Uroj që ti mos të bëhesh kurrë Ana! Mesazhi prekës i vajzës që babai i vrau nënën

1582958698092.png
Ana është vajza e të ndjerës Hajdije Tasuni, 58-vjeçares që mbeti e vrarë një ditë më parë nga bashkëshorti i saj Ruzhdiu, 63 vjeç, në dyqanin ku shisnin metrazhe në qytetin e Durrësit. Në një mesazh prekës dhe realist, ajo ka një thirrje për mediat dhe ata që po përjetojnë në familje të njëjtën situatën. Ana kërkon që mediat të cilat publikuan momente nga reagimi i saj pas vrasjes së nënës të fshihen dhe fatkeqësia e saj të mos keqpërdoret. Ajo shkruan se nëna e saj duroi 30 vjet në një martesë, ndërsa ajo bashkë me dy motrat e saj trokitën dyerve të policisë dhe doktorëve për ta shpëtuar të ndjerën nga dhuna e bashkëshortit. Mesazhi i saj mbyllet me fjalët prekëse: “Unë jam Ana dhe sot varrosa Dijen. Uroj që ti mos të bëhesh kurrë Ana”.


Postimi i plotë:

Ju lutem jepini sa me shume share

Une jam vajza e videos se famshme. Une jam Ana. Vajza e vogel e Dijes. Une jam ajo qe ulerija e vajtoja shpirtin e shpirtit tim, nenen time te fatkeqe, nenen time te mjere. Nenen qe kaloj gjithe jeten ne vuajtje per te na rritur ne. Po e bej kete postim per ju portale te famshme dhe per ju njerez qe villni vrer e perfitoni ne hallin qe me ka zene mua sonte. Ne ate hall qe une do mbaj gjithe jeten mbi supe. Ju sigurisht e pas dy tre ditesh nuk do e kujtoni me emrin tim apo te nenes time. Me shume mundesi pas nje muaj do keni harruar dhe ngjarjen. Po ju shkruaj qe tju bej nje thirrje te gjitheve. Fshini videon time, mos u merrni me me mua. Mjaft e keqperdoret per disa like te felliqura apo komente. Une jam ajo qe trokiti dyer te afermish qe benin sikur sma dinin hallin, dyer doktorash qe me percollen duke me then qe skam pse shqetesohem, dyer policash qe se gjykuan si shume te rendesishem rastin e mamase time. Po mami im, Dija ime, ishte nje grua e zakonshme me nje fuqi te jashtzakonshme, qe duroj 30 vjet ne nje martese, punoj me ndershmeri per te rritur e shkolluar tre vajza. Dija mund te ishte motra jote, mami jote, vajza jote. Dija e mund te jete te gjitha keto e ti se di akoma. Ti mund ta kesh Dijen ne shtepine ngjitur dhe ben sikur se degjon se nuk eshte puna jote. Dhe sot ti poston per Dijen, komenton per Dijen, flet per Dijen. Epo sot ajo ste degjon dot me. Mjaft o njerez te felliqur, mjaft u moret me ne tani qe qe sjau kemi me nevojen. Une jam Ana dhe sot varrosa Dijen. Uroj qe ti mos te behesh kurre Ana.

Tirana Post
 
Last edited by a moderator:
?
E vertete. te gjithe e kemi ne fis 1 grua te dhunuar, ne lagje, ne pune, ne shkolle, ne rruge. :(
 
ne raste tilla pun kishte bere vetem nje burre i vertete … ti kish ardh ne ndihm e ta kishte vu perfun ate burrin e ksaj
 
E dashur nënë dhe i dashur baba! Ju më lindët, por nuk ditët të më mbronit! Më mësuat si të kem turp, por jo si të mbijetoj në këtë vend maskilist! Por, a nuk është më turp të vdesësh nga një gjysmë burri?

E dashur nënë! Kur më mësove si të jem një grua e mirë, pse nuk më the që kjo vlen vetëm për një burrë të mirë?

I dashur baba! Kur më mësove që nderi është i rëndësishëm, pse nuk më the që gjithsesi do dhunohesh e nëse je me fat do vdesësh nga duart e një të pandershmi?

I dashur gjysmë burrë! Nëse të jesh femër e ndershme do të thotë të durosh ty deri në vdekje, atëherë unë jam e pandershme! Nëse të jesh femër do të thotë të durosh gjysmë qeniet si ty, atëherë unë nuk jam femër!

Vrituni, dhunohuni, përdhunohuni, vetëm zërin mos e ngrini! Është turp!

I dashur gjysmë-burrë që sot doje t’i provoje vetes që as atë gjysmë nuk e meriton, Bravo! E vrave? Vdiq? Nuk po merr më frymë? Ajo nuk është më mbi, por nëntokë. Ndihesh më i fortë? Më i fuqishëm? Normale! Vrave dikë që të dhuroi shpirtin, trupin, të dhuroi kohën, jetën, fëmijë… e ndoshta dashuri që nuk e ke merituar kurrë. Je i lumtur, i qetë besoj. Je më i fortë! Ama nuk e kuptova dot, vrave atë apo egoizmin tënd? Vrave atë po injorancën, paaftësinë tënde? Vrave atë apo inferioritetin tënd?

Të kuptoj! Çdo njeri lind për një arsye në këtë tokë! Ti akoma nuk po gjen arsyen tënde! E ngatërron veten me Zotin, të aftë për të marrë jetë. Për disa sekonda e arrin! Ajo është poshtë tokës, ti je lart! Ndoshta je në burg, i çliruar që i tregove vetes se bërë diçka në këtë jetë boshe që ke pasur gjithë këto vite. Ndoshta je gangster, je jashtë! Bravo! Shijo lirinë tënde me gjithë mallkimet e botës mbarë!

Silvana begaj
 
javes, vajzes se Dijes,

Une nuk jam me ty, o vajze!

Do zoti me ty e si TI bëhen rinia e pashprese e ketij vendi dhe femija e mi se Une thjeshte jam njeri nga 3 milion perqyrranat qe i ka ky vend dhe qe se bashku, ne keto 3 decenie, jemi perqyrrave ne cdo vrasje, ne cdo rrahje, ne cdo dhunim, ne cdo vjedhje, ne cdo korrupcion, ne cdo dhunim dhe degradim te kesaj shoqerie deri në sterkeqje.
Thjeshte jemi perqyrrav facebookut poshte e larte dhe ne fund kur ka ardhe koha e zgjedhjeve, ashtu te perqyrravte dhe te pshurravte kemi shku te kutia, pak pa ra terri, kemi hudhe kokrren per terrin dhe per ta erresuar jo vetem jeten tone por dhe ardhmerine e femijeve tane.

Po te mos ishim ne perqyrrana, pshurrana dhe burra pa koqe, ky vend nuk do te ishte terr, por do ishte me i ndritur.
Kshtu qe per mos me thane: ‘’Mire ua kan ba!’’ une, qe jam fsheh ketu pas virtualitetit, duhet me thane: Nuk jam me ty Ana! ????

Shnet e zoti te bekofte ty dhe femren shqiptare??
 
. Une jam ajo qe trokiti dyer te afermish qe benin sikur sma dinin hallin, dyer doktorash qe me percollen duke me then qe skam pse shqetesohem, dyer policash qe se gjykuan si shume te rendesishem rastin e mamase time. Po mami im, Dija ime, ishte nje grua e zakonshme me nje fuqi te jashtzakonshme, qe duroj 30 vjet ne nje martese, punoj me ndershmeri per te rritur e shkolluar tre vajza. Dija mund te ishte motra jote, mami jote, vajza jote. Dija e mund te jete te gjitha keto e ti se di akoma. Ti mund ta kesh Dijen ne shtepine ngjitur dhe ben sikur se degjon se nuk eshte puna jote. Dhe sot ti poston per Dijen, komenton per Dijen, flet per Dijen. Epo sot ajo ste degjon dot me. Mjaft o njerez te felliqur, mjaft u moret me ne tani qe qe sjau kemi me nevojen. Une jam Ana dhe sot varrosa Dijen. Uroj qe ti mos te behesh kurre Ana.

Pasqyrimi me i denje i nje realiteti vrastar i nje mentaliteti te kalbur deri ne fyt.
Ana ti ke njohur kalbjen me makaber te shoqerise sone,duke u mbyllur me nje krim makaber,Prandaj ti mund te besh ndryshimin dhe dallimin,ndoshta dhe te zgjosh nje ze ndergjegjie ne ato instanca shteti dhe shoqerie ,ku viktimat e kesaj shoqerie te cmendur te munden te gjejne streh.
 
Nga Isa Myzyraj

Dy ngjarje tronditëse kanë ndodhur në Shqipëri në 24 orët e fundit. Një grua së bashku me vëllanë e saj janë vrarë në Mirditë, nga ish-bashkëshorti i saj, dhe një grua është vrarë në mes të Durrësit, në mes të ditës, në mes të njerëzve.

Patriarkalizmi na është ulur këmbëkryq, madje është kthyer në një pandemi, që nuk po i gjendet shërim. Nuk do të merrem me asnjë nga rastet specifike, pasi fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur trishtimin e vrasjeve të grave nga burrat ose ish-burrat e tyre.

Le të japim pak fakte, për ta konfirmuar se jemi në një pandemi partriarkalizmi dhe dhuna ndaj grave në shoqërinë tonë është një problem emergjent. Vetëm me shifa dhe me fakte, do e nxjerrim të keqen në pah dhe hajde të gjejmë zgjidhje!

Vetëm gjatë viteve 2018-2019, në Shqipëri janë vrarë në familje 23 gra. 11 prej tyre janë vrarë në 2018 dhe 12 në 2019, kryesisht nga bashkëshortët, ish-bashkëshortët, ose partnerët e ish-partnerët.

Situata më dramatike paraqitet nëse marrim shifrat e 5 llojeve të dhunës nga raportet e publikuara nga sektori i grave dhe vajzave në zyrën e Kombeve të Bashkuara, INSTAT dhe disa organizata ndërkombëtare të tjera, dhe që kampioni i marrë në studim është i madh, dhe është konsideruar si studim kombëtar i besueshëm.

Kështu, 33.7% e grave dhe vajzave në Shqipëri, kanë përjetuar dhunë në familje nga partneri intim gjatë kohës që është bërë studimi (2019) dhe 47% e tyre kanë përjetuar të njëjtën dhunë ndonjëherë.

61% e grave dhe vajzave, kanë përjetuar dhunë gjatë marrëdhënieve dashurore intime gjatë kohës që është bërë studimi, dhe 65 % prej tyre kanë përjetuar dhunë më parë. (Shuma e % nuk del 100%, pasi të anketuarat, mund të kenë përjetuar më shumë se një lloj dhune).

2.4% e grave dhe vajzave kanë përjetuar dhunë nga jopartneri që në moshën 15-vjeç, gjatë kohës që është bërë studimi, dhe 18.2% e tyre kanë përjetuar të njëjtën dhunë në jetën e tyre.

8.5% e grave dhe vajzave, kanë përjetuar ngacmim seksual, gjatë kohës që është bërë studimi, dhe 18.1% e tyre gjatë jetës së tyre.

6.9% e grave dhe vajzave kanë përjetuar përndjekje, gjatë kohës që është bërë studimi, dhe 12.6 % e tyre kanë përjetuar përndjekje gjatë jetës së tyre.

52.9% e grave dhe vajzave, kanë përjetuar njërën nga 5 llojet e dhunës së sipërpërmendura.

E dini çfarë do të thotë kjo shifër?

1 në 2 gra në Shqipëri është e dhunuar! Kjo është padyshim një shifër alarmante.

Nëse vazhdojmë më tej, 58.8 % e grave dhe vajzave, kanë përjetuar dhunë fizike ose kanë pasur lëndime nga dhuna në familje.

Këto shifra mjaftojnë për të ulëritur, dhe për të brohoritur në mbrojtje të të drejtave të grave dhe vajzave, kundër dhunës ndaj tyre dhe marrjen e menjëhershme të masave, që këto përqindje skandaloze të vijnë e të ulen.
 
1 në 2 gra në Shqipëri është e dhunuar! Kjo është padyshim një shifër alarmante.
Nganjehere kur lexoj kaq gjera te bukura per vendin tim,dhe mendoj qe dikur me kushtoj ne ndergjegjen time se pse u largova nga shqiperia..
Tashme pas kaq vitesh mund te them me bindje,nese s`do kisha familjent ime atje,do beja dekada vitesh ndoshta pa ja shkel territorin vendit tim te dashur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top