Turqi-Kroaci, rindizet rivaliteti i vjetër. اaçiç: I mposhtim turqit

MasteR

I'm offline
14657274732373706_w1.jpg


Sfida e parë e ditës së tretë të Europianit do të jetë ajo mes Turqisë dhe Kroacisë, dy ekipe që rinisin kështu rivalitetin mes tyre, por këtë herë për grupin D. Kroatët i mposhtën 1-0 turqit në fazën e grupeve të Europianit të ’96-s, ndërsa në çerekfinalet e Europianit 2008 turqit triumfuan me penallti ndaj kroatëve.

“Hakmarrja” e këtyre të fundit erdhi me fitoren 3-0 të arritur në “play-off”-et e Europianit të 2012-s, ndërsa përballje të tjera mes tyre priten edhe në kualifikueset për Botërorin e Rusisë në vitin 2018.

Trajneri kroat Ante اaçiç ka thënë se ekipi i tij është “i etur për sukses” në Francë, ndërsa homologu i tij turk, Fatih Terim beson se Turqia është po aq e nxitur për të kaluar grupin, por mund të dërgojë edhe ndonjë “sinjal të madh”.

Formacionet e mundshme të të dy ekipeve janë si më poshtë:

Turqia pritet të luajë me Volkan Babacan; Gِkhan Gِnül, Mehmet Topal, Hakan Balta, Caner Erkin; Ozan Tufan, Selçuk ?nan; Volkan ?en, Hakan اalhanoglu, Arda Turan; Burak Yilmaz. Ndërkohë që për Kroacinë priten të aktivizohen Subasiç; Srna, اorluka, Vida, Striniç; Badelj, Modriç, Rakitiç; Brozoviç, Perisiç; Mandzukiç.

“E rëndësishme për ne është të kalojmë grupin. Nëse ia dalim mbanë, atëherë do të dërgonim një mesazh të fuqishëm se ne duhet të merremi në konsideratë. Kroacia është një ekip i vështirë dhe me lojtarë të rëndësishëm, ndaj dhe ne i respektojmë. Sa na përket neve, Emre Mor, 18 vjeç, është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe e kam grumbulluar sepse mendoj që mund të japë diçka. Besoj se ai do të rritet edhe më shumë nëse luan me lojtarë të klasit botëror, në një kompeticion të duhur si ky i ditëve të sotme. Arta Turan? Do të donim të luante më shumë me Barcelonën, por ai është lojtari ynë më i rëndësishëm dhe luajti me Turqinë edhe kur nuk kishte gjetur ende klub”, thotë Terim para ndeshjes.

Rivali i tij اaçiç shprehet se “ekipi i tij është gati dhe, falë atmosferës perfekte në skuadër, kemi shumë uri për sukses. Kemi lojtarë cilësorë, një shpirt skuadre tepër të mirë dhe lojtarë me eksperiencë që kanë luajtur edhe në Europianin e kaluar dhe në Botërorin e kaluar. Kemi gjithashtu edhe lojtarë të rinj, ndaj dhe kjo përbën një përzierje të mirë. Ndeshja me Turqinë është e para dhe shumë e rëndësishme për të dyja ekipet. Me gjithë respektin ndaj tyre, ne jemi të gatshëm të marrin rezultatin pozitiv për ne dhe mund t’ia arrijmë”.

Gjëja kurioze mbi këtë takim: Kroacia e ka mposhtur 1-0 Turqinë në Nottingham, ndeshje e vlefshme për Europianin e vitit 1996, falë golit të shënuar nga Goran Vlaoviç. Edhe atëherë, trajner i Turqisë ka qenë Fatih Terim.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top