Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
I vendosur ne bregdetin e Adriatikut, vetem pak kilometra larg Shkodres, ne kufi te afert me Ulqinin ne Malin e Zi, me te cilin vetem ujrat e lumit Buna e ndajne ne mes, ky plazh prej vitesh eshte bere nder me te frekuentuarit e Shqiperise. Nje vije bregdetare qe nga rrjedhja e Bunes e deri tek Rana e Hedhun, pika kufizuese me Shengjinin, ka shtrirje siperfaqesore prej 14 kilometra, ku vetem 6 km shfrytezohet, nderkohe qe pjesa tjeter vazhdon te mbetet akoma e virgjer.

Vlerat qe mbart ne vetvete me ujin dhe reren e paster, por edhe me ajrin e paster, fale pyjeve me pisha qe e rrethojne, e bejne shume te frekuentuar plazhin e Velipojes. Pjese e territorit te plazhit jane dhe Laguna e Vilunit, Rezervati i Gjuetise me shumellojshmerine e shpendeve, lumi i lundrueshem Buna, i vetmi i ketij lloji ne vendin tone.
E krahas ketyre, nje motiv me teper per te pushuar ne kete plazh eshte rera krejt e vecante nga te gjitha plazhet e tjera te vendit dhe rajonit perrreth, e cila fale shfrytezimit ende te paket eshte mbushur me jod, shume kurative per semundje te ndryshme.

Ne sezonin e kaluar numri i pushueve ne plazhin e Velipojes arriti deri ne 60 mije, mes te cileve jo vetem shqiptare, por edhe nga shtetet fqinje e disa vende te ndryshme europiane. Por sivjet per sezonin e ri turistik 2010 pritet te shkoje deri ne 80 mije", thote kryetari i komunes se Velipojes, Marku. Sipas tij, dyndja me e madhe ndaj bregdetit te Velipojes konstatohet ne ditet e fundjaves.

Investime dhe ndryshime ne Velipoje

Kryekomunari shprehet entuziast per sezonin e ardhshem turistik qe pritet te jete shume me lart ne gjithe treguesit, pasi vec angazhimi total te strukturave te komunes per nje sherbim cilesor gjate periudhes se sezonit turistik, Marku ndalet tek investimet e qeverise shqiptare. "Fale tyre Velipoja kete sezon do te jete krejt ndryshe nga vitet e tjera, duke i garantuar pushuesve sherbim komod ne te gjithe aspektet", thote ai.
Rrefimin i kryekomunarit Nikoll Marku e nis nga shetitorja e plazhit, ose sic quhet, qendra e plazhit, vendi i pare ku perballen pushuesit dhe vizitoret vendas dhe te huaj deri ne Velipoje. "Jane plot 90 milion leke te akorduara nga qeveria shqiptare qe do te bejne te mundur perfundimin e projektit per ndertimin e shetitores. Eshte nje siperfaqe prej 5 ha toke, qe do te shnderrohet ne mjedis shlodhes per pushuesit, me trotuare, gjelberim, ndricim, lokale sherbimi, kende lojrash per femije dhe mjedise te tjera te rezervuara per nje sherbim sa me te kulturuar", thote ai.

Pjese e ketij territori eshte edhe nje qender informative turistike, qe me nje sherbim punonjesish te specializuar te fushes se turizmit, do te jete ne dispozicion te te gjithe te interesuarve per informacion sa me te shumellojshem, sidosmos per ata qe vijne per here te pare ne Velipoje per te pushuar.

Higjiena dhe pastrimi, pajisje dhe mjete moderne


Higjena dhe pastertia qe do te mbizoteroje ne mjediset e plazhit te Velipojes, ky eshte kujdesi i vecante nga strukturat e komunes ne pergatitjet per sezonin e ri turistik, qe do te hapet ne 15 qershor.

Kryetari i komunes Nikoll Marku tregon se per kete sezon turistik jane marre masat e nevojshme per te vene ne dispozicion pajisje dhe mjete moderne per pastrimin e territorit te plazhit, reres prane detit, godinave, shtepive, vilave dhe pallateve te shumta, qe shtrihen pergjate bregut te detit.

"Jane vene ne dispozicion 120 milion leke nga te ardhurat e komunes nga sezoni i meparshem, me te cilat do te blejme 2 makina teknologjike me kontinier ne dispozicion te pastrimit te plazhit, 100 kazane dhe kosha per hedhjen e mbeturinave ne vendet perkatese", thote Marku. Per kete sektor do te angazhohen 45 punonjes, qe do te punojne deri ne mbyllje te sezonit, ne 15 tetor.
- Pika vrojtimi dhe motore uji shpetues-

Ne ndryshim nga sezoni i kaluar, kete vere do te jene ne funksion 10 pika vrojtuese ne vende te ndryshne te bregut te reres, rreth 500 metra larg njera tjetres me qellim, orientimin dhe informimin sa me te sakte te pushuesve per terrenin ku do te pushojne, sidomos per turistet e huaj. Per t'i ardhur ne ndihme pushuesve, gjate brezit te ujit ne plazh do te patrullojne non-stop 4 motore uji te pajisur me radio marrese e dhenese ne komunikim te vazhdueshem me pikat e vrojtimit per cdo rast te jashtezakonshme.

Ne sherbim te pushuesve do te jene 2 qendra shendetesore ne te dy krahet e territorit te plazhit, lindje dhe perendim, dy autoambulanca, mjeke dhe infermiere ne sherbim 24 oresh. Rajoni Policor ne Velipoje me efektiv te zgjeruar do te siguroje qetesine publike brenda territorit te plazhit, ndersa efektivet rrugore do te kene nen kujdesje te gjitha akset rrugore qe lidhin plazhin me Shkodren dhe akset e tjera nacionale.

Infrastruktura, gjithnje e ne permiresim

Fale investimeve madhore qe ka bere qeveria, infrastruktura rrugore qe te con drejt plazhit te Velipojes cdo dite e me teper po behet me komode per automjetet. Krahas akseve rrugore nacionale Tirane-Shkoder dhe superstrades Morine-Milot, ne gjendje mjaft te mire eshte dhe aksi rrugor Shkoder-Velipoje, per te vijuar edhe me rruget e tjera dytesore brenda territorit te plazhit.

Per t'i ardhur ne ndihme pushuesve, komuna e Velipojes me vendim te keshillit ka vendosur qe nga qendra e komunes dhe deri ne zonen e plazhit te ndertohet nje rruge dytesore vetem per kembesore. Vemendje eshte treguar dhe per kanalizimet e ujrave te bardha dhe te zeza, ku me fondin 9 milion euro, financuar nga Komuniteti Europian po nderhyhet ne sistemimin e tyre. Me ndertimin vitin e kaluar te stacionit te ri te pompave, furnizimi i zones se plazhit me uje te pijshem eshte krejtesisht i garantuar, ashtu si dhe furnizimi i plote pa nderprerje me energji elektrike.
(yll-pres).
 
Titulli: Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

Ishalla kan bere gje , shpesh gjysma e investimeve shkojn ne anonimitet lol.
Velipoja eshte shum vend i bukur ishalla eshte i sakte si lajm ;)
 
Titulli: Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

Une s'kam qen asnjehere ne Velipoje ....thone qe eshte bukur .....sa do me pelqente te shkoja :D
 
Titulli: Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

O per Zotin me Durresin s'ka, pavaresisht qe plazha nuk eshte aq e mire, por jeta e nates eshte fantastike, dhe mezi pres te vije korriku e do jem per pushime aty...!
Durresi ka atmosfere me te mire. ndaj tjerave qytete, flas per sezonin veror..
 
Titulli: Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

O per Zotin me Durresin s'ka, pavaresisht qe plazha nuk eshte aq e mire, por jeta e nates eshte fantastike, dhe mezi pres te vije korriku e do jem per pushime aty...!
Durresi ka atmosfere me te mire. ndaj tjerave qytete, flas per sezonin veror..

Po dhe Vlora ka jo vetem Durresi ...madje jeta e nates ka filluar qe tani ..diskotekat verore jane hapur e party ka cdo fundjave :D
 
Titulli: Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

Velipoja eshte vend mjaft i bukur edhe sivjet vertete qe e kishin rregullu qendren edhe sheshin te pallatet e Fishtes

Problemi me i madh qe ka velipoja jane mbeturinat edhe papastertite,
skishin bo naj gja t madhe vetem ca kshu si kosha kishin vene po letrat e papasterite i ke ne cdo cm te plazhit :(
 
Titulli: Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

flisni kot....se si velipoja nuk ka....:D:D
3 vitet e fundit atje e kam bere plazhin dhe sivjet xseri atje do iki....
è nje nder plazhet qe me pelqejne jashtzakonisht shume:):)
ke lezet si diten ne plazh...si naten ne disko....ku dhe vijne kengetare te famshem....
 
Titulli: Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

Shëngjini dhe Velipoja, në pritje të pushuesve

Lezha turizmin bregdetar e cilëson si kryesorin. Ndër plazhet më të frekuentuara si nga pushues vendas ashtu dhe të huaj mbetet plazhi i Shëngjinit ku fluksi ditor i pushuesve varion nga 20 000 (në ditë të zakonshme) deri në 50 000 (në fundjavë).


Pushuesit janë kryesisht jo vetëm nga 3 rrethet e Lezhës, por edhe nga Shkodra, Kruja si edhe nga kryeqyteti. Ndërkaq, pushuesit e huaj dhe ata kosovarë të akomoduar në këto ditë qershori në plazhin e Shëngjinit shprehen mjaft të kënaqur me kushtet e ofruara.


Ata vlerësojnë pastërtinë e plazhit, qetësinë, si dhe bukuritë natyrore. Pastërtia e detit, ajri i pastër, si dhe qetësia që ofron ky plazh përthith çdo vit e më shumë turistë.


Linja e udhëtarëve nëpërmjet portit të Shëngjinit dhe hapja e autostradës drejt Kosovës i jep një tjetër dimension Shëngjinit, si dhe mbarë turizmit në rajonin e Lezhës.


Njësitë akomoduese, të cilat ofrojnë një shërbim cilësor, shtrihen në një pjesë të madhe të gjatësisë së plazhit. Këto janë ndërtime të viteve të fundit dhe nuk mungojnë baret, restorantet, diskot etj, të cilat plotësojnë më së miri kënaqësitë e turistëve. Plazhi i Shëngjinit me disa pika pothuajse të virgjëra është një premisë për ndërtimin e fshatrave turistikë, të cilat kanë nisur të ndërtohen me nisma private.


Gjithashtu edhe plazhi i Tales në Komunën e Shënkollit deri më dje "i virgjër", pas përfundimit të ndërtimit të rrugës lidhëse me autostradën Lezhë-Tiranë po popullohet çdo ditë dhe më tepër, dhe këtë vit pritet të tërheqë në gjirin e tij numrin më të lartë të pushuesve.


Akomodimi


Sipas statistikave zyrtare, në të gjithë qarkun ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi 40 hotele me kapacitet mbi 900 shtretër dhe 6 motele me kapacitet mbi 100 shtretër. Një pjesë e mirë e tyre ndodhen në Shëngjin. اmimet për akomodim dhe ngrënie (një vakt) variojnë nga 25-50 euro në ditë për person në këto objekte shërbimi, sipas cilësisë dhe shërbimeve që ofrojnë.


Krahas hoteleve dhe moteleve në dispozicion të pushuesve dhe të turizmit bregdetar janë vënë edhe mbi 400 banesa (familjare), çmimet e të cilave variojnë nga 20 000 - 25 000 lekë në 15 ditë për familje 2-4 vetë vetëm për akomodimin e tyre.


Ushqimet


Prodhimet e freskëta të detit serviren në të gjitha lokalet dhe restorantet në Shëngjin, Tale dhe Patok. Në ishull të Lezhës, krahas prodhimeve të detit, një ushqim tradicional është byreku me pulë. Pulëzat dhe zogjtë mbeten ndër më të preferuarit e kuzhinës kryesisht në Kune dhe Vain, por edhe në Ishull Lezhë.


Argëtim


Shumë disko dhe lokale që në ditët e para të qershorit kanë nisur mbrëmjet e tyre relaksuese për pushuesit në pistat mbi det, por edhe në ambientet e brendshme, duke ftuar këngëtarë të mirënjohur shqiptarë, por edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.

Transporti (vajtje-ardhje)
Lezhë-Shëngjin (furgon)- 100 lekë/person
Lezhë-Shëngjin (autobus)- 60 lekë/person
Mamurras-Lezhë-Shëngjin- 500 lekë/person
Lac-Lezhë-Shëngjin- 400 lekë/person
Mirditë-Lezhë-Shëngjin- 500 lekë/person
Tiranë-Lezhë-Shëngjin (autobus)- 500 lekë/person
Tiranë-Lezhë-Shëngjin (furgon) - 600 lekë/person
Shkodër-Lezhë-Shëngjin (autobus)- 400 lekë/person
Shkodër-Lezhë-Shëngjin (furgon) - 500 lekë/person


Shezlon (qëndrim ditor) - 200 lekë
Parkim automjeti- 100 lekë


Problemet

Rrugë të amortizuara, ujëra të zeza dhe kafshë
Në ceremoninë e çeljes zyrtare të sezonit turistik 2010 nga ana e drejtuesve të Komunës Shëngjin u deklarua se ishin marrë të gjitha masat për një sezon të suksesshëm.


Por ndërkohë mësohet se në zonën e plazhit në qytetin e Shëngjinit ndërhyrjet në brezin e rërës, si dhe plugimi i saj janë bërë nga vetë subjektet e shërbimit si hotele-bar-restorante që operojnë aty.


Rruga kryesore nga lapidari deri tek porti i Shëngjinit është amortizuar tërësisht. Në të gjithë shtrirjen e saj janë hapur gropa të mëdha.


Edhe pse sezoni ka nisur, në këtë rrugë nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Një tjetër problem që ngrihet nga vetë banorët është dalja në mënyrë të përsëritur e ujërave të zeza në sipërfaqe duke zaptuar jo vetëm oborret, por edhe rrugën kryesore. Gjithashtu, ata deklarojnë se nga ana e stabilimentit të përpunimit të peshkut ujërat shkarkohen në det, duke rrezikuar shëndetin e pushuesve.


Si çdo sezon turistik, bashkudhëtarë të pushuesve dhe turistëve vazhdojnë të jenë kafshët, të cilat qarkullojnë lirshëm si në qytet, ashtu edhe në plazh. Lidhur me këto shqetësime të ngritura nga banorët, autoritetet lokale dhe personat përgjegjës të shërbimeve publike të Komunës Shëngjin nuk pranojnë të prononcohen, duke ia deleguar kompetencat njëri-tjetrit, ndërkohë që banorët dhe pushuesit presin prej tyre marrjen e masave për një sezon të suksesshëm ashtu siç u premtua.


Velipoja 2010, plazhi verior çel sezonin


Velipoja e ka nisur tashmë sezonin turistik, edhe pse muaji qershor nuk ka thithur kapacitetin e plotë që ofron plazhi më i madh i veriut. Korriku dhe gushti janë dhe muajt ku në Velipojë shtohet fluksi i pushuesve, rezidencialë apo ditorë, dhe ku fundjavat janë ato që e mbushin këtë plazh.


Deti dhe rëra e cila është e pasur me jod, pylli, rezervati i gjuetisë, laguna e pjesët jo shumë të shfrytëzuara të këtij plazhi, siç është Rrjolli, klima e mrekullueshme, janë ato që vazhdojnë të tërheqin pushues të shumtë jo vetëm nga Shkodra, por dhe nga rrethe të tjera e jashtë vendit.


Ofertat


Velipoja ka rreth 340 hotele apo shtëpi me dhoma të përshtatura për pushime dyjavore që vihen në dispozicion të pushuesve. Në këtë plazh janë rreth 2 000 ndërtime, ku pjesa më e madhe janë banesa private që i kanë ndërtuar qytetarët e Shkodrës si shtëpi të dyta për periudhën e verës dhe të shumtë janë ata që vendosen familjarisht aty që në fillim të qershorit apo dhe fundin e majit.


Kapaciteti turistik i ambienteve të hotelerisë në këtë plazh, sipas statistikave zyrtare të komunës Velipojë shkon 35 000 - 40 000 vende, përfshirë këtu dhe banesat që jepen me qira për dy javë pushime në këtë plazh. Ndërsa numri i pushuesve ditorë, kryesisht në fundjavë, shkon rreth 80 000 të tillë.


اmimet që ofrojnë hotelet janë të ndryshme dhe shkojnë nga 16 - 40 euro për person në ditë. Ndërsa çmimet e apartamenteve që jepen me qira për një periudhë dyjavore shkojnë deri në 70 000 lekë.


Por këto çmime ndryshojnë në varësi të periudhës së plazhit, ku në qershor çmimet janë më të lira dhe një apartament për dy javë e gjen dhe me 10 000 - 20 000 lekë, ndërsa në korrik, e veçanërisht në gusht, çmimet kapin nivelet më të larta.


Plazhi


Ky plazh ka një vijë bregdetare për shfrytëzim 14,5 km, nga grykëderdhja e Bunës deri pranë Rërës së hedhur (Shëngjin).


Rëra është 0-300 m dhe prania e baticës e zbaticës bën që ajo të jetë përherë e pasur me jod dhe me karakteristikat e saj. Plazhi ndodhet rreth 30 km nga qyteti i Shkodrës dhe rruga është e rikonstruktuar.


Por lëvizjet e shumta të automjeteve dhe përdorimi i së njëjtës rrugë dhe për kafshët e fshatrave deri në plazh, bën që kohëzgjatja e udhëtimit deri në Velipojë të shkojë rreth 30 minuta. Plazhi i Velipojës ndodhet rreth 5 km bregut të detit nga plazhi i Ulqinit.


Cekëtia e detit në brigjet pranë plazhit të Velipojës dhe gjatësia e shtrirjes 300-500 metër krijon mundësi për ndërtime në det. Plazhi i Velipojës është një perlë e natyrës ku gërshetohen harmonishëm deti, lumi, plazhi, laguna, pylli e mali. Mbi 100 ditë në vit ka temperaturë mbi 25 gradë C. Uji i kulluar i detit, rezervuati i gjuetisë, laguna e Vilunit, baticat e zbaticat ofrojnë bukuri mahnitëse.


Pyjet, kryesisht me plepa, të pranishëm në të gjithë plazhin e deri 200 metër pranë detit, i japin freski atij. Velipoja të ofron zbavitje si shëtitje me varkë, gjueti kafshësh e peshqish. Laguna e Vilunit është një tjetër bukuri natyrore e këtij plazhi. Thellësia e saj shkon 80-100 cm, por në disa pjesë të veçanta shkon dhe 200-300 cm. Baticat e zbaticat këtu alternohen çdo 6 orë.


Në periferi të lagunës, sipërfaqja është moçalore. Ajo mbulohet e zbulohet nga uji për shkak të nivelit të ulët të tokës dhe është e mbushur me bimësi karakteristike e të shumëllojshme.


Peshqit janë një tjetër pasuri e kësaj lagune, ku dallohen qefulli, levreku, ngjala, barbuni, peshku lejleku, vijoshi etj. Megjithë dëmtimet në lagunën e Vilunit janë rreth 183 lloje shpendësh, ndërsa në rezervatin e gjuetisë 144 specie shpendësh.


Plazhi i Rrjollit
Një tjetër vend i mrekullueshëm në plazhin e Velipojës është dhe Rrjolli, ende i panjohur dhe i pashfrytëzuar plotësisht pasi ndodhet në krahun tjetër të plazhit dhe rruga për atje kalon nëpër një urë vetëm për këmbësorë, nga Viluni.


Ai ka një vijë bregdetare rreth 4 km, me gjerësi rëre 200 m dhe shtrihet në një zone me pyll shkurresh, duna të vogla rëre dhe pranë ka malin që bie thikë në det.


Për të shkuar këtu kalohet një urë vetëm për këmbësorë në lagunën e Vilunit. Ka dy hotele dhe shtëpi që vihen në dispozicion të pushuesve. Ura e cila ka pësuar dëmtime dhe është e ndërtuar nga vetë banorët, kalon mbi det rreth 360 metra dhe kjo ka bërë që pushuesit të mos jenë të shumtë në plazhin e Rrjollit.


Pritet ndërtimi i një ure të re mbi det, për këmbësorë, e cila do të sjellë më shumë pushues drejt Rrjollit.


Qendra e plazhit


Velipoja është e preferuar dhe nga turistë të huaj që vijnë nga vende të ndryshme të Evropës. Lokalet e shumta dhe njësitë e shërbimit funksionojnë deri në orën 24. Tek Viluni ka lokale që afrojnë shërbim dhe argëtim gjatë gjithë natës.


Lokalet e shërbimit janë të shtrira në të gjithë plazhin dhe shumë prej tyre afrojnë muzikë me këngëtarë. Ka shërbim shëndetësor, telefoni me karta, energji elektrike, shërbim zjarrfikës dhe policia ka një postë të veçantë dhe gjatë sezonit turistik kryen shërbime të shtuara në plazh.


Qarkullimi brenda plazhit paraqet probleme pasi shëtitorja po i nënshtrohet një rikonstruksioni, ndërsa rrugët dytësore janë pjesërisht të asfaltuara dhe sjellin vështirësi në lëvizjen e automjeteve. Në qendër nuk lejohet kalimi me automjete në brendësi të saj. Ka parkime private me vlerë 100 lekë për 12 orë.


Shërbimet dhe çmimet


Plazhi për shkak të gjatësisë së madhe të tij krijon mundësi për plazhe private, të cilët kanë shënuar rritje në numër dhe çmimet shkojnë nga 300-500 lekë në ditë për një çadër me dy shezlongë.


Ka dhe pjesë plazhi që janë për pushuesit e zakonshëm, dhe pse kjo në qendër po bëhet gjithnjë e më e paktë, pasi aty përqendrohen më së shumti plazhet private. Këto të fundit kanë pastërti më të madhe.


Lokalet e shumta janë jo vetëm pas rërës apo në ambiente të brendshme të territorit, por dhe në rërë. Janë lokake vetëm për sezonin veror që afrojnë bar dhe restorant. Në det ka pika ku shërbehen varka me qira, të llojeve të ndryshme, si dhe motorë uji. اmimet për motorët e ujit janë 10 000 lekë të reja për 1 orë, shëtitjet me varkë me motor 5000 lekë në orë, varkat pa motor 400-500 lekë ora.


اmimet e pijeve frekuese dhe ushqimeve janë afërsisht sa të tregut në Shkodër me një rritje që shkon 20- 30 lekë për produkt. Në plazhin e Velipojës ka një rrjet të gjerë shërbimesh tregtare të ndryshme. Restorantet gatuajnë kryesisht kuzhinën tradicionale, por ka prej tyre që afojnë dhe kuzhinë italiane. Ushqimi më i kërkuar dhe tradicional është peshku, sidomos ai që sigurohet në zonën e Vilunit si qefulli e levreku.


Për të shkuar në plazhin e Vlipojës ka furgonë-taksi nga qyteti i Shkodrës me tarifë 200 lekë për person, ndërsa veturat taksi kushtojnë 1500 lekë. Për pushuesit që vijnë nga Kosova ka akomodime të rezervuara ku përfshihet dhe udhëtimi nga Shkodra deri në Plazh.


Për pushuesit nga qytete tjera të vendit nuk është e nevojshme hyrja deri në qytet , pasi pa hyrë në lagjen Bahçallëk, kthehen majtas dhe hyjnë në rrugën që të çon drejt plazhit të Velipojës.
shekulli
 
Titulli: Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

Ato plazhet e Lezhes jane vertete te mrekullueshem :D :col: :kercim:
 
Titulli: Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

O per Zotin me Durresin s'ka, pavaresisht qe plazha nuk eshte aq e mire, por jeta e nates eshte fantastike, dhe mezi pres te vije korriku e do jem per pushime aty...!
Durresi ka atmosfere me te mire. ndaj tjerave qytete, flas per sezonin veror..
Pse moj Else per jete nate shkon ne Shqiperi ti? Ah lum si ty.

Eh rinia rinia do jete nate.

Ne pleqte kerkojme nja dy jave plazh per te shplodhur kockat. Kete vit do e vizitoj edhe Velipojen per disa dite.
 
Titulli: Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

U pa puna ne Velipoje duhet shkuar kete behar...te gjithe keto gocat bukuroshe te forumit atje do shkojne LOL LOL LOL
vemi atje pastaj e gjejme veten vetem ne dhe nje cift pleqerish ne nje cader me tutje LOL LOL LOL LOL LOL LOL
 
Titulli: Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

Velipoja – plazhi me rërë të kadifenjtë

Kur vendosëm t’ju shkruanim diçka për Velipojën, ishim të dyzuar mes vendimit për t’jua prezantuar atë si një plazh masiv apo si një plazh intim, dhe më në fund, pas shumë përsiatjesh, vendosëm për këtë të dytën. Arsyet për këtë do t’i shpjegojmë më poshtë, dhe mendojmë se edhe ju do të na jepni të drejtë.

Jo më kot ju kemi shkruar tani për këtë plazh të mrekullueshëm, kur rrëmuja dhe rrëmeti i mijëra e mijëra pushuesve të verës është fashitur disi dhe dielli është akoma i ngrohtë në këto ditë shtatori. Ky plazh që nuk ka fund, është ideal dhe i papërsëritshëm nëse e shijoni atëhere kur qendra e tij nuk është e stërmbushur me pushues e çadra shumëngjyrëshe. Rëra e zezë dhe e kadifenjtë nuk ju bezdis aspak në lëkurë sepse duke qenë pak më e ashpër se ajo e Adriatikut jugor, nuk ju ngjit por rrëshqet butësisht duke ju lënë vetëm efektin përkëdhelës dhe mbi të gjitha atë për të cilën është e famshme, efektin shërues ndaj sëmundjeve të shumta.

Plazhi i Velipojës është një nga plazhet më të mëdhenj në bregdetitn e Shqipërisë, e njëkohësisht një nga plazhet e paktë që mund të përdoret edhe si një kurë gratis për shëndetin ku ju jo vetëm që nuk do të paguani asgjë, por edhe do të merrni kënaqësi nga bukuria e natyrës. Ky plazh kufizohet në veri me Grykëderdhjen e Bunës dhe në Jug me Plazhin e Shëngjinit. I gjatë disa kilometra, ai ofron hapësira të pafundme të mbushura me rërë të zezë, pisha të buta bregdetare, ujë të pastër e të kthjellët, rezervate natyrore, laguna e ishuj që ndërrojnë formë si në përralla.

Plazhi masiv
Gjatë stinës së verës Velipoja popullohet dendur me banorë të zonës së Shkodrës, që çuditërisht janë ndoshta pushuesit e vetëm që nuk e “tradhtojnë” qytetin e tyre Shkodrën, për të eksperimentuar në zona apo plazhe të tjera të Shqipërisë. Ata për çdo vit zgjedhin Velipojën si destinacionin e tyre të pushimeve, qoftë ditore, qoftë më gjatë, duke braktisur mundësitë e tjera që ofron bregdeti shqiptar. Por Velipoja mirëpret gjithashtu edhe pushues nga e gjithë zona e veriut e gjithashtu edhe Pushues nga Kosova e Maqedonia, të cilët nuk kanë gjetur thjesht një vend për pushime por kanë filluar të hedhin aty edhe themelet e para të bizneseve të vogla turistike si restorante me kuzhinën e tyre apo hotele për pushim. Qendra e plazhit në verë bëhet e padepërtueshme, dhe nëse e shikon nga lart, duket si një tapet shumëngjyrësh nga moria e çadrave të vendosura mbi rërë, deri ngjitur me bregun.

qendra-e-plazhit-300x200.jpg


Plazhi intim
Por vija bregdetare e Velipojës nuk përbëhet vetëm nga qendra e saj e mbipopulluar. Nëse largoheni fare pak nga qendra, drejt Lagunës së Vilunit, çadrat rrallohen dhe para jush mbetet vetëm qielli, deti, pishat përjetësisht të gjelbra, laguna në të majtën tuaj e tek-tuk ndonjë lokal i vogël me dru apo me kashtë. Këto vende ekzotike, ju zgjojnë dëshirën për pak intimitet, për një gotë birrë apo verë, apo për ndonjë koktej nën strehëzat prej kashte ku mund të uleni me miqtë. Peisazhi i lagunës është shumë qetësues. Varka të vogla peshkimi duken aty-këtu nëpër ujë, teksa tej në thellësi shquhen anijet e resortit Rozafa, një kompleks shumë i këndshëm që ju ofron peshk të freskët dhe një ambient tërësisht peshkatar.

Nëse doni të drejtoheni në të djathtë të qendrës së plazhit, ju do të mbërrini në grykëderdhjen e Bunës ku ju pret edhe ishulli ranor i Franc Jozefit i cili ndryshon vazhdimisht formë për shkak të lëvizjes së rrymave të lumit dhe detit. Në këtë zonë ndodhet edhe rezervati natyror i Velipojës, një masiv pyjesh shumë të përshtatshme për piknik, ecje të gjata në natyrë dhe fushime ose kampingje disaditore. Zona ka hapësira të pafundme që të çlodhin syrin dhe të zgjojnë vazhdimisht dëshirën për të ndenjur aty sa më gjatë të jetë e mundur. Ashtu si edhe Divjaka, Velipoja është një nga plazhet e paktë të Shqipërisë që zotëron një brez ranor shumë të gjerë, që në pjesën e rezervatit dhe drejt grykëderdhjes së Bunës, shkon deri në disa qindra metra.

Deti që lëviz
Përveç faktit që rëra e plazhit nuk është solide por e shkrifët, gjë që krijon një breg të butë ku këmbët zhyten menjëherë e ku thellësia e detit rritet më shpejt se në Adriatikun Jugor, në Velipojë ndodh një fenomen i çuditshëm dhe shumë i dukshëm natyror, që nuk e dimë nëse duhet ta klasifikojmë si diçka të mirë apo jo. Fjala vjen, nëse ju shkoni sivjet të pushoni në Plazhin Ada, dhe e bëni këtë edhe në vitin e ardhshëm, detin nuk do ta gjeni në të njëjtin vend ku e keni lënë vjet. Ai është spostuar disa metra më tutje, duke e shtuar distancën midis tij dhe çadrave prej kashte të plazhit apo edhe prej barit të drunjtë. Ky është një fenomen natyror i zakonshëm në çdo det por në Velipojë është aq i dukshëm brenda një kohe të shkurtër saqë njerëzit shpesh habiten me këtë. Kjo është edhe arsyeja se pse ishulli ranor i Franc Jozefit në grykëderdhjen e Bunës, ndërron vazhdimisht formë, duke krijuar figura interesante.


velipoja_beach_8-300x185.jpg

Akomodimi
25000-35000 lekë të reja duhet të paguani nëse doni të qëndroni në Velipojë për një periudhë 10-15 ditore, në një dhomë apo apartament me qera. Shumica e strukturave ofrojnë pikërisht këtë mundësi masive. Por në pjesën më të madhe të këtyre garsonierave, mund të kërkoni edhe t’ju gatuajnë sipas dëshirës që keni dhe ju mund të paguani vakte me kosto të lirë ose mesatare, nëse nuk doni të humbisni kohën e vyer të pushimit me gatim. ثshtë e këshillueshme që të informoheni qysh në fillim për çmimet dhe nëse “të zotët” e shtëpisë mund të gatuajnë për ju apo jo, nëse ju nuk do ta merrni vetë përsipër një gjë të tillë.

Velipoja ofron edhe strehim në hotele përgjithësisht komode që ju ofrojnë kushtet e nevojshme për pushime të rehatshme, dukë filluar nga 30-35, deri në 60 euro nata, duke përfshirë mëngjesin, shërbimet e plazhit dhe parkingun. Gjithashtu shumica e tyre ofrojnë garsoniera ku ju mund të gatuani vetë ose të zgjidhni një opsion vaktesh ose gjysëm-vaktesh ku, kuptohet duhet të paguani një tarifë plus. Me pak zgjuarsi disa prej hoteleve e ofrojnë mundësinë full-board (të gjitha vaktet e përfshira) me 15-25 euro personi në ditë, sipas standarteve të hotelit.

Turizëm gjithëvjetor
Duke tentuar për një turizmë gjithëvjetor disa prej hoteleve të Velipojës si Jakaj, Valz, Center park etj, ofrojnë shërbim gjatë të gjithë vitit, duke përgatitur edhe paketa fundjavash për të bërë një zgjedhje sa më të lehtë. Deti dhe natyra nuk janë të bukur vetëm në verë, madje ka ditë dimri kur qielli është aq i kthjellët dhe dhuron një ngjyrë blu të detit aq të bukur sa ju nuk do të keni kurrë mundësi ta shihni në verë. Pa harruar pastaj që vjeshta në rezervatin e Velipojës është një spektakël më vete i cili nuk duhet humbur për asnjë arsye.


perendim-ne-velipoje-300x225.jpg

Gastronomi
Si në të gjitha plazhet e Shqipërisë edhe në Velipojë baza e kuzhinës është peshku. Duke qenë e rrethuar nga të gjitha anët me ujë, zona e Shkodrës ofron jo vetëm bollëk, por edhe larmi llojesh të peshkut si deti ashtu edhe liqeni apo lumi. Pa dyshim që më i famshmi është krapi, cili kulmin e tij të gatimit e ka me Tavën e Famshme të Krapit për “krytin” e të cilit thuhet se në Shkodër “të falin e dhe një hektar tokë”. Por në Velipojë do të gjeni nga të gjitha. Edhe “qebapët”, ose qoftet e zgarës që janë zgjidhja më e shpejtë për një drekë të lehtë me birrë të ftohtë, dy antipasta dhe ndonjë pjatë sallatë, ose thjesht një ushqim të shpejtë në dorë. Edhe mishin e pjekur, produkte të zonës, peshk të freskët që mund ta piqni vetë në zgarë në oborrin e shtëpisë që keni marrë me qera.

Për të shijuar edhe klasin karakteristik të qytetit të Shkodrës, biznesmenë të guximshëm e gati-gati artistë, kanë “rrezikuar” investime shumë të mëdha për të krijuar vepra të vërteta arti në punime me dru, që ofrojnë ambientet karakteristike të “Odës Shkodrane”, me qëllim që ju të shijoni jo vetëm mishin e pjekur në sytë tuaj por edhe klasin e bukurinë e ambientit. Kështu për shembull ju mund të shkoni në çdo ditë të vitit në restorantin e Hotel Jakaj, ku arti i punimeve me dru shkon përtej të zakonshmes dhe të përditshmes.

Jeta e natës
Vitet e fundit Velipoja është bërë edhe qendër masive e argëtimit nokturn për shkak se një sërë klubesh, diskosh dhe lokalesh të tjera nate kanë hedhur rrënjët e tyre në plazh. Kështu në Fontana al Mare, apo në diskot e tjera, jo vetëm që mund të kaloni orë të plota në shoqërinë e muzikës, por mund të shijoni edhe emra të njohur të muzikës shqiptare dhe botërore, që organizatorët i ftojnë jo pak herë për të performuar nëpër skenat e këtyre klubeve.

اfarë mund të vizitoni në zonë.
Nëse jeni me pushime në Velipojë, jeni vetëm 25 km larg Shkodrës, ku pa shumë impenjime për kulturë të thellë muzesh apo bibliotekash, mund të vizitoni Kalanë e Rozafës, e cila përveç historisë së njohur që ofron legjenda, ju fal edhe një panoramë të mahnitshme të qytetit të Shkodrës. Mund të ndaleni edhe për një drekë në restorantin e kalasë ku do të shijoni edhe aty ambinetin karakteristik të Odës Shkodrane.

Një ditë prej pushimeve tuaja duhet tia kushtoni edhe liqenit. Të bëni një shëtitje ose edhe një ditë plazh në segmentin Shirokë-Zogaj, besojmë se ia vlen. Liqeni më i madh në Ballkan ju ofron vërtet një ditë qetësuese, plot freski. Nëse do të vendosni që edhe të drekoni, mund të ndaleni tek Kompleksi Marku, në hyrje të Shirokës, që është një oaz I vërtetë gjelbërimi e ku monumentet e qytetit do ti gjeni në miniaturë, ose tek Taverna Shkodrane, rrugës për në Zogaj, ku kuzhina e mrekullueshme flet vetëm në gjuhën e vendit.

6 km nga Shkodra mund të vizitoni Urën e Mesit, me trembëdhjetë harqe, ndërtuar në kohën e mesjetës dhe pak më në lindje të saj, nëse ju pëlqen aventura, mund të bëni një piknik në kështjellën e Drishtit.

Po të doni të spostoheni në jug të Velipojës mund të shpenzoni një ditë Në zonën e Vaut të Dejës ku ju pret liqeni i hidrocendtralit, i rrethuar nga kodra plot gjelbërim. Nëse lëvizni këtë zonë, duhet të vizitoni një oaz të këndshëm si Kompleksi Dea në Spathar, 1 km nga rruga qe të çon në Vaun e Dejës. Gjithashtu rrugës për në liqen, do të shihni edhe një restorant shumë të çuditshëm në formë mullari që ofron ambiente karaketristike të fshatit dhe kuzhinë të zonës. Pikën tuaj të qëndrimit në liqenin e vaut të Dejës mund të ngrini tek Kompleksi Perla, i cili përveç plazhit ju ofron edhe kuzhinë italiane dhe kuzhinën e zonës, mes ambienteve të mrekullueshme në natyrë.

Informacion praktik
Rruga Tiranë-Shkodër është 97 km e gjatë dhe kthesa për në Velipojë ndodhet 5 km para se të mbërrini në Urën e Bahçallëkut, në të majtë, aty lexon Harku i Bërdicës. Që nga rruga kryesore distanca për ne Velipojë është 24 km.

Rruga nga Mali i Zi për në Shkodër kalon nga dogana e Muriqanit, 14 km, dhe hyrja në qytet bëhet nga Ura e Bunës. Në Muriqan ndodhet edhe një pikë shumë e rëndësishme pushimi dhe informacioni që është kompleksi اeliku. Nga mali i Zi mund të vihet edhe nëpërmjet doganës së Hanit të Hotit, 35 km, pastaj përmes Bajzës e Koplikut, mund të vihet nga pjesa veriore e qytetit.

Rruga për në Shirokë kalon nga Ura e Bunës, pastaj do të merrni rrugën djathtas. Rruga në të majtë të çon në Muriqan.

Rruga për në Vaun e Dejës, merret tek kthesa e Bushatit, në të djathtë, 10 km para se të shkoni në Shkodër. Një rrugë tjetër është në të dalë të Shkodrës, në anën lindore të qytetit, e cila kalon nga Varrezat e Dëshmorëve.

@Revista Shqip

 
Pe: Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

Velipoja eshte plazhi me i bukur ne shqiperi..sidomos tani qe ishte rregulluar edhe qendra it rocks <3

Une se nderroj me asnje :D
 
Pe: Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

Vetem fjale te m,ira ishalla ngjojme per turizmin :p
 
Pe: Titulli: Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

O per Zotin me Durresin s'ka, pavaresisht qe plazha nuk eshte aq e mire, por jeta e nates eshte fantastike, dhe mezi pres te vije korriku e do jem per pushime aty...!
Durresi ka atmosfere me te mire. ndaj tjerave qytete, flas per sezonin veror..

Mjer ju per durrsin qe ee mbakeni per me te mir :):) Shko nje her kalo ne vlor rri nja pesmedit dhe shife bregtetn e mbrekullushm atmosferen e vlores ik hidhi nje sy nje her pastaj hajde prap jep opinionin ktu :)
 
Pe: Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

[h=1][/h] Velipoja - plazhi perfekt në veriun e nxehtë406696183_3ec16c2a8f.jpgPlazhi ndodhet vetëm 30 km nga qyteti i Shkodrës dhe rruga është e rikonstruktuar. Por lëvizjet e shumta të automjeteve dhe përdorimi i së njëjtës rrugë dhe për kafshët e fshtrave deri në plazh, bën që kohëzgjatja e udhëtimit deri në Velipojë të shkojë rreth 30 minuta.


Plazhi
Plazhi i Velipojës ndodhet rreth 5 km bregut të detit nga plazhi i Ulqinit. Plazhi ka një vijë bregdetare për shfrytëzim 14,5km, nga grykderdhja e Bunës deri pranë “Ranës së hedhun”. Thellësia e vogël e detit në brigjet pranë plazhit të Velipojës dhe gjatësia e shtrirjes krijon mundësi për ndërtime në det. Plazhi i Velipojës është një perlë e natyrës ku gërshetohen harmonishëm deti, lumi, plazhi, laguna, pylli e mali. Rëra e pasur, që sidomos në dy skajet e plazhit ka shumë jod i jep atij dhe vlera kurative. Uji i kulluar i detit, rezervuati i gjuetisë, laguna e Vilunit, baticat e zbaticat, ofrojnë bukuri mahnitëse. Pyjet, kryesisht me plepa, të pranishëm në të gjithë plazhin e deri 200 metër pranë detit, i japin freski plazhit edhe në ditët më të nxehta.
Si të shkosh
Për të shkuar në plazhin e Velipojës nga Tirana apo pjesë të tjera të vendit nisesh drejt Shkodrës dhe në vendin e quajtur Harku i Berdicës, 2 km pa hyrë në Shkodër, kthehesh majtas. Harku i Berdicës është i dallueshëm si nga ana vizuale ashtu dhe me sinjalistikë, përfshirë dhe ndërtimin simbolik të harkut mbi rrugë. Nga Harku i Berdicës, plazhi është rreth 28 km, rruga është e mirë dhe pse e ngushtë, ajo është e vetmja që të çon deri në plazh.
Me se të shkosh
Në Velipojë mund të shkohet vetëm me makinë, personale, taksi apo furgon. Furgoni i linjës nga Shkodra mund të merret edhe te Harku i Berdicës (200 lekë/person). Me taksi kushon 2000 lekë për katër persona. Nga Tirana, plazhi i Velipojës është 120 km, nga Durrësi rreth 130 km etj.

Kur të shkosh
Korriku dhe gushti janë dhe muajt kur në Velipojë shtohet fluksi i pushuesve, rezidencialë apo ditorë, duke arritur pikun në fundjavë.

Pse të shkosh
Deti dhe rëra e cila është e pasur me jod, pylli, rezervati i gjuetisë, laguna e pjesët jo shumë të shftrytëzuara të këtij plazhi (si Rrjolli), klima e mrekullueshme, janë ato që vazhdojnë të tërheqin pushues të shumtë jo vetëm nga Shkodra, por dhe nga rrethe tjera e nga jashtë vendit.

اfarë mund të bësh
Përveç plazhit, Velipoja të afron zbavitje si shëtitje me varkë, gjueti kafshësh e peshqish.

Për familjarë
ka parqe lojrash për fëmijë, aktivitete artistike që i organizojnë lokalet e shumta, dhe për të rinjtë ka ambiente për lojra sportive në rërë si beach volej, futboll, etj.
Për të rinj
Përveç jetës së natës, bukuria e Velipojës të jep mundësinë të shijosh shëtitje pranë bregut në nmbrëmje, sidomos për çiftet.
Këta kanë mundësi dhe për ambiente intime gjatë ditës pasi plazhي ka pjese të izoluara në formë xhepash, kjo sidomos në zonën e pyllëzuar në drejtim të Vilunit, jo larg detit.

Hotelet
اmimet e hoteleve, kabinave apo dhomave ku mund të akomodohen pushuesit ditor apo dy javor janë të ndryshme dhe variojnë sipas kushteve që afrojnë.Velipoja ka rreth 340 hotele apo shtëpi me dhoma të përshtatura për pushime dy javore që vihen në dispozicion të pushuesve. Në këtë plazh, janë rreth 2000 ndërtime, ku pjesa më e madhe janë banesa private që i kanë ndërtuar qytetarët e Shkodrës si shtëpi të dyta për periudhën e verës dhe të shumtë janë ato që janë vendosur familjarisht këtu që në fillim të qershorit apo dhe fundin e majit. Kapaciteti turistik i ambjenteve të hotelerisë në këtë plazh, sipas statistikave zyrtare të komunës Velipojë shkon 35.000-40.000 vende, përfshirë këtu dhe banesat që jepen me qera për dy javë pushime në këtë plazh.
Ndërsa numri i pushuesve ditorë, kryesisht në fundjavë shkon rreth 80.000 të tillë.

اmimet
اmimet e hoteleve janë të ndryshme dhe shkojnë nga 16 – 70 euro/person në ditë. Apartamentet me qera për një periudhë dy javore shkojnë nga 15.000 lekë (qershor) deri 40.000 lekë (në korrik e gusht). Apartamentet janë 1+1 apo 2+1 , kanë banjo e ballkone, dhe afrojnë paisje kuzhine, sobë gatimi, set gatimi, banak, furrë mikrovale , frigorifer, etj. Hotelet më të shtrenjta afrojnë dhe tv, parking, sistem satelitor, kondicionim etj .

Hotel “Argenti “me cel.069 20 52 065 dhe 068 22 22 065 “London “,cel.069 20 95 772 , 069 20 331 77 apo telefoni fikse 355 2678 0213, hotel “Fantazia”,cel.069 27 90 760 dhe fiks 355 2678 0038, hotel” Valz” me cel.069 20 85 830 dhe fiks 355 2678 0257, hotel “Adriatik “me cel.068 20 24 888 dhe 068 20 53 183 si dhe fiks 355 2678 0043, etj.

اmime të tjera:
Shëtitje me varkë 400 lekë/ora
اadër plus 2 sheslongë 300-500 L
motor uji 10.000 lek/ora


JETA E NATثS
Diskot kanë një biletë prej 500 lekë për hyrje për person dhe qëndrojnë të hapura deri pas orës 24. Ka dhe lokale Pranë hoteleve kryesore që në restorantet e tyre afrojnë muzikë live. Në diskot e baret e Velipojës, birra kushton 500 lekë, kokteili 700 lekë, etj.

USHQIMI
Restorantet afrojnë kuzhinë shqiptare por dhe kuzhinë italiane , ndërsa restorantet më të shtrenja e më luksoze që ndodhen pranë hoteleve kryesorë afrojnë dhe kuzhinë të vendeve të tjera . Një drekë ose darkë e zakonshme për një familje me katër vetë kushton rreth 3500-4000 lekë.
Peshku 700-1200 L në varësi të llojit (kryesisht është peshk që zihet në Velipojë dhe gatuhet i freskët)
Pjatat e tjera si gatimet e mishit apo të brumërave( pica, makarona etj) shkojnë nga 500-800 lekë për mishin ( jo miks) dhe 400-600 lekë për produktet e brumit.
Përveç restoranteve, për pushuesit aforren dhe ushqime ambulatore të gatshme apo gjysmë të gatshme si byrekë, pulë e pjekur, peshk që porositet dhe të jepet i gatuar sipas dëshirës, produkte të Fast food etj. Pijet freskuese janë kudo të pranishme dhe çmimet e tyre kur serviren në rërë janë 20-40 lekë më të shtrenjta. Në Velipojë ka dyqyne të çdo lloj artikulli dhe ushqimesh për pushuesit familjarë residénciale që gatuajnë vetë,fruta etj. Dhe në rërë aforren fruta të ndryshme nga shitës ambulanë, me çmime 10-20 lek më shumë se në dyqan. Parkimet në hotelet kryesore afrohen nga vetë hoteli dhe përfshihen në çmim, ndërsa për parkime publike çmimi është 100 lekë në ditë për automjet. Në plazhet private që ndodhen larg qendrës shkohet dhe me makinë, në pjesën e rrugës së lënë për këtë qëllim.

Këshilla
Në të gjithë gjatësinë e plazhit të Velipojës ka rrugë të brendshme që të lejojnë të shkosh me mjet deri afër vijës së rërës nga pjesa e rrugës. Ato që nuk shkojnë në plazhet private duhet të kenë me vete çadër dielli.

AKTIVITETE EKSTRA
Të shkosh pushime në Velipojë , përveç detit e rërës së pastër , rrezeve të diellit, mbrëmjeve të freskëta duhet të mos lihet pa u parë dhe plazhi i Rrjollit, laguna e Vilunit dhe grykëderdhja e Bunës.
Plazhi i Rrjollit ende i panjohur dhe i pashfrytëzuar plotësisht pasi ndodhet në krahun tjetër të plazhit të Velipojës dhe rruga për atje kalon nëpër një urë vetëm për këmbësorë , nga Viluni. Ai ka një vijë bregdetare rreth 4 km, me gjerësi rëre 200m dhe shtrihet në një zone me pyll shkurresh, duna të vogla rëre dhe pranë ka malin që bie thikë në det.Për të shkuar këtu kalohet një urë vetëm për këmbësorë në lagunën e Vilunit. Ka dy hotele dhe shtëpi që vihen në dispozicion të pushuesve. Ura e ndërtuar pas përmbytjeve të fundit kalon mbi det rreth 360 m dhe është vetëm për këmbësorë. Rezervuati i gjuetisë ka një sipërfaqe rreth 700 ha dhe aty gjenden katër këneta të mëdha.Këtu ka shumëllojshmëri bimësh , shpendësh apo dhe kafshë.Laguna e Vilunit është një tjetër bukuri natyrore e këtij plazhi.Kjo lagunë ndodhet rreth 7 km larg deltës së Bunës, 2 km larg qendrës së plazhit dhe 12 km larg plazhit të Shëngjinit.Sipërfaqja e saj orej 1,96 km[SUP]2[/SUP] ndryshon ngjatë vitit , në varësi të sasisë së ujit që grumbullohet nga shirat dhe shkallës së thatësirës së verës. Thellësia e saj shkon 80-100cm, por në disa pjesë të veçanta shkon dhe 200-300 cm.Baticat e zbaticat këtu alternohen çdo 6 orë Në periferi të lagunës sipërfaqja është moçalore. Ajo mbulohet e zbulohet nga uji për shkak të nivelit të ulët të tokës dhe është e mbushur me bimësi karakteristike e të shumëllojshme.Në këtë lagunë ka pyll pishe deti si dhe disa drurë e shkurre më të pakta.Bimësia e kësaj lagune është e larmishme dhe tërheqëse. Peshqit janë një tjetër pasuri e kësaj lagune, ku dallohen qefulli, levreku, ngjala, barbuni, peshku lejlek, vijoshi etj.Të gjitha këto e bëjnë Velipojën plazhin më të madhe dhe më të fekuntuar në veri .Në grykëderdhjen e Bunës, plazhi nuk është i shfrytëzuar dhe përveç vlerave sme rërë e ujë më të pastër , afrohet dhe një panoramë mjaft tërheqëse ku pemët bëjnë hije dhe çadrat janë të panevojshme . Shkohet me këmbë nëpër breg të detit ose me makinë nga pylli por këtej rruga nuk është e mirë.

ANILA DUSHI
 

Attachments

  • 406696183_3ec16c2a8f.jpg
    406696183_3ec16c2a8f.jpg
    50.5 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top