Tur ciklistik Sarande-Butrint

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Një tur special turistik dhe sportiv ka mberritur ne Sarande. Kompania gjermane FTI ka organizuar udhetimin e nje grupi te madh prej 400 vetesh nga qytetet te ndryshme te Gjermanise, nga te cilet 210 prej tyre pershkuan me biçikleta itinerarin Sarande-Butrint.

Udhetimi i tyre eshte bere nën sigurinë e forcave të rendit si dhe nga disa autoambulanca te shërbimit te shëndetit publik. Organizatore e ketij udhetimi turistiko-sportiv eshte TV publik Bavaria dhe Radio Bavaria. Gazetari i Radio Bavaria Lutz Baeucker shprehet se deshirojme t'u paraqesim njerezve nje ane tjeter te Shqiperise.

“Deshirojme t’u tregojme qytetareve gjermane se Shqiperia nuk eshte ashtu siç e perfytyrojne disa prej tyre, e pasigurise dhe krimit, por eshte vendi i natyres se bukur dhe i njerezve miqesore. Dduke marre shkas nga ky udhetim, Bavaria TV dhe Radio Bavaria do te ndertojne nje cikel reportazhesh nga Saranda, qe na thone se eshte kryeqytet i turizmit shqiptar”, thotë Baeucker.

Udhëtimi turistik dhe sportiv i 400 shtetasve gjermane ka patur edhe interesin e veçantë të kryetarit të bashkisë së Sarandës, Stefan اipa. Ne pershendetjen e vet drejtuar grupit prej 400 turiste gjermane, ai ka shprehur mirenjohje per organizatoret, mes te cileve eshte edhe nje emigrante shqiptare me banim ne Gjermani. Cipa i ka ftuar te vijne serish ne Sarande, pasi nje dite eshte gjithnje e pamjaftueshme per te marre kenaqesite dhe shijen e Sarandes, e cila, eshte mikpritese dhe joshese ne çdo stine te vitit./Shqiperia
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 3 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 0 0.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 3 50.0%
Back
Top