Urime festat e fundvitit !

cent

...Lontano
SHBA-të paralajmërojnë Berishën: Reflekto! Ish-kryeministri: Kam fakte për motrën e Kodhelit!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar ndaj një deklarate të ish-kryeministri, Sali Berisha bërë sot në Kuvend. Berisha akuzoi përfshirjen e motrës së ministres së Mbrojtjes, e cila punon pranë OPDAT-it, zyrës për asistencë ligjore pranë ambasadës amerikane, në procesin e arrestimit të gjeneralit, Syrja Gjoka.

Ambasada thekson se është e skandalizuar nga ky pretendim dhe i kërkon Berishës që të reflektojë mbi sjelljen e tij.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e skandalizuar me pretendimin e pabazë ngritur ndaj një punonjësi të ambasadës më herët sot nga Z. Sali Berisha, anëtar i parlamenttit, gjatë një seance të parlamentit. Z. Berisha pretendoi se një punonjës shqiptar i ambasadës ishte përpjekur të ndërhynte në një çështje hetimi penal në proces, thjesht mbi bazën e marrëdhënies së punonjësit të ambasadës me një anëtar të Këshillit të Ministrave. Pretendimi është tërësisht i pavërtetë dhe i pabazë. Ambasada e SHBA këmbëngul për nivelin më të lartë të integritetit dhe llogaridhënies të secilit anëtar të misionit tonë. Ambasada e SHBA i bën thirrje z. Berisha të reflektojë për sjelljen e tij”, thuhet në reagim.

Gjatë diskutimeve në Kuvend mbi arrestimin e gjeneralit, Gjoka, Berisha tha se ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka përdorur motrën e saj për t’u bërë presion prokurorëve. “Ka nisur motrën e saj në emër të e OPDAT-it, duke folur në emër të misionit, që aty është thjesht punonjëse, duke u bërë presionin më të jashtëzakonshëm prokurorëve dhe jo një, po dy prokurorëve, që o Syrja Gjoka në litar ose ju kështu do humbisni sepse kështu është vendosur”, deklaroi Berisha.

Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë ishte dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Abi Malltezi që sulmoi drejtpërdrejtë ambasadorin, Aleksandër Arvizu. Malltezi e konsideron turp mosreagimin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke kujtuar vizitën e tij në grevën e urisë të ish-të përndjekurve politikë në vitin 2012. “ثshtë turp dhe faqe e zezë edhe për ndonjë ambasador që shkoi të takonte të dënuarin me 7 vjet burgim për kryerjen e veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit, dhe nuk ndihet fare për këtë grevë që në thelb është sfidë e shtetit ligjor ndaj paligjshmërisë së qeverisë së boratit apo ediskobarit”, shkroi ai në Facebook.



Reagimi i Berishës: "Kam fakte"

Ish-kryeministri Berisha, menjëhërë pas deklaratës së Ambasadës, ka përsëritur me këmbëngulje akuzat e tij.

"Lidhur me nje deklarate te ambasades amerikane per nje denoncim timin te sotem ne Parlament sqaroj dhe nje here opinionin publik sa vijon:

Znj. Alba (Ibrahimi) Kodheli ka nderhyre me insistim qe te hapet çeshtje penale ndaj Gjeneral Syrja Gjokes dhe kjo nderhyrje, qe sipas saj eshte bere ne emer te OPDAT, eshte refuzuar nga prokuroret tek te cilet ajo ka nderhyre.

Nuk kam asnje dijeni se misioni i OPDAT ka tager te nderhyje ne çeshtje penale te veçanta.

Gjykata e apelit gjeti te paligjshem arrestimin e gjeneral Syrja Gjokes.



Duke shprehur konsideraten me te larte per ambasaden e SHBA ne Tirane mbetem i vendosur t'i paraqes qeverise se SHBA çdo prove lidhur me problemin ne fjale".

/Shekulli
 
Titulli: SHBA-të paralajmërojnë Berishën: Reflekto! Ish-kryeministri: Kam fakte për..

Nje nga 5 gjeneralet me te larte e me te nderuar te Ushtrise Shqiptare, i cili ishte i shtruar ne spital, vene e hedhin hekurat dhe e arrestojne njerezit e qeverise, sepse paska "bere deme ne ushtri" duke dhene urdher qe te shkaterrohen karantinat e ushtrise? Gjykata e gjykon dhe e liron se nje akuze e montuar!!!

Perse Qeveria e Rilindjes e ka vene ne shenjester Gjeneralin dhe e persekuton ne kete menyre?

Mos ka valle nje aeroport ne Kucove ne perdorim te Ushtrise?

Po ky gjenerali, mos ka patur gje informacion per ata "avionat e droges" per te cilet flet Berisha ne parlament?

Hajduti
 
Titulli: SHBA-të paralajmërojnë Berishën: Reflekto! Ish-kryeministri: Kam fakte për..

Gjynah,ju bien ne qafe kote njerzve te pafajshem.
Ne ngjarjen e Gerdecit u vrane 25 vete edhe u ben deme materjale ku askush nuk u demshperblye.
Kush e kishte fajin ateher?Apo si ajo kenga e Ponit ''e kam une e ke ti,ne po luajme si femije''.
Ne ate kohe askush nuk u fajsua edhe njeri qe doli me faj e vrane me pare se te shprehej.
Te gjithe flasim sic duam ne,apo sic na intereson sipas ''INTERESIT POLITIK'',por e verteta eshte shume e hidhur per Shqipetaret.
Cdo dite jane vrare njerez edhe po vriten,ndersa fajtoret rrijne kembe mbi kembe kafeneve apo luajne kumar neper OAZET e Tiranes.
Me vjen keq qe flas me kaq mllef,por jemi nje popull burracak,pa dinjitet,popull qe genjehemi me nje thes miell edhe keta na shkelin me kembe.
Per sa kohe do jemi te tille mire,na e bejne sepse e meritojme.
 
Urime festat e fundvitit !

Urime Krishtlindjet per te gjith besimtaret , iu uroj nje vit sa me te mbar, me me shum suksese , fat , lumturi dhe harmoni ne jet e ne familje te gjitha te mirat ! :chris::vtr1::vtr::dhurate:
400_MerryChristmasWishes.jpg
images.jpg
merry-christmas.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top