Vera e paharrueshme e Luanës

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Vera e paharrueshme e Luanës

Pushimet, udhëtimet, flirtet, veshjet e stinës... të rrëfyera nga goja e një 17-vjeçareje, që brenda pak kohësh pati fatin të spikaste ndër të tjerat. Duke u kthyer në seks-simbolin e sezonit

Verës, nuk i duhet të vërë zilen që në 7 të mëngjesit për t’u zgjuar e për t’u nisur për në shkollë. Zgjohet kur do dhe mendon për të dalë për shopping me motrat, për ndonjë udhëtim, për mbrëmje të kaluara në shoqëri e të tjera kalim-kohe si këto.

Duke qenë se ajo me Marinën (ish-velinën bionde të “Fiks Fare”, prezantuesen e “Euroshow 2008”), motrën e saj vetëm një vit më të madhe, ndajnë të njëjtën shoqëri, edhe leja për t’u kthyer paksa më vonë se zakonisht merret më lehtë në shtëpi, se kërkohet në dy zëra. Sepse vetë Luana, në fakt, duke qenë se edhe gjatë kësaj vere do jetë 16 vjeç (në muajin shtator feston ditëlindjen e 17-të), lejen nga mami, si procedurë, dhe pse jo të vështirë, nuk e ka arkivuar në të shkuarën bashkë me ca qirinj-vendimtarë-të shuar-tortash-ditëlindjeje. Pastaj, meqë të nesërmen nuk e pret as ora e parë e biologjisë, as provimi në matematikë, por një ditë e tërë pushimi, mund t’ia lejojë vetes të flejë e të zgjohet më vonë. Ajo bën pjesë ende dhe – duke qenë gjimnaziste – do bëjë pjesë dhe për disa vite të tjerë në atë grup njerëzish për të cilët vera është edhe më e bukur se për gjithë të tjerët me një diplomë apo dëftesë pjekurie në sirtar, sepse është stinë pushimesh.

Por, në fakt, Luana nuk është fiks si gjithë gjimnazistet e tjera, jo vetëm sepse gjatë gjithë sezonit të kaluar ka qenë velina brune e programit “Fiks Fare”, por ka xhiruar edhe disa reklama, sepse është:



Imazhi i Digitalb-it

“ثshtë një kontratë njëvjeçare mes meje dhe kompanisë “Digitalb”. Ma propozuan këtë ofertë para disa muajsh dhe nuk kisha pse ta refuzoja. Unë, bashkë me Ledion Liçon, djali-imazh i Digitalb-it, kemi xhiruar disa muaj më parë një reklamë, më pas ka ardhur reklama që flet për ofertën e gushtit dhe pak më vonë do xhirojmë edhe një tjetër. Regjistrimi i spoteve më ka hyrë në zemër dhe është diçka që më pëlqen vërtet shumë”.



Ky angazhim bën që barazimi (që gjithë gjimnazistët e kanë mësuar më mirë se gjithçka tjetër) verë = pushime për Luanën mos të jetë i vërtetë. Sepse spoti i Digitalb-it që transmetohet këtë muaj është xhiruar vetëm në fund të korrikut.

Deri atëherë, ajo, ato pushimet tipike që nisin me një udhëtim me bagazhe e vazhdojnë për disa ditë, të cilat agojnë e perëndojnë buzë detit, nuk i kishte konsumuar. Gjithçka ia ka lënë gushtit, edhe për arsyen se këtë muaj kthehet motra e madhe nga Belgjika, ku jeton, dhe pastaj do nisen për:



Një tur vjollcash

“Ndoshta do bëjmë një udhëtim për në Turqi të katërta, për të kaluar disa ditë atje”. Janë plot katër motra ato: Lira, Marseda, Marina dhe më e vogla, Luana. “Pastaj kemi menduar të ikim të gjitha disa ditë në jug. Jemi plot 8 femra: mami, ne dhe tre vajzat e motrës së madhe, njëra 13 vjeç dhe binjaket 11. Me to, në të vërtetë, kam shkuar disa herë në pishina këto kohë që motra i ka sjellë me pushime në Shqipëri ”.



Po ditë pushimesh me shoqërinë, ka programuar Luana? Sigurisht që po, sepse ka rëndësinë e saj edhe...



Shoqëria djem-vajza

“Po mendonim për t’u nisur në Dhërmi një javë, me grupin tonë të shoqërisë, që unë dhe Marina e kemi të njëjtë e që nuk është më me përbërje 100 për qind femërore, por kemi edhe djem. Po të gjithë e shtynë planin, ngaqë mua më duhej të qëndroja në Tiranë për të xhiruar spotin e Digitalb-it. Gjithsesi, uroj të realizohet. Deri tani kemi bërë vetëm udhëtime të shkurta buzë detit ose në pishina”.



Këtu episodet nuk kanë të mbaruar. Kur janë të dyja motrat, sigurisht që përqendrimi, sidomos i publikut mashkullor, dyfishohet, por jo se Luana vetëm është më pak joshëse.



Joshja në plazh

“Nuk e kam mendjen për t’u treguar joshëse. Madje mundohem deri diku që mos të më njohin. Mbledh flokët, vë një kapele dhe syze dielli. Gjithsesi, e kam vënë re se më njohin dhe disa djem edhe afrohen për të shkëmbyer ndonjë fjalë. Para disa ditësh më afrohet një djalë e më thotë: “A e ndërrojmë bashkë kapelën?”. “Pse?, – i them, – mirë e kam këtë”. “Po kjo imja lexon LUANA”, thotë ai, që kishte vërtet një kapelë rastësisht me ato shkronja. Episode të tilla, por jo me kapelë, ndodhin shpesh. Unë, në të vërtetë, mund të shkëmbej batuta me dikë që më afrohet e më flet. Por kaq. Plazhi e pushimet janë të përshtatshme për t’u argëtuar. Nuk dua të mendoj për më shumë. Nuk e kam mendjen që të shkoj në plazh për të flirtuar. Pastaj, për gjëra më serioze, as që bëhet fjalë”.

Po a ka “gjëra serioze” për Luanën? Nëpër gazeta e revista me thashetheme është shkruar jo pak rreth kësaj teme.



Dashuri apo fjalë?

Nuk jam e dashuruar. Dhe pse në gazetat me thashetheme është shkruar më shumë se një herë për histori të miat të dashurisë, krejt të pavërteta. Më kanë bërë të dashurën e Mentorit të grupit “Kthjellu”, sepse isha pranë tij në natën e Top Fest-it, por në fakt vetëm sepse ishte menduar që unë do shoqëroja atë dhe Alban Skënderajn. Sikur fotoja të ishte kapur atë mbrëmje nga ndonjë këndvështrim tjetër, unë mund të isha dhe e dashura e Alban Skënderajt. Por unë nuk e vras shumë mendjen për këto”.

ثshtë aq e re dhe e bukur, sa do mëkatonte qoftë edhe me mërzinë më të vogël. Aq më tepër që tani është verë dhe gjithçka jetohet nën një dritë tjetër, ditët marrin tjetër ritëm dhe Luana mendon për detin dhe sidomos Dhërmiun, vendin e saj ideal të pushimeve. Në të vërtetë, jugu mbetet zgjedhje e përhershme e verës së saj, jo si të tjerat, që edhe kanë ndryshuar.



Zgjedhjet e verës, 2008

Këtë verë ka ndërruar parfumin e saj të preferuar, “Sexy 212”, për të sprucuar mbi trup aromën e një prej fragrancave të Arman-it, Remix, por ama do t’i kthehet përsëri të vjetrit. “Nuk më pëlqen asgjë më shumë se aroma ime e përhershme, por desha ta ndërroja për ca kohë. Kështu që këtë verë po përdor parfumin “Remix”. Gjithashtu, këtë verë, nuk e di pse vesh shpesh pantallona të gjera me xhepa, me taka dhe një bluzë të shkurtër verore. Vesh edhe fustane, por këtë stinë po ble gjithmonë e më shpesh pantallona të gjera, komode. Ngjyrat më pëlqejnë sa më të çelura, verore, sidomos e verdha”.
Në të vërtetë, e verdha është ngjyra e kësaj stine e, kësaj vere që për Luanën është ndryshe nga të tjerat: është velinë e sezonit që u mbyll të “Fiks Fare”, imazh i Digitalb-it dhe komentohet në faqet rozë. Megjithatë është edhe vera e përhershme... me pushime në jug, me zgjimin e vonë, me orë të tëra të kaluara me shoqërinë, vera, e pazëvendësueshmja verë!


Revista Jeta
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top