Universitetet më të mirë në botë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Universitetet më të mirë në botë Revista amerikane “Forbes” rendit institucionet e arsimit të lartë

SHBA kryeson në listën e universiteteve me nivelin më të lartë në gjithë globin

edu.jpg
Universiteti i Harvardit mund të humbur 30 përqind të vlerës, por ai mbetet sërish në krye të universiteteve të botës. Shkolla është e parë mes 500 universiteteve në gjithë globin. Për të formuluar listën, studiuesit vlerësuan mbi një mijë universitete në mbarë botën. Kriteret e tyre përfshinin çmimet e fituara nga studentët dhe stafi, numri i studiuesve në fusha të ndryshme dhe numri i artikujve të botuar nga anëtarët e një shkolle. Amerika e Veriut dominon listën me 59 prej këtyre në 100 universitetet e para. SHBA ka shkollat më të mira se çdo vend tjetër, e pasuar nga Anglia, Japonia, Gjermania, Kanadaja, Franca, Australia, Zvicra, Suedia dhe Holanda. Universiteti i Harvard është një ndër universitetet private udhëheqëse dhe më të vjetra të ShBA-së.
Universiteti është themeluar më 28 shtator 1636 në Kambrixh, Masacusets dhe ka marr emrin e themeluesit të tij John Harvard. Universitetit i janë bashkuar një godinë vëzhguese e yjeve, një radio stacion dhe një shtypshkronjë botuese (H. U. Press, themeluar më 1913). Ndërsa që nga viti 1879, universitetit i është bashkuar edhe kolegji i femrave “Radcliffer College”. Biblioteka e universitetit llogaritet të jetë një ndër më të mëdhatë në botë (rreth 8 milion vepra). Në vitin 1976 universiteti kishte rreth 19300 studentë. Sot, kjo shkollë hynë në grupime tetë universiteteve të famshëm në SHBA. Ky grup quhet “Ivy League”. Konkurrimi për studime në universitetin Harvard, për shumë studentë është i vështirë. Nga ky institut për studentët e saj lëshohen edhe dokumente për studimet e tyre pas-universitare (mjeshtër) dhe doktorature (Dr.). Universiteti "Harvard", rregullisht ka afërsisht 6700 studentë dhe afër 10000 studentë që vazhdojnë studimet pasuniversitare për mjeshtër dhe doktor shkencash. Për sa i përket tarifave të universiteteve, ato më të larta nuk përfaqësojnë domosdoshmërish nivelin më të lartë të shkollës. Gjithsesi sipas revistës “Forbes” çmimet e studimeve po rriten ndërkohë që ekonomia po pëson gjithnjë e më shumë rënie. Në vend të parë të listës qëndron universiteti “George Washington”. Vetëm për sa i përket tarifës vjetore mësimore, universiteti “George Washington” mbetet më i shtrenjti. Sidoqoftë universiteti është një ndër shkollat më bujare të vendit për sa i përket asistencës financiare. Ndihma financiare që mund të marrë një nxënës është deri në 22 mijë dollarë. Për sa i përket tarifës mësimore dhe taksave “Kenyon” renditet ndër shkollat më të shtrenjta në vend. Por ndërkohë që shuma totale me gjithë shërbimet e përfshira arrin në rreth 46 mijë dollarë, shkolla pretendon se rreth 70 përqind e studentëve marrin një ndihmë financiare që është rreth 24 përqind e shumës. Në faqen e internetit të universitetit “Vassar” thuhet: “S’është nevoja të jeni të pasur për të ndjekur universitetin “Vassar”. Por në fakt po të marrësh parasysh tarifën e shkollës duket pak e vështirë. Pa përfshirë akomodimin, tarifa vjetore është 40,210 dollarë, ndërkohë që 55 përqind e studentëve marrin ndihmë financiare. Në listë ndodhet dhe universiteti i cilësuar si një ndër më të mirët në botë. Për shkak të emrit të tij, universiteti “Harvard” tërheq të rinjtë më të talentuar dhe të veçantë nga e gjithë bota. Ai përveç se është në krye të universiteteve më të mira të botës është dhe ndër më të shtrenjtët. Në listë është llogaritur vetëm tarifa e studimit, ndërsa në total bashkë me strehimin arrin deri në 50 mijë dollarë. “Harvard” pasohet nga një tjetër universitet që ka thuajse të njëjtën famë e emër ai i “Yale”. Ashtu si “Harvard” edhe “Yale” është një prej universiteteve më të mira në botë e gjithashtu dhe ndër më të shtrenjtët. Ai njihet si një institucion arsimor shumë prestigjioz dhe aty janë arsimuar shumë prej presidentëve amerikanë dhe një sërë figurash publike shtetërore.

Universitetet më të shtrenjta në botë
Universiteti “George Washington”
Uashington D.C., SHBA
Tarifa vjetore: 40,437 dollarë
Vetëm përsa i përket tarifës vjetore mësimore, universiteti “George Washington” mbetet më i shtrenjti. Sidoqoftë universiteti është një ndër shkollat më bujare të vendit përsa i përket asistencës financiare. Ndihma financiare që mund të marrë një nxënës është deri në 22 mijë dollarë.

Universiteti “Sarah Lawrence”
Nju Jork, SHBA
Tarifa vjetore: 40,350 dollarë
Vetëm në një vit universiteti “Sarah Lawrence” kaloi në vendi i pestë në listë, në të dytin. Kjo për shkak të një rritjeje prej 5.9 përqind në tarifat. Duke përfshirë planin për vakte të detyrueshme të studentëve kostoja totale shkon në 53,150 dollarë, por “Forbes” ka llogaritur vetëm tarifën mësimore.

Universiteti “Kenyon College”
Ohajo, SHBA
Tarifa vjetore: 40, 240 mijë dollarë
Për sa i përket tarifës mësimore dhe taksave “Kenyon” renditet ndër shkollat më të shtrenjta në vend. Por ndërkohë që shuma totale me gjithë shërbimet e përfshira arrin në rreth 46 mijë dollarë, shkolla pretendon se rreth 70 përqind e studentëve marrin një ndihmë financiare që është rreth 24 përqind e shumës.

Universiteti “Vassar College”
Nju Jork, SHBA
Tarifa vjetore: 40, 210 dollarë
Në faqen e internetit të shkollës thuhet: “S’është nevoja të jeni të pasur për të ndjekur universitetin “Vassar”. Por në fakt po të marrësh parasysh tarifën e shkollës duket pak e vështirë. Pa përfshirë akomodimin, tarifa vjetore është 40,210 dollarë, ndërkohë që 55 përqind e studentëve marrin ndihmë financiare.

Universiteti “Bucknell”
Pensilvani, SHBA
Tarifa vjetore: 39, 652 dollarë
“Bucnkell” është në vendin e pestë të listës së universiteteve më të shtrenjta. Po të akomodimi i studentëve në universitet tarifa arrin në 48, 380 dollarë. Ndërsa, vetëm tarifa vjetore arrin në 39, 652 dollarë. Sipas universitetit 62 përqind e studentëve marrin një formë të ndihmës financiare.

Universiteti “Harvard”
Masaccusets, SHBA
Tarifa vjetore: 36,173 dollarë
Për shkak të emrit të tij, universiteti “Harvard” tërheq të rinjtë më të talentuar dhe të veccantë nga e gjithë bota. Ai përvecc se është në krye të universiteteve më të mira të botës është dhe ndër më të shtrenjtët. Në listë është llogaritur vetëm tarifa e studimit, ndërsa në total bashkë me strehimin arrin deri në 50 mijë dollarë.

Universiteti “Yale”
Konektikat, SHBA
Tarifa vjetore: 35 mijë dollarë
Ashtu si “Harvard” edhe “Yale” është një prej universiteteve më të mira në botë e gjithashtu dhe ndër më të shtrenjtët. Ai njihet si një institucion arsimor shumë prestigjioz dhe aty janë arsimuar shumë prej presidentëve amerikanë dhe një sërë figurash publike shtetërore.

Universiteti “Franklin College”
Lugano, Zvicër
Tarifa vjetore: 33,100 dollarë
Me një tarifë rreth 33 mijë dollarë në vitë universiteti “Franklin” meriton të jetë në listën e shkollave më të shtrenjta në botë. Kostoja e jetesës i shton dhe 10 mijë dollarë të tjera tarifës vjetore. Pavarësisht se është në Zvicër, në universitet studiojnë shumë studentë amerikanë.

Universiteti Amerikan i Parisit
Paris, Francë
Tarifa vjetore: 32,600 dollarë
Universiteti Amerikan i Parisit renditet në listën e universiteteve më të shtrenjta në botë. Universiteti bëhet akoma më i shtrenjtë duke pasur parasysh se jetesa në Paris nuk është aspak e lirë. Duke llogaritur shpenzimet e jetesës që shkojnë rreht 12 mijë në vit, tarifa vjetore e universitetit e bën studimin aty një prej më të shtrenjtave në botë.

Kolegji Imperial i Londrës
Londër, Angli
Tarifa vjetore: 27,800 dollarë
Kolegji Imperial i Londrës njihet si një prej universiteteve më të shtrenjta në botë, sidomos për studnetët ndërkombëtare. Kjo për arsye se tarifa vjetore mbulon vetëm mësimin në universitet, ndërkohë që jetesa në kryeqytetin anglez arrin deri në 12 mijë dollarë.

Universiteti Kombëtar i Singaporit
Singapor
Tarifa vjetore: 24 mijë dollarë
Universiteti i Singaporit u rendit në 20 universitetet më të mira në botë në vitin 2006. Por të studiosh aty nuk është dhe aq lirë. Por një aspekt pozitiv është se pavarësisht tarifës së lartë të shkollës, kostoja e jetesës në Singapor nuk është aq e lartë sa në vendet e tjera të listës.

Universiteti i Melburnit
Melburn, Australi
Tarifa vjetore: 20,200 dollarë
Universiteti i Melburnit është më i shtrenjti në Australi dhe padyshim në botë. Për ata që s’janë nga Melburni, ky universitet bëhet veccanërisht i shtrenjtë duke pasur parasysh koston e jetesës që arrin nga 10-20 mijë dollarë në vit.
TO
 
Titulli: Universitetet më të mirë në botë

sa do mundesi universi8esg prpsp “Harvard” ngelet nr 1
 
Titulli: Universitetet më të mirë në botë

po si i behet,kur nuk ke mnd lekesh,e nj prej ktyre te lart-xmendurve don ta frekuentosh:D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top