Vajza që i ka mbijetuar djegies së 90% të trupit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
terri-djegur.jpg

Terri Calvesbert ishte vetëm 22-muajshe kur trupi i saj u dogj pothuajse krejtësisht nga një zjarr që lindi nga pakujdesia e nënës, e cila la një cigare të ndezur në dhomën e vogëlushes, në Ipswich të Anglisë.

Hunda, veshët, flokët dhe duart pësuan djegie të rënda dhe kur zjarrëfikësit e gjetën vajzën tashmë 15-vjeçare në krevatin e saj, fillimisht e morën për një kukull plastike të zezë.

Terri është një nga të paktët persona në botë që i ka mbijetuar një djegieje të tillë. Në një intervistë për ‘The Sun’, Julie Minter, nëna 35-vjeçare thotë: “Ndihem shumë keq për atë që ka ndodhur. Kam një ndjenjë faji që çdo sekondë të jetës sime më gërryen nga brenda. Vajza ime ka vuajtur shumë për fajin tim.”

nena.jpg


Ajo rrëfen se ky aksident e ka ndarë për 10 vjet nga vajza dhe ka menduar disa herë vetëvrasjen. Gjithashtu nuk ka marrëdhënie të mira me prindërit e saj, të cilët e takojnë rregullisht Terrin.

Nëna kujton atë ditë: “Unë kurrë nuk pija cigare në dhomën e vajzës, por atë ditë e bëra. Dola dhe pas disa minutash dëgjova vajzën duke qarë. Kur hyra për ta parë sërish, dhoma ishte e mbushur me flakë dhe tym të zi. Mora në telefon zjarrfikësit… Njerëzit më thonë që duhet të kisha hyrë vetë në dhomë e ta shpëtoja, por unë u tremba shumë.”

Terri qëndroi për 6 muaj në spital dhe u kthye të jetonte me babanë e saj, ndërsa e ëma i humbi kontaktet për plot tetë vjet me të sepse shërbimet sociale nuk ia lejonin takimet edhe për shkak se pak muaj më parë ishte divorcuar nga bashkëshorti.

Terri është shprehur: “Mendoj se mamaja ime nuk duhet të kishte pirë cigare në shtëpi, por nuk është faji i saj.”


Terri ka dy vjet që nuk e takon të ëmën, por shpeshherë shkëmbejnë mesazhe.

“Dua të ribashkohem me vajzën time, nuk mund të jetoj më kështu”, përfundon Julie Minter.

B;topchanel
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Vajza që i ka mbijetuar djegies së 90% të trupit

Sa gjynah,nga pakujdesia vijne gjera me te medha.
Nuk mund te fajsojme as nenen, se mos ka dashur ajo te bej dicka te tille .
 
Pe: Vajza që i ka mbijetuar djegies së 90% të trupit

nje motiv me teper per te mos pir duhan :(


sa e pafat jeta me ket vajze... si fillim zjarri, me pas sherbimet sociale, pa nje familje te lidhur

pse jet eshte kjo? shum e fort si femer
 
Titulli: Vajza që i ka mbijetuar djegies së 90% të trupit

Paska pas fat qe ka mbijetu...
 
Re: Vajza që i ka mbijetuar djegies së 90% të trupit

Me fat vajza vertet por edhe e jema paska qene shume e pakujdeshme ne ta kishte mendjen te femija po i ngeli cigarja pa pi
Duhet pase kujdes se per nje moment qe se ke mendjen behet hataja, nje cast do e keqja edhe behet.
 
Titulli: Vajza që i ka mbijetuar djegies së 90% të trupit

Faji eshte jetim, kurse "budalleku" i mamase, 20 vjecare ne ate kohe spaska pas fund..
Po se kuptova, ajo ate ftyre ka tani? :o_O
Gjynaf, po shyqyr qe ka shpetuar, edhe pse me ato djegje e ne trup, dyshoj nese do e kisha dashur me jeten, te isha ne vendin e saj.
 
Pe: Vajza që i ka mbijetuar djegies së 90% të trupit

Gjynah...Te behet mesim per tjeret te pakten...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top