Uidhers: Zgjedhjet, Shqipëria duhet të plotësojë standardet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ambasadori amerikan ka deklaruar dje se praktikat manipuluese të së shkuarës nuk duhet të përsëriten më

TIRANث - Historia e hidhur e zgjedhjeve të shkuara shqiptare nuk duhet të përsëritet më 28 qershor, si e vetmja mundësi që Shqipëria të mos humbasë ende kohë në rrugën e saj të integrimit euroatlantik.

Me këtë mesazh i janë drejtuar dje klasës politike dhe zgjedhësve shqiptarë dy ambasadorët, ai amerikan, Xhon Uidhers, dhe ai i OSBE-së, Robert Bosh, të cilët kanë shfrytëzuar pjesëmarrjen në takimin e organizuar nga Agjencia për Administrimin e Zgjedhjeve (ECA) dhe "KRIK Albania", për bërë të qartë për herë të fundit atë se çfarë pret faktori ndërkombëtar nga këto zgjedhje, si dhe për të shprehur mbështetjen e tyre për zgjedhësit shqiptarë, për të votuar të lirë dhe pa frikë. Me një gjuhë të ashpër dhe aspak diplomatike, dy diplomatët e huaj i kanë treguar politikës shqiptare se Shqipëria nuk e meriton një rast tjetër të humbur me këto zgjedhje.

Uidhers

Vetëm katër ditë para se shqiptarët t'u drejtohen kutive të votimit, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Xhon Uidhers, në një fjalë të mbajtur gjatë prezantimit të projektit të numërimit paralel të votave nga "ECA" dhe "KRIK Albania", ka mundur të prekë në mënyrë të drejtpërdrejtë disa nga çështjet elektorale, për të cilat, shqiptarët, përfshi këtu klasën politike dhe institucionet përgjegjëse, duhet të kenë shumë kujdes për të mos cenuar, sipas tij, standardin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.

Uidhers, duke u "zhveshur nga petku" i diplomatit, por duke folur në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka theksuar se shteti që ai përfaqëson, ashtu si dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, është shumë i interesuar që procesi i ardhshëm zgjedhor të jetë i qetë dhe që qytetarët shqiptarë të shprehin lirshëm vullnetin e tyre pa u ndikuar nga askush. "Unë u kërkoj të gjithë votuesve, që të ushtrojnë të drejtën më të çmuar civile, të drejtën për të votuar dhe u them atyre: mos kini frikë të votoni!

E thënë sinqerisht, të gjithë e dimë, që zgjedhjet në të kaluarën në Shqipëri nuk i kanë përmbushur standardet ndërkombëtare. Si anëtare e re e NATO-s, Shqipëria në këto zgjedhje duhet t'i plotësojë këto standarde. Praktikat manipuluese të së shkuarës nuk duhet të përsëriten më", - tha ambasadori Uidhers.

Mbështetja

Më tej ai ka theksuar se fenomenet negative të zgjedhjeve të mëparshme janë të dënueshme dhe nuk do të pranohen nga të huajt. Për këtë arsye, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen mbi interesat e ngushta dhe të mos bien pre e presioneve të gjithanshme, por të shprehin në mënyrë të pavarur vullnetin e tyre.

"Nëse dikush ju kërkon që të blejë votën tuaj, nëse dikush ju bën presion që të votoni në një mënyrë të caktuar, nëse dikush përpiqet t'ju frikësojë duke ju kërcënuar me vendin e punës apo mirëqenien e familjes suaj, nëse dikush ju kërkon që ju të fotografoni fletën e votimit që ai ta dijë se si ju votuat, nëse dikush përpiqet që të ndryshojë një pasaportë apo të shpërndajë karta të falsifikuara që të votojë shumë herë, nëse policia apo ndonjë zyrtar tjetër shfaq anshmëri në çfarëdolloj mënyrë, nëse dikush përpiqet që të verë dorë mbi kutitë e votimit apo të prekë procesin e numërimit, ju lutem, dijeni që të gjitha këto veprime janë të paligjshme dhe raportojini ato tek vëzhguesit", - tha Uidhers.

Ai i ka siguruar zgjedhësit shqiptarë se SHBA-ja dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, ashtu si edhe gjatë kësaj periudhe parazgjedhore, edhe ditën e votimit do të jenë totalisht të vëmendshëm për të vëzhguar çdo gjë, në mënyrë që të gjenden përkrah zgjedhësve në çdo rast dyshimi manipulimi.

"Ju kërkojmë që të dini, gjithashtu, se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë edhe SHBA-në, do të jetë duke ju vëzhguar. Këto praktika që përshkrova më sipër janë praktika të së shkuarës. Ato nuk kanë vend në botën e sotme apo në Shqipërinë e sotme.

Ndërsa futeni në qendrat e votimit më 28 qershor, mos harroni: Amerika është në krahun tuaj, Amerika ju mbështet. Votoni në paqe, në liri dhe pa frikë", - shtoi më tej Uidhers.

Ndërkohë që, duke u përqendruar edhe tek projekti i lançuar për numërimin paralel të votave nga disa organizata jofitimprurëse, ambasadori i SHBA-së ka garantuar se një monitorim i tillë i jep më shumë garanci procesit dhe krijon një besim më të madh tek qytetarët mbi rezultatin.

sHEKULLI
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top