Vdes një amerikan nga koronavirusi

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Koronavirusi shënon viktimën e parë mes shtetasve jo-kinezë. Një 60-vjeçar amerikan ndërroi jetë në një spital në Wuhan pasi humbi betejën me virusin që vazhdon të përhapet me ritme të shpejta në Kinë dhe gjithë botën.

Ai i është shtuar listës së viktimave që kanë arritur në 724. Në 24 orë janë shënuar 86 vdekje të reja brenda territorit kinez. Deri më tani, vetëm 1 viktimë është shënuar jashtë Kine, konkretisht në Filipine, i cili gjithashtu është shtetas kinez i cili humbi jetën më 2 Shkurt. Ndërsa numri i të prekurve në shkallë globale ka arritur në rreth 35 mijë.

Mediat botërore kanë publikuar një video që tregon se si mjekët i nxjerrin me forcë të infektuarit që refuzojnë të dalin nga shtëpitë. Qeveria kineze thotë se masat që janë marrë ndaj koronavirusit janë të ngjashme me ato të një situate lufte.

Numri i viktimave nga koronavirusi po i afrohet atij të SARS-it. Epidemia e përhapur në vitet 2002–2003 i mori jetën 774 personave në gjithë botën. Sakaq vijon karantina për rreth 3700 pasagjerët e tragetit në Japoni, ku listës së të prekurve nga koronavirusi i janë shtuar 3 persona duke e çuar kështu në 64 numrin e të infektuarve.

Ekspertët kinezë kanë shumë shpresa tek ilaçi Remdesivir kundër koronavirusit që po testohet prej tyre, edhe pse Organizata Botërore e Shëndetsisë tha se ende nuk mund të thuhet se ky medikament është kura e duhur.

Tv Klan
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top