U varin salçiçet në qafë të varfërve për të bërë foto

Mentor Kikia shpërthen kundër Elvis Naçit dhe Arbër Hajdarit: U varin salçiçet në qafë të varfërve për të bërë foto.
Fondacione të drejtuara si të ishin kompani private, ato janë shndërruar gati-gati në biznese që “shesin” bamirësinë e të tjerëve. Ato kanë krijuar infrastruktura si të ishin kompani të mëdha tregtare, dhe padyshim që nuk i japin askujt llogari për mënyrën e menaxhimit të këtij humanizmi që u vetëofrohet si mëshirë për mjerimin.
78987864_2509542915966769_4188107637797158912_n-768x398.png

Një diskutim në “Opinion”, ose më saktë mënyra e komunikimit mes drejtuesve të dy fondacioneve bamirëse, ishte gati i pështirë. Asgjë më shumë; ishte një lloj gare për vëmendje dhe protagonizëm: Kush ka bërë më shumë për shqiptarët e varfër?
Me këtë rast, doja të ndalesha në një fenoment që po e degjeneron edhe humanizmin si virtut njerëzor.
Së pari: A janë bamirës këto fondacione? Unë them që jo.
Sepse drejtuesit e tyre nuk kanë dhuruar asgjë nga vetëja. Këta janë vetëm menaxherë të ndihmave që japin të tjerët. Fondacione të drejtuara si të ishin kompani private, ato janë shndërruar gati-gati në biznese që “shesin” bamirësinë e të tjerëve. Ato kanë krijuar infrastruktura si të ishin kompani të mëdha tregtare, dhe padyshim që nuk i japin askujt llogari për mënyrën e menaxhimit të këtij humanizmi që u vetëofrohet si mëshirë për mjerimin.
Përtej kësaj, etja për mediatizimin, e ka bërë bamirësinë në Shqipëri të pështirë. Djem e vajza me qese me ushqime në duar vihen në rresht për të hyrë në shtëpinë e njerëzve të mundur nga mjerimi. Foto e filmime pa fund. Qeset me oriz e miell iu plasen në prehër të varfërve, ndërsa salçiçet ua varin në qafë, për tu bërë fotografi. Fëmijë të paushqyer e të zhveshur vihen në rresht për të bërë foto me shpëtimtarin, bamirësin e madh. I filmojnë mbarë e prapë. Kujdesen të fiksohet çdo rraqe e shtëpisë, çdo këmbë e zbathur, çdo bluzë e shqyer, çdo pjatë dhe tenxhere e palarë dhe e zbrazur… Përse? Cili është qëllimi? Që të tregohet se janë të varfër? Nuk ka nevojë për kaq shumë detaje.
Mjerimi të shvesh nga çdo lloj ndjeje njerëzore, të bën të ulësh kokën e të thuash vetëm “faleminderit”. Por jo deri këtu!
Etja për protagonizëm, për heroizëm dhe shenjtëri i bën këta “bamirës” që tu marrin të varfërve çdo lloj dinjiteti. Mendoni pak, pas disa vitesh kur ai fëmijë të rritet e të shkojë në shkollë, në rrjetet sociale do të jenë akoma videot kur atij i dhurohet një copë bukë në dorë dhe kur i duhet të bëjë si i lumtur kur të dalë në fotografi me atë “xhaxhin” që ia dhuroi.
Nuk ka nevojë tia varësh trastën e ushqimeve të dhuruara në qafë e tia tregosh gjithë botës. Bamirësia nuk bëhet për famë, por për shpirt.

Dosja.al
 
Une se di kush eshte ky Mentor Kikia, por nje gje me ben pershtypje.
E dim te gjithe qe ne Shqiperi dhe jo vetem, ka njerez qe jane ne hall e kane nevoje per ndihme.
Kur dikush, qoft X, Y, Z ben dicka ti ndihmoj, do gjendet njeri ta kritikoj.
Vecse nqs je multimiljarder i trasheguar nga 100 fise, mund te besh bamirsi nga vete xhepi jot pa kerkuar ndihemen e popullin. Ne rastin e kundert, duhet te mobilizosh popullaten te kontribuoj.
Si mund ta besh kete? Duke i prezantuar realitetin e hidhur, qe shume veta ( sidomos ata qe sjane te implikuar direkt, qe skane kontakt me situaten) as e imagjonojne ne cfare gradi mund te jete e rende situata.
Nje imazh "vret e prek" me shume se 100 fjale.

Nqs perfiton ai qe po ben tere aksion, ka mundesi... por aq kohe sa behet dicka e per popullin kjo ka rendesi. Sa te besh gam gam e te hedhesh balte mbi dike qe te pakten po ben dicka, me mire qepe e ri ne cepin tend.
 
Po te mos ishin te varferit ku ne te semes do hanin kta maskarejt human_ist.
 
Dakord deri diku.
Eshte nje shprehje qe thote-
Beje te miren dhe hidhe ne det.
Keta e trumpetojne me daulle, tupana, kamera, foto etj.
Reklamimi i bamiresise tejkalon edhe bamiresine vete si te tille.
 
Dakord deri diku.
Eshte nje shprehje qe thote-
Beje te miren dhe hidhe ne det.
Keta e trumpetojne me daulle, tupana, kamera, foto etj.
Reklamimi i bamiresise tejkalon edhe bamiresine vete si te tille.
Sjam dakord me ty.
Une personalisht si njoh as Kikia as Naci e as X, Y, Z. Cfare kam lexuar ne shtyp verter me ka rene ne sy Naci lart e posht bere kete, mblodhi kete.
Por di dhe pjesen tjeter, qe te njejtat menyra bamirsie ( qoft per te ngritur nje spital ne nje zone ku nuk ka, per te rindertuar shtepi mbas permbytjeve, leke per njerez me kancer qe sja dalin dot vete) te gjitha kampanjet te bera permjet tv ose nje personaliteti qe meret me keto pune - duan buaje, duan ze, duan levizje sic dhe impakt emocional. PSE? Sepse njeriu eshte nje qenje shume individualiste kur se prek ate personalisht halli ( spo them te gjith se koncepti "thesi" sme pelqen, por nje pjese mendon - pse te jap leke per X? Le te punoj vete. Y ka kancer le te vdesi, se jemi shume mbi toke e skemi me oksigjen. Z do spital nga puna ime? Le ta bej shteti, e keshtu me.radhe....).
Pra per te grumbulluar nje shume me te madhe, fuqia shembullit ndihmon.

Sa % futen ne xhepa? Se di, as me intereson.
Vlersoj inisiativen dhe faktin qe ben dicka konkrete.
 
Mendimi yt.
Bamiresia si qellim ne vetvete ka gjithe mbeshtetjen time.
Bamiresia si show qe luan dhe shfrytezon ndjenjat e njerezve per mua eshte sharlatanizem, per te mos thene me keq akoma.
 
Mendimi yt.
Bamiresia si qellim ne vetvete ka gjithe mbeshtetjen time.
Bamiresia si show qe luan dhe shfrytezon ndjenjat e njerezve per mua eshte sharlatanizem, per te mos thene me keq akoma.
Po mire nqs e konsideron keshtu, cfare zgjidhje do propozoje ti qe te zevendesonte kete show?
 
Dakord deri diku.
Eshte nje shprehje qe thote-
Beje te miren dhe hidhe ne det.
Keta e trumpetojne me daulle, tupana, kamera, foto etj.
Reklamimi i bamiresise tejkalon edhe bamiresine vete si te tille.

Levo, edhe nga ana fetare eshte keshtu si thua, e mira ne fshehtesi, ose lemosha etj, eshte me e mire. Por, nje gje duhet ta dish. Veprat e tilla publike, shpesh here mund te jene edhe si shtese per te tjeret, dhe e them me plot bindje. Sikur te ndihmoheshin te varferit pa u be publike nje video, apo foto, sa e sa te tjere do tkishin mbetur pa u ndihhmuar?
Levo eshte i semure dhe i varfer ta zeme, une dal te ndihmoj, dhe e bej publike, por qellimin e kam qe ti nxise edhe te tjeret te te ndihmojne. Dhe cuditerisht, dalin me mase ata qe mendojne se ke nevoje per ndihme, pastaj nxiten edhe te tjeret, pse jo edhe ata fetaret, qe qellimi fetar eshte ta arrijne kenaqesine e Zotit, sepse i varferi ka hise ne pasurine e te pasurit, dhe qe te dyja si pasuria si varferia jane sprove per njeriun gjate jetes ne kete bote.
Pastaj mund te kete dhe njoh persona qe kane dhene, por duan qe te jete cdo gje transparente, cdo gje publike. Jo pse duan ata, por duan te jene te sigurte te mos kene pike dyshimi qe paraja apo ndihma e tyre te mos keqperdoret. Nese une kam kerkuar donatore apo bamires, nuk mund t'ju them atyre psh dorezoj parate, s'ka nevoje as kamera as asgje, kjo eshte me mire fetarisht. O burre, e di qe eshte me mire, por dua keshtu e ashtu, dhe ti detyrohesh t'i pranosh kushtet e tyre.

Per ne fund, kritikuesit e tille qe dalin ne media, mund te jene hici i shqiptareve, qe s'kane ndihmuar aspak, e gjithe kjo cfare flasin e kane gjithashtu per SHOW dhe hajt t'themi dicka, se jo qe u dhimbsen nevojtaret.
 
Po mire nqs e konsideron keshtu, cfare zgjidhje do propozoje ti qe te zevendesonte kete show?
Nuk ka nevoje per show.
Nuk ka nevoje te zevendesohet asgje.
Jam dakord, dil e kerko ndihme per te tjeret.
Trego si ishte.
Si u be pas ndihmes.
Kaq.
Ka mijera raste ku bamiresi as ka dashur te behet i ditur, aq me pak te tregoje si , qysh, tek beri per te ndihmuar dike.
Bamiresine cdokush e ben per vete, jo qe ta marrin vesh te tjeret, perndryshe quhet MARKETING!
 
Po u fute ti ne zemren e atyre @LeVoyageur qe ta jesh 100% I bindur qe eshte marketing dhe qellimi eshte i tille i tyre?

Une kete e quaj Paragjykim i plote pa pike dyshimi nga ana juaj
 
Po u fute ti ne zemren e atyre @LeVoyageur qe ta jesh 100% I bindur qe eshte marketing dhe qellimi eshte i tille i tyre?

Une kete e quaj Paragjykim i plote pa pike dyshimi nga ana juaj
Nese ky eshte paragjykim(te siguroj qe nuk eshte sepse une e di cfare eshte marketingu, kam mbaruar studimet per te) po ti kur thua qe Kikia e te tjere qe mendojne si ai nuk kane ndihmuar dhe jane hici i Shqiperise NUK PARAGJYKON???
Nese perdorim te njejtin meter dhe te njejten permase i bie qe PO.
Nejse,
Une mendoj qe bamiresia nuk ka nevoje per reklame.
Ju thoni qe ka.
Ok, por atehere nuk quhet bamiresi.
 
Nuk ka nevoje per show.
Nuk ka nevoje te zevendesohet asgje.
Jam dakord, dil e kerko ndihme per te tjeret.
Trego si ishte.
Si u be pas ndihmes.
Kaq.

Ka mijera raste ku bamiresi as ka dashur te behet i ditur, aq me pak te tregoje si , qysh, tek beri per te ndihmuar dike.
Bamiresine cdokush e ben per vete, jo qe ta marrin vesh te tjeret, perndryshe quhet MARKETING!

Po te ndeshen cik opinionet me duket.
Thua "dil e kerko ndihme" - si i bie kjo? Nxir nje fletenjoftimi - Filanja, e lindur ne daten 10.05.1900 ka kancer me mushkrine e djatht, jeni te lutur te coni leket ne konton X. Rezultaten e grumbullimit do ju prezantohen ne daten Y edhe Rezultati final (operacioni apo di une ca do i bejne) e keni bonus ne streaming live te shikoni qe si kemi mare leket perso....

Tani kush jep per bamirsi, sdo te thot qe e njeh tere fisi, lagja apo shteti. Te thash, pak rendesi ka. Kush e ben kete pune me deshire, se lodh koken me keto pune. Kush do te dhuroj e ben perdite pa pritur nje katastrof.
Por te thash per turmen (me falni per shprehjen) duhet nje inisiativ. E sot, fuqia shembullit ndihmon me shume se cdo gje.

Gjithsesi, nqs ti ke nje vizion tjeter, me thuaj nje rast konkret si do e drejtoje nje mbledhje fondesh per nje rast bamirsie...
 
Ta riperseris.
Dil e thuaj qe dikush ka nevoje per ndihme per kete arsye.
Mblidh fonde.
Mbaroi hallin tjeter pa treguar si, qysh, tek, nga, pse.
Trego qe halli u zgjidh.
KAQ.
Cdo gje tjeter eshte e tepert.
Qe nga emisionet televizive me lotet vu si ujvara e Niagares e deri te pjesemarrjet ne talk show.
Ta perseris.
Bamiresia nuk ka nevoje per reklame.
BEJE TE MIREN DHE HIDHE NE DET.
Nga momenti qe ti e ben te ditur nuk e ke bere per bamiresi por per ti dhene emer vetes.
 
Hmmm, une te jap rastin tim konkret si do reagoja.
Ti Levo, sot do me thuash - shoqe forumi, njoh nje femer, 25 vjece, e cila eshte e prekur nga nje tumor ne trurin e vogel, dhe ka nevoj per ndihme.
Une do te pyes - ti nga e di?
Ti: me tha ajo.
Une: edhe e besove?
TI: PO
Une: po une pse duhet te te besoj ty dhe ate?
Ti: se fjala ime vlen edhe nqs garantoj per dike se bej kot.
Une: dakord, ty te njoh e di qe sflet kot, ama ne kete bote mizerabile ku njerzit mundohen te perfitojne leke e nga pleshti, une sbesoj fjalet ne ere.
Ti: po ajo mund te te ofroj dokumenta me diagnozen, plani e trajtimit, kostot, etj
Une: si e di qe sjane te fallcifikuara....

E dialogun vazhdoje ti sa te duash.
Nqs do rish 1 h te mbushesh mendjen e nje personi, haroje ti shpetosh jeten individes ne nevoj.....
 
Ne fakt show ne vetevete eshte nje shfaqje qe shperben edhe ate pak miresi qe ka si mision.
Por duke menduar se ku jetojme ,dhe mentalitetin tone, jemi te etur per evidentim,
Ne gjithe cka shkruan Kikia , nuk kuptoj se ku i rreh, te fakti qe jane te vetmit qe ndihmojne apo tek popullariteti i tyre?
Ne fund te dites duhet edhe kjo pjese sepse njerezit ndryshe nuk kane si te bejne donacione ...keshtu te dyve i shtohet pergjegjesia e te qenit persona publik dhe misioni i tyre merr formen e duhur.

Sa per shprehjen beje te miren e hidhe ne det....jam dakort , por kjo eshte per ne individet e thjesht ku edhe te mirat i bejme ne qark te mbyllur...
 
Ta riperseris.
Dil e thuaj qe dikush ka nevoje per ndihme per kete arsye.
Mblidh fonde.
Mbaroi hallin tjeter pa treguar si, qysh, tek, nga, pse.
Trego qe halli u zgjidh.
KAQ.
Cdo gje tjeter eshte e tepert.
Qe nga emisionet televizive me lotet vu si ujvara e Niagares e deri te pjesemarrjet ne talk show.
Ta perseris.
Bamiresia nuk ka nevoje per reklame.
BEJE TE MIREN DHE HIDHE NE DET.
Nga momenti qe ti e ben te ditur nuk e ke bere per bamiresi por per ti dhene emer vetes.

U kuptua qellimi yt levo. Nuk te pengoka ndihma publike por lotet dhe titujt "Emocionale".
 
Mua ky Arber Hajdari me duket si kopje e Erion Veliajt, tip skuthi.
Pastaj me ate arrogancen qe kishte shfaqur parmbreme ne Opinion i uli shume pike vetes.
Uroj qe te kete qene reagim nga papjekuria e mosha.
 
Ne cdo debat e diskutim qe komentoj e bej parimisht.
Nuk kam asgje kunder Elvis Nacit.
Madje e kam shkruar ne kete forum qe e njoh personalisht dhe kam respekt shume me pare se ta njihte trecereku i shqiptareve.
Nuk ve ne dyshim qellimin e mire te tij.
Por parimet nuk jane te negociueshme.
Ato vlejne per te gjithe.
Edhe per mua.
Dhe parimisht bamiresia ne vetvete nuk mund te bashkejetoje me reklamen dhe marketingun, qofte per Nacin, Hajdarin, Kikine apo edhe per mua vete.
Mbi cdo gje tjeter mund te debatojme sa e si te doni ?
Thene kjo -
Uroj qe cdokujt prej nesh ti linde deshira dhe nevoja te beje Bamiresi!
 
Kete elvisin do ta shohesh ne politike sipas intutave te mia.
Kjo eshte fasa e pare, pregaditja e tije te fitoje simpatine dhe besimin e masave te gjera, futja ne pilitike do ti siguroje votat e qytetarve qe do ta dergoje automatikisht aty ku (ata...)duan.
 
kali i kuq e ka nje huq. Kikia rri rri e i fut nje mufke

le ta beje kikia ate qe bene keta te dy se nga kolltuku folim te gjithe ne.

Visi mblodhi 7 miliard per 2 jave por jane tu plas nga zilia, qe palcin ne vend placin.

Zoti i shtofte njerezit qe japin ata qe bejne mire. Mos te kene merak se ua di ZOti po e po , por dhe ata njerez ne nevoje qe kane marre operime, shtepia, ushqime etj.
 
Mua ky Arber Hajdari me duket si kopje e Erion Veliajt, tip skuthi.
Pastaj me ate arrogancen qe kishte shfaqur parmbreme ne Opinion i uli shume pike vetes.
Uroj qe te kete qene reagim nga papjekuria e mosha.

Ai eshte kalamo bythe. Flitet qe eshte cuni atij prokurorit shkelqim hajdari. "Fundjave ndryshe" eshte trampolina per tju fut politikes ne te ardhmen.
Bamires te medhenj kta qe skane fut 1 qindarke nga xhepi. Nuk e di sa milion eur marrin nga BE cdo vit plus cfare dhurojne shqiptaret, dhe dalin e na bejne show a thu se ju dogj shpirti per shqiptaret.

Shkrimi eshte i drejte edhe pse kikia eshte i influencuar ose paguar nga pale te treta, dhe qellimi eshte te denigroje kto dy figura qe po marrin popullaritet me shume se cduhet dhe po i prishin pune atyre qe jane ne pushtet. Une kshu e kuptoj.
 
Kete elvisin do ta shohesh ne politike sipas intutave te mia.
Kjo eshte fasa e pare, pregaditja e tije te fitoje simpatine dhe besimin e masave te gjera, futja ne pilitike do ti siguroje votat e qytetarve qe do ta dergoje automatikisht aty ku (ata...)duan.

mua me duket shum fake dhe I shtirur, I ben shum publicitet vetes.
Nese eshte kaq bamires le te bej mire dhe te heshti!
Dhe si besimtare duhet ta dije kete me
Mire se askush.
Mund te jete dhe kjo qe thua ti ashtu keshtu asgje nuk me surprizon ne ate vend
 
Ai eshte kalamo bythe. Flitet qe eshte cuni atij prokurorit shkelqim hajdari. "Fundjave ndryshe" eshte trampolina per tju fut politikes ne te ardhmen.
Bamires te medhenj kta qe skane fut 1 qindarke nga xhepi. Nuk e di sa milion eur marrin nga BE cdo vit plus cfare dhurojne shqiptaret, dhe dalin e na bejne show a thu se ju dogj shpirti per shqiptaret.

Shkrimi eshte i drejte edhe pse kikia eshte i influencuar ose paguar nga pale te treta, dhe qellimi eshte te denigroje kto dy figura qe po marrin popullaritet me shume se cduhet dhe po i prishin pune atyre qe jane ne pushtet. Une kshu e kuptoj.

dhe une e pashe, arbri i ri eshte nuk ju lenkonka te acarohet ndonjehere? Ndoshta nuk donte qe ta nderprisnin, ose pale c'hall ka patur. Ama nuk i hidhet poshte puna tjetrit e kaq e kaq viteve. I ben per perfitim apo jo, puna e tij. mua si qytetare me mjafton qe leku qe jepet i shko nevojtarit
 
dccf6a5d-10e6-4f18-afad-492cffef68ac.jpg
Bujar kapexhiu godet serish lol

Mir tha ai Andi mduket, turp ti vij qeverise, me sh populli i beson Nacit se KM.

lol lol
 
Une nuk dua te nxitohem te hedh balte mbi askend koha do tregoj se çfare do behet me donacionet... per momentin fjalet dhe paragjykimet me duken te teperta
 
dhe une e pashe, arbri i ri eshte nuk ju lenkonka te acarohet ndonjehere? Ndoshta nuk donte qe ta nderprisnin, ose pale c'hall ka patur. Ama nuk i hidhet poshte puna tjetrit e kaq e kaq viteve. I ben per perfitim apo jo, puna e tij. mua si qytetare me mjafton qe leku qe jepet i shko nevojtarit

Nuk i referohem ksaj te opinionit sepse se kam pa fare si debat. Por i referohem qellimit n'vetvehte qe ka kjo organizate, nqf se ky vertet eshte i biri prokurorit atehere kjo bamiresia e fundjave ndryshe vihet shume ne pikepyetje dhe diskutimi mbaron ktu.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top