Veri..Jug? Diferenca?

Per mua mund te beni si te doni, forumi i juaji eshte , dhoh qe paska edhe tituj antaret , si ne kohen e monizmit . Kjo eshte DIFERENCA
 
Akoma skeni taku ju ata te perendimit :rolleyes: gati, gati erresire jane :giggle:
 
Kjo veri jug eshte koncept gjeografik..mund te jete me e pershtatshme(mendimi im) termi gege- toske
 
Te premtoj qe do ta nderroj po me dhe nje arsyetim te arsyeshem mbi temen meqe e paske kuptuar thelbin.
Te premtoj qe do te bej nje arsyetim shume te qarte..do e filloj nga koha mbreterise ilire..dardane..etj..deri sot..por shume shkurt
 
TANI DIFERENCAT MBASE JANE KU NJOHIM KAQ THELLE E PASTAJ UN SJAM ZOTI
veriu eshte i bukur e me tradita plot , muzera per tu vizituar ,thethi per tu shijuar
jugu paksa me zemren grop si ma te bukur ne reliev e ne natyre me vizitore pafund ,ushqime deti e plot receta per tu pasur zili
 

GEGË, TOSKË DHE KATUNDARË​

A ishte periudha totalitare në Shqipëri edhe sundim i Veriut nga Jugu ose i gegëve nga toskët? A ka bazë të thuhet, siç po dëgjojmë, se prapambetja ekonomike, sociale dhe kulturore e Veriut të Shqipërisë i detyrohet indiferencës, ose shpërfilljes së atyre zonave prej elitave toske që kishin pushtetin në Tiranë, gjatë gjysmë shekulli komunizëm?
Ky mem ka kohë që qarkullon ndër shqiptarë, sidomos në forume të Internetit; por tashmë po nis të nxjerrë kokë edhe në faqet konvencionale të gazetave, në shkrime autorësh konvencionalë; çka përbën, besoj unë, arsye për t’u shqetësuar.
E gjej, bie fjala, në një editorial të sotëm të Enver Robellit, në gazetën “Tema”, ku autori, duke iu referuar Kukësit dhe zonave përreth, shkruan:
Ky rajon ishte lënë pas dore nga regjimi komunist, i cili dominohej prej politikanëve të jugut të Shqipërisë.
Në sytë e tyre veriu ishte i dyshimtë, sepse pothuaj nuk kishte luftuar kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë, sepse nuk e kishte përqafuar ideologjinë komuniste, sepse nuk pranonte të shlyhej kultura dhe historia e krijuar nga intelektualët në veri të Shqipërisë, me Shkodrën si qendër. Kur u rrëzua diktatura, mijëra shqiptarë veriorë u vërsulën drejt Tiranës, ndërtuan kasolle në periferi e në qendër të kryeqytetit, liria absolute u shndërrua në keqpërdorim absolut. Ishte një lloj hakmarrjeje ndaj terrorit komunist dhe përbuzjes. Një hakmarrje në kohë të gabuar dhe me pasoja fatale. Jo vetëm për shkak të këtyre sjelljeve shqiptarët veriorë nga qytetarët e Tiranës, jo pak prej tyre po ashtu ardhacakë nga jugu, filluan të etiketohen si “çeçenë”.
A ka ndonjë bazë historike ky pretendim, që vende-vende po merr përmasa histerike?
Edhe ka, edhe s’ka.
Është pa dyshim e vërtetë se regjimi komunist praktikisht ia zhduku Shqipërisë veriore elitat, krerët, bajraktarët dhe priftërinjtë; me pretekstin se këta kishin bashkëpunuar me pushtuesin (italian dhe gjerman), ose kishin refuzuar të pranonin udhëheqësinë e Frontit Nacional-Çlirimtar. Kjo luftë klasash, shpesh e përgjakshme, u ndez ndonjëherë fshat më fshat, nuk la fis e familje pa prekur dhe e gjakosi keq Veriun.
Njëlloj është e vërtetë se regjimi komunist bëri çmos për t’i shkatërruar strukturat sociale në Veri të Shqipërisë, në emër të luftës kundër patriarkalizmit dhe konservatorizmit; por pa arritur dot t’i zëvendësonte me diçka të barasvlershme.
Por unë nuk besoj se faji për prapambetjen e sotme të Veriut të Shqipërisë mund t’i lihet i tëri komunizmit; sikurse nuk besoj se regjimi i Tiranës, në vetvete, synonte ta linte Veriun të pazhvilluar e të pagojë.
Argumenti që elitat politike dhe kulturore në Tiranë ishin kryesisht me prejardhje toske, prandaj edhe nuk e dëshironin zhvillimin e Veriut, është argument i tipit pasiv-agresiv, pjellë mendjesh thellësisht provinciale.
Nuk ka dyshim që elitat politike dhe kulturore në Tiranë ishin kryesisht me prejardhje toske; por këto elita e konsideronin krejt Shqipërinë si pronën e tyre, si çifligun e tyre, me të cilin mund të bënin ç’të donin.
Prandaj, ka më shumë gjasa që prapambetja e sotme e Veriut të Shqipërisë të jetë trashëguar nga një kohë shumë e hershme se komunizmi; meqë zonat veriore dhe veçanërisht malësia, kanë qenë tradicionalisht të prapambetura, të izoluara dhe të kapura peng të strukturave që u siguronin mbijetesën.
Kur them kohë shumë e hershme, kam parasysh periudhën osmane; kur malësia veriore ia kish siguruar vetes njëfarë autonomie, por me çmimin e lartë të izolimit nga fusha. Gegët e veriut të Shqipërisë nuk e njohën atë hapje ndaj botës dhe atë zhvillim ekonomik dhe kulturor që njohu Toskëria, gjatë shekullit XIX, si pasojë edhe e emigracionit.
Në shekullin XX, faktori kryesor që e pengoi zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të Veriut ishte gjymtimi i trojeve shqiptare pas vitit 1912; dhe mbetja e Kosovës jashtë territorit të shtetit të ri shqiptar, që u shoqërua me ndërprerje të komunikimit njerëzor dhe të mallrave, të shkëmbimeve kulturore dhe të vetëdijes kombëtare si vetëdije praktike (përtej identifikimit me flamurin).
Një tjetër faktor që kontribuoi në këtë pellgëzim ishte mungesa e qyteteve; me përjashtim të Shkodrës, Veriu i Shqipërisë mbeti pa qytete, që t’i shërbenin si pika referimi kulturore, përveçse si qendra të zhvillimit tregtar, industrial dhe arsimor. Kjo gjendje, në një formë ose në një tjetër, vazhdon sot e kësaj dite.
Megjithatë, Shkodra katolike e viteve 1920-1944 njohu një zhvillim kulturor të pashembullt, i cili mbetet i admirueshëm për nga thellësia dhe larmia e kontributeve. Regjimi komunist arriti ta shkatërrojë këtë kulturë dhe këtë traditë, duke ia shpërndarë institucionet, burgosur e pushkatuar e internuar eksponentët dhe damkosur si armiqësore fenë katolike që i shërbente si nënshtrat. Arsyeja kryesore e këtij egërsimi ishte, besoj unë, armiqësia e betuar e komunizmit me fenë katolike, jo e toskëve komunistë me gegët katolikë.
Mirëpo shkëlqimi i Shkodrës katolike dhe i produkteve të saj kulturore nuk duhen ngatërruar me prapambetjen e Veriut geg; dhe veçanërisht të zonave verilindore të Shqipërisë, të cilët nga Shkodra merrnin shumë pak – tek-tuk ndonjë prift ose mësues. Para 1944-ës, gjendja ekonomike dhe sociale e atyre zonave ishte e mjeruar në shumë pikëpamje; dhe rrezatimi i Shkodrës, sado i vyer, zor se arrinte dot, bie fjala, deri në Kukës.
Pavarësisht nga ç’mund të shkruajë sot Enver Robelli, gjendja e djeshme dhe e sotme e zonave të Kukësit, Pukës, Mirditës, Matit, Malësisë së Madhe, Dukagjinit dhe Tropojës nuk vihet dot në lidhje me “kulturën dhe historinë e krijuar nga intelektualët në veri të Shqipërisë” – sepse këta intelektualë i përkisnin një sistemi jashtëzakonisht të brishtë, emergjent dhe të kufizuar kryesisht në Shkodër dhe në Tiranë.
Regjimi totalitar, që në fillim, u përpoq “ta shtrojë” Veriun; çka nënkupton jo vetëm dhunë, luftë klasash dhe përndjekje të elitave anti-komuniste ose jokomuniste, por edhe investime në infrastrukturë: shkolla, rrugë, hapje tokash të reja, plehra kimike, elektrifikim, sharra, dele, vatra kulture, librari, agroteknikë, shëndetësi publike, vaksinime të fëmijëve, konsultore për gratë shtatzëna, ulje të vdekshmërisë foshnjore, bonifikime dhe vepra industriale madhore – hidrocentrale, miniera – të cilat ua shtuan të ardhurat familjeve që jetonin në ato zona.
Nuk duhet harruar që, për një kohë të gjatë, banorët e Veriut favorizoheshin në të drejta studimi; dhe se në degët më të preferuara (p.sh. mjekësi), shpesh mbeteshin vende të hapura pasi këto zona nuk arrinin të dërgonin studentë për t’i mbushur. E gjithë kjo ngjante, në shumë pika, me famëkeqin affirmative action që ndeshet sot në SHBA, në politikat parapëlqyese ndaj minoriteteve të ndryshme.
Çfarë e pengoi Veriun e Shqipërisë që të zhvillohej më shpejt e të dilte nga prapambetja ishte, më tepër sesa dhuna ideologjike dhe policore, mungesa e qyteteve me tradita. Kukësi dhe Puka nuk mund të krahasohen, për nga rrezatimi dhe prestigji, me Korçën, Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin. Qytetet e reja si Laçi, Rrësheni, Rubiku, Fushë-Arrësi, Bulqiza nuk arritën dot të krijonin identitet të vetin të mjaftueshëm, as t’i imponoheshin rrethinave përreth me kulturën e tyre. Në fakt, arsimi dhe kultura Veriut të Shqipërisë i shkonte nga Jugu; dhe jo vetëm tërthorazi, nëpërmjet produkteve, por edhe drejtpërdrejt, nëpërmjet kuadrove, duke filluar që nga mësuesit dhe mësueset, të cilat çoheshin për të punuar në Veri forcërisht.
Në rrethana të tjera, sikur Shkodra të mos ishte plagosur për vdekje nga dhuna e regjimit dhe, sidomos, sikur Kosova të kishte mbetur brenda trojeve shqiptare, Veriu do t’i kishte pasur pikat e veta të referimit po aq vitale dhe produktive sa edhe Jugu – Korçës, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës do t’i “kundërviheshin” Shkodra, Prizreni, Prishtina, Gjakova… ndoshta Dibra dhe Manastiri.
Dëgjon ndonjëherë edhe argumentin e çuditshëm se Shqipëria komuniste e veçanërisht elitat toske, u majmën me pasuritë e Veriut: kromin, bakrin, energjinë elektrike të hidrocentraleve të Drinit… i cili argument mbështetet në premisën njëlloj të çuditshme, se banorëve e zonave veriore me pasuri hidrike ose minerare u është bërë padrejtësi, sa kohë që këto pasuri janë shfrytëzuar prej “të tjerëve”. Përsëri kemi të bëjmë me këndvështrim provincial, tipik katundar; meqë një banor i Mirditës nuk mund të ketë pasur kurrfarë pretendimi të shtuar ndaj të ardhurave të siguruara prej minierave të bakrit, në krahasim me, bie fjala, një banor të Përmetit; sa kohë që të dy kanë qenë qytetarë të të njëjtit shtet sovran – Shqipërisë. Thashë më lart katundar, sepse mendësia katundare nuk e rrok dot konceptin e sovranitetit, përtej katundit të vet, oborrit të vet, fisit të vet, bajrakut të vet.
Ka diçka të ndyrë dhe tejet përçarëse, në argumentin se sundimi komunist në Shqipëri ishte sundim i toskëve mbi gegët, ose i Jugut mbi Veriun e vendit; diçka që duhet denoncuar dhe luftuar, për të mos lejuar që të kthehet në premisë të pranuar arsyetimesh, si ai i Enver Robellit që citova në krye të këtij shkrimi. Malësitë e Veriut vërtet kanë qenë të prapambetura gjatë viteve të sundimit komunist; por a nuk kanë qenë njëlloj të prapambetura edhe malësitë e Jugut? Kush e ka shëtitur Shqipërinë në vitet 1970-1980, vallë nuk ka ndeshur në të njëjtin mjerim e dëshpërim, si në Rubik ashtu edhe në Çervenakë, si në Pukë ashtu edhe në Librazhd, si në Kukës ashtu edhe në Delvinë, si në Fushë-Arrës ashtu edhe në Mokër? Ky ishte mjerim ekonomik dhe shpirtëror, pjesërisht i trashëguar dhe pjesërisht i shkaktuar nga politikat ekonomike dhe sociale fund e krye të gabuara të Tiranës; të cilat nuk dallonin mes Veriut dhe Jugut, as midis gegëve dhe toskëve.
Pavarësisht nga format që merr dhe pozimet që bën para kamerave, katundaria nuk është funksion i gjeografisë, por më tepër një gjendje e mendjes, ose produkt i paaftësisë për të menduar në mënyrë qytetare, ose për të kapërcyer barrierat artificiale që ekzistojnë për shkak të varfërisë, padijes dhe frikës ndaj modernitetit. Teza e hedhur poshtë e lart, që e shpjegon prapambetjen e sotme të Veriut të Shqipërisë me prejardhjen toske të elitave komuniste gjatë viteve 1945-1990 është tezë tipike e këtij të menduari katundar, që ka nisur të dalë tashmë në sipërfaqe të komunikimit publik si ujë i vjetër gjirizesh të bllokuara nga gjithfarë kompleksesh inferioriteti dhe planesh revanshiste të keq-orientuara.

Nga Ardian Vehbiu
 
Unë vij nga Toskët , por respektoj gjithë krahinat? nuk marr mundimin të gjykoj asnjë krahine, më duket vetja e ulët....
 
Si i thojn toskerisht lumi shkumbin se nuk e di?
 
E vetmja diference per mua eshte ...dialekti qe jam totalisht tyçe
Kusuri ska asnje diference , bukes buke i thone edhe ata
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top