Vende dhe njerëz që frymëzojnë, National Geographic ndalet në Shqipëri

Lauraa

Antar Aktiv
“Vende dhe njerëz që frymëzojnë”, “National Geographic” ndalet në Shqipëri


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



o_malet_e_shqiperise_.jpg



Nga Kina në Japoni, Peru, Kosta Rika apo në malet e Himalajeve, ekipi i “National Geographic” ka zgjedhur si pjesë të dokumentareve edhe Shqipërinë.


Seria e radhës e projektit “Vende dhe njerëz që frymëzojnë”, të një prej medieve më të njohura në botë, do të jetë zona e Kurveleshit, në fshatin Nivicë.

Për një javë me radhë, ata po xhirojnë në malësitë e thella të Kurveleshit, për të dokumentuar jo vetëm jetën dhe natyrën e kësaj zone të panjohur, por edhe përpjekjet që po bëhen për të krijuar një model turizmi të bazuar në mbrojtjen e natyrës dhe vlerat historike.

Seria e “Vende dhe njerëz që frymëzojnë” është një cikël dokumentarësh i “National Geographic”, dedikuar projekteve që ndryshojnë jetën e njerëzve dhe vendeve ku ndodhin ato, për të krijuar kështu një filozofi turizmi ndryshe nga turizmi masiv, apo turizmi që nuk respekton natyrën dhe historinë.

Për këtë arsye, projekti “Nivica” që ka filluar në jugun e Shqipërisë, i cili kërkon të ndërtojë një model unik turistik duke lidhur zonat bregdetare me ato malore, është përzgjedhur nga “National Geographic Explorer” si një model për t’u mbështetur dhe promovuar.

Po kështu, në dokumentarin e “National Geographic” do të paqyrohen edhe përpjekjet që ka Shqipëria për të ruajtur dhe mbrojtur site të Trashëgimisë Botërore, si Butrinti, nga zhvillimi i turizmit masiv, apo zhvillime të pakontrollueshme në sitin arkeologjik. Një nga themeluesit e Parkut Kombëtar, Auron Tare ka treguar për “National Geographic” këto sfida.

Top Channel
 
Redaktimi i fundit:
I bukur Kurveleshi.

Shpresoj te kos e kene kerkuar perkthimin e emrit keta te National Geographic.

Kurvelesh wtf.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top