Van Gogu

braziljania

Anëtar i Nderuar
Jeta është një trillim !

Vincent Van Gogh


Kush është...

Vincent Van Gogh u lind më 30 mars të vitit 1853 në Groot-Zundest, një fshat i vogël në jug të Holandës. I ati ishte pastor dhe xhaxhallarët e tij-shitësa veprash të artit. Edhe ai vetë nisi të punojë që në moshën 16-vjeçare në Hagë si një shitës i veprave të artit për kompaninë ?Goupil & Cie?. Pikturat e tij patën qenë gjithnjë të errëta, por kohë pas kohe nisën të përkeqësoheshin deri më 1886, kur nisi sërish studimet në Cormon dhe u takua me piktorët impresionistë, mes të cilëve edhe Camille Pissarro, Claude Monet, Henri de Toulouse-Lautrec dhe Paul Gauguin. Pas takimit me mjeshtrat impresionistë, të cilët zgjidhnin ngjyra të çelura edhe ai nisi ta çelte disi paletin e të pikturonte me dorë më të vendosur. Jeta e tij ishte gati-gati e lumtur, por temperamenti shumë nervoz e bënte atë njeri të vështirë. Më 27 korrik të vitit 1890 ai shkoi në një fushë me grurë dhe qëlloi veten me armë në kraharor, më pas u kthye në dhomë, ku vdiq dy ditë më pas.



Si shprehet piktori për veprat e tij



?Plazh me figura dhe det?

?Kishte mjaft erë dhe ra shi përgjatë gjithë javës. Unë qëndrova shpesh në Scheveningen për të parë përreth. Solla me vete dy pamje deti, kur u ktheva në shtëpi. E para ishte pjesërisht e mbuluar me rërë; ndërsa e dyta, e bërë gjatë një stuhie të egër me oqeanin e mbyllur tek dunat, ishte e mbuluar prej një shtrese të trashë, nga rëra të cilën u përpoqa ta pastroj dy herë. Stuhia qe kaq e egër, saqë unë mezi isha i zoti të kontrolloja këmbët e mia dhe rëra fluturuese nuk më la të shihja gati asgjë?

?Por unë duhet të vazhdoj të eci në rrugën time. Në qoftë se nuk bëj asgjë, në qoftë se nuk mësoj e studioj, në qoftë se nuk kërkoj, atëherë jam i humbur?.

?Preferoj të kem njëqind franga në muaj dhe lirinë për t'i harxhuar pikërisht ashtu siç më pëlqen mua, sesa të kem dyqind franga pa këtë liri?.

?Unë me të vërtetë nuk do ta pyesja veten për këndvështrimin e impresionistëve, për mënyrën time të të pikturuarit, në qoftë se ajo është më e ndikuar nga idetë e Delacroix se sa prej ideve të tyre. Në vend që të riprodhoj saktësisht atë çfarë shohin sytë e mi, preferoj të përdor subjektivisht ngjyrën më në rregull për të shprehur vetveten qartë?.

Për pikturat ?Kumbull?, ?Pemë në lulëzim? dhe ?Urë në shi?

?Unë i lakmoj artistët japonezë për rregullsinë e qartë e të pabesueshme që kanë të gjitha punët e tyre. Ajo nuk është kurrë e mërzitshme dhe ty kurrë nuk të jepet përshtypja se ata punojnë me nxitim. Ajo është aq e thjeshtë sa dhe frymëmarrja; ata pikturojnë një figurë me një çift vijash, me një thjeshtësi kaq të pabesueshme, sikur të ishte aq e lehtë sa të kopsitësh një xhaketë të zakonshme?.

?Tashti e qysh se kam parë oqeanin me sytë e mi, e ndiej sesa e rëndësishme është për mua të qëndroj në jug dhe të eksperimentoj ngjyrën, e cila duhet të mbahet në kushte të cilat duhet të jenë jo larg Afrikës?.

?Në qoftë se dikush është i shëndetshëm, ai duhet të jetë i zoti të jetojë me një copë bukë dhe të jetë në gjendje të punojë gjithë ditën dhe të ketë forcën për të tymosur dhe pirë alkool; ja çfarë ka nevojë dikush kur plotëson kushtet e lartpërmendura. Dhe për më tepër, ti mund të ndiesh yjet dhe pafundësinë e qiellit. Qëkur lind jeta, para së gjithash, ajo është një trillim??

?Ti njeh njerëz që nuk besojnë në Diell dhe në ata që i rrethojnë. Janë të pafe?.

Për pikturën ?Peizazh të korrash?

?Një rrafshirë? fushë që e parë nga sytë e një zogu është pamje nga maja e një kodre vreshtarie ? fusha me grurë të korrur. E gjithë kjo është shumëzuar me pafundësinë dhe shtrihet si sipërfaqja e detit në horizont, e cila është e kufizuar nga kodrat e Grau-t?.

?Varka peshkimi në plazh?

?Harxhova plot një javë në Saintes Maries? Plazh? Lundra me fund të sheshtë e me varka pak të gjelbëra, të kuqe dhe blu, të cilat në formën dhe ngjyrën e tyre janë aq të bukura sa dhe lulet. Një burrë i vetëm i përdor ato varka. Këto varka rrallë përfundojnë në det të hapur. Ato dalin kur nuk fryn erë dhe kthehen në breg sapo era bëhet tepër e fortë.?

?Kafeneja e gjithënatës?

?Në pikturën ?Kafeneja e gjithënatës' jam përpjekur të shpreh idenë se kafeneja është një vend ku ndokush mund të humbë veten, të bëhet i çmendur dhe kriminel. Përmes kontrastit të ngjyrës delikate rozë, të kuqes së përgjakur dhe të kuqes së errët e të butë, Louis XV dhe Veronese të gjelbërt, kundër të verdhës së gjelbër dhe të ngrirë, me tonë blu e të gjelbër, e gjitha kjo me të verdhë sulfurore të zbehtë si tek ?ferri i djallit'? Jam përpjekur të përçoj fuqinë e majtë të një vendi të tillë?.

?Kafe Tarrace natën?

?Një kafene në mbrëmje, parë nga jashtë, në tarracë figura të vogla njerëzish janë të ulur duke pirë. Një llampë e verdhë gjigante ndriçon gjithë tarracën, shtëpinë përballë dhe dyshemenë, dhe lëshon dritën e saj mbi rrugën me kalldrëm, e cila merr një kolorit rozë në vjollcë. Fasadat e shtëpisë në rrugë, nën një qiell blu të yjëzuar, janë blu të errëta ose vjollcë, përballë një pemë të gjelbër. Ja ku kemi një pikturë natësore, duke përdorur ngjyrën e zezë, vetëm blunë e bukur, vjollcën dhe të gjelbrën në këtë ambient kafe. Merr një të verdhë të zbehtë sulfurore dhe koloritin e limonit?.

?Shtëpia e verdhë ?

?Tani po praktikojmë një valë të ngrohtë të lavdishme me aspak erë, kjo vetëm kompleton pikturën. Një diell, një dritë e cila, për fat të një fjale më të mirë, mund të quhet vetëm e verdhë, e verdhë e zbehtë sulfurore, ngjyrë ari e zbehtë në limon. Oh, sa e dashur është kjo e verdha?.



Historia

Van Gogh e kaloi të gjithë jetën
e tij të shkurtër duke pikturuar e duke luftuar me vetveten. çrregullimet nervore, një kompleks i fëmijës së zëvendësuar, që e ndoqi pas gjjthë jetën dhe absurditeti i epokës së artit, ku veprat e tij nuk shiteshin dhe aq shumë, e shtynë shpesh drejt akteve skizofrenike. Një nga historitë më tipike, e famshmja histori e veshit të tij. Sipas biografëve, një të diel në mbrëmje, më 23 dhjetor 1888, Vincent Van Gogh, atëherë 35 vjeç, preu veshin dhe shkoi në një hotel të dorës së dytë ku kërkoi një prostitutë me emrin Rachel. Ia dhuroi asaj dhe i tha ta ruante me shumë kujdes. Biografë të tjerë pohojnë se ky episod ka ndodhur gjatë një grindjeje me mikun e tij Paul Gauguin, në shenjë proteste ndaj piktorit që ishte i ?shurdhët?, lidhur me vetë Van Gogh.

zeriyt.com/piktura
 
Redaktimi i fundit:
Van Gogh e kaloi të gjithë jetën
e tij të shkurtër duke pikturuar e duke luftuar me vetveten. çrregullimet nervore, një kompleks i fëmijës së zëvendësuar, që e ndoqi pas gjjthë jetën dhe absurditeti i epokës së artit, ku veprat e tij nuk shiteshin dhe aq shumë, e shtynë shpesh drejt akteve skizofrenike. Një nga historitë më tipike, e famshmja histori e veshit të tij. Sipas biografëve, një të diel në mbrëmje, më 23 dhjetor 1888, Vincent Van Gogh, atëherë 35 vjeç, preu veshin dhe shkoi në një hotel të dorës së dytë ku kërkoi një prostitutë me emrin Rachel. Ia dhuroi asaj dhe i tha ta ruante me shumë kujdes.


uau nuk ma merrte mendja se kishte bere nje veper te tille ......
 
piktor i shkelqyer, impresionist
pikturat e tij kryesisht 'flasin' per natyren,lulet e diellit dhe autoportrete
gjith jetes shiti vetem 1 pikture :(
shpirt revolucionar dhe i dhen pas substancave,kryesisht alkolit

sa per veshin e prere,ai donte te bente 1 portret te vetes dhe meqe se shikonte dot veshin e preu dhe e pikturoi,madje perdori gjakun e tij per te..n`fund meqe si pelqeu veshin ja dhuroi 1 prostitute..e dashura e tij

vepra qe m`pelqen mua me shum esht
The Starry Night
751px-VanGogh-starry_night_ballance.jpg

kjo ishte kafeneja e preferuar e tij
cafe.jpg

kurse ktu portret i vetes n`kornizat e duhanit
van-gogh-skull.jpg
 

Attachments

  • 751px-VanGogh-starry_night_ballance.jpg
    751px-VanGogh-starry_night_ballance.jpg
    179 KB · Shikime: 0
  • cafe.jpg
    cafe.jpg
    46.9 KB · Shikime: 0
  • van-gogh-skull.jpg
    van-gogh-skull.jpg
    49.6 KB · Shikime: 0
Ja pse Van Gogh preu veshin


Eshte zgjidhur me ne fund nje nga misteret me te medha te historise se artit: veshi i prere i Vincent Van Gogh.

Duke iu referuar studiuesit Martin Bailey, qe ka shkruar nje liber per artistin e njohur, Van Gogh ka prere veshin pas marrjes se lajmit te marteses se te vellait Theo, nga i cili varej financiarisht.

Teoria eshte zhvilluar nga eksperti pas nje hetimi te bere ndaj letres qe gjeniu holandez kishte futur ne pikturen “Still Life: Drawing Board with Onions”, e kompletuar ne fillim te 1889, pak kohe pasi u lendua.
...............................
van-gogu.jpg
......................................
Letra ishte shkruar pikerisht nga Theo ne Paris me 21 dhjetor te 1888.

Duket se lajmi i marteses se te vellait me Johanna Bonder ka tronditur shume piktorin i cili me pas ka prere veshin, me friken se nuk do te kishte me mbeshtetjen financiare te te vellait.
•tch•
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top