U denoncua nga Fiks Fare, biznesmeni Arben Reli shpallet në kërkim për ndërtim pa leje

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
U denoncua nga Fiks Fare, biznesmeni Arben Reli shpallet në kërkim për ndërtim pa leje
1594397803370.png


Biznesmeni Arben Reli shpallet në kërkim nga policia. Sipas burimeve të gazeta “Shqip”, policia e qytetit të Korçës ka shkruar në resortin Morava për ta marrë në pyetje pas investigimit tronditës të transmetuar nga emisioni Fiks Fare, ku hoteli ishte ndërtuar pa lejen e institucioneve të reja.

Aksioni i policisë për kapjen e Relit u ndërmor ditën e djeshme, por uniformat blu konstatuan se biznesmeni ishte larguar nga hotel Morava Resort. Pas kësaj situate, policia ka vendosur që të deklarojë dhe ta shpallë si person në kërkim Arben Relin.

Emisioni “Fiks Fare” në Top Channel në investigimin e kryer theksonte se Reli kishte ndërtuar dhe më pas kishte përuruar ambientet e reja të resortit pa ndonjë leje ndërtimi.

Bashkia e Korçës nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimit pas vitit 2017. Fiks Fare u interesua në Bashkinë e Korçës nëse punimet e reja për ndërtimin e dhomave të hotelit, barit apo pjesëve të tjera të këtij resorti, kishin apo jo leje ndërtimi. Gazetarët e "Fiks Fare" biseduan me drejtoreshën e Urbanistikës, znj, Zhaneta Pepo, e cila tha se leja fillestare për resortin ka dalë nga Këshilli i Qarkut Korçë.

"Në momentin që është dhënë leja e ndërtimit, leja e ndërtimit ka dalë nga Këshilli i Qarkut, sepse bashkia në atë kohë, nuk ishte bashki e madhe dhe nuk e përfshinte. Leja mund të jetë e 2010-ës, ajo ka shumë vite që ka nisur ndërtimi", thotë ajo, duke shtuar se "në momentin që kërkon rifreskimin e lejes, e merr në bashki, sepse këshilli i qarkut nuk ka më KRRT".
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top