Urtesia.

Vajza

Antarë i Respektuar
Një grua pasi i kishte përzgjedh disa gjëra në një dyqan u ndal para kasës dhe hapi çantën e saj për të nxjerrë kartelën bankare.
Djaloshi që qëndronte në kasë pa që gruaja kishte telekomandën me vete dhe nga kureshtja e pyeti duke buzëqesh:
"Zonjë çdoherë e mbani në çantën tuaj telekomandën?"
Iu Përgjigj me qetësi: "Asesi, por burri im refuzoi të dal me mua të bëj shoping për shkak të një loje futbolli dhe ia mora telekomandën"

?? Urtësia: Shoqëroje çdoherë gruan tënde dhe ofroja mbeshtjetjen tënde në çdo gjë që ka nevojë.

tregimi ende vazhdon...

Buzëqeshi shitësi dhe filloi të gjitha gjërat që ajo i kishte zgjedhur për t'i blerë t'i kthej mbrapa!
E tronditur nga ajo që shihte, e pyeti se çfarë po bënte?
Na falni zonjë - tha shitësi, por burri juaj ua paska çaktivizuar kartelën bankare.

??Urtësia: Mos i nënvlerëso preferencat e burrit tuaj dhe ofroja respektin që meriton.

tregimi ende vazhdon...

E hapi gruaja çantën e saj dhe e nxori kartelën bankare të burrit të saj dhe për fat të mirë burri nuk e kishte çaktivizuar kartelën e tij private.

??Urtësia: Mos e nënvlerëso zgjuarësin dhe aftësitë e gruas tënde

ende vazhdon..

Kur shitësi e futi kartelën për ta finalizuar pagesën, i doli një mesazh: Ju lutem jepni kodin që ua dërguam në celularin tuaj...

??Urtësia: Çdoherë kur burri është gati të humb del diçka që e shpëton nga humbja

Gruaja buzëqeshi dhe e nxori nga çanta një celularë që dukej se ishte i burrit të saj, e hapi dhe e lexoi kodin, ajo e kishte marrë jo vetëm telekomandën por edhe telefonin e burrit që mos ta bezdis ai përgjatë shopingut. I mori gjërat e blera dhe u kthye në shtëpi dhe nga gëzimi i fitores gati sa nuk fluturonte.

??Urtësia: Mos e nënvlerëso një grua të dëshpëruar

vazhdon tregimi...

Kur arriti në shtëpi, e vërejti se vetura e burrin nuk ishte aty dhe e pa një letër të vogël në portën e shtëpisë ku shkruante: E dashur nuk arrita ta gjej telekomandën, unë po shkoj te shokët e mi ta shikoj ndeshjen finale të futbollit, çelsat e shtëpisë i kam me vete dhe do të vonohem, nëse të duhet diçka më telefono ☺️.

??Urtësia: mos u mundo asnjëherë të ngadhnjeshë ndaj burrit tënd, se do të humbësh sa herë që mundohesh për një gjë të tillë.

ende nuk ka mbaruar...

Ajo u kthy sërish në shoping gjersa e zbrazi kartelën e tij, pastaj telefonoi me një servis çelësash dhe kërkoi urgjent të ndërrohej cilindri i derës së shtëpisë, kështu që e detyroj burrin e saj të flej te shoqëria e tij.

?? Urtësia: Asnjëherë mos e nënvlerëso kreativitetin e një gruaje në hakmarrje.
 
Sa urt e bute qe qenkerka tregu ??
 
Un kam disa kliente qe me kerkojne te nderroj shifren e rrobave ?????
Nxjerrin lek nga xhepa te vegjel te cantes, nga recipetat...

E pyta njonen "po ti pse po e fut direkt ne cant? Kshu i bie ta hekurosesh kur te arrish ne shtepi"

Ma ktheu: qe ti them qe e kisha ble me koh por e kisha harru te shoqja...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top