Ujrat termale të Bënjës....Permet

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Këto njihen me emrin banjat termale të Bënjës dhe ndodhen 14 km larg qytetit te Përmetit. Ne komunën Petran, gjenden 6 burime ne rreze te shkëmbinjve masive, ne te dy anët e lumit Lengaricë. Rruga për te shkuar ne këto monumente natyrore është nëpërmjet itineraret automobilistik Përmet-Petran-Bënjë. Ujerat me baze sulfurore kane efekte shume te larta kuruese nga te cilat 4 burime përdoren për sëmundje kronike te reumatizmes, një tjetër për sëmundjet e stomakut, dhe i fundit për sëmundjen e lëkurës.

Ujerat termale te Benjes kane një temperature prej 26-32 ؛C. Këto burime u shfrytëzuan nga shteti ne vitet 1964-1975 dhe aktualisht ato janë te dëmtuara sepse shfrytëzohen ne mënyre te pa-organizuar nga banore te qytetit te Përmetit ne verë.

Kjo eshte arsyeja qe ato kane nje frekuentim ne rritje jo vetem nga vizitoret vendas, por edhe ata te huaj. Sipas mjekut Konstandin Leka nga analizat e tij ka rezultuar se ujerat termale te banjave te Benjes jane ujera sulfurore te saturuara mesatarisht me tempertaure qe varion nga 25 grade ato te krahut te djathte deri ne 29 grade ato te krahut te majte.
Por me gjithe cilesite e ketyre ujerave perspektiva e banjave te Benjes ne fakt nuk duket dhe aq optimiste. Ndertimi i hidrocentraleve me konçesion si dhe ndarja e pronave rrezikojne ta degradojne kete pasuri te paçmuar.
Sipas banoreve te zones dhe frekuentuesve te rregullt te ketyre ujerave ndertimi i nje centrali elektrik do te ndikoje negativisht, duke sjelle edhe demtimin e rende te flores dhe faunes ne zone.
Ndersa banjat e Benjes vazhdojne te mbeten preferenca e te gjithe atyre pushuesve qe i vendosin pushimet e tyre midis relaksit dhe kurimit, se fundmi KRRTRSH ka miratuar ndërtimin e 2 hidrocentraleve mbi lumin Lengaricë në komunën Petran të Pëmetit pa marre parasysh ligjin “Për shpalljen e zonave të mbrojtura të monumenteve të natyrës” të vitit 2002.
Banjat e Benjes renditen ne vendet me vlera kurative universale dhe destinacionet me te veçanta turistike te rajonit jugor per shkak edhe te peisazhit te te paperseritshem qe ofrojne kanioni dhe ura e vjeter e Langarices.

68532_599011623442871_2086405339_n.jpg


09_big.jpg

2013_05_26_Permet+011.jpg

10530911_308781379291098_7104448116173863337_n.jpg


Lumi

Lumi i Langaricës, degë e Vjosës që për vendasit është “lumi i bekuar”, rrjedh potershëm përmes një kanioni spektakolar shkëmbor, të fshehur mes pyjeve dhe maleve të Dangëllisë dhe Shqerisë dhe që “urtësohet” vetëm një kilometër para pikëtakimit të tij me Aosin e lashtë apo Vjosën e kohës sonë. Peizazhi natyror i këtij lumi, deri tani të harruar, është nga më piktoreskët në të gjithë Shqipërinë. Në dimër, Langarica “tërbohet”, por nuk del dot nga shtrati, sepse nuk e lejojnë “muret” shkëmbore të kanionit. Shtrati i këtij damari ujor malor, fillimin e ka diku në lartësitë e Shqerisë e Dangëllisë pranë zonave tashmë krejt të braktisura nga banorët të Frashërit, Miçanit, Delvinës, Melanit, Koblarës, deri në kufi me Rrethin e Skraparit. Gjatë rrugëtimit të tij drejt Vjosës, rrjedha e Langaricës përfshin prurjet e dhjetëra përrenjve të tjerë, që gjatë dimrit i ndryshojnë konfiguracionin e territorit përreth Urës së Katiut, një monument i rrallë kulture. اdo vit brigjet e lumit gërryhen, ndërsa në shpellat e shumta në të dyja anët e kanionit, vizitorët e verës gjejnë dru e shkurre të sjella e të mbetura aty nga ujërat e fryra të dimrit, që ndonjëherë në pikat më të ngushta të kanionit, arrijnë deri në pesë metra lartësi. Rrjedha ndryshon gjithçka, me përjashtim të atyre gjashtë a shtatë burimeve natyrore me ujëra sulfurore subtermale që konsiderohen kurative, të cilat rrjedhin vazhdimisht në të njëjtat guva e që kurrë nuk e ndryshojnë prurjen.

Peizazhi është vërtet mahnitës: shpella, kanione, gjelbërim, pemë dhe shkurre aromatike, ndërsa ujërat termale që burojnë rrëzë shpellave të kaltra dhe me një aromë të lehtë sulfuri, pasi dalin nga rrëzat e shtratit të lumit, derdhen në rrjedhën e rrëmbyeshme të lumit të Langaricës.

Ujërat termalë

اdo fillim sezoni, përreth burimeve termale, vendasit ngrenë mure me gurë dhe baltë “çudibërëse” për të krijuar pellgje ku gjatë stinës së verës zhyten mijëra njerëz që kërkojnë të gjejnë shërim e derman për sëmundjet e lëkurës, eshtrave, stomakut dhe reumatizmës. Pjesa më e madhe e vizitorëve janë njerëz të thjeshtë nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena dhe Gjirokastra, por gjen mes tyre edhe të ardhur nga Tirana dhe qytete të tjera. Njerëz të thjeshtë, por edhe të varfër, që nuk u mban xhepi të shkojnë në plazhet brenda dhe jashtë vendit. Një pjesë e frekuentuesve qëndrojnë në ngrehina të improvizuara, çadra, autokabina dhe ngrehina të tjera më të thjeshta, të ndërtuara me mjete rrethanore, trungje drurësh, kashtë e thupra.
Për shkak të ngrehinave provizore, vendi ngjan me një kamping, ku dallon mes tyre baraka e familjes Sadiku nga Përmeti. “Kam shëtitur të gjitha llixhat e banjat termale të Shqipërisë dhe Maqedonisë, por vetëm këtu në Bënjë gjej derman, ndaj siç e shikoni, këtu nuk gjen vend ku të bësh banjë”, thotë 69-vjeçarja Lavdie Rapi, e cila është lyer në pjesë të ndryshme të trupit me një llum balte me ngjyrë të zezë, që sipas saj i lehtëson dhimbjet e reumatizmës në muajt e dimrit. Të dyja brigjet e kanionit dhe pellgjet e formuar nga ujërat sulfurore janë të mbipopulluar nga pushuesit, por pjesa më e madhe qëndron në burimet që ndodhen pranë Urës së Katiut, një monument i ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, që vazhdon t’i rezistojë kohës pa kurrfarë problemi. Bashkëshortët Antoneta e Shpëtim Sadiku, pjesëtarët e një familjeje përmetare, që prej afro 30 vjetësh nuk e kanë braktisur këtë vend, thonë se ky vit shënon kulmin e të ardhurve dhe kjo falë përfundimit të rrugës automobilistike Petran- Ura e Katiut. Të bën përshtypje që mes frekuentuesve të moshave të ndryshme, në këtë vend gjen shumë djem e vajza të reja të moshës së gjimnazit dhe studentë. Pjesa më e madhe e tyre besojnë se ujërat dhe balta me përmbajtje sulfurore, kanë veti për përmirësimin e ngjyrës dhe ripërtëritjes së lëkurës. Një lloj llumi që ngjan me një lloj kremi të zi konsiderohet si “krem i përsosur” për ta pasur lëkurën gjithmonë të freskët, të butë dhe pa puçrrat e moshës së re. Në morinë e frekuentuesve ka edhe të tjerë që vijnë thjesht për të marrë rreze dielli. Vasillaq Nikolla, një menaxher turizmi, na thotë se pas përfundimit të infrastrukturës rrugore është rritur edhe interesimi i të huajve, kryesisht turistëve çekë dhe austriakë të cilët vlerësojnë bukurinë e peizazhit dhe cilësitë kurative të këtyre ujërave. Legjendat urbane se këtu janë kuruar dhe kanë gjetur shërim pacientë që nuk kanë gjetur zgjidhje nga përdorimi i ilaçeve, për turistët e huaj nuk janë sajesa. “Para viteve ‘90, këtu ka funksionuar një llixhë me 40 shtretër, ku nën kontrollin e mjekëve merrnin shërbim pacientë të ndryshëm, ndërsa sot qendra kurative nuk ekziston dhe për shkak të konflikteve dhe proceseve të stërzgjatura gjyqësore të pronësisë, ka të ngjarë që edhe për shumë kohë të mungojnë investimet për ngritjen e një qendre pushimi apo me funksione kurative”, thotë taksisti përmetar Dashamin Canaj, që punon çdo ditë linjën Përmet – Bënjë.

Pushuesit që vijnë këtu jo vetëm për kurim, thonë me bindje se kjo zonë është lënë jashtë vëmendjes së pushtetit lokal. Sipas tyre, përveç rrugës automobilistike dhe disa nismave private, si ajo e Coles së Bënjës që ka ngritur një hotel dhe restorant të vogël, apo pranisë së disa ambulantëve që shesin ç’mundin, e që më shumë dëmtojnë imazhin e ndotin mjedisin e banjave termale, këtu nuk është kryer asnjë investim për zhvillimin e kësaj zone të veçantë. Burimet termale të Bënjës janë një fenomen vërtetë i rrallë natyror. Të gjitha burimet kryesore me ujëra termominerale sulfurore ndodhen shumë afër me njëri-tjetrin, në një gjatësi që nuk shkon më shumë se një kilometër dhe të gjitha këto rrethana krijojnë kushte për investime me interes. Ujërat termominerale të Bënjës janë të studiuara nga pikëpamja analitiko-shkencore dhe përmbajtja e tyre kimike. Studiuesit i vlerësojnë ato si burime sulfate, me përmbajtje të lartë sode bikarbonate. Sipas tyre këto burime janë të veçanta, jo vetëm se janë ujëra të nxehta, por ato kanë në përmbajtje substanca minerale të tretura, që u japin atyre ngjyrë, shije dhe veti terapeutike. Lidhur me vlerat kurative të këtyre burimeve, mjeku Hodo اela thotë: “Banjat e Bënjës rekomandohen nga ne, mjekët, për të kryer banja uji, ndërkohë që ato kanë vlera universale për kurimin e sëmundjeve të stomakut, të zorrëve, mëlçisë, të puçrrave të ndryshme të lëkurës së trupit dhe sidomos të fytyrës, anomalitë në shkëmbimin e lëndëve, kurimin e reumatizmës etj”. Ndonëse në muajt e dimrit termometri në Bënjë shënon vlera të ulëta, disa gra të moshuara vinë këtu në ditë me diell dhe lyejnë gjymtyrët me “pomadën” e zezë të llumit, që del nga thellësia e burimeve, për të luftuar reumatizmëm. “Nëse unë nuk do të vij këtu për t’u lyer me këtë ‘ilaç’, që juve ju duket thjesht si baltë e zezë, atëherë gjithë dimrin nuk ndihem mirë nga dhembja e kockave dhe sidomos të kyçeve. Ndaj ndonjëherë kur dhembjet më shtohen, vij këtu edhe në ditë dimri me diell”, thotë 70-vjeçarja Marie Nasi nga Përmeti.

Pellgu i luginës së Vjosës është zona më e pasur me burime ujërash kuruese në rajonin jugor. Përveç Bënjës, kurative janë edhe burimet me gazrat sulfurore të Postenanit, burimet e ujërave termominerale të Vronomerit, afër Leskovikut në kufi me rajonin e Konicës në Greqi. Këto thesare të rralla të natyrës janë lënë jashtë vëmendjes së shtetit dhe sidomos të strukturave të qeverisjes vendore, të cilat, me pak investime, mund t’i kthejnë këto pasuri natyrore në të ardhura për banorët vendas.

Studiuesit

Sipas studiuesve, zanafilla e burimeve termale të Bënjës dhe Sarandoporit mund të jetë e njëjtë, pasi ato dalin nga dy shpatet e luginës së Vjosës, nga ku shpërthejnë burime të fuqishme uji me temperaturë 30 gradë Celsius, dhe me prurje të konsiderueshme dhe të pandërprerë në të katër stinët e vitit. Dalja e ujërave të nxehta të burimeve termale të Bënjës dhe Sarandoporos në sipërfaqe, sipas ekspertëve të hidrogjeologjisë, ka mundësi të kenë lidhje me dy arsye: e para, me kontaktin e ujërave me ndonjë thyerje të thellë tektonike në gjendje aktive dhe të vijueshme, dhe e dyta, me kontaktet e mundshme të rrjedhjeve nëntokësore me gazrat termominerale të Postenanit, të cilat dalin në rrëzë të një shkëmbi në formë avujsh të nxehtë.

Historia

Sipas gojëdhënave të vendasve, këto burime janë shfrytëzuar qysh para 400–500 vjetësh, nga pacientë të ardhur nga tri drejtime: nga krahu perëndimor Gjirokastër–Tepelenë–Përmet–اarshovë, krahu lindor Korçë–Ersekë–Leskovik dhe nga drejtimi juglindor Janinë– Konicë–Merxhan.

Legjenda “Burimi i Priftit”

Të gjithë frekuentuesit e Bënjës njihen me legjendën e Burimit të Priftit. Një zinxhirin e burimeve termale, Burimi i Priftit është më i largëti dhe ndodhet thellë brenda kanionit. Sipas vendasve ai është burim me vlera universale, pasi sipas legjendës: “njëherë e një kohë sollën këtu një prift të sëmurë, të mbështjellë kokë e këmbë me batanije, të paralizuar krejtësisht dhe gati duke vdekur nga një dhembje e fortë në stomak. Pa shumë shpresa për të jetuar, priftin e zhytën në ujin e burimit dhe i dhanë të pijë ujë nga burimi. Pas disa ditësh qëndrimi në ujë, prifti u ngrit në këmbë dhe iku në shtëpi me këmbët e tij, krejt i shëruar”.

benja-640x340.jpg


Ura-e-Katitut-Benje-Permet-2.jpg


timthumb.php
 
" Shqiperia ime "

Hej fort po shndrit ai diell
Dhe burimi këngët lugjeve m'i percjell
Hej fort po ngroh ai diell
Edhe trimat nëpër mend m'i sjell
M'i perkedhel.

Nga ky diell i kohës sime
Shndrisin shekujt në agime
Dhe naganti i shqiptarit zjarr flakëron.

Po ku ka si ty o Shqipëria ime
O fisnikja permbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjerime
Ballëlarta me flamur.

Hej fort po rreh ai tel
Dhe lahuta tingujt m'i çon larg, m'i përcjell.
Hej fort po rreh ai tel
Edhe trimat nëpër mend m'i sjell
Po m'i sjell..

V.Zela solli tingujt e kenges dedikuar shqiperise me zerin e saj brilant , ndersa une dhe ju do sjellim foto te shqiperise tone te bukur ......



Saranda

Saranda_view.jpg


dsc07789.jpg

Saranda-20070930-021.jpg


Ksamil

sarande-albanian-beauty-24111935-604-402.jpg

Ksamil-Sarande-Albania.jpg


1369692181_plazh%20ne%20Ksamil%20Sarande.jpg


Parku i Butrintit

butrinti.jpeg


Butrint-Albania.jpg

Butrint_Albania_5.jpg


Butrint3.jpg

Parku i Finiqit (Delvine)

finiq.jpg

Kisha e Shën Mërisë në Drianos (Zervat , Gjirokaster )

35_big.jpg

Manastiri i Shen Nikoles (Mesopotami , Sarande )

saint-nicholas.jpg


mesapotami-furra-antike-21-maj-20101.jpg


Lukove (Sarande )

62011813.jpg


6267190.jpg


Kisha Bizantine Lukove

39775833.jpg


Krorreza (Sarand)

21_big.jpg
 
Titulli: " Shqiperia ime "

Borsh ( Sarande )

borsh-bregdeti-turizem-13-qershor-2010.jpg


3491256204_64938d8ea0.jpg


360851996_60f3cc551a_b.jpg

Kalaja e Borshit

46_big.jpg

Dhermi ( Vlore)

Albania,_Dhermi.jpg

4208256.jpg


IMG_6042.jpg


dhermi_beach_2_by_vini007.jpg

Porto Palermo

Porto-Palermo-4.jpg

porto_palermo_albania_by_vini007.jpg

himare8.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top