Vetëm 15 vjeç, medalje ari në Londër 2012

Love

βeℓℓe â๓e
Një 15 vjecare shkruan historinë në lojtrat olimpike të londër 2012.

olmp.jpg


Notarja Ruta Mejtulite, fitoi medalje ari në 100 metra bretkosë duke vendosur në zonën e medaljeve në këtë sport një vend disi të pazakontë, si Lituania, për më tepër në një moshë të pazakontë, duke qënë më e reja në histori që arrin të fitojë një ar në këtë disiplinë.
Për më tepër Mejtulite, e cila stërvitet në Plimuth të Anglisë, la pas gjiganden Rebeka Soni dhe japonezen Suzuki shkruan supersport.

Amerika rikehet të domonojë në pishina, teksa në garat e notit të ditës së tretë të olimpiadës, notarët amerikane fitojnë dy medalje ari dhe dy argjendi, ku mbi të gjitha spikat ajo e 100 metra shpinë, ku pretendenti kryesor, Metju Grivërs respektoi parashikimet duke fituar arin dhe duke thyer dhe rekordin olimpik me 52 sekonda e 16 të qindtat dhe pse mund të kishte arritur dhe atë botëror nëse nuk do të kishte ulur ritmin në fund. Menjëherë pas tij u pozicionua bashkombasi Nik Toman që mori medaljen e argjendit, ndërsa medalja e bronxit u fitua nga francezi Kamil Lakurt.

Më e pabesueshmja e finaleve të notit ndodhi në garën e 200 metra stil i lirë, ku dy notarë fituan medalje argjendi, kinezi Sun dhe koreani Park që regjistruan të njëjtën kohë 1 minutë 44 sekonda e 93 të qindtat, duke u renditur pas francezit, Anjel që pasi udhëhoqi të tijët në suksesin e stafetës të dielën, fitoi dhe ar individual në 200 metra stil i lirë, ku mbeti jashtë zones së medaljeve gjigandi Rajan Lokte.

Në 100 metra shpinë për femra ndërkohë Misi frenklin mori medaljen e artë me kohën e 58 sekonda e 33 të qindtat, ndërsa argjend për australianen Emili Sibon dhe bronz për japonezen, Terakaua.
Burimi: kohasport
 
Re: Vetëm 15 vjeç, medalje ari në Londër 2012

I lumte :) ta gezoje
 
Titulli: Vetëm 15 vjeç, medalje ari në Londër 2012

Bravo per aritjen.
Eshte bukur kur mundimi i stervitjeve vlersohet me nje medalje.
 
Pe: Vetëm 15 vjeç, medalje ari në Londër 2012

Bravo...Suksese te metejshme...
 
Titulli: Vetëm 15 vjeç, medalje ari në Londër 2012

Well Done :)
 
Titulli: Vetëm 15 vjeç, medalje ari në Londër 2012

Bravo..I lumte..:) Ishalla vazhdon gjate me kete pasion..:)
 
Titulli: Vetëm 15 vjeç, medalje ari në Londër 2012

Urime,suksese edhe arritje me tej :)
 
Titulli: Vetëm 15 vjeç, medalje ari në Londër 2012

Kushedi sa rekorde do thyej me von kjo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top