Trumpi është futur në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë gjatë protestave

legjenda

Tetova
Bunkeri-600x360.png
Sipas disa raportimeve, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është vendosur në bunkerin nëntokësor të Shtëpisë së Bardhë të premten në mbrëmje, kur protestuesit po përplaseshin me policinë dhe agjentët e Shërbimit Sekret jashtë ndërtesës së famshme.


Gazeta “The New York Times” raportoi të dielën se kreu i Shtëpisë së Bardhë është dërguar në bunker pasi protestuesit i larguan barrikadat afër portave të Shtëpisë së Bardhë të premten në mbrëmje.


Sipas televizionit “CNN”, presidenti ka qëndruar aty për rreth një orë para se të kthehej në zyrë. Nuk është e qartë nëse atë e kanë shoqëruar bashkëshortja Melania dhe djali Barron, shkruan “The Hill”, transmeton Gazeta Express.


Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk i kanë komentuar këto raportime, ndërsa Shërbimi Sekret nuk ka folur për shkak të shqetësimeve operacionale. Presidenti Trump e akuzoi kryetaren e Uashingtonit, Muriel Bowser, se nuk e ka lejuar policinë lokale që të ofrojnë ndihmë për agjentët e Shërbimit Sekret.



Sidoqoftë, Shërbimi Sekret përmes një deklarate tha se policia amerikane e parqeve dhe policia metropolitane e kryeqytetit kanë qenë në vendin e ngjarjes të premten në mbrëmje.


Protesta në Uashington ishte në mesin e shumë protestave të tjera që shpërthyen pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia.


Bowser reagoi ndaj akuzave të presidentit, duke thënë se qëndron me protestuesit që po kërkojnë drejtësi për këtë rast dhe u zotua se policia e kryeqytetit do t’i mbrojë të gjithë banorët.https://www.gazetaexpress.com
 

Attachments

  • Bunkeri-600x360.png
    Bunkeri-600x360.png
    311.4 KB · Shikime: 0
  • Bunkeri-600x360.png
    Bunkeri-600x360.png
    311.4 KB · Shikime: 0
Sa foli nga bunkeri Trump. Akuzoi guvernatoret per sjellje te bute ndaj protestuesve dhe u kerkoi te perdorin forcen maksimale.

Seç kam i parandjenje qe kjo do perfundoje keq, ndoshta ne nje lufte civile.
Nderkohe protestat jane pershkallezu edhe pertej oqeanit, ne Londer.

Po t'ishte gjalle do ishte krenar lol

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Sa foli nga bunkeri Trump. Akuzoi guvernatoret per sjellje te bute ndaj protestuesve dhe u kerkoi te perdorin forcen maksimale.

Seç kam i parandjenje qe kjo do perfundoje keq, ndoshta ne nje lufte civile.
Nderkohe protestat jane pershkallezu edhe pertej oqeanit, ne Londer.

Po t'ishte gjalle do ishte krenar lol

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ne fillim pandemia me pas protesta... what next ?!
 
Ne fillim pandemia me pas protesta... what next ?!

Next? WAR....

Ngjashmeria me periudhen e para luftes se dyte boterore eshte e frikshme.
Edhe atehere kshu filloi me pandemine e gripit spanjoll 1918-1920, u pasua me nje krize globale te madhe ekonomike, vazhdoi me depresionin e madh te viteve 30 dhe plasi lufta e dyte boterore ne 39.

Historite thone qe perseriten ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top