament në “Passage Saint-Roch” të Parisit, Viktor Hygo flinte me të dashurën e tij, Leonie Briand. Kur ndërkohë dera kishte rënë me forcë. “Në emër të mbretit hapeni portën!» – ishte dëgjuar nga pas. Viktori hodhi me të shpejtë një këmishë dhe doli të hapë portën. Policët i thanë që t’i ndjekin nga pas. Pranë komisarit të policisë ishte dhe burri i të dashurës së tij.

- “Unë jam ‘Pair’ de France!” – kishte thënë Viktori, duke i bërë të qartë se ai kishte një imunitet të paprekshëm.

Leonia e mjerë ndoqi policët. Të nesërmen, gazetat folën për skandalin e një shkrimtari të njohur, të kapur në flagrancë, por askush nuk e botoi emrin e Viktorit, i cili me kohë kishte kontaktuar gjithë gazetat, duke iu kërkuar kryeredaktorëve që ta shmangnin emrin e tij. Por e shkreta Leoni, e dënuar nga gjyqi, pas burgut u detyrua të mbyllej në manastirin e Saint Augustinës.

Historia e Zhyjetës ishte një histori përkushtimi si rrallë në historitë e dashurive të mëdha. Një përkushtim gjer në vdekje. Zhylieta tashmë jetonte vetëm për të. Madje ajo e ndoqi dhe në mërgim, në Gurnesey, ku ajo u vendos në një apartament pranë shtëpisë së Hygosë, të quajtur “Hauteville House”. Që ta njoftonte se ishte zgjuar, Hygoja lidhte një shami të bardhë në ballkon që ajo ta shikonte nga larg dhe pastaj të shkonte pranë tij. E megjithatë, dashuritë kalimtare nuk do të mungonin dhe më vonë në jetën e tij.

Në janar të vitit 1872, në shtëpinë e Zhyljetës, Hygo u lexonte aktorëve të teatrit pjesën e tij Ruy Blas, që do të rivihej në skenë në teatrin Odeon. Sarah Bernard, ylli i ri i teatrove pariziane, i vinte rrotull, edhe pse syri i mprehtë i Zhylietës vigjëlonte. Jo, Hygo nuk mund të rrinte pa bërë dashuri. Kjo do të ndodhte dhe me aktoren Berndard, ashtu si dhe me zonjëza të tjera. Kësaj radhe, e dashura e tij ishte kopistja e dorëshkrimeve dhe shërbyesja e shtëpisë, bukuroshja Blanche Lanven.

Ajo ishte e re dhe Viktori i moshuar. Por zjarret e tij nuk ishin shuar. Ai ishte i tmerrshëm në dashuri. Blansh ishte e re ndërsa Zhylieta ishte plakur. Një natë, siç shkruan Hygo në shënimet e tij, ai e kishte parë Blanshën lakuriq: “30 janar, 1874. E pashë atë pothuajse nudo, si rrallë ndonjëherë, çka nuk më ka ndodhur prej kohësh. Ajo ka ende një trup të mrekullueshëm…” Por kur Zhylieta i ra në gjurmë dhe Blansh e pranoi gabimin e saj, Viktori i kërkoi ndjesë. “Për të bërë dashuri, – i shkruante me dhimbje Zhyljeta, – ti ke nevojë për shumë trupa, ndërsa dashuria ime për ty, që të të dua më mirë, ka nevojë vetëm për dy shpirtra…Ti nuk je më një burrë për mua. Ti je shpirti i shpirtit tim.”

Ndërkohë, i plagosur nga dhimbja, Hygo do t’i përgjigjej: “Shpirti im, dashuria ime e madhe. Ki mëshirë për mua dhe bëhu e butë me sjelljet e mia!”…

Blansh u detyrua të largohej, por fshehurazi, Hygo do t’i merrte një apartament me qira për ta strehuar dhe bujar siç ishte, ai do ta ndihmonte atë gjer në fund të jetës së tij.

Në ditarët e Hygosë, biografët kanë gjetur mjaft shënime të çuditëshme, të koduara, iniciale apo emra femrash, me të cilat ai ka kaluar aventura të një jave apo disa ditëve: Alice Ozy ishte një aktore dhe kurtizane; Louise Colet ishte po një kurtizane që koleksiononte dashnorë në radhët e poetëve e letrarëve; Esther Guimard ishte dashnorja e një pronari gazetash; Laure Desprès ishte gjithashtu e dashura e dukës De Praslin. Por në ditarët e tij janë dhe emra të panjohur si Poléma (në Rue Clichy), Theodorine, (në Passage Saulnier), Janette, (në Rue Delebelle) etj., shpirtra që janë tretur në botën anonime. Ishin “vajza të gëzimit”.



Jeta, një stuhi e pambarimtë

Jeta e Hygosë ka qënë padyshim një stuhi e pambarrimtë, një jetë me trauma e tragjedi të mëdha, me vuajtje, vdekje të shumta dhe dëshpërime.

Njëra nga vajzat që quhej Leopoldinë, bashkë me të fejuarin e saj u mbyt në prag të një udhëtimi me anije. Djali i tij, François-Viktor, vdiq tepër i ri. Eugène, djali i vogël që i vdiq në Belgjikë, ai e solli dhe e vendosi në varrezat e “Père Lachaise”. Po atje vendosi dhe Adelën, gruan e tij. Sa shumë vdekje mbi një zemër! Një tjetër vajzë iu çmënd dhe e përfundoi jetën në një spital të çmëndurisht. Dhe mbi të gjitha, mërgimi i tij në tokën angleze, në Guernesey apo në Belgjikë. Shkrimtari i madh e kishte të ndaluar kthimin e tij në Francë. Por mbytja e vajzës së tij Leopoldine ishte padyshim dhimbja më e madhe.

Ishte viti 1843. Ai po ikte fshehurazi me Zhyljetën në jug të Francës, në La Rochelle, kur në Roshefort, diku në një bujtinë, rastësisht ai lexoi një lajm të gazetës: «Vajza e Viktor Hygosë, Leopoldine, është mbytur në Villequier. Thuhet se Hygo është në Rochelle…” Në kujtimet e saj për këtë ditë të kobshme, Zhyljeta ka shkruar: “Shiko sa e tmerrshme! – më foli ai. – Ngrita sytë drejt tij. Kurrë s’do ta harroj shprehjen e fytyrës së tij fisnike. Sapo e kisha parë të qeshur e të lumtur dhe ja tani, për një sekondë, e gjeta sikur ta kishte goditur rrufeja. Buzët e tij ishin zbardhur. Sytë e tij të bukur vështronin si të humbur, fytyra dhe flokët i ishin lagur nga djersa dhe dora e tij ishte ngjitur fort pas zemrës, sikur të donte ta pengonte atë që të mos dilte nga gjoksi i tij. Mora gazetën dhe e lexova. I dashuri im i mjerë, më lutet të mos shpërthej në lot. Me një kurajë mbinjerëzore më ndihmoi të dalim nga kafeneja. Kapërcyem pragun dhe ecëm në fushat që digjeshin nga dielli…”[5]

Po, pa folur, me fytyrë meiti, Hygo kishte dalë nga bujtina dhe ishte nisur drejt një livadhi. Zhyljeta kërkoi t’i shkonte nga pas, por ai i kishte bërë shenjë ta linte vetëm. Papritur, nga dhimbja e madhe Viktori kishte rënë dhe ajo vrapoi drejt tij. Pastaj ata u kthyen, u ulën në tavolinë dhe ai i shkroi një letër Adelës: “Gruaja ime e mjerë! Mos qaj! Bëhu e fortë. Ajo ishte një engjëll. Le t’ia japim Zotit!”…

Midis tragjedive, jetës pasionante dhe mërgimit të detyruar, Hygo përpiqej të mbijetonte në sajë të artit të vet. Dhe ai ishte i bindur për misionin e tij si republikan dhe artist: “Po shkruaj një bibël.- shënonte ai në ditarin e vet, – Jo një bibël hyjnore, por një bibël humane. Një libër të shumëfishtë që përmbledh një shekull. Ja çfarë do lë pas vetes…»

Një ditë, duke përshkuar rrugën e përditshme, Hygo pikasi një karrocë që po çonte dy të dënuar drejt gijotinës, e cila që pas Revolucionit ishte ngritur në qendër të qytetit. Kjo pamje e tronditi aq shumë sa ai filloi të shkruajë librin e tij të mëvonshëm Dita e fundit e një të dënuari me vdekje.

Tregojnë se më vonë, një ditë tjetër, duke shkuar për në Akademinë Franceze, Viktor Hygo, pa dy xhandarë që kishin vënë përpara një burrë të lidhur dhe të zbehtë në fytyrë. Njerëzit thoshin se kishte vjedhur bukë. Po atë natë ai shkruante: “Për mua ai njeri nuk ishte thjesht një njeri, por vetë spektri i mjerimit; ajo fantazmë e mjerimit e shfaqur në mënyrë të shpërfytyruar e të errët, ishte imazhi i një revolucioni të rënë në errësirë”…

Ky do të ishte protagonisti i romanit Të mjerët, vetë Zhan Valzhani.



“Avenue Victor Hugo”

Kjo aveny në atë kohë quhej aveny Eylau dhe ata banonin në numrin 130. Pas vdekjes së Adelës, Viktori dhe Zhyljeta jetonin tashmë bashkë. Më së fundi mund të jetonin si burrë e grua: ai një kat mbi apartamentin e Zhylietës. Megjithatë, darkat për miqtë, letrarët, artistët dhe politikanët shtroheshin gjithnjë në sallonin e saj. Ajo vigjëlonte mbi të, mbi miqtë dhe botën që i rrethonte..

Më 1879, Viktori i ishte lutur Zhylietës që ta hipte në një ballon dhe të ngjiteshin së bashku në qiell. Ai kërkonte të dehej me retë. Dhe ata u nisën. Në qiell, në një tjetër botë. Ndoshta ishte frymëzuar nga Zhyl Verni. Ndoshta…Sidoqoftë ajo skenë duhet të ketë qenë diçka e magjishme, ku shpirti puqet me qiellin dhe ngjizja është sublime.

Më 8 maj të vitit 1881, Bashkia e Parisit vendosi që avenyja e tyre të quhej “Avenue Victor Hugo”. Në letrat që i drejtoheshin shkrimtarit, shkruhej “Merr Victor Hugo, Avenue Victor Hugo”… Madje dhe letrat e Zhylietës vinin në po këtë adresë. Më së fundi, zonja Drue banonte në avenynë me emrin e të dashurit të saj.

Më 27 shkurt, një kortezh i pafund kalonte para dritareve të shkrimtarit duke thirrur: “Vive Victor Hugo!” “Rroftë Republika!…Dritarja ishte e hapur dhe Viktori i përshëndeste! Jashtë kishte filluar të binte dëborë…Por tashmë Zhylieta ishte tepër e sëmurë. Ajo ishte dobësuar dhe ishte bërë si kufomë. Megjithatë, pena e shkrimtarit i këndonte gjithnjë shpirtit të saj, gjer në prag të vdekjes:



“Kur të them qofsh e bekuar – është qielli!

Kur të them fli e qetë – është toka!

Kur të them të dua – jam unë!”…



Më 1 janar të vitit 1883, ata përkujtuan së bashku ditën e parë kur kishin vështruar njëri-tjetrin dhe ishin dashuruar. Viktori i zgjati një fotografi të përbashkët, ku pas saj kishte shkruar: “50 vjet dashuri – kjo është martesa më e bukur!” Më 11 janar, e shkatërruar nga kanceri, ajo vdiq pa e kërkuar Viktorin, pa dashur ta shqetësojë Viktorin që t’i shkonte pranë shtratit për t’i thënë një lamtumirë. Të nesërmen, ai nuk kishte më fuqi ta ndiqte karvanin funebër të saj, por e ndoqi vetëm nga dritarja. Që nga vdekja e saj ai nuk do të shkruante më. Vetëm kur ishte në pragun e vdekjes, ai do të shkruante vargjet e fundit: “Këtu është lufta e ditës dhe e natës!”…Pastaj ai thirri nipin dhe mbesën dhe u tha: “Të jeni të lumtur dhe të mendoni për mua!”…Fill pas kësaj, të afërmve ai u lexoi testamentin e tij: “Dua që nga paratë e mia t’u jepni dhe të varfërve!…Dua të më përcillni në banesën e fundit me karrocën e të varfërve! Nuk e dua përshpirtjen e kishave. Kërkoj veçse një lutje nga të gjitha shpirtrat…Besoj te Zoti!”…[6]

I dërmuar nga sëmundja e rëndë, tashmë ai nuk arrinte as të fliste. Komunikimi i fundit me botën e të gjallëve bëhej përmes gjesteve. Në 22 maj të vitit 1885, kur Hygoi vdiq, gjithë Parisi ra në zi. Arkivolin e vunë nën Harkun e Triumfit, dhe pastaj një milion banorë e përcollën gjer në portën e Panteonit. Në dyert e mbyllura të dyqaneve shkruhej: “Mbyllur për zi kombëtare!” Kambanat e katedrales Notre-Dame si ato të Madeleine apo Saint-Sulpice, binin me vaj.

Që nga ajo ditë, eshtrat e Hygosë janë atje, në Panteonin e lavdisë. Por lavdia më e madhe e tij janë padyshim veprat, shkrimet e tij, apeli i tij i lirisë dhe i qytetërimit. “Thirrja” e tij për “Shtetet e Bashkuara të Europës”, kjo thirrje profetike, që do të realizohej një shekull e gjysmë më vonë.

Hygo kishte një ëndërr të madhe. Po, ai krijoi një vepër titanësh!…Një vepër, gjurmët e së cilës gjenden ngado. Jo shumë kohë më parë, një prift shqiptar që mbajti meshë në katedralen “Notre-Dame” dhe që më fliste me entuziazëm për veprat e Hygoit dhe mrekullinë e këtij qyteti, nuk e dinte se pikërisht ajo katedrale ku ai mbajti meshë, në vitet e Komunës së Parisit ishte bastisur, ishte plaçkitur e shkatërruar dhe vite më pas, e lënë pas dore, ishte kthyer në një gërmadhë vajtuese. Ishte pikërisht Viktor Hygo ai që ngriti zërin e tij të fuqishëm për ta shpëtuar këtë kryevepër të artit mesjetar. Kësaj katedraleje ai i kushtoi një përkushtim të veçantë dhe në ethet e betejës së tij për ta shpëtuar monumentin e kulturës franceze, ai shkroi romanin e famshëm të tij, të njohur nga të gjithë ne, Shën Mëria e Parisit…Notre-Dame de Paris!





[1] Souvenirs, Juliette Drouet, Ed. des Femmes, Paris, 2006.



[2] Souvenirs, Juliette Drouet, Ed. des Femmes, Paris, 2006.

[3] Victor Hugo, Max Gallo, Ed. XO, Paris, 2001.



[4] Souvenirs, Juliette Drouet, Ed. des Femmes, Paris, 2006.



[5] Souvenirs, Juliette Drouet, Ed. des Femmes, Paris, 2006.



[6] Victor Hugo, Ed. La Pleiade, Gallimard, Paris.

B;botimeshqiptare..F_B
 
Titulli: Victor Hugo

Ne nje nga barrikadat.


Ne nje nga barrikadat me gure te latuar,
Ndyre me gjak te fajshem e lare me gjak te kulluar,
Nje djale dymbedhjetevjecar u kap me burrat tok.
"Po ti me keta je?" "Po, me keta jam shok."
"Mire - tha oficeri - me plumb dhe ti e ke!
Prit te te vije radha!" Rrufera djali sheh.
Dhe poshte, rreze ledhit, te tere shoket i vrane.
I thote oficerit: "Te vete ketu prane?
Kete sahat sim' meje t'ja coj gjer ne konak?"
"Do t'ja mbathesh?" "Do kthehem!" "Shiko se c'frikacak!
Rrugaci! Ku banon?" "Aty te kroi ngjitur!
Mor zoti kapiten, do vij, s'rroj i koritur"
"Shko dreq!" Dhe cuni shkoi...Dredhi prej kalamani!
Edhe ushtaret qeshnin e qeshte kapitani.
Ndersa renkonin mbytur ata qe jepnin shpirt.
Por gazi u pre: djaloshi erdhi me vrap, pa prite,
E si u mbeshtet pas ledhit, krenar, si Viala'
Me nje veshtrim perbuzes: "Ja tek me keni!" u tha.
Vdekjes i erdhi turp dhe oficeri e fali.

 
Titulli: Victor Hugo

Gurra dhe oqeani

Gurra qe lart nga shkembi qan
E bie mbi det si pika loti.
I pameshirshmi oqean
I flet: "Moj qaramane, c'do ti?"

Furtuna e tmerri une jam.
Mbaroj atje ku fillon qielli.
"O Pikel, e c'nevoje kam
Per ty, une i Paani, i Thelli?"

Perulesisht te njelmtit hon
Ja kthen atehere gurra e delire:
"Qe te te jap cfare te mungon, -
Ca pika uje per te pire".

########################

Vajtimi per bijen

Tani qe shkova nga Parisi i veshtire
Mermer, tavane, truall, mjegull nuke shoh,
Tani jam nene lisa, nene deg' i shtrire
Dhe bukuri' e qiellit mendjen po ma ngroh

Tani nga zia qe me cthurri si germadhe
I zbeht' i gjalle dal,
Me hyn ne zemer paqja e natyres madhe
Dhe qetesi me fal

Tani me valat det' i gjere me gostit,
Me prek i qeti, madheshtori horizont;
Tani te thellat te verteta po nxonit
Dhe lulet e lendines syri m'i gezon

Tani o Perendi, po gjenj fuqine sterre
Te shoh me syt'e zes
Te shkretin gur ne te cilin vajz' e mjere
Fle gjumin pa mengjes

Nga pamjet perendore mendja m'u ndricua,
Nga fushat, pyjet, brigjet, lumi i kulluar,
Shoh vogeline time dhe cudit' e tua,
Mbleth mendjen, di qe je i madh i pambaruar.

Ja ku te vinj, o Ate qe besonj, o Zot,
Te sjell perunjesisht
Zemren qe ma ke mbushur me lavdi, dhe sot
Ma theve plotesisht.

Ja ku te vinj, o Zot, dhe prokllamonj qe je
I mir'i embel'i dhempshur, Perendi i Jetes,
I vetem qe di se c'ben edhe perse.
Njeriu eshte kallm i shembur i kenetes.

Te thom varri, kur te vdekurit mbulon,
Porten e qiellit hap,
Qe jeta jone tatepjete kur mbaron
Perpjete nis me vrap.

Je i pasosur, absollut dhe i vertete,
Ti vetem, At i larte, e pranonj mi gju;
Pranonj qe esht' e mire, esht' e drejte
Qe zemra m'u pergjak, se Zoti e deshi ashtu.

Me s'kundershtonj per asnje gje qe po me ther,
Se ashtu deshe Ti;
Shpirti nga zi ne zi, edhe nga vrer ne vrer
Shkon ne perjetesi

S'po shohim kurr' asgje pervecse nga nje ane,
Tjatrr'ane mbytet ne myster e ne furtune;
Njeriu vuan nene zgjedh' e s'e di shkakne,
Cdo gje i fluturon, asgje s'i hyn ne pune.

O Zot, perhere na rrethon me shkretetine
Me pranga dhe me fre;
S'ke dashur kurre te na japesh sigurine
Dhe gazin permbi dhe.

Sa shohim nje te mire, fati na e tret,
S'na dhe asgje ne jeten rrot' edhe rodhan
Qe te qendronje dhe te thoni, mor aman:
Kamnje shtepi, nje are dhe nje dashuri.

Cdo gje e shohim per nje cast te kufizuar
Dhe mplakemi pa shtek;
keshtu na qenka, ashtu ka per te vazhduar.
Pranonj edhe s'me prek.

Kjo bot'o Zot, kjo harmoni e pandryshuar
Perbehet me vajtime edhe me krentime;
Berthama jemi ne tufan te pambaruar,
Te miret hipin dhe te liqte zhyten ne mundime,

E di, o Zot, ke pune shume dhe s'ke nge
Per ne te behesh vrer;
Per nenen vdekj'e foshnjes djek si nje rrufe,
Po ty s'te ben qeder.

E di qe pema bie kur i fryn nje ere,
Zogut i bie penda, lulja shkunt aromen;
Krijesa eshte rrot' e madhe si potere
Dhe sillet rrotull duke shtypur udhes llomen.

Se ditet e muajt, valat, syte qe vajtojne
Kalojne pa pushim,
Se bari do te mbije, foshnjat do te shkojne,
E di, o Zoti im.

Ne qiellin tent persiper reve te veshtira,
Ne kaltersiren e patundur madheshtore
Po mbrun e po gatit kush e di c'miresira
Ku hyn si pjes'e duhur dhembja njerezore.

Per planet e panumerta qe po permban
Te duhet pa dyshim
Te mbytesh bukurit' e dheut ne tufan,
Ne zi dhe ne mjerim.

Kanunet qe hartojne fatin njerezor
Nuke tronditen, nuk zbuten asnje here,
Se s'munt. o Zot, ta cthuresh rendin boteror
I shtyre nga meshira per njerin' e mjere.

O Zot i madh, te lutem hith nje sy mi mua,
Sheroje shpirtin tim;
I embel, i perunjur posi foshnj' e grua
Te vinj me adhurim.

Kujto, o Zot, qe kam punuar qe ne krye,
Qe jam perpjekur, jam mejtuar, kam leftuar,
Natyren kam shpjeguar plot me aresye,
Cdo gje me kthjellesine tende e kam ndricuar.

Detyren time e mbarova beserisht,
Perballa zemerim,
Pra nuke prisnja me te drejt' e natyrisht
Nga Ti kete cperblim.

Nuk e parashikonja kurre qe dhe Ti
Me krahun tend te me goditje mun mi koke
Dhe mua qe kam patur rralle prokopi
Te ma varrosnje bijen kaqe shpejt ne toke.

Me zemren te plagosur kaqe rend'u drodha
Te nema me furi
Si foshnje edhe kunder teje nofta hodha
Nje gur ne det te zi.

Kujto, o Zot, njeriu po dyshon kur vuan,
Se syri qe po qan verbohet n'erresire,
Se ne budrum ku eshte nuk cquan,
S'te sheh e s'te perfill e s'te kerkon meshire.

Njeriu, qe fundoset thelle ne gremine,
Ne pis'e ne katran,
Nuk esht'e mundur te gezonje qetesine
Te yjve ne mejdan.

Sot une, qe, si nene isha i dobesuar,
Ne kembe te perunjem nen qiell te lire,
Nga hidherimi' i eger ndjej qe jam ndricuar
Duke shikuar gjithesine ca me mire

O Zot, e di qe jam i cmendur pa kufi,
Kur murmurit e shaj;
Pra hesht, s'mallkonj e s'akuzonj, po nen liri
Te cirrem e te qaj.

Me ler me kujt' e lot, me vaj e vrer te ngrysem
Posa njerin' e bere per litar dhe hu;
Mbi kete gur te ftohte lerme te permbysem
Dhe te pyes: Moj bije, a e di qe jam ketu?

Me ler me kujt' e lot, me vaj e vrer te ngrysem
Posa njerin' e bere lerme dhe hu;
Mbi kete gur te ftohte lerme te permbysem
Dhe te pyes: Moj bije, a e di se jam ketu?

Me ler t'i unjem mbremane mbi varr t'i flas
Kur bota rreth pushon,
Se nofta engjelli ne qiell, kur te bertas,
Cel syt' e me degjon.

Ajme, per kohen e kaluar kam zili;
Tani asgje ne bote ngushellim s'me sjell;
Perhere ate cast me sy e shoh tani
Kur hapi krahet edhe fluturoi ne qiell.

Nuk e harronj gjer sa te vdes castin e zi;
C'te qava, o cast, me kot!
Bertita: O Zot, qeparthi e kisha dhe tani
S'e kam! Dhe qaj me lot.

Zot, mos u zemero, faqen ma dhe per hall,
Syrin ma dhe per lot.
Po force dhe takat s'mi dhe perball
Zullumet bot e bot.

Shiko, femijet po na duhen pa dyshim,
o Zot, se fati na permbyti n'erresire,
Na thuri me andrralla, helm e hidherim,
Po nje mengjes na zbardh me hir edhe meshire.

Nje foshnje lint, nje kok' e dashur dhe e shtrenjte,
E vogel, gas perhap,
E bukur sa beson qe dot' e saj e shenjte
Porten e qiellit hap.

E pashe lulen qe Imzot ne kopsht me mbolli,
u rrit me hir, me embelsi dhe kthjellesi,
E dashura nga nata ne mengjes na solli,
Na driti si nje diell zemer dhe shtepi.

Vazhdoi me vjete si i vetemi gezim
Qe munda t'enderronj;
Tani, o Zot i madh, kupto, se c'hidherim
Po ndjej qe s'e shikonj.
 
Titulli: Victor Hugo

Kurrë mos e fyeni...

Oh! kurrë mos e fyeni ju një grua që bie!
E di dot sa ka hequr? Sa ka vojtur urie?
Sa net si ferr ka gdhirë në ankth e drithërim?
Virtytin kur ua tund Mjerimi me tërbim,
E kush nga ne s'ka parë të tillë gra të mjera
Si rreken që të mbahen, me ngulm, me duar të ndera?
Sikundër buzë degës shohim varur tek ndrin
Një pikë shiu si lot, kur dielli vetëtin,
Q'e tundin tok me pemën e që dridhet, po mbahet,
Perlë, pa rënë akoma, dhe baltë, passi ndahet!
Fajin e kemi ne. Ti kamës! Ari yt!
Po uji i pastër gjindet dhe aty në llom të ndyt.
Dhe që kjo pikë loti të dalë nga ka rarë,
Të bëhet prapë perlë me atë shkëlqim'n e parë,
Mjafton - Ja kështu rihet e ngrihet, passi bie -
Një rreze djelli ose një rreze dashurie!
 
Titulli: Victor Hugo

Shprehje nga Victor Hugo:

* Besimi fetar është nevojë për njeriun. Mjerë ai që nuk beson në asgjë.

*
Një artist i madh është një burrë i madh në një fëmijë të madh.

* Biblioteka është akt besimtarie.

* Halli krijon njerëz dhe begatia krijon përbindësha.

* Të gjitha forcat në botë nuk janë kaq të plotpushtetshme sa një ide së cilës i ka ardhur koha.

*
Pothuaj të gjitha dëshirat tona, kur analizohen mirë, përmbajnë diçka tejet të turpshme.

* Falja është e mirë për ata që e japin dhe për ata që e marrin. Ajo ka vetinë e mirë të dhënies së mëshirës për të dyja palët.

* Një ferr inteligjent do të ishte më i mirë se një parajsë e marrë.

*
Arkitektura përmban idetë e mëdha të racës njerëzore. Jo vetëm çdo simbol religjioz, por çdo mendim njerëzor ka faqen e tij në këtë libër.

* Kush hap dyer shkollash, mbyll dyer burgjesh.

* Teksa kuleta zbrazet, zemra mbushet.

*
Ji si një zog i ulur në një degë të njomë të cilën e ndjen duke u luhatur poshtë tij, e prapë ai këndon si gjithmonë, duke e ditur se ka flatra.

* Luftë civile? E çfarë dashke të thuash? A ka ndonjë luftë të huajsh? A nuk është çdo luftë ndeshje midis njerëzve, midis vëllezërve?

* Mirëkuptimi gjithsesi nuk është rezultat i shkollimit.

*
Kursim në stil, saktësi në mendime, vendosmëri në jetë.

* Kureshtja është një nga format e zotësisë femërore.
 
Titulli: Victor Hugo

Kur të them qofsh e bekuar – është qielli.
Kur të them fli e qetë – është toka. Kur të them të dua – jam unë !

| Victor Hugo |
 
Titulli: Victor Hugo

ZHULJET DRUET

Bëj çdo gjë që mundem
pasi dashuria ime
unë nuk të shqetësoj,
unë ty të shikoj fshehtas,
të buzëqesh kur nuk më sheh.
Vështrimin dhe shpirtin tim e çoj ngado
do të doja t’i vija puthjet e mia:
mbi flokët e tu,
mbi ballin tënd,
mbi sytë e tu,
mbi buzët e tua,
kudo përkëdhelitë
të kenë qasje të lirë.
 
Mbrëmja


Kam dalë-e jam ulur te praku
Në orën e muzgut të qetë
Dhe shoh si punon fusharaku
Gjer vonë, në dritën e zbetë.

Në dherat e zhytur në hije
Sodit i malluar, fshatarin
Si farën në brazat e shtije
Që, nesër, ta mbushi hambarin.

Në fushën e gjerë sundon
Figura e tij simbolike:
Me veprën e vet na tregon
Të punës fuqinë jetike.

Me çapin ritmik po baret
Dhe vete e vjen nëpër arë,
Ngre dorën, hap grushtin dhe heth
Në gjirin e tokësë farë.

Pëlhurëzat nata po shtiell
Qëndisur me gurë të shtrënjtë;
Të duket se ngre gjer në qiell
Të mbjellësit gjestin e shënjtë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top