U pezualluan, 7 policet ngacmonin gra te dhunuara prej burrit

Hera

Έτερος εγώ
U pezualluan, 7 policet ngacmonin gra te dhunuara prej burrit

lg.php


Shtatë efektivë të Policisë së Komisariatit të Krujës janë pezulluar dje nga detyra me akuzën se kanë shpërdoruar detyrën, ndërsa iu është ndaluar që të dalin edhe jashtë vendit.
Mësohet se punonjësit e Policisë akuzohen për favorizim të kultivimit të kanabisit në Krujë dhe Fushë-Krujë, ndërtime pa leje, manipulim dhe fshehje të ngjarjeve dhe ajo që është më e rënda, ngacmim seksual të grave që shkonin në komisariat për të denoncuar burrat për dhunë. Kjo e fundit mësohet se është zbuluar nga ankesat e qytetarëve të bërë në Komisariat apo dhe organe të tjera hetimi.

policet e pezulluar

Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, e cila ka marrë pjesë në hetimin disamujor, janë pezulluar nga detyra efektivët Xhevair Babasi; Sabri Danaj; Muharrem Celami; Nuri Sefa; Kadri Daci; Dervish Sana dhe Fatmir Beqaj.

HETIMI

SHÇBA-ja njoftoi se pas një hetimi disamujor ku janë përdorur metoda speciale, është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë së kundërligjshme dhe gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha pranoi kërkesën duke i pezulluar nga detyra dhe ndaluar daljen jashtë shtetit shqiptar shtatë policët.

“SHÇBA Durrës, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, finalizoi me sukses operacionin e koduar ‘Abuzuesit e detyrës 2’, duke pezulluar nga detyra shtatë punonjës Policie. Pas një hetimi disamujor, duke aplikuar metoda speciale, nën drejtimin e Prokurorisë u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë së kundërligjshme të subjekteve të këtij procedimi”, bëri të ditur Policia.

Të njëjtat burime shtuan se shtatë punonjësit e Policisë dyshohet se duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëritjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Sipas Policisë, shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundërligjshme e këtyre subjekteve është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme.

“Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, ata kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar kultivimin e bimëve narkotike, ndërtimet pa leje, kanë fshehur dhe manipuluar ngjarje, kanë penguar zbulimin e së vërtetës dhe fakteve kriminale. Gjithashtu, nuk kanë raportuar për ngjarje kriminale, nuk kanë evidentuar kallëzimet e personave sipas detyrimeve ligjore, si dhe ngacmonin seksualisht gratë që shkonin në Komisariat për të denoncuar burrat për dhunë. Gjatë hetimeve u sekuestrua një sasi kanabisi dhe u asgjësuan bimë narkotike”, thuhet në njoftim. Hetimet e këtij procedimi penal vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme të këtyre subjekteve dhe të subjekteve të tjera, të përfshira në këtë veprimtari. Kujtojmë që rreth një muaj më parë, gjatë aksionit “Abuzuesit e detyrës 1”, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka pezulluar nga detyra dhe arrestoi 13 punonjës Policie e shpalli një tjetër në kërkim. Bëhet fjalë për punonjës Policie në Manzë, Shijak dhe Durrës, që lejuan ndërtimin pa leje në Durrës, si dhe favorizonin persona të shpallur në kërkim

Ballkanweb
 
Thua se e ka kapur banditizmi shtetin, te gjithe ndjenjen superiorë! Trishtim per ne!
 
Spo shprehem fare se kam frik mos me hyp temperatura
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top