Une di nje gje, qe sdi asgje!

gorgona

Goc Tironce
Une di nje gje, qe sdi asgje! kjo thenie e famshme e
Sokratit nuk deshmon per nje modesti te tepruar,
por qellimin e tij per te zbuluar te verteten.

Cfare mendoni ju rreth kesaj thenie??
Cila eshte domethenia e saj sipas jush?

Jepni mendimet tuaja.
 
Ky sokrati me paska ngjare mua shum modest :p
 
Kjo tregon thjeshtesine e njeriut ...duke e pranuar injorancen ne shume drejtime ..askush nuk njeh boten apo dhe vetveten.
 
Njeriu sa me shume qe lexon aq me shume bindet se nuk din dhe se ka nevoje per mesim te metejshem,dhe aq me pak qe lexon aq me shume bindet se i" din "te gjitha!
 
Nuk ka te beje me modestine apo cfaredolloj tjeter zberthim i thjeshte.Ka te beje me filozofone.Sokrati thjesht ka dash te thoje:
Sa me shume te njohi nje nje njeri,aq me shume kupton sesa pak di dhe sa sa shume nuk di.Kjo shprehje e tij,mendoj se eshte aktuale dhe per nivelin e njerezimit te sotem.
Njerezimi i sotem di shume pak ne raport me te panjohurat,ose me dhenien e pergjigjeve reth lindjes se jetes ne shumeformesine e saj,organike dhe joorganike.Ekzistenca e materies cfaredollojformeshme eshte nje enigme,te cilen njerezimi e ka detyre te perhershme mbi zberthimin gradual te njohjes se saj.
Prandaj,njerezit e ditur,nuk eshte se jane modeste.Ata jane realiste.Vetem ate e dine sakte se cfare dihet dhe cfare nuk dihet.
Ata qe dine pak dhe nuk mundohen te dine me shume,thjesht sipas Sokratit:Nuk dine ate nje gjene e sokratit.Ajo nje gjeja e Sokratit eshte:
Dija mbi cdo gje nuk ka fund.Ata qe mundohen ti jap fund,nuk ja kane dhene dijes,por vetvetes.
Edhe nje gje qe ne mendojme qe dime plotesisht,e dime shume pak.Dime me sakte,perseri sipas Sokratit,asnjigjene.
Dime asnjigjene,sepse nuk e dime ate dije plotesisht,por pjeserisht.
Ka dhe raste kur ate e dime gabim dhe e mbajme kete gamin si dije kolektive njerezore,jo per nje vit e dy,por per shekuj.Ne ndonje rat edhe per mijevjecare.
 
Duke u nisur gjithmone nga pervoja ime jetesore nga ndodhite, marrdheniet, perjetimet mendoj se njeriu dhe hipokrizia jane shume te nderlidhur. Pikerisht ne kete aspect e vetmja besoj une menyre per te percare kete nderlidhje eshte te luash rolin e “naivit”.
Ti e din kush je, une e di kush jam, gjithesecili nga ne e dime kush jemi. Por shume here besoj te gjithe ne jemi menduar, jemi, trishtuar jemi zhgenjyer pikerisht sepse nuk kemi mundur te degjojme ato qe nuk thuhen pra nuk kemi hyre ne thelb por kemi mbetur gjithmone ne siperfaqe. Sa prej nesh nuk do te donim te themi keto fjale?!
Keshtu pra po mar rune iniciativen te flas ne veten e pare persa i perket “Kush jemi ne”……….



Mos u mashtro nga maska ime.Degjo ate qe nuk jam duke thene!

Mos u mashtro prej meje. Mos u mashtro nga maska qe mbaj. Une mbaj me mijera maska; maska, te cilat kam frike t’i heq, ndersa asnjera prej tyre nuk jam une. Shtirja eshte shkathtesi e natyres sime te dyte, por mos u mashtro.

Une jap pershtypjen se jam e sigurt, se cdo gje eshte e gezueshme dhe e pashqetesuar ne mua, si nga brenda ashtu edhe nga jashte; se vetebesimi eshte emri im, ndersa gjakftohtesia eshte loja ime; se ujerat jane te qeta dhe se jam duke udhehequr e nuk kam nevoje per askend. Mirepo, mos besoni; ju lutem mos besoni.

Siperfaqja ime mund te duket e bute, mirepo ajo eshte maska ime, gjithnje ndryshuese dhe e fshehte. Nen te nuk fshihet kurrfare bukurie, kurrfare gjakftohtesie, kurrfare vetekenaqesie. Nen te jeton uni im i vertete, ne huti, ne frike, ne vetmi. Mirepo une e fsheh kete; nuk dua askush ta dije. Me kaplon paniku nga vete mendimi se dobesia ime mund te zbulohet. Prandaj me terbim krijoj nje maske pas se ciles dua te fshihem, nje fasade te nderlikuar indiferente qe te me ndihmoje te shtirem, te me mbroje nga shikimi qe di. Mirepo, shikimi i tille eshte pikerisht shpetimi im. Kjo eshte gjeja e vetme qe mund te me cliroje nga vetevetja, nga muret e vetendertuara te burgut, nga pengesat qe i ngre me aq zell. Por une nuk ua them kete. Nuk kam guxim, kam frike.
Kam frike se shikimi juaj nuk do te ndiqet me dashuri dhe me pranim. Kam frike se do te mendoni me pak per mua, se do te qeshni, ndersa ajo do te me vrase. Kam frike se brenda ne thellesine time une jam asgje, se thjesht nuk jam e mire dhe se ju do ta shihni kete dhe do te me braktisni. Keshtu, une do te luaj lojerat e mia. Lojerat e mia te deshperuara, shtirese, me nje fasade te sigurise nga jashte dhe te femijes se dridhur nga brenda.

Vertet kisha deshiruar te jem e realte,e vetevetishme dhe te jem une; por ju duhet te me ndihmoni. Ju duhet te me ndihmoni duke i zgjatur duart tuaja, madje edhe kur duket sikur ajo eshte gjeja e fundit te cilen e deshiroj ose per te cilen kam nevoje.
Cdohere kur jeni te miresjellshem, te kujdesshem dhe inkurajues, cdohereqe perpiqeni te kuptoni per shkak se vertet kujdeseni, zemres sime fillojne t’i rriten krahet. Krahe shume te vegjel. Krahe shume te dobet. Por, krahe. Me ndjeshmerine dhe me simpatine tuaj, si dhe me fuqine tuaj te te kuptuarit, une mund t’ia dal. Ju mund te futni jeten ne mua. Kjo nuk do te jete lehte per ju. Bindja e gjate per pavlefshmeri nderton mure te forta. Mirepo, dashuria eshte me e forte se muret e forta, e keshtu shtrihet shpresa ime. Ju lutem qe te perpiqeni t’i shembni keto mure me duar te fuqishme, por te buta, per shkak se femija eshte shume i ndijshem, ndersa une JAM femije.

Kush jam une, do te pyetni? Une jam dikush qe e njihni shume mire. Sepse une jam cdo grua, cdo burre, cdo femije…… cdo qenie njerezore qe e takoni. Jam une qe Brenda meje jeton ende ai femija i pafajshem……..
Qenja njerezore eshte ajo qe nuk do te shpjegohet kurre…….perfundimisht une di nje gje...qe di asgje!!!!
 
Kjo shprehje me vjen pikerisht ne ate moment kur mendoj, besoj , skam dyshimin me te vogel se ajo qe di eshte e VERTETA !
Por puf..del qe ja kam fut kot , dhe aty ne mes konfuzioni them - une di qe sdi me asgje!

Fat qe kalon ne fund ...fat
 
Njeriu gjate gjithe jetes se tij meson.
Vete jeta esht proces i te semuarit.
Kjo shprehje me kujton njerezit qe thone se i dine te gjitha,por ne fakt nuk dijne asgje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top