Tuna lançon klipin e këngës “Dysheme”, fansat nuk e pëlqejnë

eGo0sTyle

System Engineer
tuna-200x300.jpg

Ka kaluar gati një javë që kur është lançuar videoklipi i këngës më të fundit të Tuna Sejdiut që flet edhe mbi ndarjen e saj nga bashkëshorti, por ky videoklip nuk është pritur shumë mirë nga fansat dhe publiku shqiptar. Klipi është realizuar nga produksioni Entermedia dhe shumë qartë përshkruan gati çdo element të këngës që nga fillimi e deri në fund. Tuna shfaqet me një ndryshim look-u dhe shumë sensuale, por disi e trishtuar, ndoshta nga fakti se klipin e ka xhiruar në ditët shumë të vështira dhe në momentet që është dashur të vendosë për fatin e lidhjes së saj. Më t’u hedhur në youtube klipi nuk ka marrë shumë klikime (rreth 10 mijë), por ka marrë dhe shumë mospëlqime (dislike) gjë që mund të vërtetohet edhe në linkun më poshtë ku është vendosur videoja zyrtare http://www.youtube.com/watch?v =K5Fd1T_G9Iw. Po t’i hedhësh një sy linkut më shumë sheh dislike se sa like gjë që është bërë gati si sëmundje ndoshta tek të gjithë videoprojektet e reja për këngëtarët shqiptarë. Madje të njëjtin klip e kanë vërshuar edhe shumë komente të cilat bëhen kundër këngëtares por vetëm për klipin pasi kënga kishte marrë pëlqimin që nga promovimi i parë që bëri këngëtarja. Mos ndoshta kjo bëhet si ofensivë kundër këngëtares për t’iu hakmarrë në ndonjë mënyrë? Kjo akoma nuk dihet, por mjafton që ajo nuk ndalet, vazhdon punën e saj më një intensitet shumë më të madh, duke hedhur në qarkullim edhe foto të reja në të cilat shfaqet shumë elegante dhe seksi.

Panorama.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top