Tualeti, 15% e femrave zgjedhin pasqyrën e makinës

Love

βeℓℓe â๓e
ITALI- Pasqyra e mesit në makinë nuk iu shërben femrave për të kontrolluar rrugën, por për të bërë tualetin. Kjo është klisheja më e përdorur nga meshkujt.

59975.jpg


Në një sondazh të fundit, 15% e femrave pranojnë se bëjnë rregullisht tualet në makinë, ndërsa 7% thonë se nuk trukohen në makinë pasi s’janë të afta ta ngasin në të njejtën kohë, por pranojnë se do ta bënin nëse do mundeshin. Ndërsa 85% e femrave deklarojnë se kurrë nuk janë trukuar në makinë.

Të dhënat janë bërë të dituara nga Qëndra e Studimeve dhe Dokumentacionit Direct Line, kompania më e madhe e sigurimit online.

Shpërqendrimi në timon, fatkeqësisht është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve, ndërsa tualeti renditet tek faktorët e ndikimt, sqarohet në këtë studim.

Vetëm 2% e femrave deklarojnë se trukohen edhe gjatë kohës që ngasin makinën, pra jo vetëm në semafor, 4% e femrave deklarojnë se trukohen vetëm kur i kap drita e kuqe e semaforit dhe 9% e tyre shprehen se bëjnë tualet kur gjendjen në mes të trafikut. Gratë deklarojnë se këtë e bëjnë kur janë vonë në një takim dhe nuk kanë mundësi të ndalojnë diku për tu trukur.

Studimi sqaron se gratë që rifreskojnë tualetin në timon janë më pak se 25 vjec, ndërsa ato që e quajnë dicka të tillë të rrezikshme janë mbi të 45-tat.
Burimi: ballkanweb
 
Titulli: Tualeti, 15% e femrave zgjedhin pasqyrën e makinës

Kur lexova TUALET ne pasqyre veture, mendova ueeeeeeee, thashe na piu e zeza :eek:hh:se mendje eshte kjo fluturon gjithku :engjell:po na shpetoi sqarimi :konfuz::foto:
 
Pe: Tualeti, 15% e femrave zgjedhin pasqyrën e makinës

Po normal kur ngrihen vone si del koha per ne shtepi e bejne ne makine...Nuk shoh gje te keqe,mjafton ta bejne LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top