Turpërohen skuadrat shqiptare

Skuadrat shqiptare që garuan në Europa League (ish-Kupa UEFA) janë turpëruar nga kundërshtarët e tyre.

Skuadra nga Superliga shqiptare, Flamurtari, është mposhtur me rezultat prej 8-1 nga ekipi skocez Motherwell. Ndeshja e parë e zhvilluar në Vlorë kishte përfunduar me fitoren minimale të Flamurtarit prej, 1-0, që do të thotë se Motherwell ka fituar me rezultat të përgjithshëm prej 8-2.

Pakëz më mirë ka kaluar Vllaznia, që është mposhtur nga Rapid Wien me rezultat prej 3-0 në “Loro Boriçi”, mirëpo nëse llogaritet edhe ndeshja e parë, atëherë skuadra shqiptare eliminohet nga garat e mëtutjeshme të Europa League me rezultat të përgjithshëm prej 0-8.

Edhe ekipi kumanovar Milano nuk ka kaluar më mirë, pasi që në ndeshjen e të enjtes është mposhtur me rezultat prej 8-2 si mysafir i Slaven Koprivnica. Ndeshja e parë e zhvilluar në Kumanovë kishte përfunduar me rezultat prej 0-4 në disfavor të Milanos, kështu që Slaven Koprivnica vazhdon garën me fitore të përgjithshme prej 12-2.
 
Futbolli tani eshte kthyer ne biznes.Shitblerjet e lojtareve te huaj ndikojne ne ngritjen e nivelit te futbollit kudo ne bote .Kush ka financa ka edhe ekipe te medhenj.Kush ka pare ble futbolliste klasi dhe ngre nivelin e ekipit te futbollit.Me 70 miljon euro qe u shit p.sh Kaka nuk besoj te jete fondi i ministrise kultures dhe sporteve per tu investuar jo me te flasim per futbollista klasi te larte ne ekipet shqiptare.Ekipet shqiptare tani jane ne krize financiare,keshtu qe nuk mund te pretendojme me shume se kaq.
 
Po duhet me shume pune nuk do t'thote se duhet t'kesh t'holla per t'u bere lojtar i mire, duhet te kesh vullnet.
 
definitivishte shqiptaret jane vetem per sporte ku zhvillohet lufte (ku kerset dajaku)
 
Keshtu eshte kur luan Europa Ligue ne periudhen kur gjella me e mire eshte fasulia (groshet per te qytetruarit)....

Kjo qe beri Flamurtari eshte nje trofe vet nga rezultati edhe Deportivo ka ngrene 8 nga Monako me duket :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top