Turbulencat nga ekstremizmi fetar

Love

βeℓℓe â๓e
Edita Kuçi Ukaj: Turbulencat nga ekstremizmi fetar

Shoqëria e Kosovës, e përcaktuar qysh kaherë për një orientim të patundur perëndimor, këto javët e fundit, u ndodh papritur në një turbulencë të përmasave shqetësuese. Sikur aeroplani i cili pret aterimin në destinacion, kur prekët nga re të rrezikshme, ashtu shoqëria kosovare e etur për t’u bë si gjitha shoqëritë perëndimore dhe për të qenë pjesë e tyre, ju nënshtrua një turbulencë. E gjithë kjo u përjetua me një shqetësim të madh. Me një ankth të pashembullt, të cilin njeriu e vërente në fytyrat e njerëzve vullnetmirë.
Kërkesa e disa besimtarëve islam në Kosovë për një xhami ne qendër të Prishtinës dhe protesta të ashpra gjatë një të premte, për mendjet e shëndosha, duhet të kthjell mendjet e shëndosha.
Për një person të logjikshëm është e çuditshme që vetëm meshkuj të shihen që falën dhe bëjnë kërkesë për xhami.
اfarë domethënë kjo për botën tjetër të kësaj feje, për ato gra myslimane, fatin e të cilave e kanë në dorë të tjerët?
Kjo pyetje duhet me i shqetësua gjitha gratë. Madje, kjo është në kundërshtim me parimet demokratike dhe vlerat civilizuese që po ndërton Kosova.

Një tjetër çështje tjetër që është vërejtur qartë, ndërlidhet me shenjat ekstremizmit fetar të pastër, shenja që e kanë kap përpara islamin dhe Bashkësinë Islame në Kosovë. Kjo duhet të shqetësoj çdo kosovar që do një Kosovë me një të tashme të sigurt dhe me një të ardhme të ndritshme.
اdo femër, grua dhe nënë, fakti që këta besimtar duken të frymëzuar nga bota arabe ekstremiste, duhet ta ndalojnë dhe të pyesin se ku janë ato femra, nëna, motra, gra të këtyre besimtarëve, për fatin e të cilave vendosin të tjerët?
A nuk shqetësohen ato se çka mund të ndodh me të ardhmen e tyre.
A nuk shqetësohen se drejtat e tyre njerëzore mund të bien në një nivel shumë të ulët, ashtu siç ngjet sot ane e kënd botës arabe.
A nuk frikohen nga ligjet e shiriatit ku gruaja vlen dhe është vlerësuar vetëm si një zbejt në shoqëri. Ku familja shqiptare mund të shndërrohet në një familje me një burrë dhe shtat gra?
Ose vajzat të i martojnë 11 vjeçare?
Mua më së shumti me shqetëson fakti se femra shqiptare në këtë rast po tregohet shumë injorante dhe e pa arsimuar. Megjithëse në Kosovë mungon ende kultura e respektimit të femrës, ose thënë më mirë nuk është hiq e kënaqur niveli, me këto veprime kjo gjini rrezikohet të bëhet edhe shumë më e shtypur. Të gjithë jemi të barabartë, pa marr parasysh racës, kombësisë, religjionet ose gjinisë. Këtë duhet të gjithë ta respektojmë. Por, kur femra kosovare këtë nuk e respekton dhe e ndjen veten më të ulët se një mashkull, aty ja fillon problemi i shtypjes së femrës.
Femra duhet ta respektojë vetveten pikësëpari dhe të mendoj te gjykoj, vlerësoj dhe shtroj kërkesat e veta vetë dhe në bashkëpunim me mashkullin. Vetëm atëherë kur femra nuk lejon qe një mashkull ta kontrollon mënyrën e jetës, mënyrën e të menduarit, mënyrën e të besuarit, atëherë është në rrugë të mbarë. Por askush nuk do të lufton për drejtat e femrës, nëse femra vetë pranon të sakrifikohet dhe nënshtrohet. Prandaj në betejën kundër të keqes, ajo duhet ta ngrejë zërin e arsyes dhe të luftoj kundër të keqes.
Beteja më e madhe i mbetet shtetit, që të merr përgjegjësi dhe të tregoj ndershmëri ndaj këtyre dukurive të huaja që po e kërcënojnë të ardhmen e Kosovës perëndimore dhe kështu vetë shtetin tonë.


 
Titulli: Turbulencat nga ekstremizmi fetar

A nuk shqetësohen se drejtat e tyre njerëzore mund të bien në një nivel shumë të ulët

Me shume se kurre perpara nuk ka qene femra ne kete nivel qe eshte sot. Mos fajesoni fene, as sheriatin, kur nuk keni njohuri fare. Nqfs deshironi ta dini poziten dhe t'drejtat e gruas Islame ne Kosove, pyeteni gruan time, apo nenen time, apo motren time. Le te mos pyesim CNN, BBC, gazetaret ne pergjithesi, jo-muslimanet rreth ndjenjave te grave muslimane, si ato jetojne, cfare jane principet e tyre, sfidat etj. Nese deshironi ta kuptoni me mire, pyeteni nje grua muslimane.
Pyete nje grua muslimane e cila e njeh fene e saj, e cila ka raporte shpirterore me Zotin e saj, e cila eshte stabile ne shoqerine e saj, qe i kupton pergjegjesite e saja, marredhenjet e saja etj...!
Por problemi eshte se askush ne te vertete nuk deshiron t'i pyese grate muslimane. Shkojne dhe bejne/marrin fotografi te grave ne Afganistan, fotografi te grave ne Palestine, te grave ne Pakistan, dhe ne kete menyre ua ka enda te degjojne se cfare thojne njerezit per synetllek te femrave, kinse dhjetera mijera muslimane neper bote, behen synet.
Aty, ku ne mes muslimanesh gjen gra te shtypura, te shfrytezuara, te keqtrajtuara, eshte sepse ata "musliman" vet, nuk i perfaqesojne principet e fese se tyre. Dhe sic e dime te gjithe, ne secilen fe, gjen dele te zeza !
Por sidoqofte, nuk mund te thuash se 148 mije prostituta qe enden rrugeve te Britanise, ose 76 mije prostituta qe enden rrugeve te Holandes, t'cilat kane leje per te vepruar ashtu, nuk mund t'thuash se gjithe keto vajza te reja lakuriqe, qe enden rrugeve te Australise, pa rroba mbi trupin e tyre, nuk mund te thuash se ato e perfaqesojne LIRINE.
Nuk mund t'thuash se 2350 abortime, keto vrajse qe ndodhin nga vajza te reja, nuk mund t'thuash se kjo perfaqeson sofistikimin e as lirine. T'ua jap vetem nje statistike !!!
Prostitucioni, semundjet veneriane, abortimet, pedofilia, dhe ky numer bukur i madh i femijeve te perdhunuar dhe te kidnapuar qe ekziston n'boten perendimore, jane pothuajse te padegjuara ne boten Islame.
Prandaj, besoj se statistikat flasin vet !
 
Titulli: Turbulencat nga ekstremizmi fetar

Allahu Ta shperbleft loverboy per realitetin qe shprehe.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top