“Vetting”-u e përzuri gruan e Denar Bibës, për 15 vite nga drejtësia; Rama e emëron shefe të fondeve në ministrinë “Balluku”

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Shteti, çiflik privat për Elonën e Gjin Gjonit dhe Elonën e Denarit të KQZ/ Ajo dha dorëheqje për gjoja “arësye shëndetësore”, pasi e kuptoi se ONM-SHBA në KPK, nuk do ta lejonin të kalonte procesin si “e pastër”; për shkak të “pasurive të zeza” që ka vënë me korrusion bashkë me burirn e votave dhe mandateve të pista; por befas, pas 12 ditësh, qenka bërë mirë me shëndet dhe u emërua shefe në Komisionin Qeveritar të Ujë-Kanalizimeve, ku “hidhen përpjetë” miliardat e tenderëve fals
Dje, në emisionin e TV-Sandrit, kryeministri Rama, përsëriti me kapardisje “anti-krim”; se të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë, që janë përjashtuar nga drejtësia për pasuri të zeza; nuk kanë vend në asnjë zyrë të shtetit, por edhe do të hetohen nga SPAK e BKH për çdo qindarkë.

Mirëpo, vetëm 12 orë pas kësaj deklarate publike, kryeministri ka bërë të kundërtën, duke emëruar në një post qeveritar, ku “bëhen lekë me tendera”; ish-Këshilltaren e Gjykatës së Lartë, Elona Kana (Biba), përjashtuar për 15 vite nga drejtësia, me vendim të komisionit të “Veting’.

Nuk u përjashtua për kriterin e paaftësisë, por për zullumet e pasurisë; të cilat i rezultuan 25 herë më të larta, se të ardhurat që kishte marrë nga pagat bashkëshortore, aq sa e detyruan të vetë-largohej, duke mos shkuar në seancën e dytë të vlerësimit në KPK.

Por në vend, që ish-Këshilltares së Gjykatës Lartë, Elona Kana (Biba), t’ia çojë emrin në SPAK e BKH, për pasuri korrupsioni nga lidhjet me krimin, kryeministri Edi Rama, në datën 14.02.2020 e ka emëruar në postin e lartë Anëtare e Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, në ministrinë që drejton Belinda Balluku.

Qartazi, i vetmi motiv i kryeministrit Rama, për emërimin e Elona Kana (Biba); në këtë institucion ku qarkullojnë miliardat e fondeve të Ujësjellësa- Kanalizimeve; është fakti se Elona është gruaja e N/kryetarit të KQZ-së, Denar Biba.

Shqiptarët e shikojnë dhe kuptojnë, se kjo është padrejtësia, demagogjia dhe tallja me reformën në drejtësi; por edhe tollumbacja kryeministrore e ligjit teatral “Anti-KÇK” për gjyqtarët dhe prokurorët e zhytur në pasuri me burim mos-ndëshkimin e krimeve.

Ne kemi detyrimin e guximin, që vetëm denoncojmë këtë farsë të bandës mafioze qeveritare “Rilindja”; ndërsa faktet le t’i skanojnë SHBA-BE, që kanë financuar e po monitorojnë reformën në drejtësi dhe Operacionin Forca e Ligjit./Pamfleti



1581715304355.png
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top