• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Urtesia.

Vajza

💕
Staf në FV.AL
Një grua pasi i kishte përzgjedh disa gjëra në një dyqan u ndal para kasës dhe hapi çantën e saj për të nxjerrë kartelën bankare.
Djaloshi që qëndronte në kasë pa që gruaja kishte telekomandën me vete dhe nga kureshtja e pyeti duke buzëqesh:
"Zonjë çdoherë e mbani në çantën tuaj telekomandën?"
Iu Përgjigj me qetësi: "Asesi, por burri im refuzoi të dal me mua të bëj shoping për shkak të një loje futbolli dhe ia mora telekomandën"

👉🏻 Urtësia: Shoqëroje çdoherë gruan tënde dhe ofroja mbeshtjetjen tënde në çdo gjë që ka nevojë.

tregimi ende vazhdon...

Buzëqeshi shitësi dhe filloi të gjitha gjërat që ajo i kishte zgjedhur për t'i blerë t'i kthej mbrapa!
E tronditur nga ajo që shihte, e pyeti se çfarë po bënte?
Na falni zonjë - tha shitësi, por burri juaj ua paska çaktivizuar kartelën bankare.

👉🏻Urtësia: Mos i nënvlerëso preferencat e burrit tuaj dhe ofroja respektin që meriton.

tregimi ende vazhdon...

E hapi gruaja çantën e saj dhe e nxori kartelën bankare të burrit të saj dhe për fat të mirë burri nuk e kishte çaktivizuar kartelën e tij private.

👉🏻Urtësia: Mos e nënvlerëso zgjuarësin dhe aftësitë e gruas tënde

ende vazhdon..

Kur shitësi e futi kartelën për ta finalizuar pagesën, i doli një mesazh: Ju lutem jepni kodin që ua dërguam në celularin tuaj...

👉🏻Urtësia: Çdoherë kur burri është gati të humb del diçka që e shpëton nga humbja

Gruaja buzëqeshi dhe e nxori nga çanta një celularë që dukej se ishte i burrit të saj, e hapi dhe e lexoi kodin, ajo e kishte marrë jo vetëm telekomandën por edhe telefonin e burrit që mos ta bezdis ai përgjatë shopingut. I mori gjërat e blera dhe u kthye në shtëpi dhe nga gëzimi i fitores gati sa nuk fluturonte.

👉🏻Urtësia: Mos e nënvlerëso një grua të dëshpëruar

vazhdon tregimi...

Kur arriti në shtëpi, e vërejti se vetura e burrin nuk ishte aty dhe e pa një letër të vogël në portën e shtëpisë ku shkruante: E dashur nuk arrita ta gjej telekomandën, unë po shkoj te shokët e mi ta shikoj ndeshjen finale të futbollit, çelsat e shtëpisë i kam me vete dhe do të vonohem, nëse të duhet diçka më telefono ☺.

👉🏻Urtësia: mos u mundo asnjëherë të ngadhnjeshë ndaj burrit tënd, se do të humbësh sa herë që mundohesh për një gjë të tillë.

ende nuk ka mbaruar...

Ajo u kthy sërish në shoping gjersa e zbrazi kartelën e tij, pastaj telefonoi me një servis çelësash dhe kërkoi urgjent të ndërrohej cilindri i derës së shtëpisë, kështu që e detyroj burrin e saj të flej te shoqëria e tij.

👉🏻 Urtësia: Asnjëherë mos e nënvlerëso kreativitetin e një gruaje në hakmarrje.
 
Morali ?
Cuna, burra-Kurre, kurren e kurres , ne asnje menyre , kategorikisht e ndaluar qe karta juaj bankare te bjere ne dore te te dashures/gruas😝
 

DeliriumMind

One way or another 💫
Un kam disa kliente qe me kerkojne te nderroj shifren e rrobave 🤣🤣🤣🤣🤣
Nxjerrin lek nga xhepa te vegjel te cantes, nga recipetat...

E pyta njonen "po ti pse po e fut direkt ne cant? Kshu i bie ta hekurosesh kur te arrish ne shtepi"

Ma ktheu: qe ti them qe e kisha ble me koh por e kisha harru te shoqja...
 
Top