Vettel fiton çmimin e madh të Koresë

cent

...Lontano
Sebastian Vettel me Red Bull triumfoi në اmimin e Madh Koresë në Formula 1, duke arritur fitoren e tretë të njëpasnjëshme dhe gjithsej të katërtën këtë sezon.
vfxuvk.jpg
Dy herë kampioni i botës, Vettel e përfundoi garën 8.2 sekonda para Mark Webber me Red Bull, i cili e filloi garën nga vendi i parë në cirkuitin ndërkombëtar të Koresë. Alonso me Ferrari u rendit i treti. Jenson Button u tërhoq kurse Lewis Hamilton e mbylli garën i dhjeti për shkak të një problemi teknik në një prej gomave duke qëndruar në kuotën e 152 pikëve.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Vettel, pas garës së Singaporit dhe Japonisë. Ndërkohë që kanë mbetur edhe katër gara nga përfundimi i kampionatit botëror 2012, Vettel kryeson renditjen me 215 pikë, gjashtë më shumë se Alonso i vendit të dytë. Gara e 17-të nga 20 që janë gjithsej është planifikuar të mbahet në cirkuitin indian, më 28 tetor në Nju Delhi.

Rezultatet e garës:

1 Sebastian Vettel 1:36:28.651

2 Mark Webber +00:08.231

3 Fernando Alonso +00:13.944

4 Felipe Massa +00:20.168

5 Kimi Raikkonen +00:36.739

6 Nico Hulkenberg +00:45.301

Renditja e përgjithshme:

1 Sebastian Vettel 215 pikë

2 Fernando Alonso 209

3 Kimi Raikkonen 167

4 Lewis Hamilton 153

5 Mark Webber 152

6 Jenson Button 131

/e.m
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top