Ushtroni me pauza

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ushtroni me pauza

Një ekip ekspertësh japonezë nga Universiteti i Tokios kanë vërtetuar se kur një person ushtron gjysmë ore, pastaj bën një pushim prej njëzet minutash, dhe pastaj sërish ushtron gjysmë ore, në organizmin e tij vjen deri te ‘djegia’ e një sasie më të madhe kalorish sesa kur ushtron 60 minuta përnjëherë. ثshtë vërtetuar se dy periudha më të shkurta të ushtrimit me pauzë ndërmjet tyre, rezultojnë pozitivisht edhe gjatë kohës së pauzës, edhe gjatë periudhës së ushtrimeve, që do të thotë se edhe kohën e pauzës organizmi e konsideron si ushtrim.

Veç kësaj, pas pauzës, në gjysmën e dytë të ushtrimeve te pjesëmarrësit në studim, është regjistruar nivel më i ulët i insulinës dhe glukozës në gjak.

Edhe pse shpenzimi i përgjithshëm i kalorive të të dy format e ushtrimit, edhe me pauzë edhe pa pauzë, është pothuajse i njëjtë, në rastin kur ushtrimet janë të ndara në dy seanca, përqindja e yndyrave të harxhuara është 77%, ndërsa kur ushtrohet përnjëherë, yndyrat shpenzohen më pak (56%). Telegrafi
 
Po per te vene muskuj si tja bejme se une , bej pauza prej 5 minutash edhe e kam trupin ne forme ..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top