“Turizmi i Asistencës Sociale”, shqiptarët të parët në Itali

AnGeLiC

VIP
V.I.P
turizmi-i-asistences-sociale-454x360.png

Me mijëra shqiptarë, veçanërisht prindër të emigrantëve në Itali, përfitojnë pension social në shtetin fqinj duke u hequr si rezidentë në Itali. Kjo skemë, e cila ka rënë në sy të Gurdia di Finanza prej kohësh duket se më së shumti përdoret nga shqiptarët.

Përpos turizmit kulturor dhe bregdetar është shtuar së fundmi edhe turizmi i asistencës sociale, me individë nga e gjithë bota të cilët paraqiten çdo muaj në Itali, duke u shtirur se janë rezidentë përfitojnë asistencë sociale deri në 500 euro, shkruan Il Sole 24.

Sipas të dhënave që ka publikuar Il Sole, shqiptarët janë komuniteti i parë që ka përfituar më së shumti nga asistencat sociale në shtetin fqinj. Të dytët pas nesh renditen marokenët.

Megjithatë sipas raportimit që bën Il Sole, këtë “marifet” nuk e bëjnë vetëm vendet jashtë BE-së si Shqipëria, por edhe francezët, gjermanët, spanjollët grekët, austriakët dhe anglezët, të cilët çdo muaj kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga arka e fondit të Sigurimeve Shoqërore. Madje nga Rumania janë organizuar udhëtime periodike për në Itali me qëllim të garantimit të vazhdimësisë së ndihmës.

Shifrat janë të vogla, por gjithsesi rrjedhja prej arkës së Sigurimeve Shoqërore përllogaritet 10.3 milionë euro. Ky ishte rezultati i kërkimit të njësisë speciale të shpenzimeve publike e Gurdia di Finanza, nën udhëheqjen e Rosario Massino, i cili i ka dhënë fund një sistemi me borxhe të këqija të asistencave sociale.(monitor)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top